Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Opozita kundërshton rezultatin e zgjedhjeve të '14 Majit' në zonën e Kamzës. •Kandidati i 'Bashë Fitojmë', Arjan Hoxha nuk ia doli të fitojë në zgjedhjet vendore të së dielës, e për këtë akuzon KQZ-në dhe kundërshtarin e tij në garë. • Ditën e sotme, së bashku me një grup të rinjsh nga 'Bashkë Fitojmë', organizoi një protestë para institucionit më të lartë zgjedhor në vend. •Për mediat ai u shpreh se me 14 maj zgjedhjet janë manipuluar dhe kjo eshte një masakar zgjedhore. •Hoxha kërkon ngritjen e një komisioni me anëtarë të huaj për të vërtetuar se votat ishin të paracaktuara.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, Arjan Hoxha, tha sot se ka marrë ankesa se në fletën e votimit, kur qytetarët tentonin të votonin emrin e Arjan Hoxhës, i shfaqej Rakip Suli dhe për këtë tha se ka prova. Ai akuzoi para KQZ se rezultati i 14 majit ishte i manipuluar dhe i programuar në votimin elektronik në Kamëz.
Hoxha shtoi se posedon pamje filmike dhe mesazhe, të cilat do t’i depozitojë në SPAK. Po ashtu, kandidati i Berishës e Metës sfidoi kryebashkiakun e ri-zgjedhur Rakip Sulin, që të rikryhet votimi në 10 qendra me fletë dhe nëse humb, do të largohet përfundimisht nga politika.
“Kemi disa pamje filmike, shkëmbime në komunikim mes individëve të pavarur nga ana jonë. Votova Hoxhën e më doli Suli, Kishte disa që thoshin nuk votova se s’më punoi. Ata bënin dorëzim të kontrolluar me patronazhistë. Shumë vota janë klikuar nga operatorët dhe jo nga votuesit.
Shoqërimin e kanë bërë ata që ishin jashtë. Dhe unë jam lejuar vetëm ti përshëndes e të qëndroj nga larg. Aktivistë dhe patronazhistë nuk e zgjedh votën për qytetarin. E them me përgjegjësi të plotë që do i dorëzoj në KQZ, une mbaj përgjegjësi publike dhe politike për këtë.
Do të kërkojmë ballafaqim në kërkesat tona. Kemi dashur të jemi konkret prandaj jemi votuar. Do të kërkojmë ballafaqimin e fletës fizike me pajisjen. Do të kërkojmë listat dhe sa prej tyre janë shoqëruar në qendrën e votimit. Shkelje e hapur e kodit zgjedhor. Janë aq të hapura shkeljet. Në Kamëz e them me përgjegjesi, PD do kishte vota më tepër. Unë e sfidoj Rakip Sulin të vendosin në 10 qendra fletë fizike dhe nëse fiton ai, une i shtrëngoj dorën dhe tërhiqem nga gara ime politike.
Kjo është në dëm të gjithë votuesve shqiptarë, ky është krim zgjedhor. Kamza është e vjedhur sot, për këtë mbaj përgjegjësi ju sfidoj edhe ju të shkoni në Kamëz. Ishte rezultat i paracaktuar. E vetmja mënyrë të merrej Kamza ishte votim elektronik, makineri e krimit zgjedhor. Unë bëj thirrje të vendosen sekuestro”, bëri thirrje Hoxha.
Rezultati në Kamëz ishte befasues ndaj kandatit të PS-Rakip Sulit në një bastion të djathë siç ishte Kamza. Rakip Suli fitoi me 60.65% votues në Kamzë, e ndërsa kandidati i BF Arjan Hoxha me 35.11 %. /Dosja.al
TIRANË- Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover është paraqitur pranë ambienteve të KQZ-së ku do të zhvillojë një takim, në të njëjtën kohë kur dhe po zhvillohej protesta e Forumit Rinor të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, ka dalë në protestë me Forumin Rinor të koalicionit para KQZ-së, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.
Ai tha se se rezultati i zgjedhjeve ishte i paracaktuar dhe se kjo protestë nuk i shërben vetëm Kamzës, por gjithë Shqipërisë.
“Zgjedhjet ishin në asnjë lloj pritshmërie. Ka një rezultat të paracaktuar. Ndaj do të iniciojmë të gjitha ankesat tona në KAS dhe KQZ. Do të ngremë një grup ekspertësh të pavarur.
Një kandidat kushdo qoftë ai, ka humbur votat. Ka prova. Nuk ka ndodhur që kandidati të dalë humbës, dhe të përmbyset rezultati. Qytetarët e Kamzës e ndjejnë vetëm të tradhtuar. Asnjë prej tyre nuk ndihet i përfaqësuar me vullnetin dhe votën e lirë. Do bëjmë gati denoncimet. Kemi prova për intimidim të qytetarëve. E merrte patronazhisti, e merrte komisioneri dhe më pas drejtori. Shumë vota janë bërë me shoqërime”, deklaroi Hoxha.
TIRANË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë', Arjan Hoxha kërkon që të ngrihet një komision për të hetuar rezultatin e zgjedhjeve në zonën e Kamzës. Teksa ishte i shoqëruar me të rinjtë e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Hoxha tha se procesi ishte i paracaktuar e se sistemi elektronik ishte pa 'pilot'.
"Procesi ishte i paracaktuar, sot është deklaratë e cila është inicuar nga FRPD. Kemi mbështetjen e qytetarëve të Kamzës, aty është një situatë e papranueshme. Kjo ka një rezultat të paracaktuar përmes identifikimit elektronik, kërkojmë që të ngrihet një komision me ekspertë të huaj, besueshmëria ka rënë.
Sistemi ishte pilot por pa pilot, me drejtim të paditur. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend, që një kandidat të ketë humbje votash në çdo qendër votimi"
TIRANË- Ditën e sotme, Forumi Rinor i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' do protestojë përballë ambienteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo protestë, sipas tyre do të zhvillohet si kundërshtim i procesit zgjedhor të mbajtur në Kamëz më datë 14.05.2023.
Protesta pritet të nisë në orën 11:00, ndërkohë që tashmë forca të shumta Policie kanë rrethuar institucionin.
Në Kamëz, kandidati socialist Rakip Suli fitoi me 10 mijë vota më shumë përballe kandidatit të Berisha-Metës në Kamzë, Arjan Hoxha./Dosja.al