LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë në Theth, një gruaje i bie të fikët

• Banorët e Thethit kanë protestuar sërish ditën e sotme kundër shembjes së strukturave që kanë ngritur në tokën e tyre. • Teksa banorët po protestonin kundër urdhërit të Kryeministrit Rama për të shembur strukturat pa leje, një gruaje i ka rënë të fikët. • Ajo është marrë më pas nga banorët e tjerë, të cilët e kanë ndihmuar. • Ndërkohë që protesta e banorëve vazhdon, përplasjet me IKMT dhe policinë nuk kanë munguar. • Manorët protestuan edhe ditën e djeshme, ku bllokuan komplet urën e vetme që të çon në fshatin turistik. • Gjithashtu pati edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, por qytetarët kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve, duke e konsideruar aksionin të padrejtë dhe të papërshtatshëm për një zonë që varet nga turizmi. • Sakaq, ditën e nesërme është thirrur një protestë në Tiranë kundër shëmbjeve të paligjshme që po kryen nga qeveria. • Mësohet se protesta është njoftuar nga vetë qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për bashkim, kundër shembjeve të bizneseve që po ndodhin kudo në Shqipëri dhe kryesisht në Theth. • Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 para kryeministrisë. • Qytetarët e konsiderojnë ndërhyrjen e qeverisë për të shembur, hotelet, baret dhe restorantet në mes të sezonit turistik, të paligjshme dhe që po i bën një dëm të madh imazhit të vendit. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Prishja e ndërtimeve pa leje, IKMT shemb ndërtesën tre katëshe në Theth

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë
foo ilustruese

THETH- IKMT po vijon aksionin prej katër ditësh në zonën e Thethit, për shembjen e ndërtesave pa leje. Sot IKM ka shembur një ndërtesë 3-katëshe, me strukturë beton-arme dhe tulla. Kjo është ndërtesa e dytë që shembet ditën e sotme, ndërsa janë edhe gjashtë të tjera të planifikuara për tu shembur. 

Prej 4 ditësh në Theth vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e djeshme qindra banorë protestuan kundër shembjes së strukturave që kanë ngritur në tokën e tyre.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Ikën kursimet e një jete"/ Protesta në Theth, qytetari shpërthen në lot: Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë
pamje nga protesta

TEHTH- Ditën e sotme po vijojnë protestat e banorëve të Thethit kundër prishjeve së strukturave që kanë ngritur në tokën e tyre. Një nga banorët, ka shpërthyer në lot përpara kamerave. Ai shprehet se të gjithë kursimet e një jete, para të marra edhe borxh, janë derdhur në këtë biznes, i cili sipas tij ishte e vetmja mënyrë që ai dhe familja e tij të mbijetonin.

“Shpenzimet e gjithë jetës, jam mbytur në borxhe e tashmë po na i prishin të gjitha. Kam shtëpi druri pa beton pa asgjë. I kam vendosur tokën time. Kemi kërkuar leje por na kanë thënë të presim,. Toka është e imja, e trashëguar,. Kërkojnë ndihmë nga shteti që të mos na i prishë.

Unë jam i pamundur për të jetuar, kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Na ka mbetur veç të vdesim. Nëpërmjet protestës kërkojmë që shteti të na lërë të jetojmë. Kanë thënë vetë që të investojmë, tani nuk na lënë. Këtu nuk ka asnjë beton, siç kanë thënë ashtu kemi investuar. Tani nuk kam më asnjë para për të investuar”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Urdhëri i Ramës/ Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë
Edi Rama

TIRANË- Një protestë është thirrur ditën e nesërme në Tiranë kundër shëmbjeve të paligjshme që po kryen nga qeveria. Mësohet se protesta është njoftuar nga vetë qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për bashkim, kundër shembjeve të bizneseve që po ndodhin kudo në Shqipëri dhe kryesisht në Theth.

Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 para kryeministrisë. Qytetarët e konsiderojnë ndërhyrjen e qeverisë për të shembur, hotelet, baret dhe restorantet në mes të sezonit turistik, të paligjshme dhe që po i bën një dëm të madh imazhit të vendit. 

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë
Protesta

Rama dhe hapësirat publike

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike. 

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë. 

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara. 

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj./Dosja.al

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Tensione gjatë protestës në Theth, një gruaje i bie të fikët

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë
Pamjet

THETH- Një gruaje i ka rënë të fikët ditën e sotme gjatë protestës në Theth. Mësohet se teksa banorët po protestonin kundër urdhërit të Ramës për të shembur strukturat pa leje, një gruaje i ka rënë të fikët. 

Ajo është marrë më pas nga banorët e tjerë, të cilët e kanë ndihmuar. Ndërkohë që protesta e banorëve vazhdon, ndërkohë që përplasjet me IKMT dhe policinë nuk kanë munguar.  

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Nuk kam asgjë pa leje!" Djegia e restorantit në Theth, pronarja: Aksioni për shembjet e ndërtimeve, koecidencë e keqe! Shkak nuk është energjia, ia lë në dorë drejtësisë

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë
Aida Gjecaj

THETH- Pronarja e restorantit që u dogj gjatë natës në Theth, Aida Gjecaj ka folur për mediat teksa ka treguar se kur ndodhi ngjarja ajo ndodhej në Tiranë për punë administrative. Gjecaj tha se u njoftua rreth orës 02:00 se në subjektin e saj kishte rënë zjarr. Ajo tha se fqinjët kanë ndërhyrë dhe kanë shuar flakët, por nuk kanë arritur të shpëtojnë asgjë.

Ajo u shprehe se subjekti i saj e merrte energjinë nga panelet diellore. Gjithashtu Gjecaj u shpreh se ai subjekt ka mbi 12 vite që operon dhe se gjithçka është me leje. Ajo tha se kostoja e ndërtimit të subjektit që ka përfunduar vitin e kaluar është afërsisht 150 mijë euro.

Pronarja shtoi se nuk ka konfliket me askën dhe se aksioni për shembjet e ndërtimeve është një koecidencë e keqe me rastin e saj. Ajo tha se përjashton incidentin nga ndonjë shkëndijë elektrik dhe se rastin ia le në dorë drejtësisë.

Deklarata e Aida Gjecajt për mediat:

Nuk kam dijeni. Pasi mbrëmë isha në Tiranë për punë administrative. Kur më kanë njoftuar në dy të natës se kishte rënë zjarr në subjektin tim. Erdhëm, komshinjtë kanë fikur zjarrin, nuk kanë arritur të shpëtojnë gjë. Ishte restorant me panele diellore. Dhe ishte e pamundur që të fikej, zjarrfikësja nuk ka arritur të vijë në kohë. Gjithsesi ka ardhur,  ka bërë pjesën e saj të fundit. Falenderoj komshinjtë që kanë dhënë ndihmën e parë dhe për të evituar që zjarri të përcillej në godina të tjera, që janë kuzhina dhe bujtina. Nuk ka pasur dëme në njerëz. Falë zotit jemi mirë sa i përket jetëve njerëzpre ndërsa hekurat shkojnë dhe vijnë. Restoranti është në pronësinë time si Aida Gjeçaj.

Kemi mbi 15 vite që operojmë në këtë sektor. Ndër bujtinat e para që kemi punuar dhe promovuar Thethin në këto vite. E vetmja gjë që ekspertët kanë konfirmuar është se energjia elektrike nuk është shuar edhe pse godina kishte marrë flakë, gjë që përjashton incidentin nga ndonjë shkëndijë elektrike. Kështu që për shkaqe të tjera nuk kam dyshime, sepse nuk kam askujt borxh, s’kam asnjë konflikt apo kërcënime. Nuk e di nga se mund të ketë ardhur. Kemi vetëm 5 dhoma në pronësi, pasi nuk kam dashur të ndërtoj asnjë gjë pa leje. Nuk e di ku ta vë gishtin. Nuk e di, koeicidenca është e keqe.

Thashë nuk kam procedim për prishje sic mund të kenë një pjesë e banorëve sepse s’kam marrë veprime për ndërtime që mund të penalizohesha. Kam zgjedhur të punoj në nivel të ulët, me restorantin, me një kuzhinë të hapur, me 5 dhoma. Dëmi i shkaktuar në këtë godinë, e cila është ekologjike, është një strukturë parafabrikat, kostoja e ndërtimit të saj që e kemi përfunduar vitin e kaluar është afërsisht 150 mijë euro. Kështu që dëmet janë vetëm materiale, dëme kanë çdokush me dashje apo pa dashje. Përderisa nuk është energjitike, ia lë në dorë drejtësisë dhe ata që janë eksperta këtë punë. Ua lëmë atyre në dorë. Duke qenë se familjarisht jemi të lidhur me drejtësinë, ia kemi besuar. Besojmë te ligji dhe shteti dhe nuk e di, presim që veprimet të bëhen dhe e vërteta herët a vonë do të dalë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Digjet restoranti në Theth, zjarri shuhet nga ndërhyrja e banorëve

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë
Foto nga vendi i ngjarjes

THETH- Një restorant në Theth është djegur thuajse plotësisht në mesnatë. Bëhet me dije se nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa zjarri është shuar pas ndërhyrjes së banorëve të zonës.

Momentalisht nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me djegien e restoranit në fshatin turistik të vënë prejt disa ditësh në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të një aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje dhe protestave të banorëve.

Në pamjet e mëposhtme dallohet i gjithë restoranti i cili ishte i përfshirë zjarri.

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Qytetarët sërish protestë

protesta ne theth

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale