Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. 27-vjeçari, Juglen Abazi është paraqitur vetë në spital për tu trajtuar me ndihmë mjekësore. • I riu ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. • Sipas raportimeve, Abazi është qëlluar teksa ishte brenda në automjet dhe si pasojë ka marrë një plumb në bark. • Ndërkohë autori i ngjarjes, i cili e qëlloi teksa ishte këmbë, është identifikuar nga policia. • Grupi hetimor vijon më punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 27-vjeçarit, Juglen Abazi mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në kryeqytet. Sipas raportimeve, i riu është qëlluar teksa ishte brenda në automjet dhe si pasojë ka marrë një plumb në bark.
Ndërkohë autori i ngjarjes, i cili e qëlloi teksa ishte këmbë, është identifikuar nga policia. Grupi hetimor vijon më punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Abazi u paraqit vetë në spital për ndihmë mjekësore dhe riu ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. 27-vjeçari, Juglen Abazi është paraqitur vetë në spital për tu trajtuar me ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve, 27-vjeçari është qëlluar me një plumb teksa po lëvizte me makinë. Ndërkohë ende nuk dihet asgjë për autorët e plagosjes.
I riu ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së 27-vjeçarit.
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotmenë zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare policore, 27-vjeçari, Juglen Abazi rreth orës 19:10 është vetëparaqitur në spital i plagosur më armë zjarri.
I riu ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së 27-vjeçarit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.