Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Policia dhe forcat e IKMT-së kanë vendosur kordonin në hyrje të godinës së 'Prestige Resort'. •Ato mbërrin mëngjesin e sotëm në ambientet e godinës 1 dhe 3 të Prestige Resort në Golem. •Përfaqësuesja e Shërbimit Social Shtetëror, në Ministrinë e Shëndetësisë, është shprehur e vendosur se sot ata do të marrin godinën në dorëzim, duke ia kaluar më pas këtij institucioni.•Përfaqësuesi ligjor i 'Hysenbelliu Gruop' shprehet se ku vendim është i paligjshëm. •Ndërsa presidenti i kompanisë, Irfan Hysenbelliu, akuzon kryeministrin Edi Rama për këtë aksion.
19 artikuj për këtë temë.
MAT- Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ndaj konfiskimit të dy godinave të “Prestige Resort”. Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Mat, Skënder Gjuci, Berisha tha se i gjithë aksioni ka nisur vetëm sepse pronari i mediave nuk pranon diktatin e kryeministrit Edi Rama.
“Vetëm se pronari i mediave Neës24 dhe mediat e tjera nuk pranojnë të urdhojnë dhe të diktatit të tij, që i prishin hotelet me bukura të brigjeve të Adriatit. Ia bëri atë në një kohë kur në Shqipëri kishte një mik të nderuar që nuk mund t'ja bëj kurrë, por i ligu kënaqësinë e ka tek e keqja. Po kështu, sot ditë feste shkon i vërsul bandat e tij kundër pronave të pronarit, resortit Prestige. Ky është një hakmarrës i verbër, ska moral. Ky ndaj tij nuk njeh kufi,”-tha Berisha.
Ditën e sotme, punëtorët të IKMT-së dhe Policia e Shtetit zbarkuan në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata u hasën në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Mirëpo, më pas policia i vuri shirtin godinës e krijoi 'gardh' në hyrje të saj. Sipas punonjëvse, godina do t’i kalojë shërbimit social. Presidenti i kompanisë, Irfan Hysenbelliu paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.
Në Shqipëri, Shërbimi social dhe paraqet sot në mjedisin e “Prestigj Resort”, për të marrë në administrim dy godina hoteliere të kompleksit, të cilat rezultojnë të konfiskohen me një vendim të Këshillit kombëtar të territorit.
Kompleksi turistik është në pronësi të grupit Hysenbelliu, i cili zotëron gjithashtu dhe disa media të rëndësishme në vend.
Përfaqësuesit e ligjeve të deklarojnë se çështja është në proces gjyqësor, dhe për shkak të marrjes në administrim e dy godinave është sipas tire e paligjshme. Vendimi i sotëm pason të kaluar në këtë kompleks, ku më dhjetor u shemb godina qendrore disa katëshe. Sipas Hysenbelliu Group, qeveria kërkon të ndikojë në linjën editoriale të mediave që kompania ka në.
Edhe pse një ditë pushimi zyrtar, zyrtari dhe shërbimi social, të cilët janë nga forca policie që shkuan në kompleksin turistik Prestigj Resort në Golem me në një vendim të caktuar “i cili i kalon në përgjegjësinë sociale të Ministrisë së Shëndetësisë, për Shërbimin të gjithë godinave nr. 1 dhe nr. 3”, njoftoi përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë.
Vendimi pason një akt konfiskimi të dy godinave nga ana e Këshillit Kombëtar të territorit, si pjesë e masave kundër ndërtimit të pa leje apo në shkelje të tyre. Për përfaqësuesit e Grupit Hysenbelliu, e sot mendojnë të paligjshme. “Nuk e di kush ja kaluar minisrisë së Shëndetësisë, apo Ministrisë së Financave, pozimin e dërgimit. Ne nuk e kemi humbur. Që do të thotë se procedura e konfiskimit është kontestuar në gjykatë, dhe është duke vijuar procesi i gjykimit. Si rrjedhim, nëse ju pretendoni se jeni pronarë, se ne vlerësojmë se nuk jeni, sipas ligjit për pronat e paluajtshme të shtetit, normalisht ato trajtohen në barazi me pronat private, që do të thotë se duhet t'i drejtoheni, sipas Kodit civil, dhe të paraqisni pretendimet tuaja. Veprimi juaj, duke kërkuar sot që të lirohet godina dhe të na nxirrni jashtë,
Ato pretenduan gjithashtu se nuk kishin marrë asnjë njoftim paraprak, ndonëse se pretendonja e Shërbimit social të kundërtën duke kërkuar të kontrollojë kontrollin për të hyrë në mjedisin e kopleksit dhe të marrë në administrim të dy godinave, të cilat u gjetën të mbyllura. Për të hyrë brenda u gjetën më pas mënyra të tjera nga ana e policisë. Sipas avokatëve të shoqërisë edhe përfshirja e policisë është e paligjshme pasi ajo mund të ndërhyjë në mjedisin privat vetëm me urdhër gjykate apo prokurori, ose në të drejtën e vendimit përmbarimore.
Në Shtator të vitit të kaluar Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit, ndërhyri duke prishur pishinat e jashtme të kompleksit turistik, ndërsa në muajin dhjetor hodhi në një vend të madh qendror disa katëshe. Rasti u përfshin dhe raportin vjetor të Departametit amerikan të shtetit për të Drejtat e Njeriut të publikuar dy ditë më parë./VOA
TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar lidhur me vendosjen e kordonit në hyrje të godinës së 'Prestige Resort'. Në një reagim zyrtar, MFE thotë se e gjitha është bërë në zbatim të ligjit. Po ashtu, shtoi se politizimi i ngjarjes është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit.
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë se me kërkesë të Shërbimit Social Shteteror, me qëllim sigurimin e hapësirave shtesë dhe të reja për institucionet rezidenciale për ofrimin e sherbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar apo kategorive të tjera vulnerabel, me qëllim përmbushjen e standardeve sa më të mira për marrësit e shërbimeve të ofruara nga institucionet e përkujdesit shoqëror, i ka propozuar Këshillit të Ministrave kalimin e objekteve në pronësi publike, konfiskuar në baze të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.
Ditën e sotme, nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga ditët dhe javët e kaluara, kur përfaqësues të institucioneve shtetërore kanë kryer procedurat e nevojshme për zbatimin e vendimmarrjes. Politizimi dhe mediatizimi i kësaj çështje e cila në thelb është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit, as mbështetjes që shteti shqiptar i jep shtresave në nevojë,”- thuhet në reagimin për mediat.
Ditën e sotme, punëtorët të IKMT-së dhe Policia e Shtetit zbarkuan në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata u hasën në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Mirëpo, më pas policia i vuri shirtin godinës e krijoi 'gardh' në hyrje të saj. Sipas punonjëvse, godina do t’i kalojë shërbimit social. Presidenti i kompanisë, Irfan Hysenbelliu paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.
KAVAJË- Tensione ka pasur sot në ambientet e 'Prestige'. Mësohet se mediat si dhe përfaqësuesit e këtij resorti nuk janë lejuar që të qëndrojnë në ambientet e hotelit. Zyrtarë të Shërbimit Social Shtetëror janë larguar nga godinat, ku qëndruan të ‘ngujuar’ për disa orë.
“Mirë nga godinat na larguat, por dhe nga territori i tij do na largoni?”, dëgjohet të thotë një prej përfaqësuesve të Hysenbelliu Group.
Ditën e sotme, punëtorët të IKMT-së dhe Policia e Shtetit zbarkuan në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata u hasën në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Mirëpo, më pas policia i vuri shirtin godinës e krijoi 'gardh' në hyrje të saj. Sipas punonjësve, godina do t’i kalojë shërbimit social. Presidenti i kompanisë, Irfan Hysenbelliu paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas konfiskimit të godinës së 'Prestige Resort'. Bardhi kërkon nga Qeveria që të tërhiqet nga çdo akt presioni që po bëhet ndaj medias. Ai shton se këto aksione policore janë të papranueshme në një shtet të së vërtetës dhe kandidat në BE.
'Qeveria duhet të tërhiqet menjëherë nga çdo akt presoni ndaj medias. Aksionet policore të herëpasherëshme ndaj biznesve të "Focus Media Group", dhe konfiskimi i pronave pa vendim gjyqësor, janë të papranueshme në një shtet të së drejtës dhe vend kandidat për në BE.'- shkruan Bardhi.
Ditën e sotme, punëtorët të IKMT-së dhe Policia e Shtetit zbarkuan në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata u hasën në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Mirëpo, më pas policia i vuri shirtin godinës e krijoi 'gardh' në hyrje të saj. Sipas punonjësve, godina do t’i kalojë shërbimit social. Presidenti i kompanisë, Irfan Hysenbelliu paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka theksuar një pjesë të deklaratës që ka bërë biznesmeni Irfran Hysenbelliu sot, pasi punonjësit e IKMT dhe Policia e Shtetit i vunë shiritin restortit të "Prestige" në Golem. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social në Facebook, Tomorri shkruan se Hysenbelliu foli për një ish-ministër të Jashtëm që kryeministrit Edi Rama donte që t'i ushtronte presion, por nuk përmendi emër. Por që sipas gazetarët bëhet fjalë për Ditmir Bushatin.
"Nje denoncim i rende! Irfan Hysenbelliu ka bere nje denoncim shume te rende sot qe duket se nuk po merr vemendjen e merituar. Pronari i News 24 deklaroi se Kryeministri i ka kerkuar qe te sulmonte ministrin e Jashtem. Edhe pse Hysenbelliu nuk e thote emrin, me shume gjasa behet fjale per Ditmir Bushatin. Kjo eshte e paprecedente. Nje kryeminister qe udhezon mediat te sulmojne nje anetar te kabinetit te tij, gjate kohes qe eshte ne detyre. Nuk ka rast te dyte ne historine boterore. Pse eshte shume e rende? Sepse keto jane metoda mafioze. Vetem mafia, ne rrethana te caktuara dhe per interesa te caktuara, nxjerr ne prite anetaret e saj. Ne nuk e dime sa i vertete eshte denoncimi i Hysenbelliut. Por dime disa fakte te tjera. Diku nga 2019, ne mediat afer qeverise nisi nje fortune sulmesh per Ditmir Bushatin. Nje televizion qe drejtohej nga nje ish socialist, pati bere dhe program investigativ per emerimet ne ambasada dhe pasaportat diplomatike. Ndersa ne portale shkruheshin editoriale ku goditej Bushati. Ndoshta eshte sajese. Me mire te jete ashtu, per te gjithe. Por nese eshte e vertete, ky eshte nje turp i madh. Shume i madh,"-shkruan Tomorri.
Ditën e sotme, punëtorët të IKMT-së dhe Policia e Shtetit zbarkuan në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata u hasën në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Mirëpo, më pas policia i vuri shirtin godinës e krijoi 'gardh' në hyrje të saj. Sipas punonjësve, godina do t’i kalojë shërbimit social. Presidenti i kompanisë, Irfan Hysenbelliu paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.
TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për sulmin e paligjshëm të qeverisë Rama ndaj Prestige Resort. Meta në reagimin e tij në rrjetet sociale thotë së konfiskimi në Prestige Resort është “me veprime të paligjshme dhe mafioze”. Meta shton se respekti ndaj ligjit, ndaj të drejtës për t'u ankuar në gjykatat e vendit kanë marrë një goditje tjetër nga Rama dhe banda e tij.
POSTIMI I METËS:
Në këtë ditë feste të shenjtë të besimit Bektashi, por njëherazi dhe dita e festës së Demokracisë, qeveria e Edi Ramës nuk rreshti në veprimet e saj të paligjshme dhe mafioze. Veprimet hakmarrëse ndaj Prestige Resort në shkelje të të gjithë ligjeve dhe të drejtave të njeriut, janë një sulm i hapur me një urrejtje skizofrenike jo vetëm ndaj këtij biznesi por janë një sulm ndaj pronës së çdo qytetari.
Sot, siguria juridike, respekti ndaj ligjit, respekti ndaj të drejtës për tu ankuar në gjykatat e vendit kanë marrë një goditje tjetër nga Edi Rama dhe banda e tij, të cilët kërkojnë me çdo kusht që të mbyllin gojën e mediave për të penguar thënien e së vërtetës.
Goditjet e Edi Ramës ndaj mediave shqiptare kanë qenë të vazhdueshme, por dhe provë e dëshpërimit të tij, përballë zemërimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve ndaj tij dhe mafiozëve që e rrethojnë.
As Edi Rama dhe as një shërbëtor i tij nuk e ndal dot uraganin e zemërimit popullor, që do t’i ndëshkojë në 14 Maj për dëmet shumë të mëdha që i kanë shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ditën e sotme, punëtorët të IKMT-së dhe Policia e Shtetit zbarkuan në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata u hasën në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Mirëpo, më pas policia i vuri shirtin godinës e krijoi 'gardh' në hyrje të saj. Sipas punonjësvse, godina do t’i kalojë shërbimit social. Presidenti i kompanisë, Irfan Hysenbelliu paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.
TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në “Prestige Resort” pas vendimit për ta konfiskuar atë. Një prej të rinjve që hapi dyert e resortit me kapuc në kokë u mor nga Policia, pasi u përplas me median.
'Kush je ti?'-i thonë të riut, i cili thotë: Më morën.
Drejtoresha juridike “Hysenbelliu Group” tha se ai dhunon një pronë private dhe largohet dhe se policia po e mbron atë. Ai hodhi poshtë mikrofonin e një prej mediave të pranishme, e më pas u shoqërua nga Policia. Mister mbetet se kush është i riu i cili hapi me kaçavidë derën e godinës së 'Prestige Resort'./Dosja.al
TIRANË- Këto janë pamjet që vijnë nga Golemi, aty ku punonjës të IKMT-së dhe Policisë kanë rrethuar godinën e 'Prestige Resort'. Punonjësit kanë marrë “përforcime” për të hapur dyert nga brenda me trapanë e kaçavide.
Në foto, shihen dy të rinj me kapuçë në kokë, që tentojnë të hapin dyert. Ato kanë vendosur edhe kapuç në kokë, për të mos u kapur nga kamerat.

Ditën e sotme, Policia dhe IKM-së, mbërritën në ambientet e “Prestige Resort” për të konfiskuar godinat, pa një njoftim paraprak dhe mbi të gjitha pa një vendim gjykate./Dosja.al
TIRANË- Për aksionin e policisë në ambientet e 'Prestige Resort' në Golem, ka reaguar edhe avokati i njohur Genc Gjokuta. Në një reagim për 'News24’ Gjokutaj tha se prokuroria duhet të veprojë dhe të marrë Prestige si vendngjarje, pasi aty po bëhet krim i shëmtuar.
“Nuk keni pse falënderoni sot kushdo që del në media. Ky është një akt barbar. Është kontribut në favor të pronës, reagimi sot. E ndoqa zotin Hysenbelliu dhe i jap të drejtë për rrëfimin e tij. S’kemi të bëjmë me problem ligjor, pasi është shteruar ky proces. Shteti nuk po sillet si administrator i denjë për të treguar se kush ka shkelur dispozitat ligjore. Rama është lokomotiva e këtij treni, por janë shumë vagonë pas. Sot në administratën e shtetit nuk shkon dot të marrësh një formular apo shërbim. Si ka mundësi që nuk i jepet mundësia subjektit për një të drejtë të saj, që t’i drejtohet gjykatës.
Të gjitha gjykatat i ka të kapura. Qëndrimi i tij kështu është dhe për opozitën. S’kemi të bëjmë me një proces ligjor. Ekzekutimi i një të drejte lidhet me personin, jo me shtetin. Një shtet që ushtron vetëgjyqësisë, e ka hequr vetes mundësinë që të quhet i tillë. Ata janë banditë me uniformë. Atyre, (policisë) i është thënë që në këtë orë do rrethoni këtë subjekt. Ky shtet është sulmuesi i kësaj prone. Aty është vendngjarje, dhe po të duash ta bësh film është fantazi e madhe. Këta zyrtarë shkojnë atje se më pas marrin mungesë dhe iu shmangen mediave. Kjo ngjarje ka cënuar integritetin e kompanisë, konceptin e pronës në përgjithësi. Dita kur bëhet ky veprim, sot është vit i ri për bektashinjtë. Vetëm një i pafe bën kështu gjërash. Sot njerëzit kanë festë dhe me këto pamje, festa është prishur. Duhet të merret në konsideratë dokumentacioni dhe ky është rast i rëndë flagrant penal. Nëse nuk ndalen sot, do e bëjnë praktikë.
Situata është e rënduar. Pak ditë nga raporti i DASH, ku rasti i Prestige Resort është vënë në dokumentin e këtij raporti për Shqipërinë, çka do të thotë se ka qenë një ngjarje e spikatur në zinxhirin delikuent, dhe të veprosh me të njëjtën dhunë, pa dokumente, pa ligj, ky shtet ka rrëshqitur.”, tha Gjokutaj.
TIRANË- Efektivët e policisë nuk lejojnë gazetarët që të hyjnë brenda godinës së ‘Prestige Resort’, madje refuzojnë që t'u japin informacion. Teksa para hyrjes së godinës nr.3 që do të sekuestrohet pa vendim gjykate, policia ka ngritur një kordon.
“Nuk jemi të lejuar të japim asnjë informacion. Merrni nga institucionet kompetente. Po bëni një pyetje që s’do merrni dot një përgjigje. Ne jemi në mbështetje të një institucioni tjetër. Merrni kontakt me ta. Merrni kontakt me personat kompetent që janë aty brenda.”, tha një efektiv i policisë së Kavajës.
TIRANË- Presidenti i 'Hysenbelliu Group', Irfan Hysenbelliu ka paralajmëruar ndjekjen e çështjes së konfiskimit të godinës, deri në gjykatën ndërkombëtare. Në një lidhje telefonike, ai u shpreh se për këtë ngjarje duhet të ketë reagim nga ambasadat dhe diplomatët e huaj.
'Kam pasur një takim edhe me Gramoz Ruçin dhe i kam thënë “kemi jetuar në të dyja sistemet, si ka mundësi kjo heshtja jote?”. Më tha: nuk kam më fuqi. i thashë “pse hesht, PS ka pasur shumë debate brenda”. Edhe Berisha kur ishte në kohën e tij dhe kishte dorë të hekurt, kishte debate, fliste Pashko, Ruli, Ceka, Imami, Olldashi. Rama është rrezik për vendin. Ai e nisi me sulmin ndaj mediave. Le të dalë një gazetar dhe të thotë nuk e marr rrogën 100% në bankë. Ai donte që unë ta shisja News 24 siç u shit ABC. Kam pasur një administrator që ishte më parë deputet i PS. Ditën që iku ai, AMA çoi një letër që do të mbyllte sinjalin. Ku të shkojmë në Gjykatë? Motra e zv.kryeministres ka në kontroll gjyqësorin. Çdo gjyqtar është i frikësuar. Si ka mundësi që kur shkëmbeheshim në hotel, a kanë një edukatë, bashkëshortja e tij që shkëmbehej me bashkëshorten time dhe fëmijët janë rritur bashkë? Për mua ka ardhur koha që këtij njeriu t’i tregojnë vendin.
Unë edhe nëse e humbas biznesin nuk shqetësohem. Këtë dëm Rama do ta paguajë në Gjykatën Ndërkombëtare. Ambasadat dhe diplomatët e huaj duhet të zgjohen. Nuk mundet një kryeministër që ta kthejë vendin në pronë private. Ky është standardi më i keq në historinë e Shqipërisë. Një mikut tim politikan i kam shkruar “14 maji duhet të tregojë sa u duan shqiptarët, në të kundërt duhet të hapin krahun”. Shqiptarët duhet të zgjohen, mediat e mia nuk do të rreshtin së mbështeturi. Si mund të rrijë kryeministri, kur ministri i Brendshëm u fut në burg? Ju mendoni se drogën e bënte vetë Tahiri dhe kryeministri nuk e dinte? Si ka mundësi që zv.kryeministrin e tij kërkon ta fusë në burg? Nuk e fut dot në burg se po e futi, do të bëhet i penduar zv.kryeministri dhe Rama do të futet vetë në burg. Pse Rama përdor 2 standarde? Te unë vë tritolin, të tjerët i bën me parablerje?'
TIRANË- Policia ka mësyrë ditën e sotme në “Prestige Resort”. Përfaqësues të institucioneve janë futur brenda, teksa dyert i kanë hapur me kaçavidë, e më pas është vendosur një kordon policor.
Pa një vendim gjykate, por vetëm me urdhër të Këshillit Kombëtar të Kontrollit, ata janë futur në ambientet e këtij biznesi privat, madje pa bërë asnjë njoftim më parë për këtë ndërhyrje. Përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group”, deklaroi se kjo është e paligjshme dhe se ata janë futur me forcë.
TIRANË- Pas konfiskimit të 'Prestige Resort' në Golem, ra reaguar edhe presidenti i 'Hysenbelliu Group', Irfan Hysenbelliu. I revoltuar, ai ka treguar se kjo është kryer me urdhër të Ramë. Më tej, gjatë rrëfimit, biznesmeni zbuloi se është takuar edhe me agjentin e diskredituar të FBI-së, Charles McGonigal. Hysenbelliu tha se McGonigal i ka ofrua ‘ndihmë’ për vizën amerikane, por ai e ka refuzuar.
“Edhe atë të FBI, e kam takuar unë. McGonigal është takuar me mua. Kam pirë një kafe për punën e vizës. Më tha se mund të më ndihmojë me avokat. I kam thënë jo, nuk marr vizë amerikane me pagesë. Po e meritova, do e marr. Amerika është në zemrën time. Edhe nëse nuk kam vizë, nuk dal kundër saj,” tha Hysenbelliu.
TIRANË- Përfaqësuesja e Shërbimit Social Shtetëror, e cila mund të marrë paligjshmërisht dy godina në pronësi të ‘Hysenbelliu Gruop’ ka refuzuar që t’i përgjigjet pyetjeve të medias. Përfaqësuesja e Shërbimit Social u shpreh se po bënte vetëm detyrën e saj, ndërsa shtoi se godinat do të jenë në administrim të institucionit që ajo përfaqëson.
Përfaqësuesja e Shërbimit Social: Jam këtu për të bërë punën time. Ju duhet të më lejoni të bëj punën time. Jam drejtuesja e institucionit, të qendrës së Zhvillimit që i është dhënë kjo godinë. Ai pezullim ka rënë poshtë. Ju vazhdoni me gjykatën, ne do bëjmë punën tonë. S’kam koment! Njoftimi zyrtar është bërë! S’kam koment. Kam ardhur të bëjë punën time. Do marrim në administrim godinat. Nuk quhet dhunë.
Gazetarja: Në një ditë pushimi keni ardhur në një biznes privat për godinën nr1 dhe nr.3. Me çfarë vendimi keni ardhur këtu?
Përfaqësuesja e Shërbimit Social: Puna ime është që të marr në dorëzim këtë godinë! Mos u merakosni për ditën tonë të pushimit, se do ta marrim një ditë tjetër. S’dua t’i përgjigjem asnjë pyetje!
TIRANË- Presidenti i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenebelliu ka folur pas vendimit të Qeverisëe për konfiskimin e “Prestige Resort. Ai tha se se nga një njeri i sëmurë, madje tregoi se i ka dërguar mesazh se do bëhet si Erdogani i dytë.
"Do kthehesh Erdogan i dytë, ia kam cuar sms. Raporti i DASH, kur ai sfidon shtetin më të madh po unë? Unë një qytetar jam. Ai në takime sillet sikur janë një leckë, ai e ka përbuzur atë flamur. Kush është ky që merr këto vendime e bën çfarë të dojë, kush është ky, ku aty stafi paguhet 100% rrogat në bankë, aty u hap një akuapark, ai sa herë kalonte aty e vrisnin sytë, pse nuk e bëri më parë këtë prishje? është shqetësuar se po emigrojnë shqiptarët. Ai donte që ta shisja median siç u shit abc.
Si ka mundësi në këtë lloj mënyrë, në një hotel ku shkëmbeheshin, mirë mua po nuses time, çunit tim, po gruaja e vet që më prezantoi me vëllain e saj në Athinë. A ka një edukatë, ku i ka shokët sot? Ku është Bashkim Fino, ku është.. pyesni Silvën, shoqen e saj. Shkëmbeheshim me njëri tjetrin në hotel, ai udhëton me charter, me dhomë gjumi, të verifikojnë shqiptarët. Për mua ka ardhur koha që këtij njeri ti tregohet vendi. Ai këtë dëm ka për ta paguar në gjykatën ndërkombëtare, diplomatët duhet të zgjohen"- tha Hysenbelliu.
TIRANË- Presidenti i 'Hysenbelliu Group', Irfan Hysenbelliu deklaroi ditën e sotme se raportet me kryeministrin Edi Rama nuk kanë qënë të mira. Ky reagim, i bërë pas mbërritjes së policisë në godinën e 'Prestige Resort' në Golem, ishte i ashpër. Hysenbelliu, deklaroi se vite më parë ka marrë porosi nga Rama që t'i ushtronte presion një ministri të jashtëm, por nuk tregoi emër.
"Ndjehem shumë i qetë sepse nga një njeri që nuk pret, kohë më parë janë botuar kartela psiqike të tij, nuk doja të hyjë në detaje. Raportet e mia me kryeministrin thonë se kemi pasur të mira. Ne kemi pasur debate sepse ai tjetër gjë ka brenda vetes, tjetër gjë reflekton. Ai është i zi në shpirt. Kohë më para, bashkë me shefin e IKMT që kishte Bashkia, çonte Policinë, sidomos kur shkoja jashtë shtetit me familjen dhe i mbante me ditë të tëra aty. Është aktor shumë i zoti, sa herë që jam jashtë shtetit, kur ishim në Beograd, sa më pak e humbi dhe të nesërmen çoi Policinë në Prestigë. Kur shkova në SHBA i vuri tritolin se acarohet me veten. Këto ditë kam qenë në një nga hotelet më të rëndësishme në Athinë dhe ai ishte me familjen atje. Aty shkëmbeheshim si ata të nëndetëses 105. Edhe kur dilte në korridor e humbiste, pse nuk e shqetëson aq shumë atë njeri. Unë nuk kam qenë nga ata botues që të bëj nga ato presione që ai do. Po them vetëm për një ministër të jashtëm, ai më thoshtë bëj një presion, ma çoi me SMS. Si mundet një ministri të Jashtëm ti bëja presion, kur ai kishte vizion dhe respekt. Po iu them vetëm 0.01% të Edi Ramës. Unë mbaja ekuilibër se jam biznesmen se kam 2000 e ca veta të punësuar dhe duhet të paguhen."- tha Hysenbelliu.
TIRANË- Dy ditë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili fliste për lirinë e medias, sot në ambientet e “Prestige Resort” kanë mbërritur forcat e Policisë dhe të IKMT për të konfiskuar godinat, pa një njoftim paraprak dhe pa një vendim gjykate. Ato kërkojnë konfiskimin e godinës.
“Nëse po thoni që na jepni kohë për të liruar godinën, duhet të na kishit njoftuar zyrtarisht më përpara dhe jo të vinit në një ditë pushimi zyrtar. Për sot nuk keni sjellë njoftim zyrtar”, tha avokati i “Hysenbelliu Group”.
Shembja e ‘Prestige Resort’ kishte vend edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin e kaluar. Ky sulm ndaj një biznesi përmendet në raport si një trysni mbi mediat.
“Më 4 dhjetor, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi një hotel duke përmendur shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në datën 1 dhjetor, kompania e ndërtimit të resortit kishte depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Durrësit, duke kërkuar një vendim në pritje të shqyrtimit ligjor të urdhrit të prishjes së IKMT. Gjykata nuk caktoi menjëherë gjyqtarin dhe IKMT vazhdoi me shembjen. Pronari i hotelit, i cili gjithashtu zotëron disa media dhe biznese të tjera, pretendoi se hoteli i tij u shkatërrua për të mbytur kritikat dhe mospajtimet. Qeveria pohoi se veproi në përputhje me ligjet në fuqi dhe se kjo prishje ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të çrrënjosur ndërtimet e paligjshme në vend”, thuhet në raport e DASH.
TIRANË-IKMTR dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar ditën e sotme në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata janë hasur në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Sipas punonjëvse, godina do t'i kalojë shërbimit social.
“Urdhrat që keni marrë janë urdhra të brendshëm. Vendimi thotë; kalim në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë të godinës. Ne s’e kemi humbur posedimin e sendit. Jemi në gjyq. Nëse e vlerësoni se jeni pronarë, atëherë duhet të keni një vendim. Vendimi juaj që kërkoni që të na nxirrni jashtë, është i paligjshëm”, tha përfaqësuesi ligjor i shoqërisë Hysenbelliu Gruop.
Punonjësja e Shërbimit social: Na lejoni të bëjmë punën tonë. Kemi ardhur të zbatojmë ligjin.
Avokati i “Hysenbelliu Group”: Puna jonë është të zbatojmë ligjin dhe thotë pronat kushdo që ka pretendimin shkon në gjykatë. Unë jam avokati, përfaqësues i shoqërisë. Policia mund të mbështesë, nëse keni vendosur të futeni me dhunë dhe në shkelje të ligji ne do të paraqesim kallëzim për shkelje penale.
Kujtojmë se në muajin dhjetor, një godinë e 'Prestige Resort' u shemb me tritol. Godina me 7 kate u shemb së bashku me 2 pishinat. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzoi kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.