LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Projektbuxheti i 2026/ Rreth 9 miliard euro: 100 mln euro për pensionet, 130 mln euro shtesë nga rritja e pagës minimale! Ekonomia rritet me 4%

• Qeveria ka parashikuar një buxhet prej 8.8 miliardë eurosh për vitin 2026, me fokus të veçantë në rritjen e shpenzimeve sociale dhe investimeve publike. • Sipas projektparashikimeve, 100 milionë euro do të përdoren për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro janë destinuar për rimbursimin e medikamenteve. • Fondi i rindërtimit do të arrijë në 50 milionë euro. • Të ardhurat buxhetore planifikohen në 823 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet totale në 886.7 miliardë lekë, duke prodhuar një deficit prej 63.7 miliardë lekësh. • Për kontratat koncesionare, janë parashikuar 120 milionë euro, një ulje e lehtë krahasuar me vitin aktual. Investimet publike për vitin 2026 do të përbëjnë 6.5% të PBB-së, ose rreth 179.6 miliardë lekë, përfshirë fondet e rindërtimit dhe financimet e pritshme nga plani i rritjes me BE-në. • Në trevjeçarin 2026–2028, qeveria synon të sigurojë burimet për rritjen e pensionit minimal në 200 euro dhe atij mesatar në 400 euro në muaj. • Po ashtu, buxheti mbulon efektet e rritjes së pagës minimale në 50 mijë lekë dhe parashikon për herë të parë indeksimin e pagave në administratën publike me 2.5%, duke hyrë në fuqi më 1 janar 2026. • Në vijim, për vitin 2028, pritet që paga minimale të arrijë në 60 mijë lekë, e shoqëruar me indeksim të pagave të administratës sipas inflacionit të pritshëm. 

6 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Projektbuxheti i 2026: Drejtësia më shumë të ardhura vitin që vjen, kryeson KLGJ me rritjen më të madhe me 68 mln euro! Si renditen SPAK, KLP e KPA

Projektbuxheti i 2026/ Rreth 9 miliard euro: 100 mln euro për pensionet,
Foto ilustruese

TIRANA- Në projektbuxhetin e vitit 2026, shumica e institucioneve të drejtësisë parashikohen të kenë rritje të fondeve, në përputhje me nevojat për forcimin e sistemit gjyqësor dhe hetimor. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) rezulton institucioni me rritjen më të madhe buxhetore, duke përfituar 68 milionë euro, ose rreth 12 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të ketë një shtesë fondesh, me buxhetin që arrin në 21 milionë euro, nga 18.8 milionë euro në vitin 2025.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të kenë një rritje të lehtë të buxhetit, ndërsa disa institucione të tjera të sistemit, si Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), parashikohen të kenë ulje të vogël të fondeve në krahasim me vitin e kaluar.

7 MUAJ ME PARE

Projektbuxheti i 2026: Rreth 180 miliardë lekë për investime publike, shëndetësia buxhet prej 820 mln eurosh

Projektbuxheti i 2026/ Rreth 9 miliard euro: 100 mln euro për pensionet,
Foto ilustruese

TIRANA- Në projektbuxhetin e vitit 2026, fondet më të larta i janë akorduar Ministrisë së Shëndetësisë, e cila do të ketë një buxhet prej 820 milionë eurosh, me një rritje prej 20 milionë eurosh krahasuar me një vit më parë. Po aq është edhe rritja për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të administrojë një fond prej 770 milionë eurosh.

Ndër ministritë me rritjen më të madhe të fondeve renditet Ministria e Mbrojtjes, e cila për vitin 2026 do të ketë në dispozicion 589 milionë euro, nga 487 milionë euro që kishte në 2025, një shtesë prej 100 milionë eurosh.

Në relacionin shoqërues të buxhetit theksohet se kjo rritje synon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura, përmirësimin e infrastrukturës ushtarake, pajisjen me armatim të ri në përputhje me standardet e NATO-s, si dhe pjesëmarrjen më aktive në misionet ndërkombëtare. Po ashtu, parashikohet forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave civile dhe rritja e transparencës dhe integritetit në Forcat e Armatosura.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë do të ketë një buxhet prej 162 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 14 milionë eurosh në krahasim me vitin 2025.

Nga ana tjetër, disa institucione do të kenë ulje të lehtë të fondeve, si Presidenca, me 5.9 milionë euro nga 6 që kishte më parë, dhe Kuvendi, me 19 milionë euro nga 20. Në të kundërt, Kryeministria do të ketë një rritje prej 3.4 milionë eurosh, duke përfituar një buxhet total prej 12.5 milionë eurosh për vitin e ardhshëm.

Në këtë projektbuxhet të vitit të ardhshëm, qeveria ka planifikuar që investimet publike të arrijnë në 179.6 miliardë lekë, ose 6.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo shumë përfshin edhe 5 miliardë lekë nga fondi i rindërtimit, si dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme nga Plani i Rritjes me Bashkimin Evropian, të cilat do të realizohen mbi bazë projektesh konkrete.

7 MUAJ ME PARE

Projektbuxheti i vitit 2026: Nga 1 janari paga minimale shkon 50 mijë lekë, 100 mln euro për rritjen e pensioneve

Projektbuxheti i 2026/ Rreth 9 miliard euro: 100 mln euro për pensionet,
Foto ilustruese

TIRANA- Qeveria ka vendosur që nga 1 janari 2026 të hyjë në fuqi rritja e pagës minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë në muaj. Sipas projektbuxhetit të 2026, në të njëjtën masë do të rritet edhe paga maksimale e tatueshme, e cila aktualisht është 176,416 lekë, duke arritur në 186,416 lekë.

Sipas të dhënave të administratës tatimore, kjo masë pritet të sjellë një efekt pozitiv prej rreth 9 miliardë lekësh në të ardhurat e buxhetit të shtetit, ku 7.6 miliardë lekë do të vijnë nga kontributet shoqërore dhe 1.4 miliardë lekë nga kontributet shëndetësore.

Gjithashtu, për vitin 2028 janë parashikuar efektet buxhetore të rritjes së pagës minimale në nivelin 60 mijë lekë në muaj, e shoqëruar me indeksimin e pagave në administratën publike me inflacionin e pritshëm të vitit paraardhës.

Në shifrat e bëra publike, qeveria planifikon të japë 100 milionë euro për rritjen e pensioneve, e cila pritet që bëhet sipas skemës së re së pensioneve. Si edhe 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e ilaçeve, e fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro. 

7 MUAJ ME PARE

Projektbuxheti i 2026! Kontratat PPP marrin 120 mln euro, 10 mln euro shkojnë për incenetarorin e Tiranës

Projektbuxheti i 2026/ Rreth 9 miliard euro: 100 mln euro për pensionet,
Foto ilustruese

Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas të dhënave të tabelës, totali i fondeve për këto projekte zbret nga 13.9 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 12.08 miliardë lekë në vitin 2026. Kjo përfaqëson një tkurrje prej afro 1.85 miliardë lekësh, ose rreth 13.3% më pak

Në Ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë, financimet për projektet ekzistuese mbeten thuajse të pandryshuara. Ndër projektet kryesore, kontrata për ndërtimin dhe operimin e Rrugës së Arbrit ruan nivelin e financimit prej 3.36 miliardë lekësh, ashtu si në vitin 2025, ndërsa shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve parashikohen 660 milionë lekë.

Projekti për portin e jahteve në Orikum mbetet në 860 milionë lekë, pa ndryshim nga viti paraardhës.

Për dy kontrata kryesore pritet të ulen. Programi i check-up-it për popullsinë 35–70 vjeç parashikohet të financohet me 699.8 milionë lekë në vitin 2026, nga 876 milionë lekë në 2025, ndërsa pagesat për shërbimin e doganave ulen lehtë nga 1.52 në 1.5 miliardë lekë.

Rënia më e madhe regjistrohet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Projekti i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë dhe shërbimeve të dezinfektimit pëson një tkurrje drastike, duke zbritur nga 1.9 miliardë lekë në 2025 në vetëm 500 milionë lekë në 2026.

Koncesioni për shërbimet laboratorike në pesë spitale rajonale arrin në 2 miliardë lekë nga 1,9 miliardë ketë vit.

Në nivel vendor, projektet e Bashkisë Tiranë, që përfshijnë ndërtimin e shkollave dhe programet për eficiencën e energjisë, pësojnë gjithashtu rënie të moderuar. Financimet për ndërtimin e shkollave ulen nga 707.5 milionë lekë këtë vit në 685.2 milionë lekë./ Monitor

7 MUAJ ME PARE

Projektbuxheti i 2026: Priten rreth 130 mln euro shtesë nga rritja e pagës minimale dhe Paqja Fiskale

Projektbuxheti i 2026/ Rreth 9 miliard euro: 100 mln euro për pensionet,
Foto ilustruese

Në projektbuxhetin 2026, Ministria e Financave parashikon shtim të të ardhurave me rreth 130 mln euro nga rritja e pagës minimale (nga 40 mijë lekë që është aktualisht në 50 mijë lekë) dhe zbatimi i projektligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe doganore”.

Ministria e Financave, paralelisht me projektbuxhetin 2026, ka hartuar Paketën Tatimore 2026, e cila përfshin ndryshime që nga rritja nga 1 janari 2026 i pagës minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, dhe në të njëjtën masë do të rritet edhe paga maksimale.

Efekti pozitiv në të ardhura pritet të jetë rreth 9 mld lekë sipas relacionit të projektbuxhetit.

Zbatimi i projektligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” pritet të sjellë në total rreth 3.7 mld lekë të ardhura shtesë.

Në relacion theksohet se për zbatimin e projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” nëpërmjet të cilit synohet kompensimi i fermerëve për TVSH-në në masën 10% efekti fiskal i këtij ndryshimi vlerësohet në rreth -1.5 mld lekë, si rezultat i uljes së të ardhurave nga TVSH për periudhën e zbatimit.

Nga zbatimi i projektligjit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim fitim 5% nga 15% që është aktualisht Ministria e Financave nuk ka parashikuar efektet të të ardhurat, pasi këto të ardhura neutralizohen nga tatimi mbi fitimin kapital që do të paguhet në momentin e shitjes së pasurisë së paluajtshme të rivlerësuar.

Paketa Tatimore për vitin 2026 përmban një sërë projektligjesh me ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhura. Më poshtë paraqiten projektligjet kryesore:

Ky projektligj përcakton kushtet për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore të papaguara ndaj administratës tatimore qendrore, si në sistemin tatimor elektronik “e-Tax”, ashtu edhe jashtë tij, si dhe detyrimet e pagueshme në doganë.

Qëllimi i projektligjit është të lehtësojë subjektet që kanë detyrime të akumuluara, duke krijuar mundësi për rikthimin e tyre në përputhje me kërkesat ligjore dhe duke përmirësuar nivelin e arkëtimeve në buxhetin e shtetit.

Sipas parashikimeve për vitin 2026, zbatimi i këtij ligji pritet të sjellë në total rreth 3.7 miliardë lekë të ardhura.

Ky projektligj synon të krijojë mundësi për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme në vlerën e tregut, me qëllim nxitjen e formalizimit të tregut të pronave dhe rritjen e transparencës fiskale.

Përmes këtij procesi, pritet të realizohen të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit, si dhe të sigurohet një bazë më e drejtë tatimore për tatimin mbi fitimin nga shitja e pasurive të paluajtshme në të ardhmen.

Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”

Projektligji parashikon rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, duke synuar krijimin e një kuadri ligjor të posaçëm për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të individëve dhe personave juridikë.
Ky proces ofron një instrument ligjor dhe fiskal për përafrimin e vlerës së pronave me vlerën aktuale të tregut, në kushtet kur çmimet e pasurive të paluajtshme janë në rritje dhe po rishikohen çmimet e referencës.

Sipas projektligjit, norma e rivlerësimit është përcaktuar në 5% dhe do të zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026.
Për vitin 2026 nuk janë parashikuar të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit nga ky proces, pasi këto të ardhura neutralizohen nga tatimi mbi fitimin kapital që do të paguhet në momentin e shitjes së pasurisë së paluajtshme të rivlerësuar.

Ky projektligj ka si qëllim mbështetjen dhe lehtësimin e prodhuesve bujqësorë (fermerëve) përmes rishikimit të skemës së kompensimit të tyre.

Ndryshimet parashikojnë prezantimin e një norme dhe procedure të re kompensimi për prodhuesit bujqësorë, me synimin që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) të paguar për blerjen e mallrave dhe shërbimeve që përdoren në funksion të aktiviteteve të tyre prodhuese bujqësore.

Ky ndryshim synon të rrisë likuiditetin e fermerëve, të nxisë formalizimin e sektorit bujqësor dhe të forcojë zinxhirin e furnizimit në tregun vendas.

Efekti fiskal i këtij ndryshimi vlerësohet në rreth -1.5 miliardë lekë, si rezultat i uljes së të ardhurave nga TVSH për periudhën e zbatimit.

Rritja e pagës minimale dhe maksimale nga janari 2026

Nga 1 janari 2026 do të rritet paga minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, dhe në të njëjtën masë do të rritet edhe paga maksimale.

Bazuar në të dhënat e administratës tatimore, efekti pozitiv në të ardhura pritet të jetë rreth 9 miliardë lekë, nga të cilat rreth 7.6 miliardë lekë do të vijnë nga kontributet shoqërore dhe rreth 1.4 miliardë lekë nga kontributet shëndetësore./ Monitor

7 MUAJ ME PARE

ZBARDHET projektbuxheti i 2026! Rreth 9 miliardë euro shpenzime, ekonomia pritet të rritet me 4%

Projektbuxheti i 2026/ Rreth 9 miliard euro: 100 mln euro për pensionet,

Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6.8% më shumë se akti i fundit normativ.

Shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6.7% në krahasim me aktin e fundit normativ.

Deficiti buxhetor është parashikuar 63 miliardë lekë nga 61 miliardë në aktin e fundit normativ.

Programimi i të ardhurave për vitin 2026 mbështet synimet e Ministrisë së Financave për rritjen e të ardhurave, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

Ky program bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi, si dhe në faktorët që do të ndikojnë në këtë periudhë dhe risqet e mundshme që mund të shfaqen.

Në programimin e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat për vitin 2026 janë marrë në konsideratë faktorët kryesorë me ndikim në buxhet, përfshirë efektin e rritjes ekonomike dhe të indeksit të çmimeve, efektet e politikave të vjetra dhe të reja tatimore e buxhetore, si dhe efektet nga zbatimi i masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit (SAA) 2024–2027, të shoqëruara me masa ligjore antishmangie me qëllim rritjen e nivelit të pajtueshmërisë vullnetare të tatimpaguesve me ligjin.

Në vitin 2026, të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” parashikohen të jenë 531,137 milionë lekë, me një rritje prej 31,516 milionë lekësh krahasuar me të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” sipas Aktit Normativ, ose me një rritje prej 6.3%.

Të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore parashikohen të jenë 196,967 milionë lekë, me një rritje prej 20,165 milionë lekësh krahasuar me të ardhurat nga kontributet sipas Aktit Normativ, ose me një rritje prej 11.4%.

Shpenzimet 8,9 miliardë dollarë, rritje 6.7%

Totali i shpenzimeve publike për vitin 2026 është planifikuar 886.7 miliardë lekë ose 31.9% e PBB.

Shpenzimet e personelit për vitin 2026 reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, koston e plotë të indeksimit të pagave në nivelin 2.5% si dhe efektet e hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj. Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë lekë.

Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike në nivel qendror për 87,112 punonjës planifikohen në masën 140.1 miliardë lekë ose 5% e PBB.

Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 64.2 miliardë lekë ose 2.3% të PBB, duke përfshirë në të dhe një rezervë prej 6.3 miliardë lekë për të mitiguar risqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit, kursit të këmbimit etj.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2026 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), janë parashikuar në masën 81 miliardë lekë ose rreth 2.9% e PBB-së.

Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore si: skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajtja e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe siguria kibernetike, programet e nxitjes së punësimit, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për arsimin dhe sportin.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2026 janë parashikuar në masën 97.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 9% krahasuar me buxhetin e vitit 2025. Këto shpenzime përfaqësojnë 3.52% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 3.4% që përfaqësonin në vitin 2025 dhe 2.3% në vitin 2015.

Transferta e pakushtëzuar për vitin 2026 është parashikuar në vlerën 27.8 miliardë lekë, që përbën një rritje prej 1.6 miliardë lekësh ose rreth 6% më shumë se në vitin 2025. Krahasuar me vitin 2015, si viti para zbatimit të reformës administrativo-territoriale, kjo transfertë është rritur me 15.5 miliardë lekë, ose më shumë se dyfish.

Përveç transfertës së pakushtëzuar, në vitin 2026 parashikohen edhe këto fonde shtesë:

Në total, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor në vitin 2026 do të arrijë në 47.3 miliardë lekë, nga 43.1 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 4.2 miliardë lekësh ose 9.7%.

Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 286.6 miliardë lekë.

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2026 parashikohet në masën 204.1 miliardë lekë ose 7.3% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 1.65 miliardë lekë dhe 10 miliardë lekë për bonusin mujor për pensionistët. Ndërsa shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2026 janë parashikuar në masën 67.3 miliardë lekë ose 2.4% e PBB.

Për vitin 2026, në buxhetin e FDSKSH është planifikuar një shtesë prej 1.5 miliardë lekësh, respektivisht 500 milionë lekë për rimbursimin e barnave onkologjike në shërbimin parësor dhe 1 miliardë lekë për shërbimin spitalor për sigurimin e barnave onkologjike.

Së fundi, shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve parashikohen në total në masën 3.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

Shpenzime të tjera sociale përfshijnë fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, ndihmës ekonomike, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve:

Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 2.45 miliardë lekë ose rreth 0.1% e PBB. Subvencionet shtetërore për vitin 2026 janë përqendruar në financimin e skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjen e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve bazuar në performancën e tij, si dhe në mbulimin e një pjese të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore dhe veprimtarisë së shërbimeve qeveritare.

Krahasuar me vitin 2025, ky zë shoqërohet me një rritje prej 500 milionë lekësh, ku 450 milionë lekë i alokohen subvencionit për programet e nxitjes së punësimit për të përmbushur angazhimet në kuadër të Planit të Rritjes me BE, si dhe për përballimin e efektit të indeksimit të rritjes së pagës minimale.

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE).

Në planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.

Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2025, vëllimi i investimeve publike në vitin 2026 parashikohet me rreth 15.5 miliardë lekë më shumë.

Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2026 planifikohet në masën 2.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

Deficiti 63 miliardë lekë

Deficiti buxhetor për vitin 2026 planifikohet të qëndrojë në nivelin 2.3% të PBB-së, duke ruajtur të njëjtin nivel me atë të pritshëm për vitin 2025. Balanca primare pritet të rezultojë e balancuar në vitin 2026, në zbatim të rregullit fiskal të parashikuar në LOB, i cili përcakton se duke filluar nga viti buxhetor 2024 e për çdo vit në vijim, balanca primare nuk mund të rezultojë negative (pra, të jetë së paku e balancuar ose pozitive).

Balanca korrente fiskale (diferenca ndërmjet investimeve publike dhe deficitit fiskal) do të jetë pozitive edhe gjatë vitit 2026, në nivelin 4.2% të PBB-së, nga 3.8% që pritet të jetë në vitin 2025, në përputhje me rregullin përkatës fiskal (rregullin “e artë” të buxhetit).

Gjithashtu, borxhi publik bruto do të vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin përkatës fiskal (rregullin “borxh-frenues” të qëndrueshmërisë së borxhit publik).

Në vitin 2025 parashikohet që borxhi publik bruto të ulet në rreth 54.1% të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 53.6% në vitin 2026. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 51.0% në vitin 2028 dhe më tej në rreth 46.4% në vitin 2031./ Monitor

projekt buxheti i 2026

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje