Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Nisin zhvillimet "post protestë". • Tre persona janë shoqëruar nga Policia menjëherë pas përfundimit të protestës së sotme të mbajtur para Kuvendit. •Të shoqëruarit, dyshohet se kanë qenë pjesë e personave që tentuan të çajnë kordonin e Policisë dhe kanë qëlluar me mjete piroteknike. • Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë shkuar në mbështetje të qytetarëve që janë shoqëruar nga Policia në Komisariate. • Po ashtu, tre efektivë policie kanë mbetur të dëmtuar lehtë; njëri është dëmtuar në këmbë, një në dorë dhe tjetri në sy. Fatmirësisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. • Por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me të shoqëruarit dhe pasojat e protestës. • Mungon edhe reagimi politik i kryeministrit Edi Rama.
5 artikuj për këtë temë.
Në Tiranë përkrahës të opozitës dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha zhvilluan për afro dy dorë në mbrëmje një tubim proteste në sheshin para Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e kryenimistrit Rama për skandale korruptive. Disa deputetë të opozitës, që janë të përjashtuar nga seancat e mëparshme për shkelje të rregullave, u përpoqën të merrnin pjesë në seancën e sotme, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk e lejoi këtë veprim, pas interpretimit të rregullores.
Ata iu bashkuan më pas protestës në oborrin para Parlamentit. Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme plenare, për shkak të angazhimeve të tjera qeveritare.
Tubimi i sotëm para Kuvendit u njoftua nga ish-kryeministri Berisha në fund të tubimit, që u mbajt të shtunën para kryeministrisë.
Deputetët e opozitës morën fjalën njëri pas tjetrit në tubimin, që vazhdoi qetësisht, përveç disa fishekzjarrëve që u hodhën në fillim të protestës në drejtim të policisë. Protestuesit u përpoqën pa sukses të çanin rreshtimin e ngjeshur të policisë në hyrje të Kuvendit, dhe më pas hodhën drejt tyre flakadanë, shashka dhe fishekzjarrë.
Ndërsa brenda në seancë plenare të Kuvendit deputetët opozitarë kishin në krye të fjalës së tyre akuzat ndaj kryeministrit Rama, që i lidhin me çështjen McGonigal. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren ndërsa zoti Berisha mori fjalën disa herë teksa ndërpritej nga kryetarja Nikolla. Deputetët u frynë bilbilave dhe goditnin tavolinat me duar në shenjë proteste, duke kërkuar që çështja McGonigal të bëhet temë kryesore e diskutimeve në Kuvend,
Kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo lidhje të tij me këtë çështje, ndërsa interpelancën e kërkuar me të për këtë temë ia delegoi seancën e kaluar ministres Elisa Spiropali për marrëdhëniet me Kuvendin./VOA
TIRANË- Protesta e dytë e zhvilluar sot nga opozita e pasuar nga ajo e 11 shkurtit është shoqëruar me tensione në ambientin para Kuvendit. Qindra protestues janë përplasur fizikisht me policinë në përpjekje për të hyrë brenda oborrit të Kuvendit, duke çarë edhe kordonin që ata kishin krijuar për të ruajtur sigurinë.
Policia ka përdorur tymuese për të neutralizuar protestuesit dhe për të bërë shpërndarjen e tyre, por këta të fundit kanë bërë rezistencë duke shtyrë në përpjekje për të hyrë në oborrin e Kuvendit. Me pankarta thumbuese ndaj qeverisë e kryeministrit Rama për skandalin 'McGonigal' ku u zbulua edhe emri i tij në aferën me ish-zyrtarin e FBI-së, protestuesit për rreth 3 orë në mbështetje të opozitës kanë qëndruar para Kuvendit ku edhe kanë ndjekur deklaratat e kreut të opozitës Sali Berisha përmes një monitori në Led.
Pasi kryetari i PD-së ka lënë foltoren e Kuvendit dhe u është bashkuar protestuesve me thirrje për një tjetër organizim për ditën e enjte 16 shkurt për pak minuta ata janë shpërndarë në zona të ndryshme.
TIRANË- Policia e Tiranës shoqëroi tre protestues, të cilët dyshohet se kanë hedhur kapsolla dhe tymuese para Kuvendit, duke sjellë kështu edhe lëndimin e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit. Në mbështetje të protestuesëve ka shkuar deputetja demokrate, Sorina Koti, e shoqëruar nga Bislim Ahmetaj dhe avokatja Adriana Kalaja u interesuan për ta pranë komisariatit 1 ku ata ndodhen dhe prej aty thanë se dolën me garancinë se do të lirohen.
FJALA E TYRE PARA MEDIAVE:
Sorina Koti: Është protesta e radhës ku asnjë zë nuk mund të cenohet, burgoset apo shoqërohet në Komisariatet e Policisë, aktualisht janë 3 përfaqësues të Partisë Demokratike në Komisariat, por për shkak të moshës njëri prej tyre do të lirohet shpejt, dy të tjerë janë njëri i forumit dhe tjetri anëtar, të cilët janë ndaluar sepse po protestojnë për fjalën e lirë, për pluralizmin politik dhe për të mbrojtur të drejtën e fjalës. Unë sapo dola tani bashkë me kolegët e mi nga Komisariati ku kemi marrë garanci se ata do të lirohen së shpejti sepse në fund të fundit është e drejta kushtetuese e secilit nga ne për të protestuar, qoftë Brenda parlamenti apo jashtë tij. Kështu që askush nuk ka të drejtë për të cënuar këdo që proteston për të drejtat e tij, ne do presim këtu deri në momentin që anëtarët tanë të dalin nga ambientet e Komisariatit. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Ahmetaj: Kemi marrë përsipër që çdo i ndaluar në protestat tona që kanë filluar të shtunën që të mbrojmë çdo të ndaluar dhe të shoqëruar që merr pjesë në protestat tona. Do të amnistohen. Jam në monitorim të çdo veprimi që bën policia në dënim dhe cënim të së drejtës për të protestuar. Të shtunën dhe sot policia është sjellë mirë, i bëj thirrje të vazhdojë kështu. Hedhja e tymueseve është e lejuar.
Adriana Kalaja: Janë tymuese me ngjyrën e flamurit kombëtar, të PD. Protesta ku shprehet fjala e lirë është ditë gëzimi. në një ditë feste hidhen dhe tymuese dhe fishekzjarre sakohë nuk cënohet jeta e policëve dhe institucionet. Garantoj të gjithë protestuesit në emër të PD që ka ikur koha që protestuesit qëndronin dyerve të komisariateve dhe gjykatave. Do jemi këtu për të gjitha rastet. Policia mos ti agravojë shoqërimet, të enjten do jemi prapë në protestë.
Ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha u la takim mbështetësve të opozitës të enjten, sërish para Kuvendit.
TIRANË- Dy persona janë shoqëruar nga policia menjëherë pas përfundimit të protestës së sotme të mbajtur para Kuvendit. Të shoqëruarit, dyshohet se kanë qenë pjesë e personave që tentuan të çajnë kordonin e policisë.
Protesta zgjati rreth 3 orë dhe u zhvillua në ambientet pranë Parlamentit. Tubimi në ambientet e jashtme nisi me një përplasje fizike të rreshtit të parë të protestuesve me kordonin e policisë dhe efektivëve të vendosur për të mbrojtur Parlamentin. Ndaj tyre janë hedhur edhe mjete të ndryshme piroteknike si shashka dhe kapsolla, ndërsa policia ka rujatur qetësinë dhe ka qëndruar stoike në pozicionin e vetë.
TIRANË- Tre efektivë policie kanë mbetur të dëmtuar lehtë pas protestës që u zhvillua ditën e sotme nga Sali Berisha përpara Kuvendit. Mësohet se një prej policëve është dëmtuar në këmbë, një në dorë dhe tjetri në sy. Fatmirësisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Protesta zgjati rreth 3 orë dhe u zhvillua sa në rrugë nga protestuesit opozitarë aq edhe në ambientet e Parlamentit. Tubimi në ambientet e jashtme nisi me një përplasje fizike të protestuesve me kordonin e policisë dhe efektivëve të vendosur për të mbrojtur Parlamentin. Ndaj tyre janë hedhur edhe mjete të ndryshme piroteknike si shashka dhe kapsolla, ndërsa policia ka rujatur qetësinë dhe ka qëndruar stoike në pozicionin e vetë.