Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk mungon: Pika 4 e planit franko-gjerman na shqetëson. Nuk e shes Kosovën!
VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç...
VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç...
I përjashtuar nga Kuvendi, Berisha mbërrin në selinë e PD 2 Shkurt, 10:09 Boçi: Kemi mbledhur 45 ...
Çfarë aktgjykimi pritet ndaj Gucatit e Haradinajt, avokati: Mund të lirohen ose të dënohen pak 2 Shkurt, 14:23 ...
Kryekomisionerja Evropiane nga Kievi: Rusia do të mbajë përgjegjësi për krimet në ukrainë, çështj...
•Plagosje me armë gjatë operacionit të policisë në Morinë. • Punonjësi i policisë në Kukës me inicialet K. B, sipas policisë ka plagosur me armë zjarri një qytetar nga Egjipti. Ky i fundit është plagosur në pjesën e brinjëve dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. •Plagosja ndodhi gjatë operacionit të policisë në Morinë, për të ndaluar transportimin e 13 emigrantëve të paligjshëm që ishin nisur drejt Kosovës, kundrejt parave. •Një fugon me klandestinë ishte në ndjekje nga policia, por ku iu bë shenjë për të ndaluar, klandestinët nuk i janë bindur urdhrit duke zbritur dhe duke u larguar në këmbë. •Policia ka qëlluar në drejtim të tyre në përpjekje për të neutralizuar trafikantët e qenieve njerëzore, nga ku mbeti i plagosur një klandestin egjiptian. •Policia arrestoi 1 person, si autor i transportit, ndërkohë që shpalli në kërkim dy të tjerë. •Mirëpo, ngjarja merr tjetër rrjedhë pas denoncimit të kryedemokratit Sali Berisha. Ai ka bërë të ditur se në këtë aksion policor ka mbetur i plagosur egjiptiani Muhamet Harbi dhe shqiptari Klevis Gjoni. •Berisha bën thirrje OKB-së, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij. Po ashtu, ai i bën thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhë aktin e rëndë kriminal.
4 artikuj për këtë temë.
KUKËS- Kyvet Balaj është efektivi i Policisë së Shtetit që qëlloi me armë zjarri refugjatin në Milot - Kukës, në vendin e quajtur “Rubik”, duke i shkaktuar një plagë në brinjë, por fatmirësisht nuk i rrezikoi jetën. Për efektivin 29-vjeçar kanë nisur hetimet pasi deri më tani, ndërsa derisa Agjencia e Mbikqyrjes Policore të dalë në një përfundim, Balaj është pezulluar nga detyra e tij. Por ende nuk është e qartë sesi ka ndodhur ngjarja. E gjitha nisi pasi të riut i kishte marrë vëmendjen një furgon Volksëagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, ndaj dhe u vu në ndjekje të tij, së bashku me kolegët "Shqiponja".
Teksa ndiqnin furgonin poshtë nënkalimit të fshatit Mamës-Kukës, pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit Klevis Gjoni ndaloi dhe tentoi që të largohej me vrap, e po ashtu edhe të tjerët që ndodheshin në të njëjtin mjet me të. Në këtë moment, punonjësi i policisë ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar. Ndaj dhe justifikohet se: kishte kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës.
Përveç egjiptianit Muhamet Harbi u plagos me armë zjarri, ndërsa i plagosur ishte dhe shoferi, i cili pësoi lëndime të lehta pasi u rrëzua nga një lartësi rreth 3 metra gjatë ndjekjes nga ana e punonjësve të Policisë. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Kukësit, ata janë përcjellë për në Spitalin e Traumës Tiranë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 të gëzhoja "GLOK" që i përkasin armës së punonjësit të Policisë.
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë një reagim në lidhje me plagosjen e qytetarit nga Egjipti nga efektivi shqiptar. Sipas AMP-së, në vendin e quajtur Mamës forcat e policisë kanë konstatuar furgonin me emigrantë të paligjshëm të devijojë nga rruga kryesore dhe të futet në një rrugë dytësore. Ata kanë vazhduar ndjekjen e mjetit poshtë nënkalimit të fshatit Mamës-Kukës dhe pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit K. GJ. 29 vjeç ka ndaluar automjetin duke tentuar të largohej me vrap, kohë në të cilën personat që ndodheshin në furgon kanë tentuar gjithashtu t’i largohen forcave të policisë.
Në këtë moment, punonjësi i policisë Inspektor K.B. sipas deklarimeve të tij, ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës. Më pas, AMP bën të ditur se ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i furgonit i cili ka rënë nga 3 metra lartësi, teksa tentoi që ti largohej policisë.
NJOFTIMI I AMP:
Në datë 04.12.2022 rreth orës 23:09, nga punonjës të Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Kukës është konstatuar gjatë rrugës automobilistike Milot - Kukës, në vendin e quajtur “Rubik”, një mjet furgon Volksëagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, duke krijuar dyshime. Pas njoftimit dhe verifikimit nga Salla e Komandimit Kukës, rezultoi se mjeti furgon Volksëagen me targë AA 730 VM ishte dhënë me qera. Menjëherë pas verifikimit nga Salla e Komandimit, është komunikuar me shërbimet policore më të afërta me vendodhjen e mjetit ato të Patrullës së Policisë “Shqipoja” që kanë qenë me shërbim tek Ura e Drinit të Zi dhe u është kërkuar të ushtronin ndalimin dhe kontrollin e mjetit, pasi dyshohej se mund të ishte me emigrantë që vijnë nga Lindja e Mesme.
Pas marrjes së njoftimit, Patrulla e Policisë “Shqipoja” ka lëvizur në drejtim të fshatit Mamës, ku ishte konstatuar për herë të fundit furgoni i dyshuar dhe pas disa minutash lëvizje në aksin nacional, në vendin e quajtur Mamës kanë konstatuar furgonin të devijojë nga rruga kryesore dhe të futet në një rrugë dytësore. Ata kanë vazhduar ndjekjen e mjetit poshtë nënkalimit të fshatit Mamës-Kukës dhe pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit K. GJ. 29 vjeç ka ndaluar automjetin duke tentuar të largohej me vrap, kohë në të cilën personat që ndodheshin në furgon kanë tentuar gjithashtu t’i largohen forcave të policisë.
Në këtë moment, punonjësi i policisë Inspektor K.B. sipas deklarimeve të tij, ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës.
Menjëherë, punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin drejt Spitalit Rajonal të Kukësit të shtetasit egjiptian të plagosur, si edhe drejtuesit të mjetit furgon, i cili pësoi lëndime të lehta pasi u rrëzua nga një lartësi rreth 3 metra gjatë ndjekjes nga ana e punonjësve të policisë. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Kukësit, ata janë përcjellë për në Spitalin e Traumës Tiranë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, në DVP Kukës janë shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje 12 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme për kryerjen e veprime hetimore të mëtejshme.
Eshtë verifkuar dhe dokumentuar se drejtuesi i mjetit rezulton shtetasi K. GJ, 29 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë si person i dyshuar për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufjve” dhe “Mosbindja e Urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” parashikuar nga nenet 298/2 dhe 242 të Kodit Penal. Ndërkohë, është bërë pezullimi nga detyra e punonjësit të policisë, Inspektor K. B., deri në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja pistolete të tipit GLOK që i përkasin armës së punonjësit të policisë K.B. Njëkohësisht nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, janë duke u kryer hetime të plota për sqarimin e pozitës ligjore të punonjësve të strukturave të policisë të përfshirë në ngjarje dhe në përfundim të veprimeve hetimore dhe konkluzioneve të Prokurorisë do të përcaktohet përgjegjësia penale e punonjësve të policisë.
Plagosja e qytetarit nga Egjipti u konfirmua ditën e sotme nga policia e shtetit. Sipas tyre, egjiptiani mbeti i plagosur nga një polic i Kukësit, gjatë një operacioni për kapjen e klandestinëve në kufi me Kosovën për kalim të paligjshëm. Një fugon me klandestinë ishte në ndjekje nga policia, por ku iu bë shenjë për të ndaluar, klandestinët nuk i janë bindur urdhrit duke zbritur dhe duke u larguar në këmbë. Më pas, policia ka qëlluar në drejtim të tyre në përpjekje për të neutralizuar trafikantët e qenieve njerëzore, nga ku mbeti i plagosur një klandestin egjiptian. Policia në njoftimin për mediat, bëri të ditur se ka nisur hetimet për efektivin që la të plagosur shtetasin e huaj.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë ndaj Policisë së Shtetit. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se janë dy personat e plagosur nga Policia pasi kanë hapur zjarri mbi emigrantët e huaj në Kukës. I plagosur, sipas tij, ka mbetur një sirian i identifikuar si Muhamet Harbi dhe një shqiptar Klevis Gjoni. Po ashtu shtoi se krimi po fshihet.
"Policia hap zjarr mbi refugjatët në Qytetin e Kukësit. Me breshëritë e saj përgjak qytetin. Ajo fsheh krimin e saj! Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni. Policia fsheh krimin e shëmtuar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal shtetëror përdorimin e armëve ndaj refugjatëve të pambrojtur, plagosjen e shtetasit sirian dhe shtetasit shqiptar si një krim i mirëfilltë shtetëror. Dënoj fshehjen e krimit të rëndë nga autoritetet policore përgjegjëse për aktin e shëmtuar. Ju bëj thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës,"-shkruan në postimin e tij Sali Berisha.
Plagosja e qytetarit nga Egjipti u konfirmua ditën e sotme nga policia e shtetit. Sipas tyre, egjiptiani mbeti i plagosur nga një polic i Kukësit, gjatë një operacioni për kapjen e klandestinëve në kufi me Kosovën për kalim të paligjshëm. Një fugon me klandestinë ishte në ndjekje nga policia, por ku iu bë shenjë për të ndaluar, klandestinët nuk i janë bindur urdhrit duke zbritur dhe duke u larguar në këmbë. Më pas, policia ka qëlluar në drejtim të tyre në përpjekje për të neutralizuar trafikantët e qenieve njerëzore, nga ku mbeti i plagosur një klandestin egjiptian. Policia në njoftimin për mediat, bëri të ditur se ka nisur hetimet për efektivin që la të plagosur shtetasin e huaj.
KUKËS- Efektivi plagos një shtetas egjiptian. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme gjatë një operacioni të policisë për kapjen e personave që po transportonin 13 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës. Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur efektivi plagosi egjiptianin me inicialet M.H. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Personi i plagosur mësohet se ka marrë plagë në brinjë. Ai është transportuar në spital, mirëpo ende nuk dihet sesi është gjendja aktuale e tij.
Në kuadër të këtij operacioni, policia vuri në pranga një person me inicialet K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij u bë për veprën Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”. Ndërkohë, policia shpalli në kërkim personat:-E.M. lindur në Fier; dhe -E.H lindur në Fier. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trasportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
“Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm” dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”, Prokuroria Kukës arreston 1 shtetas, nis procedim penal për një punonjës policie Sot, më datë 05.12.2022 Drejtoria rajonale AMP Dibër/Kukës në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Kukes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi, është bërë për V. Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:
-E.M. lindur në Fier; dhe
-E.H lindur në Fier.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trasportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA.
Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet fugon Ëolksvagen i marrë me qera. Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur është plagosur një shtetas i huaj (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane. Lidhur sa më sipër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes.