Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Sot janë prezantuar 7 kandidaturat e Partisë Demokratike në primaret për bashkinë e Tiranës. •Takimi i parë është zhvilluar me banorët e njësisë numër 7 në kryeqytet, para së cilëve, kandidatët kanë shpalosur idetë e tyre për Tiranën nëse do të zgjidhen për të kandiduar përballë Erion Veliajt.•Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda shpalosën idetë e tyre për një Tiranë ndryshe. •Procesi i primareve do të mbyllet me datë 4 dhjetor.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kandidati i Primareve për Tiranën, aktori Julian Deda e ka shpalosur me humor programin e tij për Bashkinë Tiranë. Në fjalën e tij, Deda fajësoi kryebashkiakun për çdo stres të shkaktuar në familjet që banojnë në kryeqytet. Ai tha se do të bëjnë të kundërtën e asaj që bën Veliaj, të cilin e konsideroi një pedofil politik. Në fund tha se kryebashkiaku, më datë 15 maj do të bëjë pushime me nënën e tij.
"Unë kam qenë disa herë në këtë zonë, kemi bërë takime shumë të bukura, kam qenë në pozitën kur kërkojnë vota për dikë tjetër, për vetë qenka e vështirë. Gjithë këto vite i kam shërbyer njerëzve. Arti në vetvete këtë ka si qëllim. Jam mësuar të shërbej, diku kokëulur e diku kokëngritur. Ju do na pyesni ne për program. Në fakt kemi vizion, e jo program. Në 9 vite demokratët humbën kontaktin me njëri-tjetrin për shkak të keqmenaxhimit nga lidershipi i kaluar. Ne jemi të 7-të përballë Erion Veliajt. Ne do bëjmë të kundërtën e asaj që ka bërë Erion Veliaj. Ky qytet prej tij nuk po buzëqesh më. Që do e fitojmë këtë garë, nuk diskutohet fare. Ai është pedofil politik, keni parë ju, mbledh fëmijët rreth e qark dhe del në foto. Nga keqmenaxhimi i atij, sot Tirana është e pistë, na sëmuren fëmijët, ka trafik, çdo stress e çojmë në shtëpi. Shkon burri istresuar dhe ja shfryn gruas. Veliaj më 15 maj do marrë dhe mamin e do bëjë pushime me lekët e mamit se është mësuar,"-tha Deda.
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpalosur programin e tij për Bashkinë Tiranë. Në fjalën e tij, Alimehmeti tha me bindje se më 14 maj, fitorja do të jetë e Partisë Demokratike. Ai tha se kjo do të ndodhë pasi ata do të futen në garë me antitezën e kryebashkiakut actual Erion Veliaj. Alimehmeti tha se Tirana ka nevojë për ndryshim. Fjalinë e mbylli me fjalët: Rama ik!
"Unë besoj te puna dhe jo te fjalët. E njoh mirë Tiranën. Këtu jam lindur, këtu jam rritur, këtu jam zhvilluar. Kam bërë shkollën këtu, gjimnazin dhe universitetin po në të njëjtën zonë. Kam punuar në spital e fakultet, e njoh zonën pëllëmbë për pëllëmbë, sa herë kisha kohë të lirë kaloja në Linzë. Askush nuk i ka parë për investime por thjesht për shfrytëzime momentale. Prindërit e mi i njihni shumë mirë, besoj i mbani mend. Gjithmonë kemi qenë pranë Partisë Demokratike, për të shërbyer. Unë u riaktivizova në prill të këtij viti dhe jam shumë i lumtur që shoh një rritje të vazhdueshme të PD-së. E lexoj se çfarë do të ndodhë më 14 maj. Ne fitojmë, fitojmë me antitezën e atij që është sot aty, e kryetarit në ikje. Duhet ta keni të qartë. Ne të gjithë do të jemi të bashkuar, por do të bashkojmë dhe aleatët. Rama ik, Rama ik, dritat na i hoqe, por dritën e sjellim vetë ne,”- tha Alimehmeti.
TIRANË- Gert Bogdani, kandidati i Primareve të Partisë Demokratike për Tiranën ka shpalosur programin e tij për kryeqytetin. Në fjalën e tij, Bogadani tha se të parin në listë do të ketë qytetarin dhe jo mikun ndërtues. Ai përmendi një e nga një të gjithë abuzimet që bëra nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
"14 maji është për të ndërruar një model për të ardhur me dikë që respekton vendin. Tirana sot është e përmbytur, u përmbyt dhe ne verë me 12 minuta shi. Këtu ka të drejtë Veliaj që ka thënë se e ka zgjeruar Liqenin e Tiranës sepse e ka bërë vetë Tiranën me një liqen. Gjëja e parë që do të ndryshojë më 14 maj për Tiranën është zbatimi i ligjit. Atë arrogancë që Veliaj ka treguar tek Teatri Kombëtar, atë ka treguar edhe tek '5 Maji' e kudo. Tek "Myslym Keta" po kërkon të bëjë të njëjtën gjë sepse tërmetin ai nuk e konsideron fatkeqësi, por fat për të ndërtuar kulla. 14 maji do të jetë dita e ndryshimit, i pari do të jetë qytetari dhe i fundit miku ndërtues. Shumë zona janë lënë në harresë, nuk ka infrastrukturë, nuk ka zhvillim. Prista është buzë Ujësjellësit dhe nuk ka ujë. I vetmi fshat që ka parë asfalt me sy është Surrelli, të tjerët aspak. Një banor nuk e zgjidh dot një hall tek njësia administrative, por do të zbresë tek Bashkia e Tiranës,"- tha Bogdani.
TIRANË- Fatmir Merkoçi ka shpalosur programin e tij për Bashkinë Tiranë por nuk është kursyer teksa është shprehur se kryeministri Edi Rama e Partia Socialiste kanë ‘të infliktruar’ në PD. Në fjalën e tij, Merkoçi tha se ka fituar gjithmonë dhe se çdo gjë e kthehn në kauzë, por nuk ndjehet i barabartë në garë. Kjo, pasi sipas tij të tjerët kanë edhe poste që i favorizojnë, ndërsa ai nuk e ka një gjë të tillë.
“Jam prodhues i Partisë Demokratike. Jam këtu se jam kundër komunizmit. Te gjithë e dinë çfarë ka bërë Veliaj. Unë kam bërë 32 vjet luftë. Jam përball me çdo njeri për ato kullat, jam përballur dhe me partinë time. Jam përballur për të mirën e demokratëve dhe demokracisë. Unë hyj në betejë për të fituar, gjithmonë kam fituar. Kam fituar edhe kur më hodhi Lul Basha gaz. Se dhe mediat ndërkombëtare shkruanin ‘u sulmua heroi’. Unë fitoj, di të fitoj. Ngre kauza për ju, për popullin, për kombin. Gjithmonë kam dalë në protestë. Shumica hesht prej frikës, por unë e them se jam hapur kundër diktaturës. Kemi frikë një kriminel dhe marrim rrugët e kurbetit, nuk dalim si e gjithë bota që ta kapim e ta tërheqim zvarrë atë njeri. Dhe kur them dalim, nuk them dilni ju se unë po rri në shtëpi. Kam tre javë që dal në protestë për ju, për fëmijët tuaj, për t’ju siguruar juve minimumin jetik. Rama i ka future duart dhe tek PD-ja, kanë kapur ca aty dhe po kërkojnë të mbahen fort. Po të doja e shpallja kandidaturën siç e shpallën të tjerët, por jo, u futa në garë dhe respektova rregullat. Por nuk jemi të barabartë, sepse të gjithë janë me poste. Nëse futesh në garë, hiq dorë nga postet dhe hajde dil në garë me mua. Unë di të fitoj, unë çështjet i kthej në kauza, unë Fatmir Merkoçi ju garantoj që tërhiqem nga gara nëse nuk dal me simbolet me PD, i kam dhënë gjakun kësaj partie, kësaj Tirone, ju kërkoj votën për të fituar për ju dhe jo për veten time,”- tha Merkoçi.
TIRANË- Enkelejda Fejzo, kandidatja në Primaret e Partisë Demokratike për Tiranën ka shpalosur programin e saj para demokratëve. Në fjalën e saj, Fejzo tha se demokratët nuk e kanë garën me njëri-tjetrin, por me qeverinë. Ajo tha se më 14 maj, kryebashkiaku Erion Veliaj do t’i ketë të shtatë përballë dhe kjo nuk do të jetë e lehtë. Fejzo u shpreh se fokusi i saj do të jetë tek fëmijët e dhuna ndaj grave. Ajo përmendi gjithashtu dhe faktin që në Tiranë nuk ka një korsi emergjencë dhe se rrugët dytësore janë lënë në plan të fundit.
"Sot erdhi vota e anëtarit. Një votë është shumë e rëndësishme për të zgjedhur më të mirin. Betejën e kemi për ide, vizion, për të sjellë më të mirën. Duhet programi më i mirë që më 14 maj kur do shndërrijë një yll, do jemi më të qeshur se kurrë. Brenda PD-së ka garë. Forca juaj nuk është e kryetarit, por e anëtarit. Jam punëtore si ju dhe dua një fjalë magjike që duhet ta mbani mend, 'sot, jo nesër'. Familja, arsimi, atdheu janë në rrezik. Unë fokusin do ta kem tek fëmijët. Keni parë se çfarë bëhet? Ç’do ditë kemi nga një përdhunim, mos shikoni Tiranën që bëhet zhurmë, por shkoni në fshatrat e harruara atje ku kamerat arrijnë ndonjëherë kur gazetari dëshiron të bëjë ndonjë emision. Korsia e emergjencës nuk ekziston. Kur kalon auto-ambulanca bëjmë të gjithë sikur jemi shofera ambulance dhe e ndjekim pas. Përfitojmë të kalojmë. Rrugët dytësore janë lënë pas dore, nuk ka parqe për fëmijët, nuk ka asgjë,"-tha Fejzo.
TIRANË- Belind Këlliçi, kandidati në Primaret e Partisë Demokratike për Tiranën ka prezantuar synimet e tij, nëse arrin të fitojë Bashkinë. Në fjalën e tij, Këlliçi tha se synimi i tij është rrëzimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se Veliaj ka mashtruar edhe Papa Françeskun në momentin që e ka takuar si dhe ka zaptuar Tiranën përmes 'mafias së betonit'. Këlliçi u shpreh se shprehja 'Veliaj është kandidat për qeli dhe jo bashki', duhet bërë realitet.
"Sot është një ditë e mirë për Partinë Demokratike. Zhvillohen zgjedhjet. Për të mos folur për palën tjetër që nuk bën më zgjedhje. Sot jemi në një proces historik, që do të sjellë rrëzimin e Velijt. Rrëzimi i tij është rrëzimi i Ramës dhe beteja për Tiranën, është për të gjithë Shqipërinë. Banorët e '5 Majit' vijojnë të jenë pjesë e një reprezaljeje që u bëhet nga mafia e ndërtimit. Vetëm në muajt e fundit, 1.8 milion metra katrorë janë dhënë nga Veliaj për ndërtim. Ju e dini që 3% e tokës që jepet për ndërtim duhet të shkojë për banesa sociale, ku janë ato? I ka parë njeri? Veliaj është ai njeri që gënjeu Papën, i tha unë jam ai kryebashkiaku që të ka pritur në Tiranë në vitin 2014, kur në fakt ai është zgjedhur në vitin 2015. Unë gjykoj që Veliaj është eksperimenti më i dështuar politik, ju jap fjalën e nderit që atë betejë që kam bërë do ta vazhdoj akoma më tej. Shprehjen që Veliaj është kandidat qelie dhe jo bashkie, duhet ta bëjmë realitet,"- tha Këlliçi.
TIRANË- Adriana Kalaja, një nga kandidatet e Primareve të Tiranës në Partinë Demokratike ka përcaktuar synimin që ka nëse arrin të fitojë Bashkinë e Tiranës. Në prezantimin e saj para demokratëve, Kalaja tha se vila e kryeministrit Edi Rama në Surrel duhet shembur me tritol. Ajo tha se toka ku është ngritur shtëpia e kreut të qeverisë është 'rrëmbyer' nga gruaja e tij, Linda Rama. Për rrjedhojë, shtëpia është e ngritur pa leje dhe sipas Kalasë, duhet shembur me tritol.
"E kam denoncuar dhe vazhdoj ta denoncoj që bashkëshortja e kryeministrit e ka grabitur pronën. Për rrjedhojë, vila është ngritur pa lej. Ju e dini që ai bunkeri i ngritur pa leje duhet shembur, përveçse ndërtuesi i paligjshëm duhet të shkojë pas hekurave. Mendoni ju se ka ndonjë fadromë që e shemb atë bunker? A ka ndonjë gjë tjetër që e rrëzon përveç tritolit? Ndaj ju them që godina e parë që do të shembet do të jetë bunkeri i Surrelit. Këto grabisin dhe pronat e qytetarëve, pasi oligarkët do të ndërtojnë kullat e tyre. Këto janë mashtrimet e vrasësit Erion Veliaj. Tërmeti ka rënë në 2019 dhe ti nuk mund të ndërtosh një projekt të miratuar në vitin 2017. Nga këtu do e filloj unë drejtimin e Tiranës,"- tha Kalaja.
SHKODËR- Partia Demokratike e ka nisur me një minutë heshtje për babë e bir që u zhdukën mesditën e sotme në Shkodër pasi i mori rrjedha e ujit. Fjalën e para e mori Adriana Kalaja, një nga kandidatet për primaret e Tiranës, e cila kërkoi që të gjithë të ngriheshin në këmbë dhe të respektonin dy personat që dyshohet të kenë humbur jetën, por që ende nuk u janë gjetur trupa.
"Sot është një ditë e trishtë, për shkak të ngjarjes që ka ndodhur në Shkodër. Një familje e mori rrjedha e ujit për shkak të babëzisë e asaj që sjell mosmenaxhimi i taksave që reflektohet në ditët me mot të keq. Babë e bir janë zhdukur dhe unë kërkoj që të mbajmë një minutë heshtje. I paharrueshëm qoftë kujtimi i tyre,"- tha Kalaja.
TIRANË- Kandidati për primaret në Partinë Demokratike, Julian Deda, kërkoi nga demokratët që të mos shikojnë se çfarë shkruhet në media, por të takohen personalisht me kandidatë në garë për Bashkinë e Tiranës. Gjatë prezantimit me degën 7 dhe degën 10, aktori i humorit, deklaroi se në atë kohë, kur Lulzim Basha ishte në krye të PD-së, kishin shumë konflikte për shkak të pasigurisë që ai u ofronte.
'Dega 7 është dega më mikëpritëse e Tiranës. Unë jam familjar me këto ambiente, këtu kemi bërë sherre, se në kohë të Lulit kemi bërë dhe sherre se ishim të stresuar. Kur erdha, kisha një fërkim sherri, Dervishi e mban mend sepse ishte periudhë kur e shikonim njëri tjetrin si me dyshim për shkak të performancës së ish-lidershpit. Se mendonim a ka ardhur për ta shkaterruar këtë punë apo jo. Sot Dervishi lë kokën pas meje. Gjërat kanë ndryshuar. Unë e di besnikërinë e anëtarëve të degës 7.
Të gjithë i dimë problemet e lagjeve, e dëgjova Gertin për fushën e aviacionit, po të dish se çfarë bëhet te Ndre Mjeda është tmerr. Duhet të marrësh varkat dhe të futesh në shpi. Nuk kemi gjimnaz në zonën tonë, e vodhi Carlo Bolino gjimnazin, e tjetërsoi projektin me ndihmën e Veliajt. E mori me 1 euro metrin katëror, është italian dhe jo Tirons. Erdhi dhe akuzon nëpërmjet medias së tij njerëz autokoton.
Do ju kërkoj, për të zgjedhur një nga ne, që do fitojmë në 14 maj nuk disktohet. Ngrini kokën, gishtat, do fitojmë. Problemi është se cili nga ne do jetë atje, unë do jem atje me fituesin, por që të zgjidhni njërin nga ne mos dëgjoni as analistë asgjë. Takojini dhe shikojini në sy. Zgjidhni më të mirin që mendoni. '- u shpreh Deda.
TIRANË- Kandidati në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti, deklaroi sot se për të fituar, atyre u duhet edhe ndihma e të majtëve. Gjatë prezantimit me degën 7 dhe degën 10 në Tiranë, mjeku tha se bashkimi dhe pastërtia janë dy faktorë që do ndikojnë në fitoren e tyre për bashkinë e Tiranës.
'Jam njeri i punës së ndershme dhe jo i fjalëve. Unë vij nga një familje e djathtë, pjesmarrëse aktive të fushatave të 97, 2001. Kanë qënë pranë PD në cdo moment, kanë qënë profesor të mjekësisë. Unë afrohem në një moment të vështirë. Kemi përballë një regjim që ka gjithcka, se me vlera, punë dhe dije mund t'i dalim përballë, se ata nuk e kanë këtë. Hallka e parë është 14 maj 2023, detyra e parë është se si të fitojmë. Cfarë na duhet, të jemi bashkë. Do e gjeni ju se kush është figura.
Na duhet një antitezë totale dhe duhet të jemi bashkë. Edhe ca të majtë do i bëjmë me vete, e njohim ne Tiranën. Të shkojmë të qetë, pa pasur asnjë konflikt interesi. Këtu keni 7 vetë, djem të mrekullueshëm, zonja të nderuara, ju do zgjidhni. Në fund fare, 6 të tjerët do duhet ta mbështesin. Ne do punojmë si ekip.'-deklaroi mjeku.
TIRANË-Kandidati në Primaret e Partisë Demokratike në Tiranë, Gerti Bogadani deklaroi se i duhet dhënë fund sa më parë shkatërrimit që po i bëhet Tiranës. Gjatë prezantimit me degën 7 dhe 10 në Tiranë, Bogdani vuri theksin tek disa zona në Tiranë, të cilat sipas tij, Bashkia nuk po investon pasi nuk ka buxhet. Ai mori shembullin e Fushës së Aviacionit.
'Problemet e Tiranës janë të shumta. Në 14 maj e në vijim duhet krijuar një hartë e shërbimeve, pasi kemi mijëra banorët dhe nuk dimë se cfarë shërbimesh marrin. Na duhet hartë për trashëgiminë kulturore. Nëse do e ruajmë një lagje të Tiranës duhet të ruajmë identitetin, se me kullat nuk do i tregoj dot rrugicën ku jam rritur fëmijëve. Vëmendja e Veliajt është tek kulla, pudrosja që i bën qëndrës, po se cfarë ndodh në lagje të Tiranës, ai nuk e di. Se çfarë ndodh tek Fusha e Aviacionit nuk ia ka haberin. Pse se nuk ka lekë për ti hedhur aty, duhet ndryshuar kjo. Duhet ti kthejmë banorët dinjitetin, ku të gjithë janë të barabartë, ku të gjithë respektohen. Duhet ndaluar shkatërrimi që po i bëhet Tiranës.'- tha Bogdani.
TIRANË- Fatmir Merkoçi, kandidati në Primaret e PD për Tiranën, u shpreh i bindur se nëse zgjidhet nga demokratët do të mundë Erion Veliajn, e më pas do rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti.
'Në asnjë moment nuk jam shkëputur dhe pse kam merituar më shumë, por kam menduar idealin. Cdo opsion e kam hedhur për të gjithë ju. Jam përballur dhe me ndërkombëtarë, në 96 jam përballur me ambasadoren amerikane, më tha pse të hapen dosjet, nuk kam pasur frikë, dhe me Ambasadorin Lu, 8 a 8, nuk kam frikë. E kam deklaruar se kjo është reformë e dështuar, ashtu siç dështoi. Kam luftuar por asnjë nga ju nuk më ka parë në asnjë post, kam bërë atë që kam bërë dhe kam ikur. Nuk kam pritur të marr privilegje. Dega 9 më propozoi dhe më respektoi, unë u futa në primare. Unë para jush po tregoj ato që kam bërë, ato që kam ngritur kauza. E kam goditur Veliajn se kam nxjerrur letrën, të tjerët heshtën. Kam goditur reformën në drejtësi, vezë e kolombit e kam quajtur, por vjen një moment që unë kërkoj votën te ju për të mos ju zhgënjyer. Ta luftojmë diktaturën, kam 3 javë që protestoj. Më jepni votën, të heqim Veliajn, pas tij kam synim të heqim Ramën.'- tha Merkoçi.
TIRANË- Kandidatja për Primaret në PD, Enkelejda Fejzo u shpreh përballë demokratëve se Qeveria nuk po bën asgjë për studentët, të rinjtë, familjet dhe pensionistët. Gjatë prezantimit me degën 7 dhe degën 10, ajo u shpreh se demokratët do të zgjedhin përfaqësuesin më të mirë për Bashkinë e Tiranës.
'Unë ju jap besën që jemi në garë, nuk jemi të komanduar. Kemi mbajtur atë që thuhet fisnikëri. Studentët nuk po gjejnë dot shtëpi me qera, nuk duhen sorollatur, duke parë se cfarë po ndodh, gjejnë rrugën më të shkurtër, ikin duke marrë para borxh.
Ai ka bërë kaq shumë kulla, saqë nuk e ngre dot kokën lart se të merren mend. Shëndetësia falas, kush e ka parë? A ka më vend për të qëndruar këtu? Bashkia është e qytetarëve, ne nuk fyejmë asnjë socialist. Nesër është vonë, rinia, familja dhe arsimi janë në rrezik. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, ata do e sulmojnë procesin. Ne demokratët po tregojmë se do të zgjedhim më të mirin.'- tha Fejzo.
TIRANË- Kandidati për Primaret në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi u zotua sot para demokratëve të degës 7 dhe 10 se do të vijojë betejën me Erion Veliajn dhe kur të zgjidhet kryebashkiak. Ai u shpreh se zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të shënojnjë një kapitull të ri për vendin.
'Arsyeja se përse jam kandidat është e qartë, betonizimi që iu është bërë vendit është i pashembullt. është për të ardhur keq kur shikon ngritjen e kullave, e ke stres kur del nga shtëpia, që nga gjobitja. Veliaj nuk ka mbajtur asnjë premtim që ka dhënë, ai ka gënjyer dhe Papën. I tha të kam pritur kur në fakt është zgjedhur më vonë. Kur thotë që martesën e kam organizuar me pensionin e mamit, duhet ti kishte mbyllur llogaritë. Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të shënojnë një kapitull të ri për të pasur zgjedhje të parakohshme, nëse rrëzojmë Veliajn, Rama do rrëzohet, punë javësh. Do ju jap një premtim, të gjitha aferat që kam denoncuar do i denoncoj. Nëse zgjidhem kryetar bashkie, do shkoj në SPAK, për shkresën e Veliajt, që i ka kushtuar qytetarëve 430 mln euro, bëhet fjalë për inceneratorin e Tiranës. '- tha Këlliçi.
TIRANË- Kandidatja për Primaret në PD, Adriana Kalaja deklaroi ditën e sotme se ndaj saj po kryen disa sulme. Gjatë takimit të prezantimit të 7 kandidatëve të Tiranës për primaret, Kalaja u shpreh se sulmet nuk po bëhen drejtëpërdrejtë ndaj saj, por ndaj garës që po zhvillohet për primaret. Ajo shton se i vetmi person që po vret Tiranën, është Erion Veliaj, i cili duhet ndaluar.
'Gjatë këtyre ditëve, miqtë e mi janë të shqetësuar për disa sulme që bëhen në adresë të personit tim. Sulme në goditje nën brez. Unë kur iu bashkova kryetarit sot të PD, me 19 maj iu bashkova se besova te beteja e tij për dinjitet. Unë përfaqësoj moralin dhe dinjitetin e të gjithë demokratëve. Kush më pyet se cfarë kanë me mua, unë them se nuk kanë asgjë. Ata e kanë me PD, me garën me primaret, i tremben votës tuaj. Se nëse do ishin aq trima do futeshin në garë, se ata pisa që duan të bëjnë pis këtë garë nuk më sulmojnë vetëm mua, të gjithë, Ilirin, edhe pse thonë se e mbështesin, e bëjnë pis. Unë kam vendosur ti qëndroj të keqes përballë. Veliaj nuk mund të quhet Lali, ai është vrasësi i Tiranës, nuk më rrëzojnë këto sulme të turpshme.
Kur nisi foltorja unë përlotesha kur dëgjoja një frazë nga një mik i përbashkët, nga Genc Strazimiri, bashkëqëndrestar te Teatri. Nuk erdhi kurrë për të bërë shoë. Thoshte, qëndro në këmbë demokrat.'- tha Kalaja.