LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i "Partizanit"! Berisha akuzohet për korrupsion (Zbardhet DOSJA)

•Ish-kryeministri dhe aktualisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është vënë nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit. •Kjo masë u ngrit pasi SPAK ka dyshime se Berisha është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. •Me kërkesë të prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dhe me aprovimin e Gjykatës së Posaçme, në pranga për të njëjtën dosje u vu Jamarbër Malltezi, i cili ndër të tjera akuzohet edhe për pastrim parash. •Malltezi u ndalua në aeroportin e Rinasit ku po priste bashkëshorten e tij që kthehej nga një vend i Bashkimit Europian. •Në vendimin e lëshuar nga gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, SPAK gjithashtu vuri në sekuestro edhe pasuritë në pronësi të Malltezit. •Detyrim për t’u paraqitur me dyshimet e përfshirjes në korrupsion, u caktua nga gjykata edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërtues dhe bashkëpronar i ndërtimeve të bëra në ish-Kompleksin “Partizani”. •Kreu i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të GJKKO për masën ‘detyrim paraqitje’ për Berishën. •Ai i quan këto veprime si sulme dhe shantazhime ndaj opozitës. •Sot Prokuroria e Posaçme ka publikuar zyrtarisht akuzat që rëndojnë mbi Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. •Sipas SPAK, Malltezi në cilësinë e investitorit, nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit ka përfituar në mënyrë të paligjshme 5,4 milionë euro. •Ndërsa sipas SPAK, Sali Berisha, asokohe kryeministër, ka miratuar ligje sipas nevojave të dhëndrit të tij. •Hetimet për këtë dosje nisën pas kallëzimit të bërë në SPAK në 2020-ën nga Taulant Balla, sot ministër i Brendshëm, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. •Në kallëzim Balla pretendonte se ish-kompleksi Partizani u privatizua në vitin 2009 në dëm të interesave të shtetit me një çmim më vogël se reali.

27 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

DOSJA "Partizani"/ Flamur Noka publikon dokumentin: Lejen e ndërtimit Malltezit ja ka dhënë vetë Edi Rama, jo Berisha

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Sali Berisha dhe Flamur Noka

TIRANË- Deputeti Flamur Noka shprehtet se Sali Berisha nuk e ka ndihmuar dhëndrin e tij, Jamarber Malltezin, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. 

Noka me anë të një postimi në Facebook ka zbuluar prova, ku sipas tij lejen e ndërtimit në atë truall e ka dhënë vetë Edi Rama.

"Heqjen nga kompleks sportiv dhe kalimin ne truall të pronës së Ish-klubit Partizani (prone e vjeter e 5 Familjeve te medha te Tiranes)e ka dhene Edi Rama …Lejen e ndertimit Jamarber Malltezit ja ka dhene Edi Rana e jo Sali Berisha…Ja fotokopja e lejes Ndertimit…. Prove e jo dokerr alla Millonai…"-shkuan Noka.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al

2 VITE ME PARE

Dosja prej 200 faqesh nxjerr detaje të reja për Berishën: Urdhëroi funksionarët që mos të pengonin privatizimin e klubit Partizani

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Familja Berisha

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga Dosja.al në lidhje me çështjen e privatizimit të ish klubit Partizani.  Në dosje prej 200 faqesh thuhet se ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë “urdhëra konkret që mos të pengohej procesi i privatizimit”.

Sipas dosjes theksohet se Berisha gjatë qeverisjes së tij ka ushtruar kontrolle administrative me qëllim favorizimin e privatizimit për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.   

Pjesë nga dosja:

"Në rastin konkret, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime  konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin pesë familjet ish-pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.

Janë kryer veprime aktive nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e kontrolleve administrative, me qellimin e ushtrimin e presionit dhe dhenien e urdhërave konkrete për veprime që duhet të kryenin funksionarët që pengonin procesin e privatizimit, në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.

Janë kryer veprime aktive nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkeshorti i vajzës së tij, te strukturave të ndryshme te administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij.

Perfitimi i parregullt në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit Sali Berisha, ekziston dyshimi se është vetë privatizimi i objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t'u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi Jamarbër Malltezi

Përfitim i parregullt, janë ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, pavarësisht interesit publik që ekziston në lidhje me nevojen e ekzistencës së ambjenteve sportive, gje qe ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi.

Perfitimi parregullt janë të gjitha përfitimet monetare që ka marrë shtetasi Jamarbër Malltezi nga shoqëria Homeplan sh.pk para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri dhe në funksion të realizimit te interesave të pesë familjeve ish- pronare, ku përfitues i drejtëpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.

 Po kështu, nga ana e këtij shtetasi nën hetim janë kryer kontrolle administrative, që kanë rritur presionin ndaj organeve respektive, për të vijuar me procedurat e privatizimit të pronave objekt hetimi.

Veprimet e mësipërme, përmbushin elementet e anës objektive të veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

 Perfitimi i parregulit në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi është materializuar në privatizimin e objekteve sportive, të cilave i është ndryshuar destinacioni dhe janë përdorur nga ana e këtij të fundit për përfitime materiale. Në këtë kontekst, përfitim i parregullt përfshin të gjitha përfitimet monetare që ka marrë shtetasi nën hëtim Jamarbër Malltezi nga shoqëria Homeplan sh.p.k. para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, dhe fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie dhe të shpërndara në vijim, të llogaritura në total janë në shumen 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro. Vepra penale e mësipërme dyshohet se është kryer në bashkëpunim midis shtetasve nën hetim Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha, pikërisht për shkak të marrdhënies të posaçme ndërmjet tyre (dhender-vjehërr), ku i hetuari Sali Berisha ka kryer veprime për realizimin përfitimeve monetare të paligjshme të të hetuarit Jamarbër Malltezi, nëpërmjet funksioneve që ushtronte për shkak të detyrës së tij si Kryeminister i kohës.

Pavarësisht se shtetasi nën hetim Jamarbër Malltezi nuk është subjekt posaçëm, marrëveshja e dyshuar e bashkëpunimit që ka pasur me funksionarin e lartë, ish Kryeministrin Sali Berisha, e përfshin atë në fushën e veprimit të nenit 260 të K.Penal.

Ndërsa, shtetasi nën hetim Fatmir Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të "Korrupsionit aktiv te funksionarëve të larte shtetërore ose të zgjedhurve vendore parashikuar nga neni 245 i K.Penal, pasi është pikërisht ky shtetas, i cili në bashkëpunim me shtetasin nën hetim Jamarbër Malltezi, për arritjen e qëllimit, që ka qenë shfyrtëzimi territoreve sportive për realizimin e ndërtimeve, nëpërmjet shoqërisë Homeplan sh.p.k. i ka siguruar shtetasit Jamarbër Malltezi dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Po kështu, gjykata vlerëson se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi se kanë konsumuar elementet e veprave penale "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyte i K.Penal, pasi nga aktet dhe provat të trajtuara më sipër, deri në këtë fazë të hetimeve, krijohet dyshimi i arsyeshëm se: Shtetasi nën hetim Jamarbër Malltezi është paraqitur si investitor në kryerjen e punimeve për ndërtimin e bllokut tw banesave në zonat e privatizuara, ndërkohë që në të vërtetë nuk ka kryer asnjë investim, por ka kryer vetëm veprime financiare, transaksione të copëzuar, apo në cash, për të fshehur."

2 VITE ME PARE

BIRN: Prokuroria akuzon Berishën dhe Malltezin për 5.4 milionë euro përfitime të parregullta

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshortin e vajzës së tij Jamarbër Malltezi nën akuzën e korrupsionit pasiv, duke akuzuar se kanë përfituar 5.4 milionë euro përmes përdorimit të funksionit publik të ish-kryeministrit, para të dhëna nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili u mor i pandehur për pastrim parash. Ai akuzoi gjithashtu prokurorinë dhe gjykatën se duke vendosur masë sigurie kundër tij pa autorizim nga parlamenti, kanë shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.

Akuza, e cila u bë publike të shtunën përmes arrestimit të Malltezit në aeroportin e Rinasit dhe komunikimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Berishën, pritet të shkaktojë tërmet politik në Shqipëri. Berisha, njeriu që ka dominuar skenën politike të vendit për tre dekada, akuzoi prokurorinë se po bën lojë politike, duke aluduar se vendosja e tij nën akuzë lidhet me dëshirën e kryeministrit aktual Edi Rama për të eliminuar opozitën. Ai akuzoi gjithashtu prokurorinë dhe gjykatën se duke vendosur masë sigurie kundër tij pa autorizim nga parlamenti, kanë shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.

“Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje dhe ndaluar familjarët e mi si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit të plotë dhe politik, rikthimin e votës së lirë, dhe shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, do mund të frenojë, godasë aksionin opozitar,” deklaroi Berisha.

Akuzat

SPAK bëri të ditur në një njoftim për shtyp të dielën se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe përfitim, përmes Jamarbër Malltezit, të 5.4 milionë eurove që ky i fundit i ka përfituar si aksioner i kompanisë Homeplan. Sipas prokurorisë, Malltezi ka përfituar aksione dhe dividente nga kjo kompani pa investuar te ajo, gjë që ngre dyshime se aksionet janë dhënë nga Bektashi në shkëmbim të veprimeve shtetërore të ndërmarra nga Berisha në favor të kompanisë, e cila njihet për zhvillimin e një blloku të madh banimi në Tiranë.

“Shtetasi F. B. dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me shtetasin J. M. për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar shtetasit J. M., dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Berisha akuzohet se ka lehtësuar procesin e zhvillimit të zonës në fjalë, të njohur në gjuhën popullore si pallatet Kontakt ose zona e pallateve Libeskind, përmes akteve ligjore dhe nënligjore si dhe përmes ushtrimit të kontrolleve të presionit ndaj institucioneve të ndryshme qeveritare me qëllim përshpejtimin e procedurave. Me pak fjalë, Berisha akuzohet se ka përdorur pushtetin e tij si kryeministër në përfitim të bashkëshortit të vajzës.

“Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij,” vijon më tej njoftimi.

“Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore,” thotë SPAK.

Berisha iu kundërpërgjigj këtyre akuzave me një  numër argumentesh të dhënë në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së shtunës. Sipas tij, ai nuk mund të konsiderohet përgjegjës për ndryshimin e destinacionit të një zone që dikur njihej si kompleksi sportiv Partizani për shkak se vendimi për ta nxjerrë atë zonë nga lista e bazave ushtarake (Skuadra e Partizanit ka qenë strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes gjatë kohës së komunizmit), nuk është ndërmarrë prej tij. Dhe gjithashtu, sipas Berishës, vendimi për të transformuar këtë truall nga zonë sportive në truall për ndërtim është marrë nga Edi Rama nga pozicioni i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës në atë kohë.

“Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës,” deklaroi Berisha. Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzën se ka realizuar privatizimin e Klubit Partizani në favor të Malltezit duke sugjeruar se procesi i privatizimit kishte nisur nga qeveria e ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ai deklaroi gjithashtu se bashkëpronësia e Malltezit në kompanitë zhvilluese të pronës “nuk përbën shkelje” dhe as konflikt interesi pasi Malltezi nuk është pjesë e familjes Berisha në kuptimin e Kodit të Familjes apo ligjit të Konfliktit të Interesit.

“Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë,” deklaroi Berisha.

Kompania Homeplan u themelua në vitin 2008 me themelues dhe ortak të vetëm Fatmir Bektashin. Deri në vitin 2018, Bektashi rezultonte  pronar i vetëm në kompani, por në këtë vit, një kontratë e vitit 2014 u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilën, Bektashi rezulton se ka shitur 60% të aksioneve. Kontrata e shitjes, e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se Malltezi kishte blerë 35% të aksioneve të kompanisë përkundrejt vlerës nominale prej 35 mijë lekësh. Kjo duket se ka shtyrë prokurorinë të konkludojë se përfitimi i miliona eurove dividente nga kjo kompani nga ana e Malltezit përbën përfitim të paligjshëm ndërsa skema e shitjes së aksioneve me vlerë nominale përbën mekanizmin e përdorur për fshehjen e transaksionit për pagesën e përfitimit, pra mekanizmin e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Kompania Homeplan ka vijuar shitjet deri në vitin 2020. Bilanci i saj tregon se vetëm përgjatë viteve 2019 dhe 2020 ka realizuar shitje me vlerë 2.75 miliardë lekë, me fitime neto prej 310 milionë lekësh. Ajo ka deklaruar bilanc zero për vitet në vijim ndërsa në tetor të këtij viti, aksionerët kanë vendosur likujdimin e saj. Prokuroria vendosi sekuestro edhe për kompaninë Magnet IMO, e cila është nën pronësinë 100% të Jamarbër Malltezit, por ka zero të ardhura për vitet 2021 dhe 2022. Magnet IMO është pronare 50% e kompanisë KONTAKT SHPK & MAGNET IMO SHPK e cila është themeluar në vitin 2020 dhe është zhvilluese e disa pallateve të tjera në të njëjtën zonë./ Reporter.al

2 VITE ME PARE

Berisha i akuzuar nga SPAK! Basha: Të korruptuarit duhet të japin llogari, paratë të kthehen

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

TIRANË- Lulzim Basha ka reagur sot në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha. Me anë të një postimi në Facebook, Basha tha se është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Ai shton se të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë ndërsa paratë që u kanë marrë shqiptarëve të kthehen mbrapsht në të mira qytetare.

Postimi i plotë:

Sot isha në Dibër ku pash nga afër shqetësimet e tregtarëve për rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarë që, me buxhetin e vogël në dispozicion, nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre.
Ky është realiteti prej vitesh – thonë tregtarët. Kjo ka ndikuar në largimin masiv të rinisë duke pamundësuar edhe shfrytëzimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë.

Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët.

2 VITE ME PARE

Dosja "Partizani"/ Hetimi i SPAK: Lulzim Basha dha leje për ndërtimin e 17 kullave të Malltezit

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Lulzim Basha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË-  Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, siguruar nga Dosja.al, lidhur me çështjen e privatizimit të klubit "Partizani" nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në dosjen e SPAK shkruhet se Bashkia e Tiranës nga 2011 deri në korrik 2015 drejtuar nga shtetasi Lulzim Basha, e ka pajisur me leje zhvillimore për ndërtimin e 17 kullave, shoqërinë "Homeplan".

Pjesë nga Dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i

"Rezulton se nga qershori 2008 është raporti i studimeve kur bëhet fjalë për objektet e klubeve sportive dhe deri në dhjetor të vitit 2008, ka procedura e njohjes së kthimit fizik, analizës financiare dhe asaj që i nënshtrohet objektit të parablerjes, dorëzimi nga ana e saj. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mbrojtjes si dhe regjistrimet në publikun e ketij Ekonomia e Tiranes Po keshtu, Bashke Tiranes, e marre nga korriku 201 deri ne korrik 2015 nga shtetasi Lulzim Basha, e ka me leje zhvillimore per kerkesat e 17 kullave, " Homeplan". Për këtë shkak të dyshimtë mbi ekzistencën e veprës penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm korrupsionit .

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO- Malltezi në burg! Bashkëpronari i ish-kompleksit "Partizani" i veshur sportiv, shfaqet te zyrat e "Kontakt"

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Fatmir Bektashi

TIRANË- Ndërkohë që dhëndrri i Sali Berishës ndodhet pas hekurave me akuzat e korrupsionti dhe pastrimit të parave, bashkëpronari i tij te ish-kompleksi "Partizani", Fatmir Bektashi është parë pranë zyrave të "Kontakt".

Në foto e siguruar nga Voxnews, Bektashi është parë duke ecur i shpërqëndruar, i veshur me tuta sportive dhe atlete, pranë zyrave të "Konkatit", ndërsa GJKKO i ka dhënë masën e sigurisë deytrim paraqitje" dhe sekuestrimit të pasaportës për të mos lëvizur jashtë shtetit.

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i

Kontakt është kompania që dyshohet se është përdorur nga Malltezi për përfitimin dhe fshehjen e pasurive miliona euro përmes ndërtimit të komplekseve të banimit siç ishte dhe rasti i ish-kompleksit Partizani ku u ndërtuan dhjetra pallate.

2 VITE ME PARE

"Ramë dakort verbalisht", rrëfimi në SPAK i Bektashit: Malltezi e Begeja pronarët në hije të “Homeplan”

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Fatmir Bektashi

TIRANË- Jamarbër Malltezi dhëndëri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Xhimi Begeja, rezultojnë të pronarë në hije me 60 për qind të aksioneve në kompaninë e ndërtimit “Homeplan”, që ngriti 17 kulla banimi te fusha e ish-kompleksit “Partizani”.

Në materialin e siguruar nga “Ora News” del qartë se dy personat kanë një lidhje verbale me biznesmenin Fatmir Bektashi i cili ka kryer blerjet nga “Homeplan”  me llogaritje të dividentit. Eurot merreshin cash dhe në rrugë bankare. Një fakt të tillë e ka pranuar i hetuari Fatmir Bektashi, i cili gjatë marjes në pyetje në prokurori ka treguar se:

”…unë i qëndroj deklaratave të mia se shoqëria “Homeplan” u krijua që në fillim me fjalët verbale me shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ku këta persona bëjnë investitorët në ndikimin tek pronarët e tjerë që lidhin kontratat e investimit. Por vetëm në vitin 2014 mesa shoh dokumentin është i formalizuar juridikisht…”.

Në dëshminë që ai ka dhënë në SPAK, tregohet se sipas tij të gjitha dokumentet u bën nga Andia Pustina, e besuara e Jamarbër Malltezit.

“…të gjitha që lidhen me aktivitetet në shoqërinë “Homeplan” si nga ana financiare dhe juridike i kanë shtetasit dhe shtetaset Andia Pustina, Laura Pustina dhe vetëm unë i sigurt. Dua të sqaroj shoqëria “Homeplan” nuk ka pasur asnjëherë arkë çdo gjë, çdo veprim financiar dhe sipas llogarisë bankare. Edhe jashtë është evidente në të njëjtën mënyrë. Edhe në lidhje me vendimmarrjen e shoqërisë “Homeplan” nuk kam rol, pra që shpreh mendimin për vendimet e shoqërisë. Unë nuk kam marrë pjesë në procesin e vendimarrjes, por vetëm i deklaroj ato që përpilojnë Andia Pustina. Për nënshkrimin e çdo akti që lidhet me shoqërinë “Homeplan” unë shkoj tek zyra e Andia Pustinës, që ndodhet përballë librit Universitar. Mua më telefonoj Andia për të vajtur dhe për të deklaruar… ” – ka thënë Fatmir Bektashi.

Më tej gjatë dëshmisë së tij ai rrëfeu se " kur u arrit privatizimi dhe u kthyen tokat, ishte krijuar shoqëria Homeplan" si shoqëri investitore me qëllim që të ndahej investitor nga ndërtuesi. Ku ndërtues do të ishte shoqëria "Kontakt" . ” Unë kam qenë në pakicë pasi unë kam pasur vetëm 40 për qind të kuotave kurse Jamarbër Malltezin me Xhind Begene kanë një pjesë tjetër prej 60 për qind të kuotave . Jamarber Malltezi dhe Xhimi Begeja morën përsipër që të lidhin pronarët e tokës për të nënshkruar Pronarët e kompanive për të krijuar. Jamarbëri Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë futur lekë në shoqërinë “Homeplan” por kontributi i tire vetëm ishte bindja e bashkëpronarëve të tjerë për . bërë fshehtë, për të gjetur në zbulimin e ndërtimit. Jamarbëri dhe Xhimi pranuan që të shisnin me çmim të ulët objektet që ndërtonim…”.

2 VITE ME PARE

Privatizimi i klubit Partizani/ Seanca gjyqësore për Malltezin dhe Bektashin nesër, ende asnjë njoftim për Berishën

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Foto liustruese

TIRANË-Çështja e privatizimit të klubit Partizani do të nis nesër në orën 13:30, në seancën e parë gjyqësore sipas njoftimit të GJKKO-së. Seanca do të zhvillojë verfikimin e masës së sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesemit Fatmir Bektashi në lidhje me akuzën e privatizimit në ish-kompleksin Partizani.

Deri tani nuk bëhet e ditur nga procesverbali i gjykatës një njoftim për thirrjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme ?

Ish-kryeministri dhe aktualisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është vënë nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit. Kjo masë u ngrit pasi SPAK ka dyshime se Berisha është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Me kërkesë të prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dhe me aprovimin e Gjykatës së Posaçme, në pranga për të njëjtën dosje u vu Jamarbër Malltezi, i cili ndër të tjera akuzohet edhe për pastrim parash. Malltezi u ndalua në aeroportin e Rinasit ku po priste bashkëshorten e tij që kthehej nga një vend i Bashkimit Europian. Në vendimin e lëshuar nga gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, SPAK gjithashtu vuri në sekuestro edhe pasuritë në pronësi të Malltezit.

2 VITE ME PARE

“Më kërkuan të firmos ose do ndëshkohesha”/ Dëshmia e Komandatit të FA-së: Ministri më tha jepja pronën e ish-Klubit Partizani, është urdhër nga lart

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Vladimir Qirjazi

TIRANË-Një dëshmi tjetër është zbardhur në lidhje me dosjen e ish-Klubit Partizani, ajo e Vladimir Qirjazit Komandatit të Forcave të Armatosura. Në dosje është zbardhur komunikimi i tij me Ministrin e Mbrojtes së kohës Gazment Oketa, i cili i ka kërkuar që të firmosë për dhënien e pronës.

Në dosjen e SPAK thuhet ndër të tjera se në Kryeministri është gjendur një shkresë fotokopje, por jo origjinalja e datës 30.03.2009, drejtuar Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nënshkruar nga përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari.

“Megjithëse është kërkuar pranë Arkivës së Këshillit të Ministrave në Kryeministri shkresa origjinale e datës 30.03.2009 drejtuar  Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nuk është arritur të gjendet”, thuhet në dosjen e SPAK.

Pjese nga dosja

36.Me shkresën Nr. 1858 Regj. datë 02.04.2009, Gjeneral Brigade Komandant Vladimir Qiriazi, ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në lidhje me takimet e zhvilluara me Ministrin e Mbrojtjes Z. Gazmed Oketa për çështjen e dorëzimit të pronës me Nr. 11, ku në përmbajtje të shkresës ka sqaruar se, …ka informuar dhe për raste të tjera që Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarakët për të firmosur ndërkohë që ka në dispozicion Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes.

Në këtë shkresë shtetasi Vladimir është shprehur se, Ministri i ka kërkuar Vladimirit që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij.

Sqaron se, ka marrë takim me ministrin më datë 31.03.2009 në orën 18.15 dhe se eshte ballafaquar më datë 01.04.2009 rreth orës 13.00 me personelin e DMIBM shtetasit Ardian Shashaj, Roland Llazari dhe Erinda Ndroqi, Fiqiri Kupe dhe Besnik Dervishi.

37.1 pyetur përgjatë hetimit shtetasi Vladimir Qiriazi ka deklaruar se: … Une i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha “Duhet firmosur” por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri ne mase se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore….

38.Në Kryeministri, është gjendur një shkresë fotokopje (por jo origjinalja) e datës 30.03.2009, drejtuar z. Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nënshkruar nga përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari.

Megjithëse është kërkuar pranë Arkivës së Këshillit të Ministrave në Kryeministri shkresa origjinale e datës 30.03.2009 drejtuar z. Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nuk është arritur të gjendet. Gjithashtu nga këqyrja e regjistrit të korrespodencés Model Nr.1 në Kryeministri për periudhën 27.03.2009- 02.04.2009 nuk u konstatua as e regjistruar në protokoll hyrje e shkresës/ankesës date 30.03.2009.

39.Nga ana e Kryeministrisë ka patur reagim të menjëhershëm, kur me shkresën nr. 1161 prot datë 03.04.2009 të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, shtetasit Gjergj Lezhja, konceptuar nga shtetasi Ilir Kadiu dhe miratuar nga shtetasi Oerd Bylykbashi, drejtuar Komandantit të Forcës Mbështetëse shtetasit Vladimir Qiriazi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Fiqiri Kupe, është pasqyruar ndër të tjera se, është kryer një denoncim nga familjet Alimehmeti, Vaqarri, Saliaga, Begeja dhe Llagami, aktualisht pronarët ligjorë të truallit të klubit të futbollit Partizani.

40.Ministria e Mbrojtjes gjithashtu ka reaguar duke iu drejtuar me shkresën nr. 2084/2 prot datë 16.04.2009 të Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, drejtori Ardian Shashaj, Komandes Mbështetëse dhe për dijeni ministrit Gazmend Oketa, sekretarit të përgjithshëm Fiqiri Kupe ku parashtron se Komanda Mbështetëse nuk ka zbatuar urdhërin….

41.Brenda të njëjtës ditë që rezulton se është përgatitur shkresa e mësipërme, duke u njoftuar Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, rezulton se ka një reagim të menjëhershëm më datë 16.04.2009 me urdhërin Nr. 1289 Prot, nga Kryeministri Sali Berisha, mbi kontrollin tematik në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës me Nr.11, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Bashkëlidhur është programi i kontrollit i përgatitur nga drejtor Oerd Bylykbashi dhe i miratuar nga sekretari i përgjithshëm Gjergj Lezhja. Programi i kontrollit është koncept. nga Ilir Kadiu.

42.Me shkresën nr. prot (e palexueshme) datë 24.04.2009 shtetasi Gjergj Lezhja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i ka kërkuar shtetasit Vladimir Qiriazit, të verë në dispozicion të grupit të kontrollit, fotokopje të njehsuar me origjinalin, të gjithë praktikës që kanë në lidhje me pronën, në kuadër të kontrollit, nga departamenti i kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion.

43.Shtetasi Ilir Kadiu, rezulton të jetë gjithashtu një anëtar i familjeve pronare, përfituese nga pronat e ndodhura në Klubin e Futbollit dhe Klubin Shumesportesh Partizani dhe në konflikt të hapur interesi në situatën e krijuar. Për më tepër, ai vetë ka zgjedhur në procedurat përkatëse në lidhje me pronat si përfaqësues shtetasin Jamarbër Malltezi.

44.Me shkresën nr. 2205/2 regj datë 24.04.2009 shtetasi Vladimir Qiriazi i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa, ku e bën me dije se në zbatim të urdhër kontrollit të kryeministrit, Sali Berisha, nr. 1289 datë 16.04.2009, më datë 24.04.2009 në Komandën Mbështetëse janë paraqitur për të ushtruar kontroll shtetasit Ilir Kadiu dhe Saimir Struga. Vijon me parashtrimet që kjo pronë nuk është marrë në administrim nga Komanda Mbështetëse, nuk ka pasur përfaqësues në procedurat.

2 VITE ME PARE

DOSJA "Ish-kompleksi Partizani"/ Rreth 3 javë para arrestimit, Malltezi nisi likuidimin e shoqërisë 'Homeplan', nga ku përfitoi 5.4 mln euro

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
jamarber malltezi

TIRANË- Nga dosja hetimore e SPAK, kanë dalë detaje të reja ku zbulohet se Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kishin nisur punën për likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve.

Referuar dosjes së SPAK, përfitimet që Malltezi kishte marrë nga kjo shoqëri ishin në vlerën e 5.4 milionë eurove. Mësohet se pikërisht më 4 tetor 2023, pikërisht 16 ditë nga data kur GJKKO ka marrë vendimin për arrestimin e Malltezit është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status "likuidim e sipër" dhe caktim likuidatori.

"Gjykata vlerëson se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit më sipër të kryejnë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen. Gjykata arrin në këtë konkluzion, duke marrë parasysh faktin se gjatë fazës së hetimeve, të dy të hetuarit kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë për qëllim likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve. Kështu, më datë 04.10.2023 është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status "likuidim e sipër" dhe caktim likuidatori. Pas depozitimit të këtij vendimi statusi i shoqërisë Homeplan sh.p.k ka kaluar nga "Aktiv" në "Shoqëri në likuidim e sipër". Duke u bazuar në veprimet e mësipërme të realizuara nga të hetuarit, gjykata çmon se ka rrezik që të hetuarit me sipër të kryejnë krime të rënda ose të njëjta të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen." argumentohet në vendimin e GJKKO që e quan të drejtë kërkesën e SPAK për arrestinin e Malltezit", thuhet në dosje.

Në vendimin e pranimit të masës së sigurisë 'arrest me burg' merret parasysh edhe rrezikshmëria e veprave penale të korrupsionit aktiv/pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, e cila vlerësohet e lartë jo vetëm për shkak të marrëdhënieve juridike që cënon dhe sanksionit të parashikuar në dispozitat përkatëse por, edhe për shkak të përhapjes që kanë marrë kohët e fundit këto vepër penale, formën e kryerjes së tyre në formën e bashkëpunimit (të thjeshtë), pasojat e ardhura, moshën dhe gjendjen familjare të të hetuarve, gjendjen e tyre gjyqësore, në kushtet e mungesës së rrethanave lehtësuese deri në këtë fazë të hetimit "

Sipas akuzës së SPAK

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Dosja e 'Partizanit', Mediu dhe Ruli: Nuk e dinim se Malltezi ishte trashëgimtar

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Mediu dhe Ruli

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen 200 faqëshe të privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, çështje për të cilën është arrestuar dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi si dhe është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin si dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Ish-ministrat e Sali Berishës, Fatmir Mediu dhe Genc Ruli të thirrur në SPAK për hetimet për aferën e privatizimit të klubit Partizani kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se trashëgimtar ishte dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi.

I pyetur më datë 21.09.2022, shtetasi Fatmir Mediu deklaron se Komisioni i mësipërm, është ndërtuar mbi një bazë të akteve ligjore. Në kujtesën e tij, pas kaq kohësh, nuk ka dijeni se kush e ka përcaktuar përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes. Praně Ministrisë së Mbrojtjes, ka pasur një drejtori dhe sektor përkatës e cila merrej me pronat dhe kombinonte bazuar në ligj me ministritë e tjera, dhe veçanërisht me METE-n. I pyetur nëse i është kërkuar nga ndokush, qe te fillonte procedurat për privatizim ne lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, për terrenet dhe objektet e tij, deklaron se, është bazuar vetëm mbi aktet shkresore dhe ligjore ne lidhje me veprimtarinë e tij, te korrespondencave te mëparshme dhe te kohës qe ka qene ministër. Nuk ka pasur dijeni që trashëgimtar një pjese te tokës ku shtriheshin terrenet sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani, ka qene shtetasi Jamarbër Malltezi.’- ka dëshmuar Mediu.

Ruli deklaron se përshpejtimi i procedurave të privatizimit u bë pas kërkesës së pronarëve

‘11 pyetur me datë 27.09.2022 shtetasi Genc Ruli ka deklaruar: "...Pas vitit 2007 vijuam me procedurën e dytë që është vlerësimi dhe sipas ligjeve vlerësimi behej nga një komision i pavarur, me persona të licencuar dhe me një përfaqësues nga Ministria përkatëse. Përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes e caktonte normalisht Ministria e Mbrojtjes. Ekspertet u zgjodhën nga një listë e miratuar." I pyetur nëse i është kërkuar nga ndokush, përshpejtimi i procedurave të privatizimit në lidhje me këtë objekt, apo ndonjë ndërhyrje tjetër në lidhje me këtë privatizim, shtetasi Genc Ruli është shprehur se beson se pronarët kanë bërë disa letra kryesisht në vitet 2005, 2006 ku sqaronin gjendjen e pronësisë dhe për të përfituar sipas ligjit, të drejtën e parablerjes. Person tjetër nuk ka pasur. Deklaron se në atë kohë, nuk ka qenë në dijeni që një ndër trashëgimtarët e familjeve që kishin pronësi në këto territore ka qenë shtetasi Jamarbër Malltezi, por sot nga mediat e di këtë fakt. Ai e ka ditur që kanë qenë pronare katër-pesë familje, një ndër të cilat familja Begeja. Personat që nënshkruanin në emër të kësaj familje ishin kryesisht ose Fatmir ose Bashkim Begeja.’- është shprehur Ruli, para prokurorisë.

2 VITE ME PARE

"Bravo, njofto se përbën risi"/ DOSJA- Diskutimi mes Berishës dhe Rulit për privatizimin e ish-kompleksit Partizani

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Ruli dhe Berisha

TIRANË- Në dosjen 200 faqëshe të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, është edhe një bisedë mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe ministrit të kohës, Genc Ruli për ndryshimin e akteve nënligjore.

Ruli e informon Berishën për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

PJESË NGA DOSJA:

Ndërkohë që procedura e privatizimit në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, është në fazën që është përgatitur memo date 16.10.2008 nga shtetasi Nuri Sopaj, përgjegjës i sektori të shitjeve, dhe i është drejtuar drejtorit Urim Muja, duke i parashtruar se po i paraqesin për miratim proces verbalin date 15.10.2008 për dhënien e të drejtës së parablerjes, qeveria e kohës, vlerëson të bëjë ndryshime të tjera në aktet nënligjore. Konstatohet se miratohet VKM nr. 1638 datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore qe privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, ku ndryshon metodologjia d pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Në mbledhjen e diskutimit të këtij akti nënligjor ka ndodhur pikërisht ky diskutim:

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi. Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytezuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se Shqiptaret më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin Unë atyre letrave do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Sipas pikës 12 të VKM-je, ky vendim nuk do të zbatohet për praktikat që ndodhen në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, në zbatim të vendimeve të mëparshme, të cilat janë në proces dhe ndodhen në fazën kur ka përfunduar pagesa për vlerën e plotë të shitjes së tyre.

32.Megjithëse, Komisioni i Vlerësimit, në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, kishte konkluduar mendimin e tij në muajin tetor 2008, pavarësisht një pune të kryer nga strukturat shtetërore me urgjencë në fazët e mëparshme, duket se kjo punë stopon deri në hyrjen në fuqi të VKM-së së mësipërme. Pas hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, në muajin janar 2009: vijojnë procedurat e mëtejshme të privatizimit, duke i dhënë kështu bashkësisë së pronarëve t’u krijohej mundësia e pagesës me bono privatizimi.

Nga aktet rezulton se sipas formularit për pranimin e bonove të privitzimit datë 13.02.2009 të Raiffeisen Bank, pasqyrohet se për objektin në privatizim “Terrenet sportive dhe objekteve të klubit te futbollit Partizani Tirane”, vlera e bonove të privatizimit të marra në dorëzim nga Banka, është 8 200 000 lekë. Nënshkrues është shtetasi Xhimi Begeja.

Me shkresën Nr. 898 Prot. datë 28.01.2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike i kërkon Bankës Credins “Cbllokim fond!”, pasi në ankandin e zhvilluar në Ministrinë e Financave trashgimtarët e familjeve të shpronësuara Mahmut dhe Xhemal Begeja, Rexhep Alimehmeti, Sabrije Llagami, Dylbere Vaqarri dhe Qamil Saliaga u shpallën fitues me të drejtën e parablerjes së objektit dhe ngurtësimi i vlerës 20% në vlerë absolute 2 021 800 lekë, e ngurtësuar nga shoqëria “Kontakt shpk” sipas formularit të garancisë nr. 2810/04.09.2008 te kalojë për llogari të Ministrisë së Financave.

2 VITE ME PARE

"Më thirri Berisha në zyrë”/ Dëshmia e ish-drejtoreshës së AKKP-së: Për emërimet urdhrat vinin nga Kryeministria

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
SPAK

TIRANË- Zbardhen të tjera dëshmi në dosjen e SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në dosjen e SPAK jepet dëshmia e Justina Boriçit, ish-drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përgjatë gushtit të 2006-ës deri në qershor të 2007-ës.

Ajo në dëshminë e saj pohon se emërimet i vinin me urdhër të Kryeministrisë dhe drejtpërdrejtë nga Berisha, asokohe kryeministër.

“Në deklarimin e datës 26.09.2023 shtetasja Justina Boriçi, deklaron se “…Unë jam emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në muajin gusht 2006 deri më 27.06.2007…. Në muajin gusht të vitit 2006 më ka thirrur kryeministri Sali Berisha, i cili më ka bërë të ditur se isha emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Unë kam qenë anëtare e Partisë Demokratike, kam qenë e organizuar, dhe nëpër mbledhje isha njohur edhe me kryeministrin Sali Berisha…. kryeministri e dinte se kush isha. Sqaroj se në korrik 2006 unë u emërova nga Ministria e Bujqësisë, drejtoreshë e Qendrës së Transformimit (QTTB) ku ishte bashkuar Instituti, Instituti i Zooteknisë dhe Instituti i Foragjerëve,…. Pas kësaj, pas një muaji, pra në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Më tha Ministri i Bujqësisë Emin Gjana dhe më bëri me dije se më kërkonte kryeministri. Mua më erdhi pak e habitshme. E kam takuar kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e tij në Kryeministri dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar si drejtoreshë e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave…”. Shtetësja Justina Boriçi emëron më pas drejtoreshën e Zyrës Rajonale të AKKP, shtetasen Dhurata Hoxha (Çela), me urdhrin nr. 203 datë 09.10.2006. Në deklarimin e datës 26.09.2023, shtetasja Justina Boriçi deklaron se: “…Unë nuk e njihja Dhurata Hoxhën dhe emërimi i saj mesa më kujtohet ka ardhur me rekomandim por nuk më kujtohet se kush saktësisht e ka rekomanduar. Përgjithësisht rekomandimet vinin nga lart që mund të ishte zëvendës kryeministri, por në rastin konkret nuk di të jap një përgjigje të saktë…”. Gjithashtu nga shtetasja Justina Boriçi emërohen edhe punonjës të tjerë që kanë kryer veprime në përgatitjen dhe kthimin e pronës familjes Begeja dhe familjeve të tjera. Kështu rezulton se shtetasi Altin Ceni ka filluar punë sipas urdhrit nr. 246 datë 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, në detyrën e specialistit në Sektorin Juridik. Me urdhrin nr. 248 date 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, rezulton se është emëruar në detyrën përgjegjëse në sektorin juridik shtetasja Tetis Lubonja.”, thuhet mes të tjerash në dosjen e SPAK.

2 VITE ME PARE

Detaje nga DOSJA/ “Më ofruan një apartament në këmbim të…”, zbardhet dëshmia e ish-drejtorit të klubit Partizani: U shkarkova pa arsye

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
isa tare

TIRANË - Detaje të raja janë zbardhur nga dosja e SPAK lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, që çoi në arrestimin e Jamarbër Malltezin dhe "detyrim paraqitje" për kreun e PD Sali Berisha dhe ortakun e Malltezit, Fatmir Bektashin.

Në dosjen hetimore është edhe dëshmia e Isa Tares, ish-drejtori i Klubit shumësportësh "Partizani" nga viti 1995-2005, i cili sipas përmbajtjes së dosjeve u hoq nga detyrat kur kryeministër u zgjodh, Sali Berisha. Po ashtu në dosje sqarohet se pronarët e tokës ishin dëmshpërblyer dhe më parë nga italianët.

“Më datë 21.12.2022 është pyetur shtetasi Isa Tare i cili ka deklaruar se ka qenë drejtori i Klubit Shumesportesh Partizani nga viti 1995-2005, rreth muajve prill, maj. Edhe ka qenë edhe inspektor për sportet bazë dhe sportist i Klubit Sportiv Partizani nga 1958-2005. Gjatë kohës që ka qenë drejtor është paguar nga Ministria e Mbrojtjes, kanë pasur 55 punonjës. Ekipi i futbollit u lidh italianët dhe kaloi në vendin e italianëve. Besoj se kjo u krijua nga viti 1989. Pastaj Klubi i Futbollit u bë shoqëri aksionere me president Bert Xhani. Pra financimi u hoq nga ministria e mbrojtjes dhe e bën privatisht financimin Bert Xhani. Kur ka ardhur në pushtetin shtetasi Sali Berisha në vitin 2005, Isain e kanë hequr nga puna, duke e si dhe punën, pas asnjë motivim dy çunat e tij, të quajtur Auron Tare drejtori i parkut kombëtar të Butrinit dhe Agron Tare që ishte kryetari i degës së pakicave kombëtare në Ministrinë e Jashtme. … disa vite para se ta pushonin nga puna kanë kaluar te Ministria e Kulturës, madje i kujtohet se ka hyrë ai. I kujtohet që ka thirrur një shefe të madhe në Kryeministri, e cila i sugjeroi që të bëheshin shoqëri aksionere. Isai nuk pranoi se nuk kishim ku t'i gjenin fondet pasi kishin rreth 300-400 sportista dhe 60 veta me rrogë mujore që paguheshin nga ministria e Mbrojtjes, buxheti i shtetit.

Pak më përpara i çuan në pyetjet e Këshillit të Rrethit, tek '21 Dhjetori' ka qenë, por më vonë Isai kërkoi që të shkonin tek Ministria e Kulturës. Mesa i kujtohet Bert Xhani kur mori klubin e futbollit Partizani, ka marrë vetëm hotelin rreth pesë kate me përkrahjen e Ministrisë së Mbrojtjes së klubit shumësportesh kishte palestrat, dy kate. I kujtohet që tek klubet shumësportive ka qenë edhe një palestër e madhe e lojërave volejboll dhe basketboll dhe po në këtë godinë ishte palestër gjimnastike. Ata kanë qenë dhomat e zhveshjes që në 1997 hyjnë njerëz që jetojnë aty. Në dijeninë e tij, klubi shumësport bashkë me klubin e futbollit, pra gjithë territorin është zënë me ndërtimin e futbollit. Në dijeninë e tij, ish-pronarët e tij janë bërë në këtë tokë, shpërblyer nga italianët shumë më parë dhe dokumentet janë në Firence. Në vitin 2005 kur hoqën Isain e ka zëvendësuar Afrim Tole….. Në momentin që ishte Isai drejtor, po bëheshin puna që klubi shumësportesh Partizani t'i dorëzojë ish pronarëve dhe Isait i është afruar nga këta ish pronarë, emri i. Nuk po i kujtohet që ka të bëjë që të ketë një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isa shprehte kënaqësinë e tij ta merrnin atë që kishte ish-pronarët. Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me fjalë në Laprakë, tek parku i veturave të Ministrisë së Mbrojtjes. Orkestra frymore ka qenë ngjitur me pishinën, në Laprakë madje ka qenë edhe shkolla e muzikës për ushtarakët. Por ndërtesat e orkestrës frymore dhe pishina u prishën me kalimin e kohës dhe prandaj orkestra frymore gjatë kohës që Isai ishte drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, është sjellë tek ky i. Konkretisht është një lojë kastile për orkestrën pas palestër së rave me dorë, tek Klubi shumë sportiv Partizani, pra afër klubit të futbollit Partizani në një godinë më vete.” , thuhet në dosje.

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i

2 VITE ME PARE

Masa ndaj Berishës, Noka përplaset me Klodiana Lalën: Mos bëj tam-tamen e qeverisë

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Klodiana Lala dhe Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh ditën e sotme se përgjigjja e opozitës do të jetë politike pas masës shtrënguese të dhënë nga Gjykata për Sali Berishën dhe arrestimin e Jamarbër Malltezit. Gjatë një ndërhyrje live në News 24, teksa po flisnin Fatos Lubonja dhe Klodiana Lala, Noka u përplas me gazetaren për akuzat e SPAK. 

Biseda në studio:

Noka: E gjithë është një sulm politik. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Pavarësisht se propaganda e Rilindjes mundohet të përhapë tymnaja dhe të fusë çështjen në kanale procedurale, çështja është politike. Malltezi është njeriu që ka nisur betejën kundër inceneratorëve. Sulmi vjen në momentin që Berisha është duke i mëshuar shumë çështjes së inceneratorëve dhe duke nxjerrë fakte që SKAP i partisë i fsheh. Sot Shqipëria ka një shtet privat dhe SKAP është një vegël në duart e shtetit privat për të luftuar kundërshtarin. E gjitha ka qëllim likujdimin e opozitës dhe krijimin e mercenaro-opozitës. Kushtetuta prevalon mbi çdo lloj procedure tjetër thuaj Klodit. 

Lala: Këto thuaja prokurorit jo mua. Pse Berisha nuk e njeh vendimin e Gjykatës jo mua. Mua politikë mos më bëni. Unë gazetare jam. Unë kam raportuar edhe për inceneratorët, edhe për sterilizimin.  

Noka: Ti bëj tam tamin e paligjshmërisë, por më dëgjo. Kushtetuta thotë në nenin 72 që deputetit nuk mund ti hiqet liria pa kaluar procedurën që duhet të njoftohet Kuvendi. Kur u arrestua Tahiri, kemi kërkuar si opozitë që deputetët të mos kenë imunitet. Ka qenë Rama dhe rilindasit pas tij që bllokuan heqjen e imunitetit. I them zonjës që Kushtetuta prevalon. 

Lala: Nuk e keni me mua bejetën. 

Noka: O zonjë të kam dëgjuar boll tani, më dëgjo ti se më keni ftuar. 

Lala: Nuk mund të ngrini zërin siç e keni traditë. është e pamundur që unë të ulëras ndërkohë që zoti Noka ulëret paralelisht me mua. 

Noka: Jo po më dëgjoni mua tani. 

Lala: Rregullat nuk i caktoni ju tani. 

Noka: Mos bëj tam tamet e regjimit dhe Edi Ramës.

Lala: Ore mos më trego tam tame regjimi mua, lëri dokrat me mua. Fjalët fyese ktheji mbrapsht. 

Noka: Mos bëni zhurmuesen. Berisha nuk e firmos vendimin e gjykatës se është anti-kushtetues. është firmosur në kundërshtim me nenin 38 dhe 72 të kushtetutës. Ky është sulm politik dhe përgjigjen do ta marrë politike. Ai privatizim është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. 

Lala: E thashë, por ju nuk dëgjoni çfarë themi. 

Noka: Ke folur, ke një orë më dëgjo mua tani. Qeveria e PS ka nisur privatizimin. Nga terren sportiv në tokë truall e ka kthyer Edi Rama, jo Sali Berisha. 

2 VITE ME PARE

"Dhjetëra pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe kuota në 3 shoqëri"/ Zbardhet PASURIA që iu sekuestrua Malltezit

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
jamarber malltezi

TIRANË- Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme nga SPAK, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme llogarive bankare dhe aksioneve që Jamarbër Malltezi dispononte. Vendimi u mor dje nga GJKKO mësohet nga njoftimi i SPAK ditën e sotme. 

Në sekuestro preventive:
16 pasuri të paluajtshme
6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek)
45% e kuotave te kapitalit themeltar në shoqëritë “Homeplan” shpk
100 % e kuotave të 'Magnet IMO” shpk
60% e kuotave Magnet Gym&Fit

Pjesa nga njoftimi i SPAK: 

"Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)".

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje. /Dosja.al

2 VITE ME PARE

Privatizimi i ish-kompleksit 'Partizani'/ Dosja e hetimit: Berisha mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në asgjesimin e provave

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Sali Berisha, Jamarber Malltezi

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë hetimore të SPAK për çështjen e ish-kompleksit 'Partizani', e cila është 200 faqe. 

Në vendimin e gjykatës thuhet se ekziston mundësia që Berisha të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi.

"Për të hetuarin Sali Berisha plotësohet kushti i parë i veçantë i parashikuar nga shkronja "a", pika 3, të nenit 228 të K.Pr.Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. Për faktin e ndodhur po zhvillohen hetime në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave të faktit dhe për shkak të funksionit që ka ushtruar më parë shtetasi nën hetim Sali Berisha në kohën e kryerjes së veprës penale, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmendur, për shkak të marrdhënieve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksioneve të mësipërme dhe influencave që mund të ketë tek persona të tjerë, ekziston mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi." thuhet në vendimin e argumentuar të gjyqtares Irena Gjoka.

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i

Ish-kryeministri, Sali Beridha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e deklarim të rremë të pasurisë. Në pranga ka përfunduar edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej kompleksi sportiv.

Në vitin 2020 ishte ministri i Brendshëm, Taulant Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, i cili ka paditur, ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi si përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në kompleksin “Partizani”./Dosja.al

2 VITE ME PARE

ME VIDEO- I veshur me këmishë dhe kapele, momenti kur Jamarbër Malltezi arrestohet në Rinas

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Jamarbër Malltezi

TIRANË-Ky është momenti me video kur vihet në pranga dhe shoqërohet nga Policia Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës në aeroportin e Rinasit. Malltezi u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania. Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

Në momentin e arrestimit Malltezit, siç duket edhe në video, shihet i veshur me një këmishë të bardhë dhe me një kapele.

Video e siguruar nga Dosja.al

 

2 VITE ME PARE

Emri i tij doli në DOSJEN për privatizimin e ish-kompleksit "Partizani", Mediu: S’i kam çuar letër Rulit

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Fatmir Mediu

TIRANË-Ish-ministri Fatmir Mediu ka reaguar pasi emri i tij doli në dosjen e SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në një sqarim për gazetaren Klodiana Lala, Mediu shpjegon edhe faktin se pse ka dërguar shkresën ministrit Genc Ruli, një muaj pas marrjes së detyrës më 2005. 

“Unë si kam çuar letër Rulit, por përgjigje një shkresë të Anastas Angjelit ish-Ministër i Ekonomisë që së bashku me Blendi Klosin kërkonin privatizimin e Partizanit tek Majko rreth muajit korrik 2005. Angjeli u zëvendësua nga Ruli dhe unë zëvendësova Majkon”, sqaron Mediu.

Në dosje sqarohet se Ministria e Mbrojtjes i hapi rrugë heqjes së pronës nga lista e pronave të FA-ve.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Malltezi i arrestuar, Berisha me "detyrim paraqitje"/ Si iu hap rrugë privatizimit të ish-kompleksit Partizani, zbardhet dosja

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë, që çoi pas hekurave Jamarbër Malltezi dhe iu caktua masa ‘detyrim paraqitje’ ish-kryeministrit Sali Berisha, nën akuzën për korrupsion. E njëjta masë u caktua edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga BalkanWeb tregohet edhe procedura e ndjekur për privatizimin e këtij kompleksit.

Fatmir Mediu, asokohe ministri i Mbrojtjes, në vitin 2005, vetëm një muaj pasi kishte marrë detyrën, i bën një kërkesë Rulit për çështjen e privatizimit të këtij klubi. Në dosje sqarohet se një pjesë e këtyre pronave, mes tyre edhe ish-kompleksi, vijonin t’i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes, duke iu referuar Listës së Pronave sipas Planit të Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura. Por si iu hap rrugë privatizimit të ish-kompleksit?!

“Në vijim, lidhur me këtë pengesë, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i Dekretuar nga Presidenti i Republikës më datë 07.09.2005 (Dekreti nr. 4646), një muaj pasi kishte marrë detyrën, me shkresën nr. 9549/1 prot date 12.10.2005, i drejtohet METE-s, ministrit Genc Rulitit, duke i bërë me dije se, Ministria e Mbrojtjes krahas pronësive të tjera të përcaktuara në VKM nr. 515 date 18.07.2003 ka në administrim edhe terrenet sportive ku është vendosur Klubi i Futbollit Partizani. Nga studimi i bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, baruar në strategjinë e zhvillimit te FA dhe në kuadër të ristrukturimit të tyre, është konkluduar se këto terrene të mos përfshihen në planet e përhapjes së FA-ve. Ne këto kushte gjykojnë të nevojshme që të merren hapa të mëtejshme përsa i përket mënyrës dhe përgjegjësisë së administrimit të kësaj pronësie. Përsa më sipër kërkojnë mendimin e METE për veprime të mëtejshme në lidhje me administrimin e kësaj prone.”, sqarohet në dosje.

Në dokumentin në fjalë, thuhet se Mediu, përmes një shkresë kërkon sugjerime dhe nga ministri Rusi. “Në vijim, me shkresën nr. 9549/3 prot date 14.11.2005, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i parashtron Ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, se: Klubi i Futbollit “Partizani” ne baze te VKM nr. 515 date 18.07.2003.eshte inventarizuar. Ne baze te VKM nr. 195 date 30.03.1998 “Per privatizimin e ndërmarrjeve qe nuk mund te transformohen” propozojnë miratimin e privatizimit të objekteve dhe terreneve sportive të Klubit të Futbollit “Partizani” duke mirëpritur sugjerimet e METE ne lidhje me forma të tjera.”, thuhet mes të tjerash në dosje.

2 VITE ME PARE

SPAK i caktoi "detyrim paraqitje"/ Pas selisë blu, policia i shkon Berishës në pallat

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
policia ne pallatin e Berishës

TIRANË- SPAK i caktoi masën "detyrim paraqitje" kreut të PD, Sali Berishës pas arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm brenda pallatit ku banon Berisha, janë parë forca policie. Mësohet se një parullë e forcave Shqiponja dhe efektivët janë parë teksa dalin nga pallati i ish-kryeministrit.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Malltezi në burg, Berisha i akuzuar për korrupsion, REAGON Meta: Po shantazhohet opozita

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Ilir Meta

TIRANË- Një ditë pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe akuzave të ngritura për kryedemokratin Sali Berisha, ka ardhur reagimi i kreut të 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social 'Facebook', Meta thotë se ky veprim ka shkelur me këmbë Parlamentin e Shqipërisë, pasi, sipas tij kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve. Meta thekson se qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.

REAGIMI I METËS:

Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës. Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe. Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

AKUZAT:

Jamarbër Malltezi – Akuzohet për "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale". kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Sali Berisha- Akuzohet për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi- Akuzohet për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës

2 VITE ME PARE

"Të papërshtatshëm për të vizituar SHBA"/ Arrestimi i Malltezit, VOA: Berisha i cilëson akuzat të pabaza dhe politike

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Jamarbër Malltezi

TIRANË-Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, u arrestua të shtunën në mbrëmje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv Partizani. Për zotin Malltezi u kërkua arrest me burg, masë e cila u zbatua në mbrëmje në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Ndaj zotit Berisha, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi si masë sigurie detyrimin për paraqitje pranë policisë gjyqësore si dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

Në një konferencë për shtyp, ish-kyeministri Berisha i quajti akuzat ndaj tij si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

“Do të qëndroj me të gjithë forcën time. Nuk i druhem arrestimit dhe asgjëje, sepse akuzat janë ngritur pa asnjë bazë dhe janë sulme të mirëfillta politike të Edi Ramës. Ato vijnë pikërisht në çastin që opozita ka nisur lëvizjen pa kthim kundër diktaturës, që po ngre Edi Rama me vjedhjen e votave dhe të pasurive publike”, tha zoti Berisha.

Ai tha se lëvizja e deputetit brenda apo jashtë vendit nuk mund të cenohet pa miratimin e Kuvendit, megjithatë e pranonte sfidën, e cila e motivon edhe më shumë atë dhe ndjekësit e tij, që kanë nisur një lëvizje të re politike.

Zoti Berisha solli një seri detajesh mbi çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, me të cilin sipas tij janë marrë qeveri dhe zyrtarë të lartë më herët.

Nën masa sigurie është vendosur sot edhe Fatmir Bektashi, një prej ndërtuesve të pallateve në truallin e ish-Kompleksit sportiv Partizani.

Ligjshmëria e privatizimit të terreneve sportive të Klubit Partizani, më herët një terren në pronësi të ministrisë së mbrojtjes, po hetohet prej disa vitesh nga SPAK, nën dyshimet për korrupsion të përmasave të mëdha nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish drejtues të ministrisë së mbrojtjes.

Kompleksi sportiv me 26 mijë metër katrorë, që deri në atë kohë kishte qenë pronë e ushtrisë, u zëvendësua brenda pak vitesh nga një kompleks pallatesh, pas procedurave të privatizimit, që kreu qeveria Berisha gjatë dy mandateve të vitit 2005 dhe të vitit 2009.

Hetimet mbi privatizimin përmes shkeljeve të dyshuara ligjore të ish-kompleksit sportiv Partizani u nxitën më tej edhe nga një kallëzim i dorëzuar në SPAK nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, aktualisht ministër i Punëve të Brendshme.

Ish kryeministri Sali Berisha, dhe gjithë familja e tij, ku përfshihet edhe dhëndri Malltezi, janë përcaktuar nga SHBA, si të papërshtatshëm për të vizituar Shtetet e Bashkuara për shkak të korrupsionit të lartë dhe cenimit të demokracisë./VOA

2 VITE ME PARE

DOKUMENTI- Zbardhet vendimi i GJKKO për Berishën, Jamarbër Malltezin dhe Bektashin

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Berisha, Malltezi dhe Bektashi

TIRANË-Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar, me trup gjykuese, gjyqtare Irena Gjoka dhe prokurore Enkeleda Millonai, për Jamarbër Malltezin, Sali Berishën dhe Fatmir Bektashin. Masat e sigurisë u dhanë në kuadër të hetimeve nga SPAK për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit Partizani në kryeqytet.

AKUZAT:

Jamarbër Malltezi – Akuzohet për "Korrupsion pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale". kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Sali Berisha- Akuzohet për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi- Akuzohet për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i

VENDIMI i GJKKO-së

1. Caktimin e masës se sigurimit personal shtrëngues "arrest ne burg" parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datelindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë, me nr. personal H21109073R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave petale "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale". kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashte shtetit parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Sali Berisha, i biri i Ram-es dhe i Shiqeres datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal B40701031R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues "Detyrim per t'u paraqitur në policinë gjyqësore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim I daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 IK.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Fatmir Bektashi, i biri i Petrit-it dhe i Fitnete-s, i datëlindjes 24.11.1957, me nr. personal F74124001N..

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 232, 233, 234, 238, 244, 18 K.Pr.Penale. Gjykata, në dhomë këshillimi pasi shqyrtoi kërkesën, mori provat dhe aktet e paraqitura nga prokurorja, si dhe pasi vlerësoi çështjen në tërësi,

VEREN

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. në datë 16.10.2023, është paraqitur për gjykim kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest ne burg, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedures Penale, ndaj personit nën hetim Jamarbër Malltezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni pasiv (funksionareve te larte shtetërore ose të zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 + 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i procedeve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal; Cakimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policin gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashtë shteri" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Sali Berisha, dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pariv funksionareve te larte shteterore ose zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; Cakimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashte shtetit parashikuar nga neni 233 1 K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korptioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Gjykimi i kërkesës, bazuar në nenin 278 18 Kodit të Procedurës Penale (në lidhje me nenin 13 pika 2 gërma "a" te po këtij Kodi) si dhe në nenin 75/a të Kodi të Procedurës Penale, i ndryshuar me ligjin 35/2017, hyn në kompetencën e kësaj gjykate, pasi ndodhemi para nje kërkesë që i përket fazës së hetimeve paraprake dhe që lidhet me procedimin penal për një vepër penale, gjykimi i së cilës është në kompetencën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rrethanat e faktit dhe analiza e provave

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Taulant Balla, ka rregjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020, për veprën penale "Pastrimi i produkteve te veprës penale apo veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje./Dosja.al

2 VITE ME PARE

“Malltezi s’u thirr asnjëherë në prokurori”/ E PLOTË- Çfarë tha gjatë konferencës Berisha, akuzat për Ramën

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Sali Berisha

TIRANË- Konferenca në orët e vona të mbrëmjes e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, lidhej me akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Mësohet se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal. Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua dje në Rinas, akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin.

Gjatë konferencës, Berisha theksoi se këto janë veprime të kryeministrit Edi Rama, madje shtoi se këto e motivojnë edhe më shumë për të vazhduar betejën me Qeverinë. Berisha mohoi që dhëndri i tij të jetë thirrur nga një prokuror apo gjykatës. Sipas Berisha, është Rama ai që ka firmosur për të privatizuar kompleksin Partizani, ndërkohë që procedura ishte hapur më herët nga Fatos Nano. 

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, nga aferat nga të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton. Afera McGonigal, afera e djegësve, afera e stilizimit, afera e portit të Durrësit, Butrintit. Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë kushtetuta, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit, thjeshtra e tij me mbiemrin Xhillari në kompaninë ‘I riu’. Me tenderat që ka fituar Fangu, apo burri i motrës së Linda Ramës. Me implikimin e kësaj të fundit në bordet e bankave. Defakto në përputhje me kushtetutën ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Edi Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve. Pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës, si vëllau i Vuçiçit, nga opozita si argat i Beogradit, nga bota si Pashiqi shqiptar. Dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim, dje në parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht në këtë sallë për fshehje dokumentesh, manipulim dosjesh, bashkëpunim me krimin dhe bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizje nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentit. Por duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2012, që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën. Pra as kufizimi im për të lëvizur nëpër Shqipëri. Unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, të cilët sot ndihen më Sali Berishë se kurrë.

As kufizimi im për të lëvizur nëpër Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve përkatëse parlamentare. Por në vendin ku prokuroria është thjeshtë një seksion i PS-së, mund të merret çdo vendim. Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash. Kurse dhëndërri im është ndaluar sot në aeroport teksa po priste të shoqen që kthehej nga jashtë. Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem, nga asnjë prokuror, asnjë gjykatës i vendit. Lidhur me këto akuza, deklaroj që në krye se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe sulme ty ulëta, të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij.

Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje dhe ndaluar familjarët e mi si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit të plotë dhe politik, rikthimin e votës së lirë, dhe shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, do mund të frenojë, godasë aksionin opozitar. E më këtë rast deklaroj para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, se asnjë manipulim, veprim i paligjshëm dhe drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën dhe betejën pa kthim të opozitës deri në fitoren e plotë të saj. Këto masa dhe çdo masë tjetër, e karakterit strikt politik, vetëm sa shumëfishojnë motivimin e Sali Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe qindra e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve në betejën e tyre pa kthim që nisën dy ditë më parë në parlamentin shqiptar. Në betejën kundër regjimit të Edi Ramës, ndjehem jo më pak i motivuar se 32 vite më parë, në kohën e betejës kundër etërve të tij mizore. Dhe së shpejti, Sali Berisha, opozita shqiptare, mbështetësit e saj, do i rezervojnë Edi Ramës, fatin e etërve të tij xhelatë.

Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit, deklaroj sa vijon: Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje. Prej tre vitesh, me padi të rreme të ngritura nga Taulant Balla, SKAP-i i partisë koa hetuar privatizimin e klubit Partizani.

Pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme, nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar për gjoja abuzime. Klubi i Partizanit nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes i Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës dhe as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit. Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës. Është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv nga vetë Edi Rama. Me dokumenta.

Njohja dhe kthimi te pronarët e ligjshëm të pronarëve të klubit Partizani, janë gjashtë familje dhe 64 anëtarë, është bërë nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat nga vitit 1994 deri në vitin 2006. Privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995.

Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës. Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë. Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar. Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave. Me fillimin e tërheqjes së dividentit, në përputhje me kontratën, Jamarbër Malltezi, nga kontrata kanë kaluar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Ndërsa marrëdhënia me kontratë është përgjegjësi e pakufizuar, e plotë dhe totale. Kurse në shoqëri, përgjegjësia është e kufizuar. Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, kanë kaluar sipas kuotave të përcaktuara në kontratë. Pra, për të justifikuar sekuestron e kompjuterëve të kompanisë, prokurorja Mellonai, ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt. Jamarbër Malltezi ka reaguar, së pari ka paditut në SKAP, Taulant Ballën për kallëzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve dhe paraqiti një dekret të Jakomonit dhe tha se ja ku janë 6 familjet e terrenit Partizani që janë shpërblyer nga regjimi i pushtimit italian. E vërteta është që ato familje të atij dekreti, nuk ishin asnjëra nga ato që kishin pronat e klubit Partizani. Ishin të gjitha pronare të pronave që ishin të paktën 1 kilometër larg klubit Partizani.

Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye. E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit. Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt.

Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën. Ky proces do vazhdojë, sigurisht. Si përfundim unë them se ndalimi i Malltezit vjen pikërisht kur opozita po bashkohej në Kuvend dhe kur aksioni i saj po i jepte përgjigjen e merituar mazhorancës së dalë nga gryka e armëve të bandës së Bajrëve dhe bandave të tjera të vendit. Mercenarët e SKAP-it të partisë, që përdoren si kamikazë politike kundër opozitës dhe nga ana tjetër si inceneratorë të provave ulëritëse të korrupsionit dhe inkriminimit të Ramës dhe pushtetarëve të tij, duhet ta kenë të qartë se keqpërdorimi dhe më pas flakja si limona të shtrydhur, nuk do i shpëtojë nga përballja me ligjin dhe drejtësia.

Sali Berisha nuk i është larguar asnjë beteje politike gjatë këtyre 32 viteve. Kjo sfidë vetëm ia rrit bindjen dhe motivimin për t’u përballur me regjimin e krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe larove të tij. Aksioni i opozitës së vërtetë nuk ndalet dhe kjo lëvizje e menduar si pengesë për të, vetëm do ta forcojë atë. Ne do vazhdojmë betejën.

Pyetje: Nëse rikthemi pak në kohë, keni thënë se PD-në nuk e do ta përfshini në betejën tuaj, që kur SHBA ju shpalli non grata. Në këtë rast që ndaj jush ka një akuzë nga SPAK, a do e përfshini PD në betejën tuaj.

Sali Berisha: Burgimi politik do të thotë diktaturë! Sali Berisha po lufton diktaturën. Burgimi do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën. Është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij. Sepse frikacakët, mercenarët, nuk kanë guxuar ta pyesin, sepse do rrëzohej çdo mashtrim, çdo falsifikim, çdo fshehje dokumenti e tyre. Edhe njëherë e them. Ju e shihni, nuk ka asnjë akuzë për klubin. Nuk ka asnjë akuzë. Akuza është për korrupsion pasiv dhe larje parash, jo për privatizimin. Marrëdhënie mes ortakëve, por edhe ato janë marrëdhëniet me korrekte që mund të ketë pasur. Marrëdhëniet me kontratë në ligjet e vendit dhe të botës, janë përgjegjësi e pakufizuar. Në këtë aspekt, janë edhe më transparente, edhe me më përgjegjësi se marrëdhëniet me firmë…

Pyetje: Ju deklaruat se pas kësaj çështje fshihet Edi Rama. Ju kujtoj se Rama nuk ka shpëtuar as të tijët.

Sali Berisha: Atë që besojnë këtë, mashtrojnë veten e vet. Sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama. Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu. Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht. Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë. Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash. Atë nuk e pranoj unë. Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama. Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto. Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to… …Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit. Frikacakë! Urdhëro çfarë tmerri kanë. Akt i shëmtuar, e dënoj. Terri është kriteri i tyre.

Pyetje: Ndaj jush rëndojnë dy akuza, korrupsion pasiv dhe larje parash. A do të paraqiteni para organeve të drejtësisë dhe a i druheni një arrestimi.

Sali Berisha: Këto akuza janë të mirëfillta politike. Sali Berisha është i përgatitur për çdo gjë për kauzën e tij. Është pjesë e kauzës time kjo betejë. Ai tregoi se vendosi diktaturën, unë do qëndroj me gjithë forcën time. Kudo! Të akuzosh Sali Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë. Por ata që firmosin gjëra të tilla, as kaanë fytyrë, as kanë karakter. Të akuzosh për korrupsion për një gjë, për një gjë për të cilën nuk ka asgjë në mënyrë absolute, përveç faktit se Jamarbër Malltezi është bashkëshorti i vajzës sime. Pra, mirëfillti gjithçka politike. dhe nuk ka asnjë lidhje me Sali Berishën. Nuk kanë kapur dot asgjë. Po t’i pyesësh tani, thonë se vazhdojnë hetimet. Por nuk kanë kapur dot asnjë shkelje të vetme në procesin e privatizimit. Përsa i përket burimit të parave të mia, ato janë të qarta, transparente si drita e diellit. Por kjo është bërë me porosi të plotë të Edi Ramës, me insistim të plotë të Edi Ramës. Në fakt, ndonjëherë e angazhuar edhe Linda Rama në këtë proces. Por unë merrem me Edin, nuk merrem me gratë.

Pyetje: Ju thatë se janë akuza të mirëfillta politike, por thatë se janë dhe të tjereë. Kush janë këta të tjerë?

Sali Berisha: Tjetër është Taulanti, ju ka dalë para jush. Ai shkon me Engjëll Agaçin, marrin në arkivat e Firences një dekret të mëkëmbësit Jakomoni, ku thuhet se pesë familje janë shpërblyer për tokën e marrë për aeroportin e Tiranës. Mirëpo në ato familje, nuk kishte asnjë pronare të terrenit sportiv të Partizanit. Ishin një kilometër larg. Çdo prokuror, po të kishte minimumin e karakterit, Taulant Ballën e dënonte për kallëzim të rremë. Kur Jamarbër Malltezi e paditi në SPAK për kallëzim të rremë, SKAP-i i partisë tha se e kemi në hetim çështjen. Sot, ata nuk kanë nxjerrë asnjë element të vetëm në procesin e privatizimit. Ajo ka gënjyer, me nënkuptim me atë që i ka thënë gjykatës para 4 muajsh se ky terren nuk ka pasur ndërtime. Por ka treguar injorancën dhe keqdashje. Aty ku nuk ka ndërtime, ka kthim prone. Toka që u kthehet pronarëve, quhet kthim toke, jo privatizim. Privatizim quhet shitja e objekteve të ndërtuara mbi tokën e privatit. Procesi me këtë zonjë vazhdon. Kjo ka abuzuar me detyrën në mënyrën më të paskrupullt.

Pyetje: Po insistoj pak te pyetja e parë, a i druheni ju një arrestimi?

Sali Berisha: Asgjëje nuk i druhem unë. Besoj se unë e kam provuar, faktuar këtë gjë. Do të druhesha po të shihja se dëmtohej kauza, kjo përkundrazi ndihmon kauzën, motivon dhe më shumë. Kjo multiplikon, shumifoshon Sali Berishën në qindra mijëra. Si do të druhem unë, unë po luftoj për fitore.

Pyetje: Ju thatë se akuzat janë sulme nga Rama dhe nëpëmjet jush, ai lufton opozitën. A i bëni një ftesë popullit demokrat që të protestojë ndaj kësaj padrejtësie që ju e konsideroni sulme politike.

Sali Berisha: Popullit demokrat unë i them që të vazhdojë betejën që nisëm dje, pa kthim. Kjo që ndodhi sot, është një dëshmi e drejtësisë së vendimit të marrë për të mbrojtur pluralizmin dhe demokracinë. Kjo është një motivim plus. Kjo shënon vendosjen haptas të diktaturës, burgosjen politike. Sot, Jamarbër Malltezi është i ndaluar për fajin e vetëm se është dhëndri i Sali Berishës. Dhe ju do e shihni këtë, do e faktoj këtë. Për të arritur këtu, mashtrues, falsifikatorë, kanë fshehur dokumentet para gjykatës, kanë gënjyer para gjykatës. Dhe unë i kam denoncuar këtu para jush.

Pyetje: A po i përdorni ju këto akuza, mandatin tuaj politik, PD-në për të kamufluar këto akuza që ju vijnë nga drejtësia e re si sulme politike. Ka shumë zëra si nga kundërshtarët tuaj që e shohin si të tillë, si një kamuflash i këtyre akuzave.

Sali Berisha: Po bëhesh zëdhënëse e atyre që nuk je. ..Nuk ka asgjë personale këtu, por nëse Edi Rama pasi i numërova atij të gjitha akuzat, pasi nisa betejën dje për 6 komisione hetimore të bllokuara, që të gjitha kanë Edi Ramën në epiqendër. Çfarë deklarova unë në parlament? Edi Rama është bashkëfajtor me McGonigal, nen për nen me akuzat që i janë bërë atij. Çfarë deklarova unë në parlament? Edi Rama është i inkriminuar dhe i korruptuar në aferën e djegësave, në portin e Durrësit, në sterilizimet, në koncesionet e shëndetësisë, në dhjetëra afera të tjera. Çfarë deklarova unë në parlament? Familjarët e Edi Ramës janë si Olta Xhaçka. A e di ti se thjeshtër Xhillari ka me dhjetëra tendera të fituara? A e dini se ligji i konfliktit të interesit thotë: familje e ngushtë janë, burri, gruaja, bashkëjetuesi, bashkëjetuesja, fëmijët e tyre. Pra, ligji barazon thjeshtrën me Gregun. Ke dëgjuar sa tendera ka fituar kompania I Riu, direkt dhe nëndirekt? Ka fituar tendera si kontraktor dhe nënkontraktor. Ka fituar mbi 100 tendera Fangu i Lindës, baxhanaku i Edit. Pra, Edi Rama e kuptoi. Ju e keni dëgjuar SPAK-un që thotë se do hetojë pasuritë. Një tallje, një cinizëm. Po shko e heto pak vilën e Edi Ramës. Të jap unë dokumentet. Kur Edi Rama ka ndërtuar vilën, ka pasur të dëshmuara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Në një kohë kur vetëm pigmenti special i betonit të tij, kushton të paktën 100 mijë euro. Pigmenti i betonit. Për të mos thënë staliti sipër, etj. Etj.

Pa lërë pastaj historia e tokës. Është po kaq kriminale. E deklaruar toka me 2.5 dollarë dhuratë nga Linda. Në një kohë kur toka aty, me dokumente autentike, kushtonte minimumi 25 dollarë. Mbi të gjitha ajo tokë është grabitur në kundërshtim me ligjet. Dhe dosja është e gatshme. Nëse SKAP-i i partisë, për të mos hetuar procedurat, se të gjitha procedurat të çojnë te Edi Rama… pse nuk heton procedurat? Sepse çdo procedurë të çon te Edi Rama. Heto procedurën e djegësave, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Jashtë tyre nuk bëhet asgjë. Heto procedurën e check-upit. Avokat kryesor është Edi Rama. Investitor më kryesor aty me mbështetje është Edi Rama. Pra, kur e bëri këtë Edi Rama? Kur e pa se ajo nisi pardje, është pa kthim. Pse i rrëzoi Edi Rama 6 komisione, duke shkelmuar Kushtetutën? Se të gjitha shkonin te Edi Rama. Ai është person i padenjë kurrë për qeverisje, është person i denjë për të dhënë llogari para shqiptarëve për të gjitha këto afera.

Pyetje: Pas disa hetimesh që po bën SPAK për privatizimin e pronave të ushtrisë, Edison Memollën, kryetarin e bashkisë Rrogozhinë dhe një tjetër kryetar tjetër socialist do të vihet nën akuzë. A po përdoret çështja juaj për të larguar vëmendjen.

Sali Berisha: Jo, çështja përdoret për të vendosur diktaturën. Për të ushtruar terror mbi demokratët, sepse Edi Rama u tmerrua nga vendimi i të enjtes që kaloi, por e garantoj se kjo çështje vetëm sa e forcon dhe inkurajon opozitën. Ai mendoi se në këtë mënyrë do të trembë njerëzit, por përkundrazi ai faktoi se ai vendos diktaturën dhe ndaj diktaturës do të qëndrojë çdo njeri që i thotë lirisë, liri.

Pyetje: Ju thatë, se Malltezin nuk e pyetën kurrë në SPAK dhe e ndaluan. Pse nuk keni mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në rastin e Lefter Kokës, Rovena Voda janë arrestuar pa u marrë në pyetje. A mendoni se afera e inceneratorëve dhe lufta që ka bërë PD ndaj kësaj afere, janë shkak edhe për këto akuza.

Sali Berisha: Tani, të jem i sinqertë nuk kam ndjekur absolutisht nëse e kanë thirrur apo jo. Lefter Koka mesa di unë është ndjekur një procedurë parlamentare, apo jo. Ja bëri me pabesi, i thanë dorëzo mandatin se nuk do të futesh në burg, dhe e futi në burg. Përsa i përket Vodës, tani aty ke të drejtë. As këtë skam dijeni, sepse ajo në mos gabohem u arrestua mbi bazën e një përgjimi ku ishte çështja për 2 mijë euro dhe një arkë peshk. Nëse e kapën në flagrancë apo jo, këtë nuk e di. Por nëse ska qenë në flagrancë dhe nuk e kanë marrë në pyetje, kanë shkelë ligjet. Kjo çështje ka 3 vite që hetohet dhe për dijeni janë marrë në pyetje dhjetëra të tjerë. I vetmi që nuk është marrë kurrë në pyetje është Jamarbër Malltezi sepse nuk gjenin dot për ti bërë një pyetje. Kishin frikë nga përgjigjet. Ishin shkatërruese, shterruese përgjigjet e tij, sepse kishte zbatuar ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Vepruan siç ta thashë, duke thënë se kjo sipërfaqe. Toka i kthehet pronarit, ligjet e Shqipërisë i kthejnë tokën të zotit dhe ai ligj është për fat i vitit 2004.

Pyetje: A mendoni se afera e inceneratorëve dhe lufta që ka bërë PD ndaj kësaj afere, janë shkak edhe për këto akuza.

Sali Berisha: Më vjen keq që flas këtu, por njeriu që ka denoncuar me 292 statuse inceneratorët është Jamarbër Malltezi. Është detyruar të bëjë kaq shumë statuse sepse këtu censurohej, në PD censurohej. Meqë censurohej në PD dhe nuk e lejonte Lulzim Basha, atëherë ai të vetmen mënyrë për të folur kishte Facebook dhe ndonjë studio televizive. Por nga viti 2014, takimet e para që ka bërë Rama për djegësin e Elbasanit e deri në fund, ai ka denoncuar më shumë se PD-ja, më shumë se unë që po flas këtu, më shumë se kushdo tjetër ka denoncuar 292 herë, aspekte të ndryshme të inceneratorëve.

Pyetje: Z. Berisha tani përveç se një betejë politike, keni një betejë edhe me drejtësinë. Këtë betejë do ta vazhdoni vetëm apo me PD-në betejën tuaj me drejtësinë.

Sali Berisha: Kjo është një diktaturë. Diktatura luftohet nga të gjithë ata që nuk pranojnë diktaturën. Dhe në këtë rast, siç kam thënë, nëse ka një njeri në botë që mund të faktojë qoftë edhe një shkelje të vetme, çfarë thonë ata në akuzë, unë tërheq çdo gjë. Por në mënyrë absolute kurrë, një veprim të tillë politik, antidemokratik të Edi Ramës, unë nuk e pranoj. Unë i kam dhënë këto prova, nuk mundem unë. Jam ky, nuk bëhem ndryshe.

Pyetje: Z. Berisha, ju jeni shpallur non grata nga SHBA dhe Britani. Edhe SPAK tani thotë të njëjtën gjë. Mendoni se kanë lidhje këto ngjarje me njëra tjetrën

Sali Berisha: Si e para dhe e dyta janë sinematirie, janë absolutisht pa asnjë bazë dhe koha e ka provuar. Janë zbatim porosish politike.

Pyetje: Akuzat për pastrim parash ndaj Jamarbër Malltezit, janë ngritur për miliona euro që ai ka investuar për të ndërtuar kullat në pronën e tij. Ku i ka gjetur këto miliona euro Jamarbër Malltezi për të ndërtuar këto kulla.

Sali Berisha: Po përsërisni gënjeshtra të fabrikës së SKAP-it. Çdo gjë, çdo metër katror e ndërtuar, çdo qindarkë e përdorur, është e dokumentuar. Nuk jam unë tani që të hyj në… por atë që mund të them unë është se çdo gjë është e dokumentuar, për çdo qindarkë është paguar taksa. Çdo lëvizje është bërë vetëm me bankë. Është ndërtimi më i pastër, më transparent.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i Malltezit dhe akuzat ndaj Berishës, lajmi 'JEHONË' në mediat botërore

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Malltezi dhe Berisha

TIRANË- SPAK zbuloi mbrëmë akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal. Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua dje në Rinas, akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Lajmi për akuzat që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit të vendit, ka bërë jehonë edhe në mediat botërore. Kështu, disa prej tyre raportojnë:

'Abcnews.go.com' shkruan: Ish-kryeministri shqiptar thotë se akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në marrëveshjen e tokës. Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha thotë se prokurorët e kanë akuzuar atë për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me një marrëveshje toke që përfshin një pronë në Tiranë.

Berisha tha se dhëndri i tij, 50-vjeçari Jamarber Malltezi, u arrestua me të njëjtat akuza në aeroportin Tirana International. Berisha tha se ai dhe Malltezi janë të pafajshëm.

“Për këto akuza unë deklaroj se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe akuza të pastra dhe tërësisht politike nga (kryeministri aktual) Edi Rama”, tha ai në një konferencë për shtyp të shtunën vonë.

Rama nuk iu përgjigj menjëherë pretendimit të Berishës.

Apnewscom shkruan: Ish-kryeministri shqiptar thotë se akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në marrëveshjen e tokës. Berisha, 79 vjeç, tha se prokuroria e ngarkuar me çështjet kundër zyrtarëve të lartë apo çështjet kryesore, e urdhëroi atë të mos largohej nga vendi.

The independent.com shkruan: Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se prokurorët e akuzuan atë për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me një marrëveshje toke që përfshin një pronë në Tiranë...

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Oficerët e policisë i shkuan në zyrë, Berisha: Nuk i takova, nuk më kufizohet dot liria pa u pyetur Parlamenti

Arrestohet Malltezi, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i
Sali Berisha

TIRANË- Mbrëmja e kaluar ishte 'maratonë' për kryedemokratin Sali Berisha. Pas lajmit të bujshëm se dhëndri i tij Jamarbër Malltezi u arrestua, kreu i PD-së, Sali Berisha doli në një konferencë për mediat nga selia blu, ku mohoi të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj të afërmit të tij dhe ndaj tij personalisht.

Mirëpo, e papritura ndodhi pas përfundimit të konferencës. Në selinë blu i shfaqën oficerët e policisë. Pasi la selinë blu disa minuta pas largimit të oficerëve të policisë që shkuan për t'i komunikuar masën e sigurisë detyrim paraqitje nga GJKKO për aferën e ish kompleksit Partizani, Berisha u shpreh se nuk i takoi. 

Për prezencën e tyre në seli, Berisha tha se kjo që ndodhi ishte një turp i Edi Ramës, ndërsa efektivët i quajti mercenarë. 

Ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramën i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë kushtetutën. Deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjëlloj forme pa vendim të parlamentit. Në 2012 unë kam çuar ligjin që të mos ekzistojnë asnjë nga këto por kundërshtari më i egër ishte Edi Rama. Ai ka panik. Kishte dërguar siç e patë vetë oficerë të lartë dhe siç është e vërteta jo nga prokuroria por nga drejtori i krimit ekonomik që nuk mund të vinin kurrë por të shtruar në mercenarë erdhën. Nuk pata asnjë takim vetë personalisht me to. Sepse do respektoj kushtetutën. Unë nuk i takova fare. Unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës, po ti takoja do u thoja çojani Edi Ramës. Ahjo që nisi është pa kthim. Edi Rama përpiqet ti mleksë por pa kthim”, tha ai.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje./Dosja.al

arrestohet jamarber malltezi sali berisha

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë