LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Përfundon aksioni i IKMT, "thyhet" rezistenca e banorëve, shembet edhe godina e fundit! Rama: Ka filluar Rilindja Urbane 2.0

• Pas disa ditësh tensionesh dhe përplajesh sot u mbyll zyrtarisht aksioni për prishjen e subjekteve pa leje në Theth. • Kreu i qeverisë tha se subjektet e prishura në Theth janë të gjitha të ndërtuara për qëllim fitimi, ndërsa shtoi se janë goditur gjithsej 40 të tilla. • Ai u shpreh se policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është "mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit".  • Gjithashtu pronarët kërkojnë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi • Edhe pse aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtesave pa leje në Theth është drejt përfundimit, nuk mungojnë përplasjet me banorët. • Sipas informacioneve, disa banorë po kundërshtojnë prishjen një godine ndërsa fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur. • Mësohet se banorët kanë bllokuar rrugën duke u ulur dhe kanë penguar kalimin e automjeteve të IKMT. • Bëhet me dije se pronarët kanë kërkuar më parë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi. • Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale teksa aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje në Theth po shkon drejt përfundimit. Rama thotë se tashmë ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE. • Ai thotë se ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje. • Kreu i qeverisë thekson se forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit. • Rama thotë se mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit, sipas tij, në normalitetin e para kësaj "marrëzie kriminale", siç e quan kryeministri. • Edhe Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje situatën në Theth, ku i prishën banesat dhe bujtina të banorëve të zonës. • Me anë të një postimi në rrjetin socila Facebook, Berisha ka publikuar pamje ku IKMT ka prishur një kamper i cili ishte parkuar në Theth. • Lideri i opozitës shprehet se ky ishte ndërtim pa leje për Ramaduron.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Thyhet" rezistenca e banorëve, shembet dhe ndërtesa e fundit e konsideruar pa leje në Theth

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Përfundon aksioni i IKMT,
Foto nga vendi i ngjarjes

THETH- Pavarësisht rezistencës së banorëve, pas disa orësh tension dhe përballje, godina e fudnit e konsideruar pa leje në Theth u shemb mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se banorët e tronditur paralajmërojnë për hapa ligjorë dhe nuk përjashtojnë protesta të reja kundër veprimeve të cilësuara prej tyre si të padrejta dhe brutale. Ata kishin kërkuar më parë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi. 

Si nisi çështja e ndërtimeve pa leje?

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

1 VITE ME PARE

"Bandë e vërtetë"/ IKMT shkatërron kamperin në Theth, Berisha: Ky ishte ndërtim pa leje për Ramaduron

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Përfundon aksioni i IKMT,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje situatën në Theth, ku i prishën banesat dhe bujtina të banorëve të zonës. Me anë të një postimi në rrjetin socila Facebook, Berisha ka publikuar pamje ku IKMT ka prishur një kamper i cili ishte parkuar në Theth.

Postimi i Berishës:

Ky ishte ndërtim pa leje për Ramaduron! Bandë e vërtetë!

1 VITE ME PARE

Tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, banorët futen në banesë, nuk lejojnë prishjen e objektit (FOTO)

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Përfundon aksioni i IKMT,
Foto nga vendi i ngjarjes

THETH- Vijojnë tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, teksa raportohet se disa banorë, familjarë janë futur brenda një banese dhe po pengojnë prishjen e saj. 

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Përfundon aksioni i IKMT,

Sipas informacioneve, disa banorë po kundërshtojnë prishjen një godine ndërsa fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur. 

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Përfundon aksioni i IKMT,

Bëhet me dije se pronarët kanë kërkuar më parë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi.

 

1 VITE ME PARE

"Ka filluar Rilindja Urbane 2.0!" Rama: Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Përfundon aksioni i IKMT,
Foto nga vendi i ngjarjes

THETH- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale teksa aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje në Theth po shkon drejt përfundimit. Rama thotë se tashmë ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE. 

Ai thotë se ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje. Kreu i qeverisë thekson se forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit.

Rama thotë se mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit, sipas tij, në normalitetin e para kësaj "marrëzie kriminale", siç e quan kryeministri.

POSTIMI:

Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje - nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru - në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.

Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE.

1 VITE ME PARE

Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtesave pa leje në Theth drejt përfundimit, nuk mungojnë përplasjet me banorët

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Përfundon aksioni i IKMT,
Theth

THETH- Edhe pse aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtesave pa leje në Theth është drejt përfundimit, nuk mungojnë përplasjet me banorët. Sipas informacioneve, disa banorë po kundërshtojnë prishjen një godine ndërsa fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur. Mësohet se banorët kanë bllokuar rrugën duke u ulur dhe kanë penguar kalimin e automjeteve të IKMT.

Bëhet me dije se pronarët kanë kërkuar më parë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi.

Si nisi çështja e ndërtimeve pa leje?

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

1 VITE ME PARE

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, aksioni drejt fundit, pronarët kërkojnë të pritet për vendimin e gjykatës

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Përfundon aksioni i IKMT,
Theth

THETH- Mbrëmjen e sotme vijon prishja e objekteve të fundit pa leje nga ana e IKMT në Theth teksa raportohet se pronarët kërkojnë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi. Momentalisht nuk ka informacion dhe nuk dihet si do të veprojnë përfaqësuesit e IKMT-së.

Si nisi çështja e ndërtimeve pa leje?

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

1 VITE ME PARE

Mbyllet sot aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, janë prishur 40 subjekte

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Përfundon aksioni i IKMT,
Foto

THETH- Pas disa ditësh tensionesh dhe përplajesh sot pritet të mbyllet zyrtarisht aksioni për prishjen e subjekteve pa leje në Theth. Mësohet se deri në orën 18:00, pritet që të çmontohen vullnetarisht edhe dy objektet e fundit, të cilat janë lënë në afat nga strukturat shtetërore.

Kreu i qeverisë tha se subjektet e prishura në Theth janë të gjitha të ndërtuara për qëllim fitimi, ndërsa shtoi se janë goditur gjithsej 40 të tilla. Ai u shpreh se policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është "mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit".

theth ikmt

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet