Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Banorët e Bërxullës zhvilluan ditën e sotme në ambientet e jashtme të kryeministrisë protestë në lidhje me projektin e rrugës Thumanë-Kashar, nga i cili preken 20 banesa dhe 30 hektarë tokë në këtë Njësi Administrative. •Banorët kërkojnë nga qeveria më shumë informacion në lidhje me projektin dhe kompensim me vlerën e tregut. •Një prej banoreve që preket nga projekti tha se shpërblimi që pritej të merrte për banesën është 4 milionë lekë, një shifër tepër u ulët me vlerën reale të pronës së saj. •Një tjetër protestuese deklaroi se qeveria duhet të bie dakord me kërkesat e banorëve dhe akuzon firmën ndërtuese Gener 2 se ka nisur punimet pa miratimin e projektit nga qeveria.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Banorët e Bërxullës, kanë zhvilluar një protestë përballë Kryeministrisë duke kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Ata shprehet se projekti është i manipuluar. Kryeplaku i fshatit gjithashtu ka thënë se projekti është manipuluar.
“Nuk ka asnjë leje ndërtimi të dhënë për këtë segment rruge, këtë përgjigje na kanë dhënë. Ndërsa Bashkia e Vorës na thotë kërkesën ia kemi dorëzuar institucioneve përkatëse, por se kush janë këto institucione nuk e morëm vesh. Unë që jam kryeplak fshati nuk kam asnjë dijeni edhe pse kemi dëgjuar në zonë para 5 vitesh që do të zhvillohet një rrugë në këtë segment. Por para 4 vitesh kam kërkuar projekt rruge, por më është thënë që nuk ka projekt sepse ata i ndërrojnë projektet si duan. Bashkia nuk ka asnjë fuqie për ta ndaluar firmën. Projekti i parë , nuk preket banesa, sot ky projekt kërceu ylberin dhe doli këtu. Ta gjejnë ata si e kërcu….Është bërë me një qark të shkurtër. Duke filluar nga njësuar vendore e bashkia… Sot aktualisht preken 20 banesa…Në fshatin tonë shkojnë edhe 70 banesa që preken. Si i bëri këto devijimi shteti. E çoi dhe e përplasi tek fshatarët pa i vënë në dijeni. Ne na kanë shitur tek koncensionari duke manipuluar dhe duke gjetur hallexhiut e shkretë dhe duke i bërë kontrata abuzive i çojnë me noter natën në shtëpi”, tha kryeplaku.
Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.
TIRANË- Një prej qytetarëve që preket nga ndërtimi i projektit Thumanë-Kashar-Fier është shprehur për mediat se kryeministri dhe ministrat nuk ka denjuar t'i takojë. Përballë kryeministrisë, banori thotë se do të mbrojnë banesat e tyre dhe nuk do të lejojnë vijimin e projektit që sipas tyre është pa plan.
'Sot që ne flasim, autoriteti kombëtar i zhvillimit është në drejtim të kryeministrit. Ne këkojmë që të dëmshpërblehemi sipas ligjit. Kjo firmë duhet të bënte publike projektin. Shumën sa është, afatin e fillimit dhe përfundimit, nuk ka afat rruge. Sot nuk gjen një tabelë se si do bëhet kjo rrugë. Pa projektin e rrugës, a do ketë mbikalime, ne nuk do ta lemë gjallë. Jam 60 vjeç, as nuk u zhvillova, kur paligjshmëria bëhet kështu, drejtësia duhet të jetë detyrim. Sa nuk është la ajo rrugë me gjak, kryeministri bashkë me ministrin duhet të zbresin në terren. Nuk kam asgjë me firmën se paligjshmërinë e kanë bërë këto. Nuk do e lejojmë rrugën që të bëhet. Protesta e radhës është nesër në Parlament. Do ti vijmë të gjithë atyre që votojnë ligje ditën dhe i shkelin natën. të gjithë ato zotni që ngrejnë kartone, për çfarë i votojnë. Të gjithë mediat botërore duhet ta marrin vesh se çfarë po ndodh këtu.
Mua vetëm prefekti i Tiranës më ka thirrur. Pres nga ai përgjigje. Nesër jemi në Parlament. Do të publikojmë me video zhvillimin e rrugës dhe si kanë abuzuar firmat. Kërkojmë vlerën e pronës sipas tregut, duam certifikimin e pronave. Duam mbikalime dhe rrugë dytësore. Nuk dimë a do ketë mbikalime apo dykalime.'- u shpreh një prej qytetarëve, që preket nga projekti.
Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.
TIRANË- Banorët e Bërxullës protestuan ditën e sotme përballë kryeministrisë për projektin e rrugës 'Thumanë-Kashar-Fier'. Me pankarta në duar, ata kërkuan takim me kryeministrin Edi Rama.
'Mbrojmë pronat tona' është thirrja e qytetarëve të cilët vijojnë protestat prej shumë kohësh në zonën e tyre.
'Do i mbrojmë me gjak shtëpitë tona'- thonë atë.
Ata njëzëri me tonë të forta janë shprehur kundër shembjes së banesave të tyre. Sipas tyre bëhet fjalë për 50 banesa që preken nga ky projekt si dhe 30 hektarë tokë. Po ashtu ata pohojnë se nëse ndodh të rimbursohen, duhet të bëhet sipas ligjit.
'Unë që jam kryeplak fshati nuk kam asnjë dijeni. Për këtë kemi dëgjuar para 5 vitesh që do bëhet rrugë. Nuk ka projekt rruge, se ato janë ndryshuar sa herë që u ka dashur qejfi oligarkëve'-tha për mediat kryeplaku i fshatit.