Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerët në Elbasan tha se do të ngrihet një sipërmarrje që ku bashkia do të ketë rolin kryesor për të mos lënë në baltë fermerët. •Fermerët në Elbasan i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ngrenë pika frigoriferike. •Rama u tha se këtë e ka në dorë bashkia dhe prandaj duhet të ulen të bisedojnë për një projekt. •Kreu i qeverisë u tha fermerëve që të investojnë edhe vetë për këto pika frigoriferike duke shtuar financuar ata vetë një pjesë të parave, ndërsa një pjesë tjetër ta shtojë bashkia. •Kryeministri tha se fillimi për këtë iniciativë do të jetë krijimi i 5 tregjeve të para shtetërore që do të menaxhohen nga bashkitë dhe kjo do të sjellë edhe çmime më të lira për produktet bujqësore. •Këto 5 tregje tha Rama se do të ndalin edhe abuzimin me çmimet nga sipërmarrjet private.Rama foli dhe për vdekjen e Lear Kurtit. •Ai tha se opozita po tenton që këtë situatë ta bëjë të ngjashme me atë të Klodian Rashës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë. •Në përgjigjë të akuzave të deputetit të PD-së, Agron Shehajt, Rama tha se ai bën viktimën.
4 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga fermerët e Elbasanit që të bëhen aksionerë në Bashki. Kjo u tha në kuadër të ndërtimit dhe ngritjes së pikës frigoriferike. Ai shtoi se secili që do të marrë pjesë duhet të fusë një fond të caktuar e më pas projekti të dërgohet te ministria e Bujqësisë për të vijuar aplikimin për mbështetje nga skemat kombëtare.
“Së pari për pikën frigoriferike ja ku është, e keni njësh dhe më të mirë se lali Eri thua ti, po unë s’jam i kënaq as me nishin tuaj as me nishin tim atje. Më ka rënë goja. Nuk mjafton më që bashkia ti japë rrugë kanalizime por duhet të futet edhe matanë rrugës, toka që punohet dhe të thotë pikë frigoriferike. Sa veta jeni që doni të përfitoni, sa tjerë mund të vijnë këtu. Me ju të 30 ulemi tani bëjmë një sipërmarrje bashkia dhe ju të 30. Sa lek do fusni ju, 1 lekë, sa për të thonë e futa unë, 100 mijë lekë të vjetra. Sa do fusë bashkia, 20 lekë. Sa duhen? Edhe 70 lekë të tjera. Do ulemi të bëjmë projektin dhe do i shkojmë ministres së bujqësisë dhe do thotë aplikoni për mbështetje nga skemat kombëtare që i ka AZHBR përmes saj, nga fondet e BE dhe me mbështetjen e qeverisë nga garancia sovrane për të marrë një kredi që e ka garantuar qeveria. Kom që bashkia vendos një administrator, ku jeni pronarë aksionerë maxhorance, vazhdon punën dhe bën pikën frigoriferike,. Se bën qeveria, qeveria financon ose do ta bëjë një sipërmarrës. Po erdhi biznesi është me shumë kosto, kështu jeni ju që bëni këtë biznes. Prandaj s’jam i kënaqur me këto nishat, rrugë keni bërë, puna është të bëjmë më shumë e më shumë. Kam hall se këta nishat i rre mendja, se kur u thoni mrekulli, duhet ët shkojmë shumë më shpejt më para, mjafton që të krijojmë modelet. Unë ju jap fjalën, bëni projektin dhe do ta mbështesim direkt. Që më mgjes duhet të vijë tek ju dhe brenda dy tre javësh të vijë në Tiron dhe të thotë ja ku është dhe nëse ndodh kështu, në fund të vitetit tjetër jemi këtu për të inauguruar pikën frigoriferike”, tha Rama.
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje ministren Frida Krifca pas reagimeve për akademinë e barinjve. Kreu i Qeverisë deklaroi se të gjithë ata që habiten nga kjo janë injorantë e se shumë shpejt do t'i ftojë që ta shikojnë atë nga afër.
'Më thonë i ke çu çmimet o Edo? Cfarë kam çuar? Po japim mbështetje, po rrisim kapacitetet, po rrisim fuqinë duke bërë investime, ato nuk do jenë thjesht rrugë, po do bëjmë investime më të thella. Do bëjmë pikë frigoriferike, si do e bëjmë, do fusni kaq ju e kaq ne. Në TV, nuk kupton fare se çfarë ndodh realisht, si puna e protestës së pedagogëve, 90% janë në mësim, ato të rruglave i kapin e i nxjerrin. Se kush ua bën ushqimet këtyre që kanë televizora nuk kuptohet, nxjerrin në ekran një grup që hudh qepët, mollët në rrugë, ooo, s'kemi ku e shesim, nuk ka shtet. Pse nga njëri krah i qarkut mollët i hedhin në rrugë e në krahun tjetër i shesin me çmime maksimale. Ky dhe këta që i shesin me cmime maksimale janë të ifnromuar.
Duhet të shkojmë më tutje, të futemi më thellë në tregjet e reja, të gjitha janë të mundshme, i kemi ne në dorë nuk i ka lufta. Cfarë e ka lufta dhe Putin nuk e kemi ne në dore. Ky 1shi nesër sa të më përcjellë mua sonte, të vijë në mëngjes te ju dhe t'ju thotë si do e bëjmë këtë punë? Brenda javësh të vijë në Tironë dhe të thotë ja ku është, nëse ndodh kështu, në fund të vitit tjetër jemi këtu për të inaguruar pikën frigoriferike.
Ata që na ndjekin thonë se çfarë po na thotë kjo e barinjve. Janë ca injorantë që nuk kanë lidhje fare me fjalën akademi, por shumë shpejt do t'i ftojmë të vijnë, jo shumë larg nga këtu është një pikë fantastike nga 1-shi i Cërrikut, ai është 1-sh 1sh, ky është 1-sh në zgjatje. '- tha Rama.
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama tha me nënkuptim se nuk është i kënaqur me punën e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliajt. Nga Elbasani, kreu i Qeverisë deklaroi përballë fermerëve se nuk është i kënaqur as me punën e Veliajt dhe as me atë të kryebashkiakut të Elbasanit.
Pakënaqësia lidhet me pikën frigoriferike, duke thënë se nuk po merret seriozisht nga fermerët e Bashkia.
'Për pikën frigoriferike, ja ku është. E keni dhe më të mirë se Lali Eri thua ti, unë s'jam i kënaqur as me 1-shin tim dhe dhe as me 1-shin tuj. Pse. Se më ka rënë goja, më ka rënë goja me këta, jeni kryetar bashkie, nuk mjafton më që Bashkia ti japë rrugë, kanalizime, por duhet të futet dhe matanë rrugës. Sa të tjerë mund të vijnë këtu, me ju 30 hajde ulemi tani dhe bëjmë kompani, sa lekë do fusni ju? Sa për të thënë e futëm, 100 mijë lekë të vjetra. Sa duhen? Duhen dhe 70 lekë të vjetra, ku do i gjejmë. Do i shkojmë ministrisë së Bujqësisë, ajo do thotë aplikoni për skemën kombëtare. '- u shpreh Rama.
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vdekjen e të riut Lear Kurti. Nga Elbasani, ai u shpreh se ka që ditën e djeshme që përflitet se i riu është vrarë nga Qeveria dhe nga policia. Më tej, ai shton se opozita kërkon që këtë çështje ta lidhë me atë të Klodian Rashës, duke tentuar që t'i nxjerrë njerëzit në rrugë. Rama deklaron se çështja për Kurtin është duke u ndjekur nga autoritetet përkatëse madje shton se për këtë janë pezulluar tre policë.
“Kanë që dje që akuzojnë policinë e shtetit se ka vrarë një djalë të ri, ndërkohë në mënyrën me korrekte dhe seriozë policia ka pezulluar personat jenë të përfshirë në asnjë proces. Është ngarkuar agjencia përkatëse është mjekësia ligjore dhe nuk ka asnjë shenjë që të ketë pasur ndonjë arsye nga jashtë dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, raportin e mjekësisë ligjore. Po si është e mundur, po çfarë lloj qeniesh janë këto, që ju dalin njerëzve si gogolë në ekrane e televizore. Në ato ekrane ku ju e shikoni. Megjithëse flasin për një regjim që kontrollin gjithçka, praktikisht ne nuk kontrollojmë asgjë, sepse ato janë ekran në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pranuarve të tyre.
Duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në atë rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan ti nxjerrin rrugëve. Pasi në mëngjes dalin e vrau e vrau policia, del pasdite një deputet dhe tregon si regjimi i prish biznesin”, tha Rama nga Elbasani.
Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Ai u ndalua dy netë më parë, në orën 23:07 të mbrëmjes nga efektivët në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.