LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama ‘eliminon’ spiunimin nga rusët: Qesharake, fotografonin karakatina, por janë të dyshimtë

• Kryeministri Edi Rama ka ‘shfryrë’ dosjen e rusëve të kapur në Gramsh për të cilët u shpreh që ditën e parë të ngjarjes se kishin ardhur për spiunazh në vendin tonë, iniciativë që sipas kryeministrit u parandalua nga ushtarët shqiptarë. • Por, sot, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel Rama tha se është totalisht qesharake të mendosh që tre persona me mjet spirtiv kanë ardhur të nxjerrin secret shtetërore nga Uzina e Gramshit. • Këtë të fundit, Rama e konsideroi karakatinë, mbetje të komunizmit që nuk paguajnë dot as shoenzimet për energjinë elektrike. Gjithsesi, ai tha se prezenca e rusëve në vendin tonë është e dyshimtë dhe se hetimet për spiunazh vijojnë. Betel nuk dha asnjë koment. • Si ndodhi ngjarja? • Mikhail Zorin, 24 vjeç u pikas nga ushatrët shqiptarë teksa përpiqej të futej në Uzinën e Gramshit. Ai i sulmoi me spraj kimik efektivët, por sërish u ndalua prej tyre. Pas Zorin, u kapën edhe Svetlana Timofeyeva, 33-vjeç e 25-vjeçari ukrainas Fiodor Mihailoviç që prisnin në makinën sportive. Të tre ishin future nga drejtime të ndryshme në Shqipëri dhe po hetohen për spiunazh. Ata pretendojnë se janë turistë, ndërsa prokuroria ka bindje se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi. • Në makinën me targa ukrainase janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë e harta, të cilat janë sekuestruar nga policia. Për 33-vjeçaren Svetlana Timofeyeva, një gjykatë ruse ka lëshuar fletë arresti.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Hetohet për spiunazh/ Rusia lëshon fletë-arresti për rusen e kapur në Shqipëri

Rama ‘eliminon’ spiunimin nga rusët: Qesharake, fotografonin
Svetlana Valeryevna Timofeyeva

TIRANË- Svetlana Valeryevna Timofeyeva, 33-vjeçarja ruse që u kaoë në Uzinën e Gramshit pas incidentit me ushtarët shqiptarë. RBC shkruan se një gjykatë në Moskë ka lëshuar fletarrestim për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, të dhënat personale të së cilës përkojnë plotësisht me të dhënat e një gruaje që është ndaluar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim.  Gjykata në distriktin Meshçasky, ka thënë më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, e cila është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar – në listën e personave që kërkon nëpër botë.

Emri i saj i plotë dhe data e lindjes – 19 mars 1989 – që janë përmendur në gjykatë lidhur me Timofeyevan, janë të dhëna të njëjta sikurse të fotografes ruse, Svetlana Timofeyeva, e cila po ashtu njihet si Lana Sator.

Ajo është arrestuar në Shqipëri dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ një ditë më parë. Timofeyeva, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri. Ata tentuan të futeshin në Uzinën e Gramshit por u ndaluan nga ushtarët shqiptarë. Ishte Zorin ai që bëri tentativën të futej, ndërsa Timofeyeva dhe ukrainasi qëndronin në një makinë sportive. Pasi 24-vjeçari u ndalua nga shqiptarët, i sulmoi ata me një spraj lotsjellës. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për spiunazh. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi që i ka dërguar në Shqipëri për të fogorafuar uzinat. Hetimet vijojnë.

3 VITE ME PARE

VD-Rusët në Gramsh/ Rama: Të zbulohet qëllimi i tyre i vërtetë, spiunët nuk vijnë me mjet sportiv

Rama ‘eliminon’ spiunimin nga rusët: Qesharake, fotografonin
Edi Rama

Edi Rama: Ajo që duhet t’ju shqetësonte ju vërtetë është se çfarë qëllimi kanë pasur në të vërtetë. I takon hetimit të nxjerrë më shumë, shqetësimi ynë është ku ka qenë qëllimi i vërtetë, përveç krijimit të kësaj mjegulle që në fund të ditës i shërbeu një segëlldie. Të shohësh dy siunë që vijnë me makinë sportive…Pashë që njerëzit bënë shumë humorë dhe nuk ka pasur panik. Duhet të shohim nga hetimi dhe nga gjykimi se ku është qëllimi i vërtetë, nuk a lidhje me objekte, kur flitej për predha e raketa supersonike, të flasësh për cënim të sigurisë kombëtare se ushfaqën disa personazhe…të dyshimtë, po. Është e vërtetë. Këta persona që për fat të mirë u ndaluan nga rojet që bënë detyrën e tyre, janë të dyshuar për spiunazh, kjo është e qartë, por çfarë fshihet pas gjithë kësja shfaqjeje që mori mendjen e të gjithë dynjasë. Do dalë.

 

3 VITE ME PARE

VD-'Spiunë' rusë në Gramsh, Bettel: S’komentoj të arrestuar. Rama: Qesharake! Ato janë karakatina që s'paguajnë dritat

Rama ‘eliminon’ spiunimin nga rusët: Qesharake, fotografonin
Xavier Bettel dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel nuk e ka komentuar incidentin e ndodhur me rusët në Gramsh. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Bettel tha se rusët e ukrainasi janë vënë në pranga dhe se ai nuk mund të komentojë persona që janë nën hetim. Nga ana tjetër, vetë Rama tha se është qesharake që ata të kenë ardhur për souinazh në Uzinën e Gramshit. Kjo e fundit, sipas tij, është vetëm një karantinë, mbetje komunizmi që nuk paguan dot as shpenzimet e enrgjisë elektrike. 

Pjesë nga konferenca:

Xavier Bettel: Unë s’i avokat nuk komentoj dot njerëz që janë nën hetim e në paraburgim. Mund të bëhet fjalë për çstabilizim të kolegëve, për informacione, etj. Përshembull, disa kolegë evropianë kritikojnë ndërhyrjen e Rusisë. Është e rëndësishme të mbështesim shtypin. Shumica e qytetarëve tanë thonë që unë lexova në Facebook, ju duhet të denonconi lajme të rreme e të mos këmbëngulni në këtë gjë.

Edi Rama: Nuk kam pasur mundësi të shprehem për këtë. Meqë ma jepni këtë mundësi më lejoni të them që mjegulla e ngritura mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë as fabrika që prodhojnë armë. Ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë. Kanë statusin e SHPK-ve të falimentuara. Janë deri në pikën kur për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë dritat ju priten edhe dritat. Kanë disa roje për ta mbrojtur nga zaptimet. Të thuash që po bëhej spiunazh duke fabrikuar mbetjet e komunizmit është shumë qesharake. Ajo që duhet të na shqetësonte është këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë. Një mision spiunazh me veturë sportive e cila duket sikur thërret aman hajdeni dhe më kapni është qesharake.

3 VITE ME PARE

Rusët dhe ukrainasi në Shqipëri, uzina e lëndëve plasëse në Elbasan ishte objektivi i radhës

Rama ‘eliminon’ spiunimin nga rusët: Qesharake, fotografonin
Ruset

TIRANË- Dy rusët dhe ukrainasi të cilët u lanë në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Elbasanit, kishin si objektiv futjen në uzina të tjera. Në ditët në vijim, ato kishin planifikuar për të shkuar në Elbasan, e për të mbledhur informacion nga uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, mirëpo nuk arritën ta kryenin dot 'missionin' e tyre'.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë. Kombinati ndodhet në fshatin Mjekës në Komunën Shirgjan, në rrethin e Elbasanit. Ndërmarja shtetërore ka prodhuar eksplozivë dhe propelante që nga viti 1962. Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksplozivëve të fuqishëm me liçensën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme. Ndërmarja prodhon vetëm dinamite dhe municione për të përmbushur nevojat e minierave shqiptare si edhe po eksporton ne menyrë të suksesshme në Kosove.

Dy rusët, Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë.

SI U ZBULUAN RUSËT DHE UKRAINASI NË SHQIPËRI?

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai njoftoi përgjegjësin e rojeve se një person kishte hyrë drenda territorit duke tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i bënë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka arritën që të ndalonin 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë pikasën mjetin “Chevrolet”, brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

edi rama ruset sulmojne uzinen e gramshit xavier bettel mikhail zorin svetlana timofeyeva fiodor mihailoviç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet