Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras. • I plagosur ka mbetur 25-vjeçari, Jurgen Ndreca, i cili ka marrë një plumb në shpatull. • I riu është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë mjekim më të specializuar, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. • Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. • Policia ka vënë në pranga autorin, Endri Baçuku dhe ka sekuestruar armën e zjarrit. • Plagosja sipas informacioneve të policisë, ka ndodhur pas një konflikti çasti për motive të dobëta.
3 artikuj për këtë temë.
MAMURRAS- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras. I plagosur ka mbetur 25-vjeçari, Jurgen Ndreca, i cili ka marrë një plumb në shpatull. I riu është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë mjekim më të specializuar, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Policia ka vënë në pranga autorin, Endri Baçuku dhe ka sekuestruar armën e zjarrit. Plagosja sipas informacioneve deri tani, ka ndodhur pas një konflikti çasti.
NJOFTIMI I POLICISË:
Plagosi me armë zjarri, një 25-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, mbërritja e menjëhershme e Policisë mundëson arrestimin në flagrancë të autorit. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit pistoletë, me të cilën u krye plagosja.
Rreth orës 12:00, sapo janë njoftuar për një plagosje me armë zjarri, në hyrje të Mamurrasit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të kapur përgjegjësin/t.
Si rezultat u bë kapja e menjëhershme në flagrancë dhe vënia në pranga e shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Mamurras, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. N., 25 vjeç, banues në Mamurras. Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.
I plagosuri po transportohet në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
MAMURRAS- Një 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Mamurras. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pak minuta më parë.
I plagosur ka mbetur Jurgen Ndreca, i cili ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa autori është shoqëruar nga policia. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.

MAMURRAS- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar para pak minutash në Mamurras.
Dyshohet se i plagosur ka mbetur një 25-vjeçar. Ky i fundit po dërgohet për mjekim në spitalin e Traumës.