LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Po më arrestojnë"/ Ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima rikthehet pranë familjes pas disa orës: Shqetësimi i nënës mori përmasa mediatike! Isha në jug pas një konflikti me të dashurën

• Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima është kthyer pranë familjes një ditë pasi u denoncua në polici si person i zhdukur. • Familjarët e tij humbën kontaktet me të mesditën e së mërkurës. •  Shima kontaktet e fundit me familjen i kishte mesditën e së mërkure ku shprehej se po e ndalonte policia. • Ai pas kthimit në familje është shprehur se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që kishte pasur me të dashurën e tij. • Megjithatë Shima nuk tha shpjegime për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku thoshte se po e arrestojnë. • Ky mesazh solli që famijarët më pas të interesohen pranë uniformave blu dhe aty mësuan se Danieli nuk është ndaluar nga policia.  • Policia përmes një njoftimi ka konfirmuar se ai është larguar me dëshirën e tij. • Sipas policisë Shima është paraqitur rreth orës 02:00 në komisaritat. •  Ai ka deklaruar në polici se pas një konflikti me të dashurën kishte vendosur të largohej drejt jugut për disa ditë që të qetësohej. • Shima shtoi se pasi ka parë që familjarët janë shqetësuar dhe rasti është bërë mediatik ka vendosur të kthehet.

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Nga Qyteti Studenti te tuneli i rrugës Tiranë-Elbasan/ Kamerat e sigurisë zbulojnë lëvizjes para zhdukjes së ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Shima kishte marrë edhe para me fajde

"Po më arrestojnë"/ Ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima
Shima

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë. Nga verifikimet rezulton se Shima është ngjitur me makinë në Qyteti Studenti ku është filmuar nga kamerat e sigurisë. Më pas ai është konstatuar edhe në dalje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se Shima është një person i cili ka shumë informacione dhe zhdukja e tij duhet të hetohet deri në fund. Sipas saj në 10 orë, persona të cilët duan që Shima të heshtë kanë patur kohë t'ia bëjnë të qartë këtë fakt atij. Ajo theksoi se kohët e fundit Shima ka kërkuar para me fajde që tregon se atij nuk po i shkojnë mirë punët.

"Daniel Shima konsiderohej si truri kryesor i AKSHI. Kontaktin e fundit Shima e ka pasur me partneren. Ai ka qenë në Borsh, gjatë kohës së kthimit kishte blere vezë. Dje ka shkuar tek shtëpia e gjyshes. Partneres i ka dërguar vetëm një mesazh që po më arrestojnë.

Nga ky moment është dhënë alerti. Por, kamerat e sigurisë e tregojnë edhe në Tiranë, deri tek Tuneli i Elbasanit. Ai ka thënë se ka pasur konflikt me partneren. Unë nuk e shikoj kështu, por besoj se çështja ka nevojë për hetim të thelluar. Policia duhet të sqarojë se Shima, pasi iku nga Tirana, kë takoi në Borsh dhe Shijak, pse e dërgoi atë mesazh se do më arrestojnë.

Daniel Shima di shumë. Nëse ai flet, shumë hetime mund të zhvillohen. Nuk besoj se ka qenë ikje me dëshirë. Duhet ditur nëse ai është kërcënuar dhe për të heshtur, a ka nevojë ai për mbrojtje dhe mos ka nevojë të flasë për atë që ka ndodhur në AKSHI. Kohët e fundit kishte kërkuar para me fajde. Kësaj çështje duhet t’i shkojë deri në fund policia. Ndoshta ka njerëz që janë të interesuar që ai të heshtë," tha Lala.

Pas rikthimit të tij Shima shkoi në komisariat dhe u shpreh se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren e tij.Por ai nuk dha asnjë shpjegim ku qëndroi përgjatë atyre 10 orëve, cilët janë personat që takoi, përse udhëtoi në drejtim të Elbasanit si dhe më thelbësorja përse shkroi mesazhin që po me arrestojnë.

9 MUAJ ME PARE

U paraqit në komisariat disa orë pasi u shpall i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t do merret sërish në pyetje

"Po më arrestojnë"/ Ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima
Daniel Shima

TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima mësohet se do të merret sërish në pyetje nga policia në lidhje me zhdukjen e tij për disa orë. Raportohet se Shima do të pyetet në lidhje me gjithë itinerarin e ditës së djeshme dhe rikthimit të tij pas 10 orësh.

Ai është shprehur në polici se pas një konflikti me të dashurën kishte vendosur të largohej drejt jugut për disa ditë që të qetësohej. Shima shtoi se pasi ka parë që familjarët janë shqetësuar dhe rasti është bërë mediatik ka vendosur të kthehet. 

Ai nuk ka folur lidhur me mesazhin që i ka dërguar nënës së tij ku i tregonte se po e arrestonin. Policia lidhur me zhdukjen e tij hapi hetimet për rrëmbim si dhe inskenim i zhdukjes. Duke qenë se rasti u bë mediatik dolën në dritë edhe deklaratat se ai më parë është kërcënuar.

Emri i tij u përmend nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj gjatë një intervistë nga arratia në korrik të vitit 2024. Ahmetaj foli atëherë për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Ahmetaj theksoi atëherë se AKSHI është tmerr dhe Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Mos ndoshta pas këtyre deklaratave se ishte me pushime fshihet diçka tjetër dhe policia po tenton të zbardhë të vërtetën. Edhe mos sqarimi i mesazhit të dërguar që po e arrestojnë, lë pas hije dyshimi se zhdukja e tij për disa orë mund të jetë diçka më serioze sesa një konflikt me të dashurën.

 

9 MUAJ ME PARE

"Isha zënë me partneren, shkova të qetësohem disa ditë në jug", ish-zv.drejtori i AKSHI-t: Shqetësimi i familjes mori përmasa mediatike!

"Po më arrestojnë"/ Ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima
Shima

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Shima disa orë pasi rezultoi i zhdukur është paraqitur në polici ku ka deklaruar se është larguar me dëshirë. 

Ai ka deklaruar në polici se pas një konflikti me të dashurën kishte vendosur të largohej drejt jugut për disa ditë që të qetësohej. Shima shtoi se pasi ka parë që familjarët janë shqetësuar dhe rasti është bërë mediatik ka vendosur të kthehet.

"Isha zënë me partneren dhe thashë të shkoj të qetësohem disa ditë në jug, por pashë që ishin shqetësuar familjarët dhe mori përmasa mediatike dhe u ktheva," tha ai në polici.

Ajo që mbetet pa përgjigje është se përse Shima u ka shkruar familjarëve që është arrestuar, mesazh i cili alarmoi familjarët ndërsa sot del në pah një detaj i ri. Ai nuk ka dhënë sqarime lidhur me mesazhin. Nga ky mesazh dhe nga humbja e kontakteve situata u alarmua ndërsa nisën hetimet për rrëmbim dhe inskenim i zhdukjes.

9 MUAJ ME PARE

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia: U paraqit në komisariat, ishte larguar me dëshirën e tij!

"Po më arrestojnë"/ Ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima
Foto

TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me zhdukjen e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Pas raportimeve se ai është rikthyer të familja, policia ka konfirmuar se ai është larguar me dëshirën e tij.

Sipas njoftimit të policisë Shima është paraqitur rreth orës 02:00 në komisaritat. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Shima ka deklaruar se ai ka qenë në jug pas një konflikti me të dashurën.

Por ai nuk ka dhënë sqarime lidhur me mesazhin që i ka dërguar nënës së tij që po e arrestojë. Nga ky mesazh dhe nga humbja e kontakteve situata u alarmua ndërsa nisën hetimet për rrëmbimi dhe inskenim i zhdukjes.

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

9 MUAJ ME PARE

"Po më arrestojnë"/ U shpall i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima rikthehet pranë familjes pas disa orës: Isha në jug pas një konflikti me të dashurën!

"Po më arrestojnë"/ Ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima
Foto

TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima është kthyer pranë familjes një ditë pasi u denoncua në polici si person i zhdukur. Familjarët e tij humbën kontaktet me të mesditën e së mërkurës. 

Shima kontaktet e fundit me familjen i kishte mesditën e së mërkure ku shprehej se po e ndalonte policia. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Shima pas kthimit në familje është shprehur se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që kishte pasur me të dashurën e tij.

Megjithatë Shima nuk tha shpjegime për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku thoshte se po e arrestojnë. Ky mesazh solli që famijarët më pas të interesohen pranë uniformave blu dhe aty mësuan se Danieli nuk është ndaluar nga policia. 

Menjëherë pas këtij lajmi ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij. Për këtë rast policia nisi hetimet në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.

 

daniel shima

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë