LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PL: Ujësjellësi i Memaliajt nisi punimet dy muaj para kontratës, duhet të jepeshin 2 dorëheqje

• Partia e Lirisë ka denoncuar sot një skandal për ujësjellësin e Memaliajt në Tepelenë që sipas tyre punimet kanë nisur ende pa u shpallur fituesi i tenderit. • Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se kjo gjë është përdorur vetëm për fushatën elektorale të 25 prillit 2021. Bashkëngjitur denoncimit, Meta publikoi një video të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi gjatë inspektimit të punimeve, vizitë që është zhvilluar me datë 7 prill. • Në atë atë, sipas PL-së, nuk ishte shpallur fituesi i tenderit. Meta paralajmëroi se do të nxjerrë të tjera denoncime e raste si ky i Memaliajt. Duke e krahasuar me videot e kryeministres së Finlandes e cila kërkoi falje për një kërcim, Meta tha se për rastin e Memaliajt duhet të jepeshin dy dorëheqje. • Kryetari i Partisë së Lirisë u pyet nëse ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit mbiemrin e dytë që mban, e tha se është krenar që quhet Ilir Rexhep Metaj. Meta ka lajmëruar protesta e aksion opozitar në shtator, kryesisht pas rritjes së çmimit të naftës.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Meta: Kryeministrja e Finlandës për një video që kërceu kërkoi falje, sot duhet të jepeshin 2 dorëheqje

PL: Ujësjellësi i Memaliajt nisi punimet dy muaj para kontratës,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi ditën e sotme se nuk ka tender për ujësjellësin e Memaliajt në Tepelenë. Në konferencë për mediat, së bashku me anëtarët e PL-së, Meta paraqiti video nga momentet e inspektimit të kryeministrit Edi Rama në ujësjellës. Meta krahasoi çështjen me atë të kryeministres së Finlandës e cila kërkoi falje pas videove që iu bënë publike. Meta tha se me pamjet që shfaqi, Rama dhe Çuçi duhet të kishin dhënë dorëheqjen. 

'Mendoj se për këtë ka vetëm dosje dhe janë të vërteta të montuara, të pa falsifikuara. Do të kemi ditë të reja por do t’iu lutesha të ktheheshit te rasti flagrant. Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend të BE dhe NATO-s. Ajo kryeministrja e Finlandës, vetëm se kërceu kërkoi falje, jo më me këtë video duhet të ishin dhënë dy dorëheqje.'- tha Meta.

3 VITE ME PARE

VD-Meta zbulon aksionin pas rritjes së çmimit të naftës: Qytetarët vuajnë pasojat e vendimit të një grushti njerëzish

PL: Ujësjellësi i Memaliajt nisi punimet dy muaj para kontratës,
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë është shprehur se aksioni opozitar pas rritjes së çmimit të naftës nuk do të ndalet, Në një konferencë me gazetarët, ai tha se qytetarët po vuajnë nga Bordi i Transparencës që përbëhet nga një grusht njerëzish që kanë bërë ortakëri me kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi se çmimet e produkteve të tjera janë rritur gjithashtu. Sipas Metës, aksioni opozitar do të mbështetet edhe në depozitime në Kuvend. 

Pyetje: Vazhdimisht keni denoncuar çmimin e karburanteve, ndërkohë që çmimi nuk është ulur asnjëherë nga Bordi i Transparencës, por vetëm është rritur. Cili është aksioni opzoitar për këtë gjë?

Petri Vasili: Doja t’ju përgjigjesha unë, që në mars kemi depozituar propzoimin, por përballë kemi pasur një bord hajdutësh të organizuar. Jo më larg se dje kam bërë publik përbërjen e bordit, është një vjedhje e organizuar dhe rruga për ta zgjidhur janë vetëm dy, shkrirja e bordit dhe ulja e taksës së qarkullimit. Pasqyra e krahasimi me Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut i nxjerr më të zonj seç janë.

Ilir Meta: Përveç propozimit që duhet të ishte marrë në konsideratë me kohë, PL do të paraqesë dhe projektlidhin për indeksimin e pagës. Njerëzit po vuajnë nga një sjellje e kryeministrit në largim e një grushti njerëzish. I dimë çmimet, gjithçka është dyfishuar e trefishuar. E dimë që vaji është rritur gati 100%, veza gjithashtu është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme e shumë e shumë produkte të tjera që nuk kanë lidhje me inflacionin që deklarohet zyrtarisht.

3 VITE ME PARE

VD-'E keni vetëdeklaruar mbiemrin e dytë?' Kreu i PL: Jam krenar që jam Ilir Rexhep Metaj!

PL: Ujësjellësi i Memaliajt nisi punimet dy muaj para kontratës,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se është ndjerë gjithmonë krenar për gjeneralitetet që ka. I pyetur nëse e ka vetëdeklaruar mbiemrin e dytë 'Metaj', kreu i PL-së tha se ka ndjerë gjithmonë krenari për identitetin e tij të plotë. Ai shtoi se në qendër të vëmendjes duhet të jetë mafia që e qeveris këtë vend.

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: A e keni vetëdeklaruar në formularin e vetëdeklarimit se keni dhe një mbiemër tjetër?

Ilir Meta: Të jeni shumë të qartë që unë kam qenë, jam dhe do të jem, Ilir Rexhep Metaj. Nuk kam asnjë arsye që të mos jem krenar për emrin e mbiemrin tim. Edhe fëmijët e mi kanë shumë arsye për të qenë krenarë për babain e tyre. Shikoni se çfarë mafie e qeveris këtë vend, Ilir Meta ka qenë, është dhe do të jetë në krye të kësaj veteje. Ashtu siç ka qenë gjithmonë në anën e luftës për një betejë e të ardhsme amerikane.

3 VITE ME PARE

VD-Ndryshimi i mbiemrit! Meta e kalon çështjen te Rama: Ai ka ndryshuar emrin, duhet verifikuar

PL: Ujësjellësi i Memaliajt nisi punimet dy muaj para kontratës,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar emrin ndaj duhet të nisin verifikimet ndaj tij. Gjatë konferencës për mediat, Petrit Vasili deklaroi se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar emrin, të cilin më parë e ka pasur Edvin. 

Pyetja: Ju nuk keni ndryshuar mbiemrin u tha nga gjendja civile. A jo shqetëson ndryshimi i mbiemrit në dokumente.

Ilir Meta: Janë 500 verifikime, konfirmojnë në mënyrën më të qartë përgjegjshmërinë apo autenticitetin e një personi. Që të mos shqetësoheni, zoti Vasili mund t'ju tregojë...

Petrit Vasili: Kemi dekrete të presidentit për ish ministrin e Kulturës Edi Rama ndërkohë që ju e dini se në vitin 2002 ai ka ndërruar emrin nga Edvin në Edi Rama. Ky është rasti më tipik, i Ramës, i provuar e zeza në të bardhë, ka mbajtur poste të rëndësishme dhe që duhet verifikuar. 

3 VITE ME PARE

VD-Rama në përgjimet e dosjes 184? Meta: Për të ka vetëm dosje, të pamontuara e të pafalsifikuara

PL: Ujësjellësi i Memaliajt nisi punimet dy muaj para kontratës,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e tij të mëparshme se kryeministri Edi Rama është kapur në përgjime. Më saktësisht, Meta u pyet se nëse Rama bën pjesë në përgjimet e dosjes 184, mirëpo kreu i PL tha se për Ramën ka vetëm dosje që janë të vërteta dhe të pafalsifikuara. 

Pyetja: Për përgjimet e Ramës, janë ato të dosjes 184 apo ka të tjera?

Meta: Për të ka vetëm dosje, janë të gjitha të vërteta, të pafalsifikuara e të pamontuara. 

3 VITE ME PARE

VD-'Skandale më të rënda do publikohen'/ Meta: Zyrtarët mos të bëhen bedela, Shqipërinë do ta bëjmë zonjë

PL: Ujësjellësi i Memaliajt nisi punimet dy muaj para kontratës,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se në ditët në vijim, do të bëhen publike skandale akoma më të rënda. Gjatë konferencës me gazetarët, Meta u bëri thirrje zyrtarëve që të bëjnë publike skandalet dhe të bashkëpunojnë për të denoncuar çdo vjedhje.  

'Në ditët e ardhshme do të shihni skandale akoma më të rënda. U kam bërë thirrje të gjithë zyrtarëve, të jenë të kujdesshëm, të mos bëhen bedela. Ora e llogaridhënies ka afruar shumë. Përpëlitjet e fundit të kësaj klike antishqiptare vetëm se shtojnë vullnetin dhe rrisin përgjegjësin e shqiptarëve për t'i dhënë fund një herë e mirë asaj që po bëhet në vend. Kushtetuta shqiptare konsiderohet si letra më pa vlerë. I ftoj të gjithë zyrtarët e ndershëm të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të denoncojnë çdo vjedhje, është në nderin e tyre të jenë në anën e duhur të historisë. Le ta lëmë këtë aventurier në rrugën e tij. Shqipëria do të marrë drejtimin e duhur që do ta bëjë zonjë. '- u shpreh Meta.

3 VITE ME PARE

VD-Ujësjellësi i Memaliajt, Meta: Pazare në publik! U shkel ligji, rrezikohet burg deri në 7 vite

PL: Ujësjellësi i Memaliajt nisi punimet dy muaj para kontratës,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se Qeveria ka thyer ligjin për sa i përket ujësjellësit të Memaliajt. Gjatë konferencës për mediat, Meta tha se rrezikohet që personat përgjegjës të vuajnë 7 vite burg pasi punimet për ujësjellësin janë inauguruar 3 muaj para se të lidhej kontrata.

' Në qytetin e këtyre gjithçka bëhet fakt i kryer, demonstrohen dhe në publik. Kryeministri së bashku me ministrin e brendshëm fillojnë punimet për qëllime elektorale, ndërkohë që objekti është ende në tenderim. Fituesi është zbardhur me kohë. Kontrata lidhet pas 3 muajsh. Përgjigjet e Ramës me ligjet e tij falsifikojnë. Për rastin në fjalë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale dënohet me burgim deri në 7 vjet. Neni 253, shkelja e tenderave dhe ankandeve publike, bëhet e qartë se kur shkelet një tender, kjo e kalon se është gati 4 milionë euro, kur shkelet barazia thuhet se dënohet me burgim. Shkelje në kodin zgjedhor. Fillon puna, del në tv ndërkohë që letrat për kontratën bëhen në qershor. '- u shpreh Meta.

ilir meta partia e lirise edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet