Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ditën e sotme u zhvillua protesta para Bashkisë së Tiranës. • Qytetarët u mblodhën para godinës së bashkisë ku kërkojnë dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt. • Në protestën e ditës së sotme pati një numër të vogël të efektivëve, krahasuar me herë te kaluara. • Këlliçi ka deklaruar se demokratët nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre e dërgimit para përgjegjësisë të abuzuesve të inceneratorit të Tiranës. • Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha se drejtësia duhet të funksionojë me integritet në mënyrë që hajdutët e vendit, përfshirë Ramën e Veliajn, të dalin para drejtësisë për pazaret që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve. • Anëtarja e këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Ilda Zhulali vuri theksin te propaganda e Rilindjes dhe metoda e partisë-shtet për të zhvendosur vëmendjen nga kërkesa e llogarisë ndaj Veliajt dhe bashkisë për shpërdorimin dhe vjedhjen e taksave të tyre. • Organizatorët e protestës njoftuan se protesta e radhës do të mbahet të enjten tjetër.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha se drejtësia duhet të funksionojë me integritet në mënyrë që hajdutët e vendit, përfshirë Ramën e Veliajn, të dalin para drejtësisë për pazaret që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve. Sipas Balliut, Rilindja e Ramës dhe e kabinetit të tij qeveritar është përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.
"Drejtesia duhet të funksionojë me integritet. SHBA i kërkuam të bëntë drejtësi duke luftuar korrupsionin me integritet. Nuk luftohet me pazar, është pseudo luftë ndaj korrupsionit, të këtij hajduti nga SPAK me pazar. Merr paratë Veliaj e firmos, arrestohet dikush që s’ka bërë asgjë. Gjen një drejtor të Veliajt, pas mbushjes së xhepave të tij dhe SPAK e arreston.
Veliaj, Balluku, Rama, Xhaçka kanë ditë që ju vjedhin. Paratë shkojnë nga xhepi juaj të i atyre. SPAK mban në pushtet Ramën, duke sulmuar opoizitën dhe liderin e saj. Çfarë lidhje ka kjo bashki me jetën e qytetarëve, apo merret me përmirësimin e mbushjes së xhepave ? 9 milion m2 ndërtim, 1/5 banorë është 65 vjeç, për faj të pushtetit të Ramës. Rinia largohet, s’ka shkolla se ikin njerëzit, ka aktivitet kriminal në vendin tonë. Veëm vrasje në media, nga mafia dhe narkotrafiku që sollën e mbështetën. Kështu doli e tha edhe Balluku, fajësoi mediat dhe qytetarët.
Rilindaj është përgjegjëse për gjendjen e vendit, largimin e njerëzve, 80 mijë euro në ditë për incineratorë që s’ekzistojnë. Janë armiq të Shqipërisë, t’i trajtojmë si armiq të vendit, kombit e familjes. Për ata që këkrojnë të bëjnë presion ndaj qytetarëve dhe ato që protestojnë, e kanë të garantuar që do dështojnë ndaj sulmve të opozitës. Çdo kabinet duhet të ndryshojë, Rama mbi të gjitha të largohet, kryenarkoshtetoi. Rruga është ndryshimi, përmes revoltës e protestës," tha Balliu.
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se demokratët nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre e dërgimit para përgjegjësisë të abuzuesve të inceneratorit të Tiranës. Nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, Këlliçi tha se enjten që vjen opozita do të protestojë sërish.
“Faleminderit për protestën e 23 para selisë së grupit të strukturuar kriminal 5D dhe pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës që nuk ka më shqiptar që nuk e di e që quhet Erion Veliaj. Nuk ka shqiptar që nuk e di që në këtë godinë strehohet një hajdut, një bandit që ka vjedhur votat e qytetarëve të Tiranës dhe pasi i vodhi për hërë të tretë votat me mandatin e grabitur vitin e kaluar dhurata që i ka dhënë qytetarëve të Tiranës, janë mbeturinat, janë plehrat/ Një banor, dje, nga zona e Astirit një zonë pas asnjë çerdhe, pa asnjë kopsht pa asnjë shkollë, një zonë me 70 mijë banorë çonte foto në kohë reale me koshat e plehrave në Astir me dhënien që plehrat prodhojnë vetëm plehra. Në të katër anët e Tiranës qyteti është i mbushur me plehra koshat janë të tejmbushur me plehra në një qytet ku bashkia paguan çdo vit 24 milione euro për pastrimin e qytetit dhe 12 milionë euro për inceneratorin dhe mjafton që të bëni një xhiro nëpër rrugët e Tiranës dhe të kuptoni realitetin që është krejt ndryshe nga ajo që shohim çdo ditë në mëdiat e paguar me paratë e inceneratorit të Tiranës. Ku shohim pyllin orbital të Erion Velijat me mbi 1 milionë pemë. Kronikat e gatshme të Veliajt me lopatë në dorë duke mbjellur një pemë me 20 kamera e 30 aparate fotografike. E ndërkohë realiteti në çdo cep të Tiranës është krejt ndryshe. Kanë mjaftuar këto 5 ditët e fundit për të kuptuar që të gjitha njësitë administrative janë të mbushura nga plehrat. Sepse kemi të bëjmë me një kryehajdut, me nja bandit që qëndron sot padrejtësisht dhe tërësisht në mënyrë imorale në krye të bashkisë së Tiranës vetëm për një arsye, se në këtë vend nuk ka drejtësi. Përherë kam qene një nga më të moderuarit kur vjen puna për të folur për SPAKU-un. Por disa të vërteta do të duhet ti themi. Pa paragjykim, pa paramenduar asgjë, vetëm bazuar në fakte. Altin Dumani para dy muajsh se disa prej krimeve të kryera nga zyrtarët e shtetit shqiptar, janë krime intelektuale . Por çfarë ka intelektuale në bonusin 8 për qind të pikëve firmosur nga Edi Rama për një kompani që nuk egziston. Si mund të quash krim intelektual firmën e Kryeministrit për një bonus 8 për qind, 8 muaj para se kompania të hapej. Ndërkohë që dy ministrat e tij, Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i mardhënieve me parlamentin i çonin shkresë zyrtare duke i thënë që kompania nuk egzistonte dhe prapë kryeministri i jepte 8 për qind bonus një kompanie që nuk egzistonte. Pse? Spese është kompani e tij dhe ku administrator dhe pronar faktik ka vendosur kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliajn. Si mund të quhet krim intelektual një krim në të cilin, për katër herë më radhë Erion Veliaj i kërkonte Ministrisë së Financave përkatësisht ministrave Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj financimin e këtij projekti dhe katër herë me radhë ata e refuzuan. Në mars të vitit 2017 Erion Veliaj me firmën e tij dhe vulën e kryetarit të bashkisë Tiranë i hapi rrugë koncesionarit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës i cili deri tani ka kushtuar ka kushtuar 132 milionë Euro. Si mund të quhen krime intelektuale këto kur janë të bazuara në dokumente me firmën dhe vulën e vete dyshes Rama – Veliaj, tha ai.
TIRANË- Anëtarja e këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Ilda Zhulali ka marrë pjesë sot në protestën e 23 para Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt. Gjatë fjalës së saj para qytetarëve, Zhulali vuri theksin te propaganda e Rilindjes dhe metoda e partisë-shtet për të zhvendosur vëmendjen nga kërkesa e llogarisë ndaj Veliajt dhe bashkisë për shpërdorimin dhe vjedhjen e taksave të tyre.
“E gjithë propaganda e Rilindjes është e përmbledhur në një fjali, urreni më shumë Saliun sesa doni më shumë vetën, famijët dhe familjet tuaja. Urreni më shumë Saliun sesa doni çerdhe, kopshte, shkolla për fëmijët tuaj. Urreni më shumë Saliun sesa të kërkoni rrugë më të pastra, urreni më shumë Saliun sesa të shqetësoheni se plehrat po na mbysin, urreni më shumë Saliun sesa të shqetësoheni se korrupsioni po na vret dita – ditës. Urreni më shumë Saliun sesa të kërkoni llogari pse nuk mblidhet parlamenti i tiranës. Urreni më shumë sesa të kërkoni llogari ku shkon Erion Veliaj, ku shkojnë takasat tuaja….kjo është skema e rilindjes, e ndërtuar mbi urrjetjen. Urrejtja nuk ka ndërtuar asnjëherë asgjë të mirë në historinë e njerëzimit. Të gjithë këta njerëz që na janë bashkuar në protestë na janë bashkuar në emër të dashurirsë, në emër të dashurisë për qytetin, për vendin. Shkunduni, mos u dorëzoni”, tha Zhulali.

TIRANË- Ka nisur protesta e 23-të para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur para godinës së bashkisë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e tjera kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D".