LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e banorëve të Bërxullës zhvendoset para Kadastrës: Një javë afat të gjendet zgjidhja, në të kundërt bllokojmë zyrat

• Banorët e Berxullës u kanë dhënë një javë afat autoriteteve për zgjedhjen e çështjes së pronave të tyre që do të shemben për t’i hapur rrugë projektit Thumanë-Kashar. • Banorët dolën sot para Kadastrës ku protestuan dhe kërkuan që tu jeoet drejtim çështjes së pronave që presin prej viteve për të marrë dokumentacionet e nevojshme. • Nëse nuk gjejnë zgjidhje, banorët thonë se protesta do të përshkallëzohet dhe se do të pengojnë punonjësit e Hipotekës të hyjnë në zyra. Ndërsa punimet në aksin Thumanë-Kashar shprehen se nuk do t’i lejojnë të zhvillohen edhe sikur tu rrezikohet jeta e të jenë të detyruar të vetëflijohen.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Banorët e Bërxullës modifikojnë Himnin e Flamurit: Ministri i Drejtësisë s’ka vegël fare!

Protesta e banorëve të Bërxullës zhvendoset para
Banorët e Bërxullës

TIRANË- Banorët e Bërxullës u kanë bërë thirrje autoriteteve përmes një Himnit të Flamurit të cilin e kanë modifikuar. Nga dyert e Kadastrës, ku u vendosën sot, një nga banoret lexoi atë që ata e quajnë ‘Himnin e Drejtësisë’.

“Himni i drejtësisë. Drejt gjykatës duke vrapuar për një dëshirë për një qëllim, o burra shpejt vraponi për të paguar, në daç të fitoni ndonjë vendim. Nga gjyqi veç ai largohet që s’ka në xhep asnjë cent. Kush është burrë nuk frikësohet, por e derdh lekun pa kursim. Megjithatë mos u ankoni, se çdo problem një zgjidhje ka, nëse një çështje do ta fitoni, s’kanë pse t’ju dhimbsen disa para. Muzika-Populli; Orkestroi-Këshilli i Lartë i Drejtësisë; Këndon- Kori i Konferencës gjyqësore; Dirigjent: Dhimi Kondi; Sponsor- Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Orkesta përbëhet si në vijim: Presidenti-Fyell me një vrimë; Prokurori i përgjithshëm – Bori partizane; Ministri i Brendshëm-Daulle; Avokati i Popullit- Dajre; Ministri i Drejtësisë-S’ka vegël fare. Është mëse e qartë se sib ëhen pazaret këtu, e ka formuluar zotëria,”- tha  ajo.

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

3 VITE ME PARE

"Këtu duhen mijëra euro që të zgjidhësh hall", banori i Bërxullës: Në emër të Zotit, mëshiruesit e mëshirëbërësit, ne do gjejmë drejtësi, është buka e gojës tonë

Protesta e banorëve të Bërxullës zhvendoset para
Banori

TIRANË- Një nga banorët e Bërxullës që proteston për pronat ka deklaruar se do ta gjejnë të drejtën e tyre, sado kohë që të kalojnë punonjësit e Kadastrës për të shqyrtuar dokumentet për pronat e tyre. Në një prononcim për mediat, banori tha tha se të arrish të bësh gjithçka që të nevojitet për të legalizuar pronën në Kadastër, duhen mijëra euro.

"Po hyjmë në muajin e shtatë të protestave. Nuk kemi qejf të bëjmë protesta, por mjer për këtë popull fukara, Bismilah Rrahman Rrahim, në emër të Zotit, mëshiruesit, mëshirëbërësit. Këtu i merret e drejta. Do ta fitojmë. Arritën të gjithë politikanët që të përfitojnë gjithçka pas komunizmit, edhe ne do të përfitojmë, do ta marrim pojesën tonë. Jemi të vonuar, shumë, shumë të mërzitur. Ndaj mos t'i shkojë mendja kurrë këtyre pushtetarëve, kurrë këtyre qeveritarëve që ne nuk do të fitojmë. Këtu është buka e gojës e të gjithë zonës. Unë jam një nga ata persona që pres prej 6 vitesh dokumentin. Dhe kur shkoj me thonë 'po unë letrat e tuaja i kam kap me mijëra herë'. Po pse s'mi ke bërë, s'të ka ardhur radha. Këtu duhen mijëra, mijëra euro që të gjesh zgjidhje,"- tha ai ndër të tjera. 

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës protestojnë para Hipotekës: Nuk e lëmë rrugën të bëhet edhe sikur të na zhdukin të gjithëve

Protesta e banorëve të Bërxullës zhvendoset para
Banorët e Bërxullës

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sot të protestojnë para Hipotekës. Në një prononcim për mediat, një prej banorëve thotë se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të ndërtohet rruga. Ai tha se sot kanë dalë para Hipotekës pasi u është sosur durimi duke protestuar në Bërxullë, ku asnjë nga pushtetarët nuk po u jep përgjigje. 

"Prej disa kohësh titujt e pronësisë tona qëndrojnë në sirtarë dhe nuk na i japin. Më vjen një përgjigje dhe ku thuhet; se ju nuk mund ta merrni pronësinë, pasi shtëpia nuk ka çati. I bëj thirrje drejtorit të ri të Hipotekës, dhe zonjës Dallëndyshe që të vihen në lëvizje. Që të zhvillohet rruga pa na dhënë neve titujt e certifikatës së pronësisë, s’do bëhet. Ne rrugën nuk do e lëmë të zhvillohet, sikur të na zhdukin të gjithëve. Po na soset durimi. Mirë që nuk kanë marrë asnjë masë për të nisur dëmshpërblimet e banesave, dhe të akomodoheshin diku, por s’kemi as titujt e pronësisë,"- tha banori. 

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

banoret e berxulles

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale