Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Policia dhe FNSH kanë mësyrë sërish sot në kampin e MEK në Manzë. • Pas 10 ditësh nga ndërhyrja dhe kontrollet e para, autoritetet kanë shkuar sërish sot, por me numër më të vogël në oficerë. • Këtë herë nuk janë futur brenda perimetrit të banimit, por në portën kryesore duke kontrolluar e pyetur çdo banorë që hynte apo dilte nga kampi. • Këto masa janë marrë në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK për aktivitetin e Muxhahedinëve në Shqipëri. • Një patrullë policie është instaluar që prej orëve të para të mëngjesit të të enjtes në dyert kryesore të qendrës së banimit. • Në Manëz do të qëndrojë i instaluar një stacion policor, ndërsa një patrullë do të qëndrojë çdo ditë 24 orë pandërprerje për të paktën 1 muaj, duke verifikuar lëvizjet e banorëve të kampit.
5 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Anëtarët e MEK pas stacionimit të patrullës policore në Manzë u kanë ofruar atyre për të ngrënë dhe për të mirë. Në videon e mëposhtme të publikuar nga Weblajm, shihen muxhahedinët, të cilët pas aksionit të policisë ditën e sotme, u kanë ofruar atyre kafe dhe briosh.
Por patrulla e policisë i ka refuzuar.
IRAN- Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Islamike ka njoftuar planet për të mbajtur një gjyq ndërkombëtar për të gjykuar anëtarët e opozitës së mërguar të qeverisë iraniane. Mohammad Jaafar Montazeri tha se sistemi gjyqësor ka përgatitur 700 aktakuza kundër anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK).
Montazeri tha se gjykata do të mblidhet së shpejti për të ndjekur penalisht këta individë. Njoftimi erdhi një javë pasi policia shqiptare më 20 qershor bastisi një kampin në Manzë ku strehohen mijëra anëtarë të MEK-ut dhe sekuestroi dhjetëra kompjuterë. Grupi dyshohet se ka orkestruar sulme kibernetike kundër institucioneve të huaja. Autoritetet thanë se 36 persona, përfshirë oficerë policie dhe anëtarë të MEK, u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan gjatë bastisjes në kampin Ashraf 3. Përfaqësuesit e MEK-ut pretenduan se një i moshuar vdiq si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia, por autoritetet shqiptare mohuan përgjegjësinë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj terrorit policesk që po ushtrohet edhe gjatë ditës së sotme ndaj refugjatëve të MEK në Manz. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha i ka bërë thirrje ‘Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër presioneve e terrorit psikologjik që i quan ai ndaj refugjatëve të MEK në në Manzë.
Postimi i Plotë:
Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të MEK. Të dashur miq, mediat informojnë se vazhdon presioni policor ndaj Kampit të Muxhahedinëve në Manzë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët. I bëjë thirrje Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët. #sb
Në Shqipëri, policia po kontrollon hyrje-daljet nga kampi Ashraf 3, në Manzë, ku strehohen afro 2500 anëtarë të organizatës MEK, muxhahedinët e popullit iranian. Masat e policisë pasojnë përplasjet e forta që ndodhën pasi policia ndërhyrjen javën e shkuar në brendësi të kampit, për kontrollin e mjediseve, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit. Prokuroria e posaçme ka dyshime se MEK, ka organizuar sulme kibernetike ndaj Iranit.
Punonjës të policisë, përfshirë ata të njësisë Antiterror, po qëndrojnë në hyrje të kampit Ashraf 3, duke mbajtur nën mbikëqyrje çdo lëvizje. Banorët që dalin regjistrohen me emër, pasi kanë dhënë dhe arsyet e lëvizjes, e po ashtu dhe automjetet i nënshtrohen kontrolleve.
Pas shumë vitesh qëndrimi në Shqipëri, ku anëtarët e organizatës MEK, u pritën për arsye humanitare, dhe angazhimit të autoriteteve për mbrojtjen e tyre, situata ka ndryshuar ndjeshëm, pasi javën e shkuar, Gjykata miratoi urdhrin e Prokurorisë së Posaçme për të ndërhyrë dhe ushtruar kontroll në mjediset e shumta të kampit. Rezistenca e banorëve, sidomos kur forcat e shumta të policisë ju afruan sallave të serverëve, çoi deri në përplasje mes palëve.
Muxhahedinët folën për ushtrim dhune nga policia, duke akuzuar atë madje si përgjegjëse për humbjen e jetës së njërit prej banorëve. Por autoritetet shqiptare mohuan kategorikisht të kenë përdorur forcën, duke deklaruar se askush nuk mund të pengojë zbatimin e vendimit të Gjykatës. Sipas policisë, nga brenda kampit kishte patur përpjekje për të fshehur materiale të ndryshme, duke shpërndarë për këtë dhe pamje filmike, përfshirë rezistencën ndaj policisë. Dhjetëra kompjuterë e laptop si dhe material të shumta shkresore u sekuestruan. Drejtuesit e MEK-ut reaguan me një gjuhë të ashpër duke e cilësuar ndërhyrjen e policisë si “sjellje kriminale e barbare”, që madje sipas tyre ishte nxitur nga Irani, shtet me të cilin Shqipëria ndërpreu verën e kaluar, marrëdhëniet diplomatike, pasi deklaroi se ishte organizatori i sulmit masiv kibernetik mbi infrastrukturën digjitale të vendit.
MEK-u po ashtu kërkoi nga Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja që të dënonin ngjarjen. Por në fakt Uashingtoni I doli në krah autoriteteve shqiptare. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi se “mbështesim të drejtën e Shqipërisë, për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar që zbatohen për çdo lloj mysafiri, dhe këta mysafirë duhet t’i respektojnë ato”.
Ndërhyrja në Kampin Ashraf 3 u urdhërua pasi hetimet e Prokurorisë së Posaçme, dhe të dhënat e grumbulluara nga policia, çuan në dyshime të forta se anëtarët e MEK-ut kanë përdorur territorin shqiptar për të kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit, në disa periudha të ndryshme kohore, si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian, dhe madje, “se pjesëtarë të organizatës, janë të përfshirë në aktivitet kriminal të terrorizmit dhe të financimit të terrorizmit”./VOA
DURRËS- Policia e Shtetit ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në kampin Ashraf 3 që ndodhte në Manzë. Antiterrori është pozicionuar në kampin Ashraf, dhe kjo lëvizje vjen pak ditë pas përplasjeve dhe incidenteve me muxhahedinët.
Bëhet me dije se një patrullë policie do të jetë e stacionuar në hyrje të qendrës, ku do të kontrollohen çdo hyrje-dalje nga forcat e Antiterrorit.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur ka dyshime të forta, se mos nxirren jashtë kësaj qendre dokumente apo pajisje që i shërbejnë hetimit. Për rrjedhojë, do të kontrollohen të gjitha lëvizjet e banorëve të kampit.

Kujtojmë këtu se në 20 qershor, ndërhyrja e policisë me urdhër të SPAK-ut dhe me vendim të GJKKO-së për të ushtruar kontroll brenda kampit në Manzë, u përball me rezistencën nga anëtarë e MEK-ut, të cilëve iu gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor.
Nga rezistenca u plagosën 15 policë, disa pjesëtarë të kampit, ndërsa një 78-vjeçar humbi jetën. Muxhahedinët thonë se vdekja e tij ka ardhur nga policia, ndërkohë policia vetë e mohon se ka ushtruar dhunë.