LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do të rrisë investimet në turizëm", Rama: Ky qark është sot lagje e Tiranës dhe pjesë e metropolit shqiptar

• Partia Socialiste ka mbyllur sot takimet e fushatës elektorale në qarkun e Dibrës. • Kryeministria Edi Rama ka zhvilluar fillimisht takim me qytetarët e Burrelit. • Rama e nisi fjalën e tij në Burrel me hapjen e Rrugës së Arbrit, ku tha se vlera më e madhe ekonomike që do të sjellë është hapja e horizontit për investimet në turizëm. • Ai u shpreh se në 10 vjeçarin e ardhshëm, Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropoliti shqiptar. • Mes batutash, kreu i qeverisë tha se ka konkurrencë mes dibranëve dhe matjanëve, ndërsa shtoi se në mandatin e katërt do të bëhet dhe rruga që lidh Burrelin me Ulzën. • Mes batutash, Rama u shpreh se gjatë fjalës së tij nuk do ta përdorë fjalën çyryk në Burrel pasi janë mërzitur burrat. • Kryesocialisti tha se qytetarët e Burrelit duhet të kujdesen për pronat e tyre, ndërsa shtoi se gjenerata tjetër do të jetojë në Dibrën që do të jetë Zvicra e Shqipërisë. • Pas Burrelit, Rama e ka mbyllur fushatën me takimin në Gjoricë me qytetarët dibranë. • Ai shoqërohej nga dy këngëtarët Noizy dhe Altin Sulku, drejtuesi politik Blendi Klosi dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. • Mes batutash, Rama tha se kishte mbajtur premtimin që i kishte dhënë Noizyt se një ditë do shkonte me Lamborghinin e tij në Dibër. • Më tej i tha se do jetë i pari që po me këtë makinë do të futet në rrugën e re të Maqellarës. • Noizy u ngjit në podium dhe i kërkoi Ramës të shtrohej rruga që të çonte në banesën e vjetër të gjyshërve të tij, e cila ishte e gjatë 2 kilometër. • Kreu i qeverisë tha se do ta shtronte rrugën me kushtin që koncertin dhe albumin e radhës, Noizy ta mbajë në Dibër. • Kryesocialisti u shpreh më tej gjatë fjalimit të tij se qarku i Dibrës është prova që në ditën e zgjedhjeve ja vlen të shkosh dhe të votosh. • Rama tha se nëse qytetarët nuk do t'ja kishin besuar votën PS-së në zgjedhjet e kaluara, Peshkopia, Bulqiza, Klosi dhe Mati nuk do të kishin parë asnjë ndryshim. • Ai tha se sot qarku i Dibrës nuk është më një pjesë e shkëputur territori, por është pjesë e metropolit të Shqipërisë. • Kryeministri iu rikthye fjalës "çyryk", me të cilën kishte etiketuar burrat dibranë në takimet e tij të kaluara, ku tha se 11 maji do të jetë test për burrat që nuk e ndjejnë veten "çyryk". • Sipas tij nëse burrat votojnë numrin 5 janë të certifikuar si njerëz të mençur. • Në mbyllje të fjalimit të tij, Rama u shpreh se preferencat partiake nuk janë çështja kryesore e 11 majit. • Ai tha se në 11 maj duhet zgjedhur mes interesave të një populli të tërë dhe jo një grupi personash. • Kryesocialisti e krahasoi Partinë Socialiste me makinën që të çon në rrugën drejt Bashkimit Europian. • Ai ironizoi opozitën duke thënë se nuk mund të lësh "këtë makinë dhe të shkosh ti hipësh gomarit me samarin blu".

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rama mbyll fushatën në Dibër: PS është makina që të çon në BE, mos shkoni t'i hipni gomarit me samarin blu

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do
edi rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalimit të tij në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Dibër u shpreh se preferencat partiake nuk janë çështja kryesore e 11 majit. Rama tha se në 11 maj duhet zgjedhur mes interesave të një populli të tërë dhe jo një grupi personash.

Ai e krahasoi Partinë Socialiste me makinën që të çon në rrugën drejt Bashkimit Europian. Kryesocialisti ironizoi opozitën duke thënë se nuk mund të lësh "këtë makinë dhe të shkosh ti hipësh gomarit me samarin blu".

"Do ju lutesha grave dhe vajzave të bashkojnë shoqet, mikeshat, krushkat dhe vjehrrat që partitë nuk janë çështja kryesore e 11 majit. Por një shpresë për Shqipërinë në BE, dhe jo për plakun e pashpresë. Kjo është zgjedhja mes një interesave të një populli të tërë dhe jo një grupi personash. Në zgjedhjet e 11 majit nuk shkohet me flamur partie por më flamurin kuqezi. PS është makina ku duhet hypur për të vazhduar rrugën por jo vetë rruga. A mund ta lësh këtë makinë dhe të shkosh ti hipësh gomarit me samarin blu. Rroftë Dibra. Rroftë Mati. Rroftë Klosi dhe rroftë Bulqiza. Rrofshin nënat dhe gratë dibrane. Dhe rrofshin burrat që do të distancohen nga këneta.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Takimi në Dibër/ Rama- Noizyt: Do futesh i pari me Lamborghinin tënd në rrugën e re të Maqellarës! Albumin e radhës do e prezantosh këtu

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do
edi rama dhe noizy

DIBËR- Reperi me origjinë dibrane, Rigels Rajku i njohur si Noizy ka shoqëruar sot Ramën në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qarkun e Dibrës. Mes batutash, Rama tha se kishte mbajtur premtimin që i kishte dhënë Noizyt se një ditë do shkonte me Lamborghinin e tij në Dibër.

Më tej i tha se do jetë i pari që po me këtë makinë do të futet në rrugën e re të Maqellarës. Noizy u ngjit në podium dhe i kërkoi Ramës të shtrohej rruga që të çonte në banesën e vjetër të gjyshërve të tij, e cila ishte e gjatë 2 kilometër. Kreu i qeverisë tha se do ta shtronte rrugën me kushtin që koncertin dhe albumin e radhës, Noizy ta mbajë në Dibër.  

Replikat mes Ramës dhe Noizyt: 

Rama: Sot bashkë me mua erdhi edhe Noizy. Por duhet ta dini se nuk ka ardh sot si këngëtar këtu se nuk këndoi as live. Nuk këndoi as live. Ka ardhur për një arsye tjetër, se i thosha unë se jemi shok me Noizyn, o Noizy pa e bo atë Lamborghinin tat me shku plumb pushke në Peshkopi nuk e lë këtë punë. Noizy jo me helikopter, jo me dron, çonte me pa ku janë punimet. Çonte makina të lodhme me më provoku. Tipik dibran. Ta hedh këtej, ti sheh këtej dhe ta fut këtej. Mirë thoshte ka ec, po… ajo po-ja ishte ky "Lamborghini im zor se ikën atje". Do marrësh Lamborghinin dhe do jesh i pari që do futesh nga rruga e Maqellarës në Peshkopi.

Noizy: Nga ura e Shupenzës është vetëm 2 km pa shtruar. Kam gjyshin atje, ta shoh. 2 km janë.

Rama: E kuptoni tani?! I them Klosit, kujdes me atë 4-1. Unë them që meqë nuk u prishëm për atë rrugën e Arbrit, dhe tunelin e Murrizit sikur kishin ardhur xhindet e Dibrës aty mren, nuk do prishemi për 2 km. Kushti është, bëjmë rrugën, por albumin e vet Noizy do e prezantoj te kjo rruga këtu. Do i sjelli gjithë fansat nga Kosova, Maqedonia, se rrugën e kanë. Asaj rrugës do ja vejmë rruga e Noizyt. Dakord kryetar? Do i vëmë gozhda që mos të shkojnë me shpejtësi makinat.

1 VITE ME PARE

Rama në Dibër: 11 maji, testi më i mirë për burrat që nuk e ndjejnë veten çyryk! Nëse votojnë numrin 5 do të certifikohen si të mençur

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do
edi rama

DIBËR- Në takimin e sotëm në Dibër, kryeministri Edi Rama iu rikthye fjalës "çyryk", me të cilën kishte etiketuar burrat dibranë në takimet e tij të kaluara. Rama tha se 11 maji do të jetë test për burrat që nuk e ndjejnë veten "çyryk". Sipas tij nëse burrat votojnë numrin 5 janë të certifikuar si njerëz të mençur. 

Për ata që votojnë opozitën, Rama tha se dibranët do ja gjejnë vetë epitetin. Më tej u shpreh se gratë dibrane janë shtyllë e pazëvendësueshme.

"Shokët që kam shokë gjithmonë i kam çyryk të mirë. Ky vend është jastëku i gjelbërt i Tiranës. Në 11 maj duhet ndarë sërish. Shqipëria në Europë brenda kësaj dekade apo Shqipëria mbrapsht në gropë dhe shqiptarët prapë qytetarë të dorës dytë. Këtu nuk ka lidhje sa e do Edi Ramën. A je i majtë a i djthatë. Apo ca tha Edi Rama për gjysmën e burrave. Madje është testi më i mirë se kush nuk e ndjen veten ashtu si thash unë vjen voton nr 5 dhe e ka me certifikatë se është i mençur. Ai që hudhet në kënetë, quajeni si të doni. Gratë në Dibër janë shtylla e pazëvendësueshme.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Qarku i Dibrës është prova që ja vlen të votosh", Rama: Sot është pjesë e metropolit të Shqipërisë

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do
edi rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama u shpreh se qarku i Dibrës është prova që në ditën e zgjedhjeve ja vlen të shkosh dhe të votosh. Rama tha se nëse qytetarët nuk do t'ja kishin besuar votën PS-së në zgjedhjet e kaluara, Peshkopia, Bulqiza, Klosi dhe Mati nuk do të kishin parë asnjë ndryshim.  Ai tha se sot qarku i Dibrës nuk është më një pjesë e shkëputur territori, por është pjesë e metropolit të Shqipërisë. 

"Dua t'ju them dicka të rëndësishme. Përdorin njerëzit një fjalë nuk ja vlen me votu. Ky qark e ka provën që ja vlen me votu. Mos ja vlente me votu bashkitë e këtij qarku do ishin të gjitha njësoj. Ndryshimet në Peshkopi, Bulqizë, Klos dhe Burrel nuk do ishin mos tja kishin besuar votën PS. Këneta ka hap legjendën, Edi Rama nuk do veriun. Bashkia më pak e investuar nga këneta në qarkun e veriut është Tropoja. Tek këneta kush fitoi Primare është zhduk nga listat. E ka ngrënë bufi. Rrugën e Arbrit nuk dua ta diskutoj më. Sot ky qark nuk është më territor i shkëputur nga pjesa tjetër. Që dikur ishtë rrugë më e gjatë se nga Tirana në New York. Sot ky qark është pjesë e metropolit të Shqipërisë.", u shpreh Rama. 

1 VITE ME PARE

"Është problem kur të gënjen mendja se i ke knaq dibranët", Rama: Dibra është lagje e Tiranës!

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do
edi rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qarkun e Dibrës. Para se të niste me fjalimin e tij, Rama u shpreh se me përfundimin e Rrugës së Arbrit, Dibra u bë një lagje e Tiranës. 

Ai u shpreh se pa zëvendëskryeministren dhe njëkohësisht ish-drejtuesen politike të PS në zgjedhjet e kaluara në qarkun e Dibrës, Belinda Ballukun, kjo rrugë nuk do të arrinte të përfundohej. Ai i dha fjalën Ballukun për të vijuar më pas me fjalimin e tij.  

"Kam diçka para se të filloj. Duke pas ardh shpesh prej detyrës në këtë zonë, mësova që këtu është problem kur të rre mendja se i ke knaq dibranët. E kisha fiksim se në se nuk do të përfundonte Rruga e Arbrit, dibranët do thonin nuk është bo gjë akoma. Më vjen mirë që edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi është përfunduar. Jeni lagje e Tiranës. Dua ta ndërpres fjalën sepse kjo rrugë ka qenë fiksimi im po nuk do ishte e mundur pa dikë që i ka nejt në kokë ditë nate. Qëllon të jetë dhe dikush që ka nxjerrë fitore Partinë Socialiste. Dua ti jap fjalën Belindës.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Nuk mund të luajmë në domino fatin e Shqipërisë më 11 maj", Rama: Kush jeton këtu ka 5 vjet kohë t'i bëjë yzmet pronave! Dibra do bëhet Zvicra shqiptare

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do
edi rama

BURREL- Kryeministri Edi Rama tha në takimin në Burrel, se më 11 maj nuk mund të luhet me fatin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Rama tha se duhet të mbyllen negociatat dhe të përmbushet ajo që ai e quajti "profecia e Gjergj Kastriotit". 

Më tej kryeministri tha se sot Dibra është bërë "divani i gjelbërt" i Tiranës, ndërsa ftoi qytetarët e Burrelit që të kujdesen për pronat e tyre. Sipas tij gjenerata tjetër do të jetojë në Dibrën që do të jetë Zvicra e Shqipërisë.

"Janë nga e njëjta farë që polli ndjesë pastë LSI-në çna duhen këto fara që pa dalë akoma, që thonë nëse e kemi në dorë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Çfarë halli kemi ne dhe çfarë fati kemi në dorë që të përmbyllim proceset në 2027. Kemi një buf kënete nga njëra anë, me gjithë liderët atje të PPE dhe nuk lë gjë pa thënë për vendin e vet sikur vjen nga një diktaturë afrikane. Dhe këta të tjerët. Duhet të mbyllim negociatat dhe të përmbushet profecia e Gjergj Kastriotit dhe na përcaktoi fatin tonë, në perëndim dhe jo në lindje.

Keni pa ndonjë gru që lu domino? A keni pa? Skam gjë kundër domino. Por nuk mund të luajmë në domino fatin e Shqipërisë më 11 maj. Dikur talleshin me mua kur thosha se Dibra do bëhet divani jeshil i Tiranës dhe ja erdhi dita, e do vijë dita që do shkojë kafja nuk e di sa euro, 5 vjet janë për dibranët këtu që të bëjnë planet, e që do jetojnë në një vend që do jetë njësoj si Zvicra e Shqipërisë", tha Rama. 

 

1 VITE ME PARE

Rama: Ka dalë bufi thotë 7 herë 7 janë 6 milionë, kjo është një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë që do dali mbrapa

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do
edi rama

BURREL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin elektoral me qytetarët në Burrel ka ironizuar dhe opozitën dhe kontratën e PD me kompaninë amerikane. 

Rama tha se kryedemokrati Berisha thotë se paratë janë të patriotëve, ndërsa shtoi se kjo është histori më vete. 

“Ne menduam se pamë kulmin kur thoshte Luli 7 herë 7 bëjnë 42. Tani ka dalë bufi thotë 7 herë 7 janë 6 milionë. Tani thotë aq janë por nuk janë të miat thotë. Janë të patriotëve që nuk i njof por luftojnë për Shqipërinë që hedhin 6 mln por garant duan PD. Kjo është një histori në vete, është një dardhë që ka nje bisht shumë të gjatë që do dali mbrapa. Jam i sigurt për këtë”-tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama në Burrel: Nuk po e them këtu fjalën çyryk se janë mërzitur burrat!

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do
Rama

BURREL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Burreli ka folur në lidhje me deklaratat e tij rretj burrave. Rama u shpreh se gjatë fjalimit të tij nuk do ta përdorë fjalën çyryk në Burrel pasi janë mërzitur burrat.

Ai ritheksoi se ata nuk kanë pse të mërziten. Rama më tej u ankua në lidhje me raportimet për arritjet e qeverisë pasi sipas tij askush nuk i tregon ato. Ai theksoi se prandaj në çdo takim paraqet të dhënat pasi dëshiron të tregojë se çfarë kanë punuar gjatq 3 mandateve.

"Nuk po them fjalë këtu (fjalën çyryk) se më thanë se janë mërzitur burrat për atë fjalë. Nuk kanë pse mërziten... Kur thuhej në sondazhe se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe shifrat dukeshin të pabesueshme, e këta thoshin si ka mundësi.

Njëri thoshte “populli është i sëmurë”, tjetri “është i çmendur”, njëri ia kthente “populli i blerë, i ka blerë Rama”, ose “populli ka frikë e flasin kështu”, e asnjëri nuk e thoshtë që shiko se populli mund ta ketë të drejtë, por flasin si në mejhane. Këtu ka 24 orë ujë, por ata atje përsërisin pa pushim të njëjtat fjalë, s’ka ujë, siguri, njerëzit po vriten e bla-bla-bla. E vërteta është se është e vështirë të marrësh vesh çfarë ndodh në Shqipëri se nuk të tregon kush, programet nuk t’i japin, portalet harrohen, ndaj ndajmë të dhënat së bashku këtu (shpjegon tabelat)" tha Rama.

 

1 VITE ME PARE

Rama batuta me qytetarin në Burrel: Hë mo, kishe hipur në pemë për të folur në telefon

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do
edi rama

BURREL- Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Burrel. Në një moment iu drejtua me një batutë, njërit prej qytetarëve, i cili po fliste në telefon, duke i thënë se kishte "hipur në pemë se nuk i kapte valë poshtë". Më tej, ai vijoi të fliste lidhur me analizat e bëra në televizione mbi sondazhet e bëra për zgjedhjet. 

"Nuk e di pse janë mërzitur burrat në Dibër. Kush mërzitet vjen me ne dhe nuk është më ashtu? Hë mo mbarove atë telefon ti? Kishe hipur në pemë për të folur në telefon. Nuk i kapte vala poshtë dhe hypi në pemë. Më lanë pa fjalë ata që ishin aty, kur dilnin të dhënat e anketimit, shumica mendoj se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, hutoheshin dhe bëheshin keq.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama batuta me kandidatin për deputet në Burrel: U ndalëm pimë një gotë ujë, ka pasur shpenzime Agroni dhe nuk na dha kafe

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do
edi rama

BURREL- Kryeministri Edi Rama teksa po fliste, ndaloi fjalën e tij pasi po këndonte ezani. Më pas teksa rinisi fjalimin e tij, iu drejtua dhe kandidatit për deputet, ish-kryebashkiakut të Burrelit, Agron Malajt, duke i thënë se nuk iu dha kafe se ka pasur shpenzime. Ai foli dhe për ndërtimin e rrugës Skuraj- Burrel të cilën për nga gjatësia e krahasoi me Rrugën e Arbrit. 

"Para se të vinim këtu, u ndalëm pimë një gotë ujë, se ka pasur shpenzime Argoni dhe nuk na dha kafe. Tha unë ca kisha për të bërë bëra më të mirën e mundshme, tani vetëm një gjë ka mbetur, rruga Skuraj-Burrel. I them sa kilometra është, nuk është shumë tha 36 km.

I them kjo është rruga e dytë e Arbrit. U hodh kryetari i bashkisë së Dibrës tha “jo tha nuk ke pse e bën. Mbaheni ashtu që ta kujtojnë njerëzit si ishte dhe si u bë, që kur të shkojnë nga rruga e Arbrit të shohin si u bë, kur të shkojnë  atje, të kujtohen si ishte”,. E kuptoni tani ju, por ne do ta bëjmë atë.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Rruga e Arbrit do të rrisë investimet në turizëm", Rama në Burrel: Ka konkurrencë mes dibranëve dhe matjanëve, mandatin e katërt do të bëjmë dhe rrugën që lidhet me Ulzën

PS mbyll fushatën elektorale në Dibër/ "Rruga e Arbrit do
edi rama

BURREL- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Burrel ku po zhvillon një takim elektoral me qytetarët. Rama e nisi fjalën e tij me hapjen e Rrugës së Arbrit, ku tha se vlera më e madhe ekonomike që do të sjellë është hapja e horizonit për investimet në turizëm.

Ai u shpreh se në 10 vjeçarin e ardhshëm, Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropoliti shqiptar. Mes batutash, kreu i qeverisë tha se ka konkurrencë mes dibranëve dhe matjanëve, ndërsa shtoi se në mandatin e katërt do të bëhet dhe rruga që lidh Burrelin me Ulzën. 

"E di që ka akoma për të bërë. Vlera me e madhe ekonomike që do të sjellë Rurga e Arbrit është se do të hapë horizont të ri për investimet në turizëm. Në dekadën e ardhshme Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropolit në Shqipëri. Shpresoj brenda këtij viti të kryejmë dhe rrugen e Lurës. E di që këtu ka konkurrencë mes dibranëve dhe matjanëve. Mandatin e katërt mbetet për tu bërë rruga që lidh Burrelin me Ulzën. Pasi është një zonë shumë e bukur.", tha Rama. 

edi rama ne diber

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria