Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
•Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë pasi kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar, ku do të prishen banesat. •Në tubimin e sotëm, ata kanë marrë edhe fëmijët e tyre. •Ata kanë bllokuar edhe një segment të rrugës. •Njëri prej banorëve nuk u ndje mirë, duke humbur ndjenjat. •Shumë prej familjeve thonë se përgjegjësitë nuk kanë informuar se çfarë do të ndodhin me shtëpitë e tyre. •Të tjerët nuk kanë vlerën e tyre të shpronësimit për banesat dhe tokën.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesta e sotme e banorëve të Bërxullës është shoqëruar me tensione. Një prej banorëve që doli në protestë kundër projektit ‘Thumanë-Kashar’, i ka rënë të fikët në mes të rrugës. Ndërkohë në vendngjarje nuk ka ambulancë. Ai po transportohet në spital me një automjet policie.
Banori u fut pa ndjenja në makinën e efektivëve dhe i shoqëruar nga një person tjetër që po merrte pjesë në protestë po dërgohet në spital.
Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë./Dosja.al
TIRANË- Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish ditën e sotme në protestë kundër ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar. Ata janë përplasur me policinë ndësa kanë bllokuar njërin aks të rrugës së Rinasit.
“Shteti të na japë përgjigje”, thotë një banore.
Ndërkohë policia ka ndërhyrë për t’i larguar nga rruga.
“Mos të na prekë njeri me dorë”, i drejtohen banorët efektivëve të policisë.
Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë./Dosja.al
TIRANË- Banorët e Bërxullës po protestojnë ditën e sotme në shenjë kundërshtie për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Këtë radhë, banorët kanë marrë në tubim edhe fëmijët e tyre, ndërkohë që këta të fundit kanë bojkotuar sot shkollën.
Këta të fundit me pankarta në dorë me mbishkrime ‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, etj,. kanë bllokuar rrugën.

Në vendngjarje ka prani të madhe të forcave policore./Dosja.al