LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Prokuroria sekuestron 50 mln euro pasuri/ Si e pësuan dy biznesmenët shqiptarë, në 'valle' dhe gratë e tyre

• Prokuroria Tiranë ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të 7 personave, të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike. • Mësohet se pasuritë e sekuestruara i përkasin Kristian Bocit dhe Elman Abules si dhe personave të tjerë të lidhur me to. • Sipas prokurorisë, në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. • Boçi rezulton i dënuari për drogë në Belgjikë dhe teksa kishte krijuar një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte para. • Çifti i bashkëshortëve Kristian dhe Drilona Boçi janë të njohur në mediat sociale për jetën e tyre të luksit. • Çifti ekspozon shpesh makinat luksoze apo pushimet në vendet më të shtrenjta. • Menjëherë pas lajmit, Kristian Boçi bëri një reagim në rrjetet sociale duke thënë se nuk i ka hyrë në hak vendit të tij as me tendera dhe as krime apo poste.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Sekuestrimet e pasurisë së Kristian Boçit/ Çfarë paralajmëroi trafikanti Arbër Çekaj, i përfshirë në trafik kokaine

Prokuroria sekuestron 50 mln euro pasuri/ Si e pësuan dy biznesmenët
Arbër Çekaj

TIRANË- Sekuestrimi i pasurive të Kristian Boçit dhe gruas së tij Drilona Boçit ka bërë shumë bujë në publik. Por në fakt ka pasur kohë që Boçi dyshohej si i përfshirë në rrjet kriminal. Ka qenë biznesmeni i arrestuar Arbër Çekaj, i cili përmendi emrin e Boçit në vitin 2018 së bashku me Lul Morinën, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Sipas Çekajt, Boçi dhe Morina ishin dy koka që fshihen pas trafikut të kokainës nga vendet Amerikës Latine drejt Evropës. Por avokatët e Çekajt e mohuan këtë pretendim. 

Ndërkohë që sipas Prokurorisë, Boçi rezulton i dënuari për drogë në Belgjikë dhe teksa kishte krijuar një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte para. Sipas prokurorisë, personat në fjalë kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që Boçi bëri një reagim në rrjetet sociale duke thënë se nuk i ka hyrë në hak vendit të tij as me tendera dhe as krime apo poste.

2 VITE ME PARE

FOTO/ "Zoti e bekoftë vendin tim, për sa jetoj do bëj veç mirë", Prokuroria u sekuestroi pasuritë, kush janë çifti i njohur në rrjetet sociale që reklamonin jetën luksoze

Prokuroria sekuestron 50 mln euro pasuri/ Si e pësuan dy biznesmenët
Drilona dhe Kristian Boçi

TIRANË- Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro në pronësi të Kristian, Drilona dhe Ender Boçit, si dhe të disa personave të tjerë. Çifti i bashkëshortëve Kristian dhe Drilona Boçi janë të njohur në mediat sociale për jetën e tyre të luksit.

Çifti ekspozon shpesh makinat luksoze apo pushimet në vendet më të shtrenjta. Gjthashtu Boçi shpesh shfaq anën e tij familjare në videot e rrjeteve sociale ku poston prindërit dhe familjen e tij.

Një tjetër anë e biznesmenit është edhe ajo bamirëse, ku reflektohet në disa video ku Boçi tregon histori të ndryshme njerëzish të sëmurë dhe se si arrin ti ndihmojë me para për operacione.

Prokuroria sekuestron 50 mln euro pasuri/ Si e pësuan dy biznesmenët
postimi i Boçit

Menjëherë pas lajmit, Kristian Boçi bëri një reagim në rrjetet sociale duke thënë se nuk i ka hyrë në hak vendit të tij as me tendera dhe as krime apo poste. Boçi shprehet se sa të jetojë do të bëjë vetëm mirë.

Prokuroria e Tiranës dyshon se në këtë skemë janë përfshirë edhe bashkëshortet e personave në fjalë. Boçi rezulton i dënuar për drogë në Belgjikë dhe teksa kishte krijuar një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte para.

Sipas prokurorisë, personat në fjalë kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.

2 VITE ME PARE

EMRAT/ Të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, Prokuroria Tiranë sekuestron 50 milionë euro pasuri të 7 personave

Prokuroria sekuestron 50 mln euro pasuri/ Si e pësuan dy biznesmenët
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria Tiranë ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të 7 personave, të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se pasuritë e sekuestruara i përkasin Kristian Bocit dhe Elman Abules si dhe personave të tjerë të lidhur me to. Sipas prokurorisë, në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre.

Boçi rezulton i dënuari për drogë në Belgjikë dhe teksa kishte krijuar një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte para. Sipas prokurorisë, personat në fjalë kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., E. B. dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.

Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Shtetasi E. A. rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi E. A. ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve E. A. dhe K. B., apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkoi:

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” në total për 14 shoqëri tregëtare;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F.......” shpk:

- Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;

- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;

- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;

- Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K. B., si më poshtë:

- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

- Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

- Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

- Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;  

- Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

- Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

- Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:

- Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;

- Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe

- Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë.

kristian boci drilona boci elman abules

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet