Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditën e sotme në fshatin Gos të Rrogozhinës. • Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri mbi komshiun e tij Sami Disha dhe bashkëshorten e tij Nadire Disha. • Plagosja ka ndodhur pas një debati, i cili ka agravuar në përdorimin e armës. • Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadireja është plagosur në bark. • Autori i plagosjes është vetëdorëzuar në polici, disa orë pasi u shpall në kërkim nga policia. • Shpëtim Osma, autori i dyshuar i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen para autoriteteve. • Mësohet se Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.• Ai ka thënë se kishte kërkuar disa herë të merrnin masa për këtë shqetësim që i shkaktonte qeni. • Gjithashtu bëhet me dije se pasi familja Disha nuk e ka hequr qenin siç kishte kërkuar autori, ata kanë debatuar. • Autori i dyshuar Osma, sipas dëshmisë, ka marrë armën për të qëlluar drejt qenit, por plumbat kapën dy bashkëshortët.
5 artikuj për këtë temë.
RROGOZHINA- Arma e dyshuar e pagosjes së çiftit Sami Disha dhe Nadire Disha në fshatin Gosë të Rrogozhinës është gjetur e fshehur në një mur. Policia bën me dije se tashmë e ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale.
Shpëtim Osma është autori i dyshuar i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve. Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.
Njoftimi:
Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.
Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
RROGOZHINA- Shpëtim Osma, autori i dyshuar i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen para autoriteteve. Mësohet se Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.
Ai ka thënë se kishte kërkuar disa herë të merrnin masa për këtë shqetësim që i shkaktonte qeni. Gjithashtu bëhet me dije se pasi familja Disha nuk e ka hequr qenin siç kishte kërkuar autori, ata kanë debatuar. Autori i dyshuar Osma, sipas dëshmisë, ka marrë armën për të qëlluar drejt qenit, por plumbat kapën dy bashkëshortët.
RROGOZHINË- Shpëtim Osma, autori i plagosjes me armë zjarri së çiftit të bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se Osma është vetëdorëzuar, pas ndjekjes nga policia për disa orë.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga autori, i cili është fqinj me çiftin. Ndërkohë që çifti i të plagosurve Sami dhe Nadire Disha janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
RROGOZHINË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gos të Rrogozhinës. Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur nga komshiu i tyre Shpëtim Osma me armë zjarri tip pistoletë. Ndërkohë që çifti i të plagosurve Sami dhe Nadire Disha janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.
RROGOZHINË- Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë. Mësohet se Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri mbi komshiun e tij Sami Disha, për arsye që ende nuk dihen.
Nga të shtënat ka mbetur e plagosur dhe bashkëshortja e Samiut, Nadire Disha. Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadireja është plagosur në bark.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga autori, i cili është fqinj me çiftin. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.