Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare këtë të mërkurë, për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. • Ata kanë marshuar nga oborri i Bibliotekës drejt ndërtesës së Qeverisë. • Marshi është organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ndërsa janë bashkuar edhe disa qytetarë. • Në pankartat që mbanin në duar ata kanë shkruar “Bashkë kundër Asociacionit”, “S’pranoj Asociacion që nga bosnjëzon”, “Zajednica nuk kalon”, “Nuk falet toka që është ujitur me gjak”, etj. Sa i takon zhvilimeve të mëtejshme në Kosovë e Serbi, sot sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. • Blinken i shkruante Vuçiç se ai dhe kryeministri Albin Kurti do të kishin për të marrë vendime të vështira, e po ashtu i shprehu mbështetje në rrugën e Serbisë në BE. • Në letrën e Blinken nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve, por Kurti beson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë partnerë të Kosovës, edhe në procesin e dialogut me Serbinë. • Në një prononcim për mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e ka shkruar ai letrën, e madje as nuk e kishte lexuar. • Sot, mediat e Kosovës kanë publikuar planin e zbatimit të marrëveshjes bazë për dialogun Kosovë-Serbi. Në të përfshihen propozimi franko-gjerman dhe për asociacionin e komunave serbe. • Edhe pse në planin evropian nuk përmendet në mënyrë direkte njohja reciproke, dokumenti parashikon respektimin e integritetit territorial dhe si pasojë paprekshmërinë e kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe dokumenteve zyrtare. • Por problemi për Kosovën është çështja e asciacionit. Ndërsa nga ana tjetër, Serbia nuk duhet të pengojë Kosovën të pranohet në organizatat ndërkombëtare. • Nëse Kosova ka problem asciacionin, Serbia sheh problematike pikën 4 të marrëveshjes, atë të anulimit të fushatës së ç'njohjes së Kosovës. • Pavarësisht kundërshtimeve, marrëveshja pritet të finalizohet në fund të marsit.
10 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të ndërmjetësojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu i ndërmjetësuar nga blloku evropian është forumi ku duhet të diskohet për këtë çështje.
“Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit, si dhe çdo propozimi tjetër që dy palët mund të kenë, është brenda dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, tha Stano.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, me kompetenca ekzekutive. Më 2 shkurt, ai ka paraqitur gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit. Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të ndërmjetësojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu i ndërmjetësuar nga blloku evropian është forumi ku duhet të diskohet për këtë çështje.
“Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit, si dhe çdo propozimi tjetër që dy palët mund të kenë, është brenda dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, tha Stano.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, me kompetenca ekzekutive. Më 2 shkurt, ai ka paraqitur gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit.
Kosova dhe Serbia më 2013 dhe 2015 kanë arritur marrëveshje për themelimin e Asociacionit. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se marrëveshja e vitit 2015, nuk është plotësisht në harmoni me Kushtetutën, duke shtuar se të 23 pikat – që janë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës – mund të harmonizohen.
BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Kosova që të zbatojë marrëveshjet për Asociacionin. Serbia kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive. Por, SHBA-ja ka thënë se kundërshton “krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë”.
Ndërkaq, sa i përket një takimi eventual të nivelit të lartë në Bruksel, midis Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, Stano tha se për çdo takim të ri të dialogut, BE-ja njofton “nëse dhe kur është e përshtatshme”.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi synon normalizimin e plotë të raporteve. Por, palët kanë dallime sa i përket përfundimit të dialogut. Kosova kërkon që në një marrëveshje finale të përfshihet njohja nga Serbia – që zyrtarët në Beograd kanë thënë se është “vijë e kuqe” për ta – ndërkaq, Serbia insiston në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.
Çfarë parasheh Asociacioni?
Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.
Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.
Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore. Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.
KOSOVË- Një çift shqiptar së bashku me studentë janë mbledhur tashmë para Bibliotekës Kombëtare ku pritet të fillojë marshi i paralajmëruar në shenjë kundërshtimi të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ata janë parë para Bibliotekës Kombëtare disa minuta para nisjes së marshit kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ramiz Kryeziu është shprehur i bindur se studentët do të ndalojna “planet që janë negative për Kosovën dhe do t’i tregojnë botës që nuk ndahen trojet shqipe”.
“Studentat gjithmonë kanë pri, si për studenta si për lufte. Tash shpresojë që i bëjne do ndalesa e i ndalojnë do plane që janë negative për Kosovën. E me i tregu botës që nuk i ndajmë trojet shqiptare”, kështu është shprehur Ramiz Kryeziu.
Kryeziu së bashku me bashkëshorten e tij kanë ardhur për të protestuar kundër Asociacionit, në protestën e studentëve.
KOSOVË- Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare këtë të mërkurë, për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata janë nisur nga oborri i Bibliotekës drejt ndërtesës së Qeverisë. Marshi është organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ndërsa janë bashkuar edhe disa qytetarë.
Në pankartat e marshit ata kanë shkruar “Bashkë kundër Asociacionit”, “S’pranoj Asociacion që nga bosnjëzon”, “Zajednica nuk kalon”, “Nuk falet toka që është ujitur me gjak”, etj.
“Serbia në raport me shqiptarët ka të kaluar kriminale. Bashkim vetëm me Shqipërinë jo ndarje as nënshtrim." "Me trupat tanë me jetët tona do ta mbrojmë republikën tonë të ndërtuar me aq mund e gjak". "Nga ky tubim ju bëjmë me dije autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare se në nuk pranojmë themelim të Asociacionit”.
“Ky asociacion një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë, ky asociacion nuk avancon te drejtat e serbeve por i instrumentalizon ata dhe avancon Serbinë ne Kosove, e si rrjedhoje e se cilës pashmangshëm krijohet destabilitet”, tha Albë Lala.
Megjithatë, marrëveshja e vitit 2015, mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Por, Kushtetuesja ka argumentuar se pikat mund të harmonizohen. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton formimin e një asociacioni njëetnik. Megjithatë, së fundmi, Kurti ka paraqitur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, që sipas tij, do të mundësonte që një organ i tillë të formohej duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Por, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kërkojnë nga Kosova që të themelojë Asociacionin.
KOSOVË- Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se i kanё marrё parasysh komentet e kryeministrit tё Kosovës, Albin Kurti në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nё Kosovё, tё cilat shefi i qeverisë i publikoi gjatë debatit nё Kuvendin e Kosovës nё fillim tё këtij muaji. Njёkohёsisht Stano shpreh gatishmёrinё e institucioneve evropiane qё t’i ndihmojnё palët në bisedimet nё lidhje me formimin e Asociacionit, detyrim ky i palёs kosovare i dalur nga procesi i dialogut.
“Forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit, si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut. BE-ja është e gatshme të lehtësojë diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, ka deklaruar Stano.
Zёdhёnёsi i BE-sё gjithashtu konfirmon se akoma nuk ka datё tё caktuar pёr takimin e radhës sё liderëve. Ai paralajmëron se data e mundshme do të komunikohet atëherë kur do të jetё e duhur. Më 2 shkurt, kryeministri Kurti ka paraqitur gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit. Asociacioni, sipas tij, nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane. Kurti ka kërkuar që të shuhen strukturat ilegale në veri dhe të bëhet dorëzimi i armëve, si dhe Serbia të tërheqë letrat dërguar pesë shteteve mosnjohëse të BE-së për mospranimin e Kosovës në bllokun evropian. Kurti po ashtu ka kushtëzuar themelimin e Asociacionit edhe me përfshirjen e tij në një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, dhe të zbatohet pas njohjes së ndërsjellë.
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me letrën që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i nisi presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Në një prononcim për mediat, numri një i qeverisë së Kosovës tha se ende nuk e kishte lexuar përmbajtjen e letrës, madje shtoi se as nuk e ka shkruar.
“Unë nuk e kam lexuar atë letër ende dhe natyrisht që nuk e kam shkruar unë, prandaj besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë kryesor në shtetndërtimin tonë demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje përveç njohjes reciproke por ajo është në qendër,”-tha në fjalën e tij Kurti.
Sot, sipas mediave të Kosovës, ajo që ka në sy nga letra e Blinken ishte fakti se ai si herën e shkuar nuk e përmendte njohjen reciprioke mes dy vendeve.
BEOGRAD- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka dërguar një letër sot presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Në letrën që tashmë është publikuar edhe në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken thotë SHBA-të janë mbështetëse e fortë e ambicieve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. E po ashtu përmend se liderët e dy vendeve, si kryeministri Albin Kurti, edhe presidenti Vuçiç duhet të bëjnë kompromise të vështira.
Por ajo që u ka rënë në sy mediave të Kososvës është që në asnjë moment Blinken nuk e ka përmendur njohjen reciproke mes dy vendeve.
"Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe ata të Kosovës do të bëjnë kompromise të vështira për t'i arritur qëllimet, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha,"-shkruan Blinken në letër.

Dy vite më parë, po ashtu në një letër, Blinken tha se marrëveshja duhet të përfundojë me “njohje të ndërsjelltë”.
“Shtetet e Bashkuara rikonfirmojnë angazhimin e tyre ndaj partneritetit tonë afatgjatë. Mbështetja jonë për qëllimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian vazhdon. Ne përshëndesim hapat e Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohjen reciproke do të kërkojë fleksibilitet dhe vullnet nga të gjitha palët për kompromis,” –thuhej në këtë letër.

LETRA E PLOTË:
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të përgëzoj popullin e Serbisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin strategjik që gëzojmë me Serbinë për të çuar përpara një të ardhme më të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fortë e ambicieve të Serbisë në BE. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju dhe partnerët tanë të BE-së drejt këtij qëllimi të rëndësishëm. Përshëndes angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe ata të Kosovës do të bëjnë kompromise të vështira për t'i arritur qëllimet, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha.
Gjithashtu i bëj thirrje Serbisë që të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar, të pajustifikuar dhe brutale të Rusisë. Shtetet e Bashkuara mirëpritën mesazhet e Serbisë për mbështetjen e Ukrainës në Kombet e Bashkuara – dhe ne duhet të jemi të bashkuar në mbështetjen e të drejtës së popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tyre.
Jam i kënaqur që dy vendet tona nënshkruan së fundmi një Memorandum Mirëkuptimi për të krijuar pozicione ndërlidhëse për diplomatët serbë brenda Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Ky program unik jo vetëm që do të nxisë një kuptim më të mirë të synimeve dhe objektivave tona të politikës së jashtme përkatëse, por do të krijojë kanale të reja komunikimi dhe do të ndërtojë partneritete të qëndrueshme. I uroj të gjithë popullit të Serbisë paqe, begati dhe lumturi në festën tuaj kombëtare.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është intensifikuar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve të cilët po bëjnë përpjekje që sa më shpejt t’i bëjnë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç që ta nënshkruajnë marrëveshjen e cila për bazë do ta ketë propozimin europian, të cilin të dyja palët tashmë e kanë pranuar.
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak erdhi në Prishtinë më 6 shkurt dhe në një drekë pune me kryeministrin Albin Kurti, nga ky i fundit e mori përgjigjen e kërkuar për propozimin europian. Kurti e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kurti e tregoi pozicionin e ri përmes një postimi në Twitter dhe diskutimin me Lajçakun e quajti “shumë të mirë”. I dërguari i BE-së, ndërkaq, paralajmëroi një takim Kurti-Vuçiç së shpejti. Qëndrimi i Kurtit u mirëprit edhe nga SHBA-ja.
“Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, shkroi Lajçak ndër tjerash.
Në fund të marsit
Nga Brukseli i thanë Gazetës Express se do të njoftojnë për takimin e ardhshëm ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, pa treguar se kur mund të mbahet dhe nëse aty do të synohet nënshkrimi i marrëveshjes.
“Si gjithmonë, ne do të njoftojmë për çdo takim të ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut nëse dhe kur është e përshtatshme”, tha Zoï Muletier, zyrtare shtypi për politikë të jashtme dhe siguri në BE.
Kryeministri Albin Kurti e ka përmendur fundin e marsit si afat për nënshkrimin e marrëveshjes dhe Qeveria e ka këtë pritje. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e konfirmoi këtë në një intervistë për “Euronews Serbia” më 12 janar, ku u pyet edhe nëse është reale kjo pritje.
“Sa është reale është një pyetje tjetër, por marrëveshja e nënshkruar, pra e arritur më 23 nëntor, caktoi afatin se kur duhet mbajtur mbledhja e radhës e grupit special për normalizimin në Kosovë dhe BE. Prandaj, tashmë është rënë dakord që takimi të bëhet në fund të muajit mars. Kjo është arsyeja që zoti Kurti përmend fundin e marsit si afat për nënshkrimin e marrëveshjes. Nëse deri atëherë e kuptojmë se Serbia nuk ka ndërmend të jetë konstruktive gjatë dialogut, kjo do të thotë se procesi i nisur më 23 nëntor do të pezullohet dhe Kosova do të mund të vazhdojë të shqiptojë gjoba për targat ilegale që ende lëvizin nëpër Kosovë”, tha Bislimi.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko pret intensifikim të procesit, duke evidentuar gatishmërinë e Kurtit për takim.
Biserko tha të shtunën për “Danas” se Ballkani është “mbi të gjitha çështje sigurie”. Prandaj, ajo tha se është reale që Kurti dhe Vuçiq të ftohen në Bruksel për ta nënshkruar propozimin në fund të marsit.
Kurti: Propozimi kryesor, fare pranë formatit “merre ose leje”
Kurti të hënën në Kuvend tregoi se në vizitën e fundit të diplomatëve europianë e amerikanë në zyrën e tij më 20 janar, ata i kanë thënë se propozimi i dytë, ai “përfundimtar”, është gati “merre ose leje”.
“Ata ma bënë të qartë që propozimi kryesor këtë herë është fare pranë formatit ‘merre ose leje’. Nuk do të lejohet praktikisht hapja apo negocimi i tij”, tha ai.
Kryeministri tregoi se ishte parlajmëruar edhe për pasojat e refuzimit.
“Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve nga vinin emisarët është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta. Ata gjithashtu ma bënë të qartë që çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues e ndëshkues diplomatik për Kosovën, dhe do të krijojë dobësim serioz të mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve të tyre”, tha Kurti.
Më afër Asociacionit
Kryeministri Albin Kurti duket se do ta lë Asociacionin të kalojë, por për këtë ka vendosur gjashtë kushte, të cilat i bëri publike në një seancë të Kuvendit në fillim të muajit. Pasi e lavdëroi propozimin europian të cilin e ka pranuar, Kurti në seancën e fundit të Kuvendit të hënën e përmendi Asociacionin si “pikë shumë kontestuese” në atë dokument.
“E vetmja pikë shumë kontestuese është ajo që lidhet me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara të Brukselit, shumica nga të cilat fatkeqësisht janë marrëveshje që kanë në përmbajtje elementin mono-etnik, atë territorial dhe atë të monopolizimit të përfaqësimit të komunitetit serb në duart e Listës Serbe që kontrollohet nga Beogradi”, tha ai.
Formimi i Asociacionit tashmë është kërkesë e prerë e SHBA-së dhe përpjekja për ta bindur Kosovën që ta implementojë atë marrëveshje është bërë edhe praktike. Në fund të janarit, një diskutim për këtë çështje u bë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë dhe aty morën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë. Atë e pasoi një mbledhje jozyrtare në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier më 9 shkurt./GazetaExpress
Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe qytetarë kanë organizuar një marsh në Prishtinë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me slogane si “Asociacioni nuk kalon”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, "Kosova Republikë, s'ka Zajednicë [Asociacion]" dhe të ngjashme, studentët, nën organizimin e Parlamentit të Studentëve të UP-së, nisën marshin e tyre nga Biblioteka Kombëtare drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje – në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – për themelimin e Asociacionit.
Megjithatë, marrëveshja e vitit 2015, mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Por, Kushtetuesja ka argumentuar se pikat mund të harmonizohen.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton formimin e një asociacioni njëetnik. Megjithatë, së fundmi, Kurti ka paraqitur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, që sipas tij, do të mundësonte që një organ i tillë të formohej duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kërkojnë nga Kosova që të themelojë Asociacionin.
Serbia kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, që kundërshtohet nga Kosova. SHBA-ja ka thënë se kundërshton “krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë”./REL
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se përderisa Kosova e konsideron propozimin evropian si bazë të mirë për diskutime të mëtejme, një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, duhet të përfshijë njohjen reciproke. Gjatë një prononcimi për media në Prishtinë, Kurti deklaroi se edhe zyrtarët evropianë dhe amerikanë e kanë pranuar se njohja duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale.
“Procesi i bisedimeve nuk ka filluar ende, duhet të ketë takim të nivelit të lartë që ftohet nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe nga bisedimet mandej shohim se çka e kur. Por, normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë. Pra, në çdo takim që kemi pasur me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë, e pranojnë se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen e ndahen prej njëri-tjetrit”, tha Kurti.
Kosova dhe Serbia vitin e kaluar kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian, që fillimisht njihej si propozimi franko-gjerman, për normalizimin e raporteve. Të dyja palët e kanë pranuar këtë dokument, i cili nuk është bërë publik.
Por, propozimi, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë - por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.
Kryeministri Kurti u pyet edhe për letrën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, drejtuar Serbisë, përmes së cilës ai tha se Kosova dhe Serbia duhet “të bëjnë kompromise të vështira”.
“Besoj që SHBA-ja vazhdon të jetë partnerja, mikja dhe aleatja jonë kryesore në shtetëndërtimin demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje, përveç njohjes reciproke, por ajo është në qendër”, tha Kurti.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi synon normalizimin e plotë të raporteve. Por, palët kanë dallime sa i përket përfundimit të dialogut. Kosova kërkon që në një marrëveshje finale të përfshihet njohja nga Serbia – që zyrtarët në Beograd kanë thënë se është “vijë e kuqe” për ta – ndërkaq, Serbia insiston në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.
Marrë nga REL
SHBA- Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës do të "bëjnë kompromise të vështira" për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat do të sjellin siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, përmes një letre drejtuar Serbisë me rastin e Ditës së Shtetësisë, më 15 shkurt.
"Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t'i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, shkroi Blinken.
Në letrën drejtuar Serbisë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se SHBA vlerëson partneritetin strategjik që kanë me Serbinë “për të çuar përpara një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.
Sekretari Blinken, ndër tjerash, tha se SHBA janë një mbështetës i fortë i ambicieve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe përshëndeti “angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd”.
Më 20 janar, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se është i gatshëm të punojë në zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Vuçiç këto komente i bëri gjatë një vizite në Beograd të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dërguarit të posaçëm të Francës, Emmanuel Bonne, atij të Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë.
Presidenti serb tha se ka “shqetësim dhe rezervë për një çështje e rëndësishme”, por nuk dha më shumë detaje, meqë tha se nuk mund të flasë për këtë pasi propozimi nuk është publik.
Propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman, iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.
Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta.
Plani, në të cilin ka pasur qasje REL, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë - por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.
Blinken, në letrën e tij, gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar të Rusisë.
“Shtetet e Bashkuara mirëpritën mesazhet e Serbisë për mbështetjen e Ukrainës në Kombet e Bashkuara, dhe ne duhet të jemi të bashkuar në mbështetjen e të drejtës së popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, tha sekretari amerikan i Shtetit.
Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Sekretari amerikan vuri theks edhe te Memorandumi i Mirëkuptimit për krijimin e pozicioneve ndërlidhëse për diplomatët serbë brenda Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
“Ky program unik jo vetëm që do të nxisë një kuptim më të mirë të synimeve dhe objektivave tona të politikës së jashtme përkatëse, por do të krijojë kanale të reja komunikimi dhe do të ndërtojë partneritete të qëndrueshme”, tha ai, duke përfunduar letrën me një urim për gjithë popullin e Serbisë.
Marrë nga REL