Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur ditën e sotme. • Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe ka përfunduar në orën 19:00. • Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 19:00 kanë votuar 43.47% të qytetarëve. • I gjithë procesi i votimit ka qenë i qetë në Kosovë, me problematika shumë të pakta. • Më herët kanë votuar edhe kandidatët e partive, Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza. • Pasi ushtruan të drejtën e votos, kandidatët folën edhe për mediat, Kurti tha se shpreson që pjesëmarrja të jetë masive. • Sipas tij, sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e mirë do të jetë cilësia e zgjedhjeve dhe legjitimiteti i institucioneve që do të dalin prej tyre. • Ndërsa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili është edhe kandidat për kryeministër tha se shpreson që procesi të shkojë mirë dhe në fund të fitojë populli i Kosovës. • Ndërkohë, Bedri Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë sipas bindjeve të tyre personale dhe theksoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë informacion shtesë rreth rezultatit të zgjedhjeve. • Në zgjedhje marrin pjesë 24 subjekte politike, 18 janë parti, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. • Partitë kryesore që garojnë janë Lëvizja Vetëvendosje, VV, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe nga radhët e serbëve të Kosovës Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. • Në këto zgjedhje garojnë gjithsej 1180 kandidatë për deputetë që i ka certifikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Të drejtë vote, në këto zgjedhje sipas KQZ-së, kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 votues. • Procesi zgjedhor brenda vendit zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime. Zgjedhjet monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa rezultatet e para priten para orës 20:00. • Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpërndarë materialet zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Kosovës.
29 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Rezultatet e Exit Poll‑it tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prinë me rreth 45.7% të votave, duke u renditur e para në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga UBO Consulting në bashkëpunim RTV Dukagjini. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me rreth 22.0% të përkrahjes, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me rreth 15.6% të votave.
Rezultatet e sondazhit gjithashtu tregojnë një përqindje prej rreth 5.3% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe përkrahje e vogël për Nisma Socialdemokrate 1.7%. Exit‑poll‑i u realizua përmes një mostre të konsiderueshme ndër qytetarë gjatë ditës së votimit, dhe paraqet një pasqyrë paraprake të mundshme të rezultateve përpara përfundimit të numërimit zyrtar.
KOSOVË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka veçuar përvojën e tij nga vëzhgimi i zgjedhjeve, ai theksoi se procesi është në mënyrat demokratike dhe se ende kanë kohë të ushtrojnë të drejtën e tyre.
Në një postim në rrjetin e tij në Facebook, ai bëri të ditur se ka vëzhguar nga afër zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Banjskë. “Si gjithmonë, sot kam shijuar vëzhgimin e zgjedhjeve. Nga Mitrovica Jugore dhe Millosheva në Mitrovicë Veriore, Grabovci në Zveçan dhe Banjska, ishte mirë të dëshmonim këtë ditë të demokracisë. Ende ka kohë për të votuar!”, u shpreh ambasadori britanik./Dosja.al

KOSOVË- Në komunën e Drenasit është raportuar për një incident i cili nuk është rasti i parë në historikun e zgjedhjeve. Në një diskutim me menaxheren e qendrës më të madhe të votimit në Drenas, mediat në Kosovë bëjnë me dije se, në atë qendër janë drejtuar rreth 15 persona që kanë kërkuar të votojnë me asistencë, por që janë kthyer mbrapsht nga stafi i KQZ-së pasi nuk kanë pasur asnjë dokument që e vërteton se ata kanë nevojë për asistencë.
Media shkruan se , ndërkohë Erald Hoti, mjek nga qendra e shëndetit “Hafir Shala” në Drenas, tha se një personi i është refuzuar t’i jepet vërtetimi për asistencë. “Në qendrën tonë në Drenas, janë paraqitur 7 persona me qëllim të marrjes së vërtetimit nga mjeku për votim me asistencë. Gjashtë prej tyre u është ofruar kjo mundësi, ndërsa një është refuzuar pasi është parë që ai ka mundësi të votojë edhe i vetëm. Shumica prej këtyre personave kanë ardhur me familjarë, dhe kanë qenë të moshave mbi 65-vjeç”, deklaroi Hoti./Dosja.al
KOSOVË- Një orë nga përfundimi i procesit të votimit për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Kosovë, KQZ ndan të dhëna nga komunat me pjesëmarrjen më të lartë. Bazuar në të dhënat e publikuara nga KQZ, 5 komunat me pjesëmarrjen më të lartë në votime janë, Prishtinë, Podujevë, Shtimja, Lipjani, dhe Ferizaj.
Deri në orën 17:00 mbi 700 mijë qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Në Prishtinë deri në orën 17:00, kanë votuar mbi 45% të gjithë me të drejtë vote./Dosja.al
KOSOVË- Më pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare. Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, të drejtën e votës e kanë ushtruar 646 mijë e 829 qytetarë.
Mediat e huaja shkuajnë se, e shprehur në përqindje, pjesëmarrja e deritanishme në procesin zgjedhor është 32.35%./Dosja.al

SERBI- Në disa qendra votimi në komunën e Graçanicës, e rrethit të Prishtinës në Kosovë, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar edhe serbët e zhvendosur nga Kosova. Ndërkohë, mediat në Kosovë bëjnë me dije se, Komisariati për Refugjatë dhe Migracion në Serb, ka ftuar qytetarët e zhvendosur nga Kosova që të votojnë për zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se çdo votë është e rëndësishme për mbijetesën e popullit serb.
Po ashtu, shteti i Serbisë, i cili e mbështet partinë Lista Serbe, ishte angazhuar që të organizonte votimin e personave të zhvendosur nga Kosova edhe në zgjedhjet e fundit../Dosja.al
KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se procesi zgjedhor po ecën shumë mirë dhe se nuk kanë ndonjë shqetësim apo ankesë mbi parregullësi. Në një deklaratë për shtyp për mediat në Kosovë, ai ftoi Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS-in) të sigurojë energji elektrike të pandërprerë edhe gjatë orëve të mbrëmjes kur mbyllen vendvotimet.
“E kam kënaqësinë t’ju njoftojë se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë. Kanë mbetur më pak se tre orë. Po ashtu kam kënaqësinë tju ftoj të gjithëve t’ju ftojë të gjithëve të votoni. Nuk kemi ndonjë parregullsi apo shqetësim, jemi të kënaqun me daljen. E dimë që ka pasur ndalim të rrymës, gjë që na shqetëson. I bëjmë thirrje KEDS-it”, tha ai./Dosja.al

KOSOVË- Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka folur për problemet me energjinë elektrike që ka prekur disa prej qendrave të votimit në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Sipas mediave në Kosovë, Radoniqi ka thënë se shpreson që nuk do të ketë ndërprerje të rrymës në orët kur do errësohet, ndërsa mësohet se s’ka shprehur siguri që diçka e tillë s’do të ndodhë.
Ai ka thënë se mbetet të shihet se si do të veprohet, duke premtuar megjithatë se s’do t’i lënë votuesit që të votojnë në errësirë . “Shpresojmë që s’do të kemi ndërprerje të rrymës prej orëve kur do të bie terri. Por metët të shohim. Integritetin e zgjedhjeve jodomosdoshmërisht mund ta cenojë energjia elektrike. Por do të shohim. Do të sigurohemi që s’do t’i lëjmë në terr me votu. Por procesi i votimit nuk ndalet”, ka thënë Radoniqi./Dosja.al
KOSOVË- Qytetarët në Kosovë po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me shpresën e zgjidhjes së një ngërçi politik që e ka kapluar kombin e vogël ballkanik për pjesën më të madhe të këtij viti. Votimet e parakohshme u caktuan pasi partia qeverisëse Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti nuk arriti të formojë një qeveri pavarësisht se fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo ishte hera e parë që Kosova nuk arriti të formonte një qeveri që kur shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas luftës së viteve 1998-99 që përfundoi me një fushatë bombardimi të NATO-s. Partia e kryeministrit është përsëri favoritja në garë, por është e paqartë nëse do të arrijë të sigurojë shumicën këtë herë në parlamentin me 120 anëtarë, pasi partitë e tjera kryesore refuzuan një aleancë.
Sipas ligjeve zgjedhore të Kosovës, 20 vende parlamentare u caktohen automatikisht përfaqësuesve të serbëve etnikë dhe partive të tjera të pakicave. Një votim tjetër i papërfunduar do ta thellonte më tej krizën. Kosova nuk ka miratuar një buxhet për vitin e ardhshëm, duke shkaktuar frikë për efekte të mundshme negative në ekonominë tashmë të dobët të vendit me 2 milionë banorë.
Ligjvënësit gjithashtu do të zgjedhin një president të ri në mars, pasi mandati i Presidentes Vjosa Osmani skadon në fillim të prillit. Nëse edhe kjo dështon, duhet të mbahen zgjedhje të tjera të parakohshme. Partitë kryesore të opozitës janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Ato e kanë akuzuar Kurtin për autoritarizëm dhe për armiqësim me aleatët e Kosovës, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2021.
Ndërkohë, Kurti ka mbajtur një qëndrim të ashpër në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Në përgjigje, BE dhe SHBA-të vendosën masa ndëshkuese. Kurti ka premtuar të blejë pajisje ushtarake për të rritur sigurinë. Megjithatë ende nuk janë publikuar sondazhe të besueshme parazgjedhore.
Partia e Kurtit në zgjedhjet e mëparshme fitoi rreth 42% të votave, ndërsa dy partitë kryesore rivale kishin së bashku rreth 40%. Analistët thonë se edhe ndryshimet më të vogla në shifra të dielën mund të jenë vendimtare për shpërndarjen e ardhshme të pushtetit, por asgjë nuk është e sigurt. lmi Deliu, një pensionist 71-vjeçar nga kryeqyteti, Prishtina, tha se shpresonte që zgjedhjet të sillnin një ndryshim ose "do të përfundojmë në një humnerë".
"Të rinjtë nuk duan më të jetojnë këtu", tha ai.
Tensionet me serbët etnikë të trazuar në veri shpërthyen në përleshjet në vitin 2023, kur dhjetëra paqeruajtës të udhëhequr nga NATO u plagosën. Në një hap pozitiv, kryetarët e bashkive serbe morën pushtetin këtë muaj në mënyrë paqësore atje pas një votimi komunal.
Kurti gjithashtu ka rënë dakord të pranojë migrantë nga vendet e treta të deportuar nga SHBA-të, si pjesë e masave të ashpra kundër imigracionit nga administrata Trump.
Kosova ka një nga ekonomitë më të varfra në Evropë. Është një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që përpiqen të anëtarësohen përfundimisht në BE, por si Kosova ashtu edhe Serbia janë udhëzuar se së pari duhet të normalizojnë marrëdhëniet./ The Guardian
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve deri në orën 15:00. Sipas të dhënave të fundit, deri në këto momente kanë votuar 24,91%. Megjithatë, KQZ vazhdon të përditësojë të dhënat gjatë tërë kohës.
Qendrat e votimit janë hapur tashmë që prej orës 07:00 për tu mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtë vote, në këto zgjedhje sipas KQZ-së, kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 votues. Procesi zgjedhor brenda vendit zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime./Dosja.al
KOSOVË- Në Kosovë këtë të diel më 28 dhjetor, po zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të dytat me radhë brenda këtij viti, pasi për më shumë se dhjetë muaj, pas zgjedhjeve të rregullta të 09.02, partitë politike nuk arritën të krijojnë institucionet e reja.
Qendrat e votimit që janë mbi 900, janë hapur në ora shtatë e mëngjesit, disa me pak vonesa. Sipas KQZ-së, procesi i votimit po zhvillohet normalisht në tërë Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.
Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte pak mbi 8%, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Vëzhguesit e zgjedhjeve nga rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim, DnV, thonë se vonesa në hapjen e qendrave të votimit ka pasur vetëm në 3% të vendvotimeve në nivel vendi.
Disa vonesa
"Vonesa më të theksuara ka pasur në rajonin e Pejës. Është raportuar se shkaku kryesor pas vonesave në hapjen e vendvotimeve me kohë lidhet me mungesën e komisionerëve. Vetëm në 2% të vendvotimeve nuk ka pasur vendosje adekuate të kabinave të votimit apo kamerave. Vendosja jo e duhur e kamerave ka qenë më e shprehur në komunat me shumicë serbe”, thuhet në njoftimin e DnV.
Ndërsa Kreshnik Radoniqi, kryetari KQZ tha se në gjashtë qendra ka pasur probleme edhe me energjinë elektreike. KQZ ka kërkuar zgjdhjen e këtyre problemeve.
Të drejtë vote, në këto zgjedhje sipas KQZ-së, kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 votues, me gjithsej 2.614 vendvotime. Procesi i votimit për votuesit jashtë Kosovës u zhvillua një ditë më parë nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës në 18 shtete.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit garojnë 22 subjekte politike, prej tyre janë 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, si dhe 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Në këto zgjedhje garojnë gjithsej 1180 kandidatë për deputetë që i ka certifikuar KQZ. Rreth 67 përqind janë burra, ndërkaq rreth 33 përqind janë gra.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit në Kosovë, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë akredituar rreth 8600 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë për të monitoruar nga afër procesin zgjedhor. Një delegacion i vëzhguesve është edhe nga Parlamenti Evropian.
Vëzhgimi i zgjedhjeve
Edhe Institucioni i Avokatit të Popullit po vëzhgon procesin e zgjedhjeve, duke u fokusuar siç thuhet në njoftim në "respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike të votimit”.
Për të garantuar një proces të drejtë votimi pa probleme, janë të angazhuar qindra forca policore, ndërsa rreth 100 prokurorë janë angazhuar për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e së dielës. Zyra e Prokurorit të Shtetit njofton se qëllimi kryesor i angazhimit të 100 prokurorëve është "mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimi i integritetit të procesit zgjedhor”.
"Ata do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme ligjore që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve”, thuhet në njoftim të Zyrës së Prokurorit.
Analistët politikë, nga ana e tyre, thonë se zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë karakterizohen nga fakti se janë zgjedhje të jashtëzakonshme, të thirrura për të zgjidhur bllokimin institucional të krijuar për më shumë se dhjetë muaj pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit, kur asnjë parti nuk arriti të formojë qeverinë.
Prania ndërkombëtare në Kosovë përmes ambasadorëve të vendeve të QUINT-it vazhdimisht bën thirrje që zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të rregullt, të lirë dhe demokratike, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit politik për të ardhmen evropiane të vendit./DW
KOSOVA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se në gjashtë qendra votimi ka mungesë të energjisë elektrike. Kryesisht problemet me energjinë elektrike janë hasur në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Gjatë një konference për mediat, Radoniqi u shpreh se janë njoftuar autoritetet përkatëse, ndërsa shtoi se problemi është zgjidhur.
“Nga të dhënat që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 165.404 votues apo 8.27%. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet në shkurt kishin votuar 169.650 votues”, tha Radoniqi. Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në 15:30./Dosja.al
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar pak më herët në Prishtinë, ndërsa Kosova mban zgjedhjet e dyta parlamentare në vetëm 9 muaj. Pasi ushtroi të drejtën e votos, Osmani foli për mediat, ku uroi që Kosova të ketë zgjedhje të qeta, demokratike dhe zgjedhje me pjesëmarrje masive të qytetarëve. Presidentja u shpreh gjithashtu e bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të patur institucione funksionale dhe me legjitimitet të plotë.
"Uroj që sot republika jonë të ketë zgjedhje të qeta dhe demokratike, zgjedhje me pjesëmarrje masive të qytetarëve. Zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm demokratik ku vendimmarrja kthehet tek qytetarët tanë. Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin të parlamentit dhe qeverisë së Kosovës. Dua të falenderoj institucionet që ky proces të jetë sa më i rregullt. Ky ka qenë mesazh im gjatë gjithë kohës. Jam e bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të patur institucione funksionale dhe me legjitimitet të plotë," tha Vjosa Osmani./Dosja.al
KOSOVA- Një sherr ka ndodhur në Gjilan gjatë procesit të votimit, në kuadër të zgjedhjeve parlamnetare të Kosovës. Mediat në Kosovë raportojnë për një përleshje fizike dhe verbale mes disa personave, në një qendër votimi në Zhegër të Gjilanit. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në shkollën “Agim Ramadani”.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka bërë të mundur neutralizimin e situatës. Menaxheri i kësaj qendre votimi, Rrahman Agushi nuk dha arsyet e kësaj përplasjeve, ndërsa bëri me dije se situata është normalizuar dhe procesi i votimit i është kthyer normalitetit./Dosja.al
TIRANË- Në Kosovë zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në dy orët e para të procesit kanë votuar mbi 2% e qytetarëve me të drejtë vote. Pro ka edhe një komunë ku pjesëmarrja e deri tanishme nuk është edhe aq shpresëdhënëse.
Konkretisht, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 6,498 votues të regjistruar në Zubin Potok, deri më tani kanë votuar vetëm 4 qytetarë. Ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në komunat e Kosovës llogaritet të jetë 2.64 për qind, duke reflektuar një interes relativisht të ulët në orët e para të procesit zgjedhor.
Më pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte pak mbi 7%. Komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku kanë votuar mbi 16% e qytetarëve, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviç– vetëm 0.08%. Ndërsa në kryeqytetin Prishtinë, deri më tani, votuan pak mbi 10% e qytetarëve./Dosja.al
KOSOVA- Kosova po zhvillon ditën e sotme zgjedhjet parlamentare. Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë për herë të katërt brenda këtij viti. Votimi i parë nisi më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, më pas zhvilloi zgjedhjet lokale më 12 tetor dhe më 9 nëntor, ndërsa vitin e përmbyll me zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Të shtunën, në mëngjes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Republikës së Kosovës. Procesi zgjedhor brenda vendit zhvillohet në 948 qendra të votimit, ku janë gjithsej 2.614 vendvotime.
Votimi është zhvilluar gjithashtu edhe në 16 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete të botës. Mbi 84 mijë qytetarë jashtë Kosovës kanë aplikuar për votim dhe nga to 76 mijë aplikime janë miratuar. Këto përfshijnë votimin me postë dhe atë fizik në ambasada dhe konsullata të Kosovës./Dosja.al
KOSOVA- Ramush Haradinaj, kandidati i AAK-së për kryeministër, ka votur në Gllogjan. Ai ka votuar rreth orës 09:00 të mëngjesit. Pas votimet, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë një prononcim të shkurtë para mediave, ku u ka bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar./Dosja.al
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte pak mbi 7%. Komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku kanë votuar mbi 16% e qytetarëve, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviç– vetëm 0.08%. Në kryeqytetin Prishtinë, deri më tani, votuan pak mbi 10% e qytetarëve.
Ekspertët e procesit zgjedhor bëjnë të ditur se trendi i pjesëmarrjes zakonisht rritet në orët e pasdites, duke sugjeruar se numri i votuesve pritet të rritet ndjeshëm gjatë ditës.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues./Dosja.al
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili është edhe kandidat për kryeministër ka ushtruar të drejtën e votos dhe më pas ka deklaruar për mediat se është ditë e mirë pasi sipas tij vendimmarrja i kthehet qytetarit. Ai ka thënë se shpreson që procesi të shkojë mirë dhe në fund të fitojë populli i Kosovës.
“Qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar këto vite. Le të fitojë populli i Kosovës, siç di të fitojë në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Abdixhiku./Dosja.al

KOSOVË- Në Kosovë është duke u mbajtur procesi i votimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare. Komuna që prin me më së shumti dalje deri në këtë orë është Mitrovica Veriore, me 8.60 për qind.
Ekspertët e procesit zgjedhor bëjnë të ditur se trendi i pjesëmarrjes zakonisht rritet në orët e pasdites, duke sugjeruar se numri i votuesve pritet të rritet ndjeshëm gjatë ditës.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues./Dosja.al
KOSOVË- Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e tij të votës pak më parë në Mitrovicë. Pas votimit, Hamza i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë sipas bindjeve të tyre personale. Para gazetarëve ai tha se deri më tani nuk ka marrë asnjë informacion shtesë rreth rezultatit të zgjedhjeve.
Duke folur për pritshmëritë për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve, Hamza theksoi: “Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione, të mos ketë vakum institucional dhe vendi të ecë përpara.”/Dosja.al

KOSOVË- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. Pasi ushtroi të drejtën e votos, Kurti tha për gazetarët se shpreson që pjesëmarrja të jetë masive. Sipas tij, sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e mirë do të jetë cilësia e zgjedhjeve dhe legjitimiteti i institucioneve që do të dalin prej tyre.
I pyetur a është i hapur për një koalicion, Kurti tha: Unë kam ofruar koalicion në prill dhe maj, prandaj jemi sot në zgjedhje të parakohshme sepse u refuzua koalicioni. Prandaj duhet të kemi rezultat të qartë, meqë shansi për koalicion iku pa fajin tonë”.
"Ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për të përcaktuar përbërjen e Kuvendit të ardhshëm. Uroj dhe besoj se legjislatura e dhjetë do të konstituohet sa më shpejt Kuvendi i ardhshëm dhe njëkohësisht të formohet Qeveria e re. I falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në fushatë, për durimin, vëmendjen dhe angazhimin që kanë treguar. Po ashtu shpresoj se pjesëmarrja do të jetë masive, sepse pjesëmarrja masive reflektohet edhe në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve”, tha ndër të tjera Kurti./Dosja.al
KOSOVA- 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, janë angazhuar ditën e sotme në zgjedhjet parlamentare të cilat po zhvillohen në gjithë Republikën e Kosovës. Kjo është bërë e ditur që ditën premte, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
Prokurorët dhe zyrtarët e lartë do të vëzhgojnë procesin zgjedhor, kjo me qëllim që të shmangin çdo incident dhe të procedojnë çdo shkelje të saj. Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët, institucionet, organizatat e ndryshme dhe subjektet politike, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast shkelje, manipulimi apo cënimi të votës./Dosja.al
KOSOVË- Qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut kanë shkuar për të votuar në mënyrë të organizuar, ashtu si në çdo procese zgjedhore. Siç shihet edhe në pamje, qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut janë mbledhur fillimisht në sheshin Car Llazar, pranë selisë së partisë më të madhe serbe, Lista Serbe.
Ata kanë pritur për krerët e partisë, në mënyrë që të drejtohen te kutitë e votimit. Grupit i ka prirë kryetari i LS, Zllatan Ellek, i shoqëruar nga nënkryetari Igor Simiç. Konkretisht, ata votojnë në shkollën Sveti Sava në Mitrovicë të Veriut, të përcjellë nga shumë qytetarë./Dosja.al
KOSOVA- Valmir Elezi, Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka deklaruar se të gjithë qendrat e votomit në Kosovë janë hapur sipas planit. Gjatë një konference për mediat, Elezi tha se fletvotimet dhe materiali zgjedhorë janë shpërndarë në të gjitha vendvotimet.
Zëdhënësi i KQZ-së iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë, në mënyrë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese duke marrë pjesë në procesin zgjedhor. Në fund, ai tha se KQZ-ja do të nisë në mbrëmje publikimin e rezultateve preliminare, para orës 20:00./Dosja.al
KOSOVA- Procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, ka përfunduar. Shtetet e para të cilat e kanë mbyllur këtë proces janë: Hungari dhe në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kanada, Turqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë dhe Republika Çeke. Bazuar në të dhënat zyrtare nga 29 përfaqësi diplomatike ku u zhvillua votimi, nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 84.24% apo 16,165 votues.
Sipas të dhënave nga 29 përfaqësi diplomatike ku u zhvillua votimi, nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 84.24% apo 16,165 votues./Dosja.al
KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi ka ushtruar të drejtën e votës dhe më pas u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë. Duke folur para gazetarëve, Radoniçi ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së.
Ai gjithashtu ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.
“Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, deklaroi Kreshnik Radoniçi./Dosja.al

KOSOVË- Qendrat e votimit në të gjitha komunat e Kosovës janë hapur sot në orën 07:00, duke shënuar fillimin e procesit zgjedhor. Qytetarët do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës gjatë gjithë ditës. Sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje janë të regjistruar për të votuar gjithsej 1 milion e 999 mijë e 24 qytetarë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha përgatitjet teknike dhe administrative janë përmbyllur me sukses një ditë para ditës së votimit, duke garantuar mbarëvajtjen e procesit.
Përveç vendvotimeve të rregullta, në çdo komunë është caktuar edhe nga një qendër për votim me kusht. Procesi zgjedhor po zhvillohet në 910 qendra votimi, të shpërndara në 2,557 vendvotime në gjithë vendin.
Gara për postin e kryeministrit përfshin Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikun nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si dhe Ramush Haradinajn./Dosja.al
KOSOVË- Rreth dy milionë qytetarë të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan. Procesi i votimit zhvillohet në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.
Zgjedhjet monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa rezultatet e para priten para orës 20:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpërndarë materialet zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Kosovës.
“Numri i qendrave të votimit që do të hapen më 28 dhjetor është 948, prej të cilave 910 për votimin e rregullt me 2,557 vendvotime. Po ashtu, do të hapen edhe 38 qendra të votimit me gjithsej 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht”, ka thene Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Në zgjedhjet e sotme garojnë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Tetë subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërsa pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.
Partitë kryesore që garojnë janë Lëvizja Vetëvendosje, VV, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe nga radhët e serbëve të Kosovës Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar./Dosja.al