LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

FOTO-VIDEO/ Po ndiqte një person të armatosur, plagoset efektivi në Tiranë, Balla: Autori të dorëzohet

• Një efektiv policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. • Edlir Alleshi është plagosur teksa po ndiqte një person që lëvizte me armë zjarri me vete. • Në momentin e plagosjes, efektivi Alleshi ndodhej në motorin e policisë. • Nga të shtënat, polici mori dy plumba në bark dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në sallën e operimit. • Autori i plagosjes Klered Bozhani është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij. • Ministri i Brendshëm Taulant Balla i bëri thirrje autorit që të dorëzohet, përndryshe do të merrte një goditje të fortë nga policia

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Plagosi efektivin e Shqiponjave, Tonin Vocaj thirrje qytetarëve: Bëni kujdes është i armatosur dhe ka shenja depresioni

FOTO-VIDEO/ Po ndiqte një person të armatosur, plagoset efektivi
Tonin Vocaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj u ka bërë apel qytetarëve të Tiranës që të telefonojnë menjëherë policinë nëse kanë informacione për autorin e plagosjes së efektivit të Shqiponjave Edlir Alleshi, Klered Bozhani. Në një dalje për mediat, Vocaj ka deklaruar se ai është në kushte depresioni dhe ka një shenjë me armë zjarri.

"Ai ka një dëmtim me armë zjarri. Shërbimet e policisë të drejtorisë së Tiranës, forcat speciale Renea dhe të gjithë forcat e policisë së republikës janë mobilizuar për kapjen e autorit, i cili quhet Klerent Bozhani 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit," tha Vocaj.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Plagosi efektivin e policisë, identifikohet autori, u largua me makinë pas ngjarjes

 
FOTO-VIDEO/ Po ndiqte një person të armatosur, plagoset efektivi
Klered Bozhani

TIRANË- Autori i plagosjes së efektivit të policisë Edlir Alleshi është Klered Bozhani. Mësohet se Bozhani pas të shtënave me armë që plagosën në bark efektivin e Shqiponjave, u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë. 

38-vjeçari po ndiqej nga policia për armëmbajtje pa leje. Ai është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

2 VITE ME PARE

Plagosja e efektivit të ‘Shqiponjave’ në Tiranë, Balla: Autori është identifikuar

FOTO-VIDEO/ Po ndiqte një person të armatosur, plagoset efektivi
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se autori i plagosjes së efektivit ditën e sotme në Tiranë është identifikuar. Në një deklaratë për mediat, Balla i ka bërë thirrje atij që të dorëzohet, ndryshe do të marrë një goditje të fortë nga policia. Po ashtu ai u shpreh se gjendja e efektivit të policisë është përmirësuar. 

“Një gjë është e sigurt se ky guxim i madh për të goditur me armë një punonjës policie, e për të mos iu bindur urdhrit të Policisë, do të marrë një goditje shumë të madhe nga Policia e Shtetit. Do të marrë përgjigjen më të fortë. Thirrja ime për personin, apo familjarë të tij, se dua ta ndaj me mediat se personi është identifikuar, është të dorëzohet menjëherë,” tha Balla.

2 VITE ME PARE

FOTO/ U plagos me dy plumba në bark, kush është efektivi i Shqiponjave që ndodhet në sallën e operimit

FOTO-VIDEO/ Po ndiqte një person të armatosur, plagoset efektivi
Edlir Alleshi

TIRANË- Fotoja e mëspërme është e efektivit të policisë Edlir Alleshi, i cili u plagosur ditën e sotme. Mësohet se Alleshi në momentin e plagosjes ishte në ndjekje të një personi që lëvizte me armë me vete. 

Nga të shtënat me armë, efektivi ka marrë 2 plumba në bark dhe është dërguar në spital. Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

2 VITE ME PARE

Plagosja e efektivit, Policia: Kemi bllokuar të gjitha hyrje-daljet

FOTO-VIDEO/ Po ndiqte një person të armatosur, plagoset efektivi
Pamje nga plagosja

TIRANË- Efektivi i Shqiponjave është plagosur pasditen e sotme, teksa ndodhej në ndjekje të një personi që lëvizte me armë. Mësohet se, efektivi Edlir Alleshi është qëlluar me plumb në bark dhe dërguar në spital. Ndërkohë që policia tregon se kanë bllokuar çdo hyrje-dalje për të arrestuar autorin.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar. Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave "Shqiponja", dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave "Shqiponja", Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

2 VITE ME PARE

EMRI/ Efektivi u qëllua me dy plumba në bark, ndodhet në sallën e operimit

FOTO-VIDEO/ Po ndiqte një person të armatosur, plagoset efektivi
Policia

TIRANË- Efektivi i plagosur i forcave Shqiponja është Edlir Alleshi. Mësohet se efektivi tashmë ndodhet në sallën e operimit.

Ndërkohë që dyshohet se efektivi është qëlluar me dy plumba në bark. Plagosja ka ndodhur teksa efektivi po ndiqte një person me precedent penal.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Plagosja e efektivit në Tiranë, Dosja.al sjell pamjet e para nga vendngjarja

FOTO-VIDEO/ Po ndiqte një person të armatosur, plagoset efektivi

TIRANË- Dosja.al ka sjell pamjet e para nga plagosja e efektivit në Tiranë. Siç shihet në videot e mëposhtme, plagosja ka ndodhur pranë pediatrisë në zonën e Porcelanit. 

Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia, efektivi i Shqiponjave ndodhet në sallën e operacionit. Dyshohet se efektivi është plagosur nga një person i shpallur në kërkim.

2 VITE ME PARE

Detaje nga të shtënat me armë në Tiranë, plagoset efektivi i Shqiponjave 

FOTO-VIDEO/ Po ndiqte një person të armatosur, plagoset efektivi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Tiranë. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një efektiv i forcave operacionale Shqiponja.

Ende nuk dihet shkaku i të shtënave me armë, apo autori i ngjarjes. Në zonë ka shkuar policia e cila po kryen kontrolle për gjetjen e autorit.

2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një efektiv policie

FOTO-VIDEO/ Po ndiqte një person të armatosur, plagoset efektivi
Foto ilustruese

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se të shtënat me armë kanë ndodhur pranë pediatrisë së qytetit. 

Ndërkohë që dyshohet se nga të shtënat ka mbetur një efektiv policie i plagosur. ndërkohë që në kërkim është shpallur autori i plagosjes.

plagoset efektivi i shqiponjave edlir alleshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet