LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i qeverisë gëzon imunitetin e deputetit! SPAK: Pezullimi nuk është tejkalim kompetencash

• Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i cili kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Gjykatën e Posaçme, e cila pezulloi në dhjetor zv.kryeministren Belinda Balluku. • Përfaqësuesja e Kryeministrisë Jona Qosja ka deklaruar në Kushteuese se ankimimi i kryeministrisë nuk ka të bëjë me objektin e procedimit penal por me marrëdhëniet mes tre pushteteve. • Sipas Qoses, gjykata penale nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër, pasi është ndërhyrje e një pushteti në pushtetin tjetër. Ndërsa përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se Ministri njësoj si deputeti gëzon imunitet. • Sipas Jonuzajt ministri nuk mund të mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij, pa autorizim nga Kuvendi. • Në një linjë ka qenë dhë Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi, e cila ka deklaruar se çdo masë e vendosur nga gjykatat duhet që të kalojë nga Kuvendi. • Në fund të fjalës së saj, Arbi ka deklaruar se deputeti nuk mund të arrestohet as nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit personal pa miratim paraprak nga Kuvendi. • Vetë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk ka marrë pjesë në seancën që është duke u mbajtur në Kushtetuese. • GJKKO thekson se vendimet për caktimin e masës së pezullimit nga detyra janë të ankimueshme në juridiksionin gjyqësor të zakonshëm dhe përfshirja e GJK bie ndesh me standardet e administrimit të drejtësisë. • Sipas GJKKO-së, pjesëmarrja e saj si palë në gjykimin kushtetues do të ishte jashtë kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta. • Pas dëgjimit dhe diskutimit të të gjitha palëve në proces, Gjykata Kushtetuese ka përfunduar seancën dhe është tërhequr për vendim.

14 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Çështja 'Balluku'/ Përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese , juria tërhiqet për vendim

 

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Foto ilustruse

 

 

TIRANË- Seanca e hapur e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë pezullimi i ushtrimit të detyrës publike, të vendosur ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka përfunduar.

Kjo seancë u zhvillua pas kërkesës së paraqitur nga Kryeministria, ku kryeministri Edi Rama ka ankimuar vendimin e GJKKO-së. Kjo duke pretenduar se pezullimi saj përbën një shkelje të kompetencave kushtetuese të Kryeministrit.

Në këtë seancë Presidenti i Republikës u përfaqësua nga këshilltari Ilir Rusmali, shefi i kabinetit Hemioni Braho dhe drejtorja e përgjithshme Eriola Shia. Ndërsa Kuvendi u përfaqësua nga drejtoresha juridike Mimoza Arbi.

Më parë Gjykata e Posaçme kishte vendosur ndaj Ballukut, pezullimin nga detyra, ndalimin e daljes jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës. Këtu masa u morën pasi ajo u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Jona Qosja, përfaqësuesja e qeverisë, argumentoi gjatë seancës se SPAK dhe GJKKO kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën.  Kjo pasi sipas argumentimit të saj, deputetët dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitet dhe se çdo masë që cenon ushtrimin e detyrës kërkon autorizim nga Kuvendi. Qosja tha se imuniteti kushtetues synon mbrojtjen e funksionit publik dhe jo vetëm lirinë personale.

Përfaqësuesit e SPAK paraqitën qëndrimin e tyre zyrtar përmes parashtrimeve me shkrim. Kjo duke sqaruar se kërkesa e Kryeministrisë nuk plotëson kriteret ligjore për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Sipas Prokurorisë së Posaçme, pala kërkuese nuk ka legjitimitet për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues, pasi nuk është subjekt i drejtpërdrejtë dhe nuk ka provuar ekzistencën e një interesi personal dhe aktual, të shoqëruar me pasoja të pariparueshme.

Sipas SPAK pretendimet e Kryeministrisë bazohen në interpretime të ligjit dhe nuk provojnë cenimin e një raporti juridik konkret. Ajo bëri me dije se në lidhje me këtë rast nuk ekziston konflikt kompetencash mes institucioneve. 

Në fund, SPAK argumentoi se sistemi ligjor parashikon rrugë të qarta ankimi, duke përfshirë Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë, duke garantuar të drejtat procedurale të palëve. Prokuroria e cilësoi  të pabazuar, pretendimin se pezullimi i zëvendëskryeministres ka ndikuar në funksionimin e Këshillit të Ministrave. Kjo duke theksuar se masa e sigurimit është individuale dhe nuk cenon funksionimin institucional të qeverisë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Çështja Balluku/ SPAK: Nuk plotësohen kriteret për shqyrtim kushtetues, hetimi penal vijon

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Foto ilustruse

TIRANË- Përfaqësuesit SPAK kanë paraqitur qëndrimin e tyre zyrtar në seancën e cila po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministria ka kundërshtuar masën e ndalimit të kërkuar ndaj zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku.

SPAK ka depozituar parashtrimet e saj me shkrim. Kjo duke theksuar se në këtë proces paraqitet në cilësinë e subjektit të interesuar dhe se kërkesa e Kryeministrisë nuk plotëson kushtet ligjore për shqyrtim kushtetues.

Sipas SPAK, pala kërkuese nuk legjitimohet si subjekt procedural për të aktivizuar kontrollin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo pasi nuk është subjekt i drejtpërdrejtë dhe nuk ka provuar ekzistencën e një interesi personal dhe aktual.

“Pretendimet e kërkuesit bazohen në interpretime të ligjit, pa u provuar ekzistenca e një raporti juridik të cenuar me pasoja konkrete”, thuhet në qëndrimin e SPAK. Prokuroia bën me dije se për sa i përket këtij rasti nuk konstatohet konflikt kompetencash dhe mungon një çështje kushtetuese reale që të justifikojë ndërhyrjen e GJK.

Sipas SPAK nuk mund të pretendohet konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit.  Gjithashtu SPAK vlerëson se kërkesa e Kryeministrit nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve.

Kjo pasi masat e sigurimit nuk krijojnë një konflikt të tillë. Theksohet se kërkuesi nuk mund të përdorë këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj një ministri.Kjo pasi në argumentimin e tyre, ndjekja penale është kompetencë ekskluzive e SPAK dhe GJKKO-së. Ndaj si pasojë nuk mund të cenohet nga pushteti ekzekutiv.

SPAK e cilëson atë të pabazuar, pretendimit se pezullimi i zv/kryeministres ka bllokuar funksionimin normal të Këshillit të Ministrave. Kjo duke sqaruar se masa e sigurimit është vendosur ndaj individit, ndaj si e tillë ajo nuk cënon funksionimin institucional të qeverisë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Çështja Balluku/ Prokurorja e SPAK në Kushtetuese: Qëndrimi i saj në detyrë është rrezik potencial, rrezikon të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Foto ilustruse

TIRANË- Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko deklaroi se qëndrimi i zëvendëskryeministres, Belinda Balluku në detyrë është një rrezik potecial. Kjo pasi sipas saj, Balluku nëpërmjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë dhe të helmojë provat. 

Në seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, prokurorja Bejko përmendi edhe një deklaratë të përfaqësuesit të kryeministrit në seancë, se ajo ka propozuar 50 akte. 

“Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë të ditur nëse nga ana e të hetuarës, fakti që ka vazhduar ta ushtrojë këtë veprimtari në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjitika nuk mund ta bëjmë të ditur por patjetër që po. Në vlerësimin makro të rreziqeve ka krijuar se ka vazhduar të ushtrojë detyrën e ministres dhe zv kryeministres.

Vetë përfaqësuesi i kryeministrit tha se e hetuara ka propozuar 50 akte. Pra ne jemi para gjykatës dhe po bëjmë të ditur se kjo e hetuar nuk ka përmbushur detyrën e saj në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe rreziku që kjo e hetuar ta vazhdojë dhe vërë në rrezik interesin publik është konkret se vazhdon në këtë detyrë.

Në mënyrë makro thashë se ekziston rreziku që nëpërmjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë dhe të helmojë provat”, tha Prokurorja./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Çështja ‘Balluku’, Prokurori Dritan Prençi: SPAK vlerëson shfuqizimi i masave ndaluese ndaj zv.kryeministres do vinte në rrezik rendin kushtetues

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Foto ilustruse

TIRANË- Prokurori i SPAK, Dritan Prençi tha se SPAK vlerëson se shfuqizimi i masave ndaluese ndaj zv.kryeministres do vinte në rrezik rendin kushtetues. Gjatë fjalës së tij para Gjykatës Kushtetuese, Prençi tha se në rastin e Ballukut, kërkuesi nuk është subjekt i masës së sigurimit dhe për rrjedhojë kërkesa për shfuqëzimin bie ndesh me konceptimin kushtetues të masave të sigurimit. Sipas tij, për këtë rast gjykata ka vlerësuar natyrën e detyrës, dhe parandalimin e rreziqeve. 

“Në rastin konkret, kërkuesi nuk është subjekt i masës së sigurimit dhe për rrjedhojë kërkesa për shfuzimin bie ndesh me konceptimin kushtetues të masave të sigurimit. Në vlerësimit tonë, GJK nuk duhet të vlerësojë si supergjykatë e saj pasi çdo ndërhyrje e saj do të cenonte kufijtë kushtetues dhe parimin e ndarjes së pushtetit. Bazuar në këtë vlerësim, kërkohet që çdo vendim për pezullim të respektojë parimin e ligjshmërisë. Në rastin konkret, gjykata ka vlersëuar natyrën e detyrës, dhe parandalimin e rreziqeve. SPAK vlerëson se masa e pezullimit është e ligjshme, e kufizuar pa cenuar mandatin si deputet. Duke respektuar parimet themelore, SPAK vlerëson se në këtë rast vetë rendi kushtetues do të vihej në rrezik nga një shfuqizimin i mundshëm i masave ndaluese pasi personi në fjalë është marrë e pandehur. “, u shpreh ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Nuk mund të pretendohet për konflikt kompetencash!/ Prokurori i Posaçëm për çështjen ‘Balluku’: Ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Foto ilustruse

TIRANË- Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka sqaruar se pse në rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nuk ka konflikt kompetencash mes pushteteve. Gjatë fjalës së tij para Gjykatës Kushtetuese, Prençi tha se për të pasur konflikt kompetencash midis pushteteve duhet të plotësohen tre kritere ligjore.

Ai tha se mosmarrëveshja lind midis organeve të pushteteve të ndryshëm, mosmarrëveshja lidhet me organet që vendosin vullnetin e pushtetit të tyre dhe mosmarrëveshja ka të bëjë me përcaktimin e sferës së kompetencave.

Sipas tij, në rastin konkret këto kushte nuk plotësohen. Prençi u shpreh se SPAK vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO për masën e sigurimit personal apo për interpretim, nuk lidhen me kontrollin kushtetues mbi ligje dhe nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve.

“Nuk mund të pretendohet për konflikt kompetencash. Për të pasur konflikt kompetencash midis pushteteve duhet të plotësohen tre kritere ligjore. Mosmarrëveshja lind midis organeve të pushteteve të ndryshëm, mosmarrëveshja lidhet me organet që vendosin vullnetin e pushtetit të tyre dhe Mosmarrëveshja ka të bëjë me përcaktimin e sferës së kompetencave. Në rastin konkret këto kushte nuk plotësohen.

SPAK vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO për masën e sigurimit personal apo për interpretim të nenit 103 pika 3 nuk lidhen me kontrollin kushtetues mbi ligje, nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve.

Vlerësojmë se kërkuesi nuk mund të përdore këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv”, tha prokurori Dritan Prençi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Presidenca për rastin e Ballukut/ Një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta, nuk mund të marrë jetë nga praktika juridike

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Foto ilustruse

TIRANË- Përfaqësuesi i Presidencës, Ilirjan Rusmali, ka deklaruar ditën e sotme se një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta, nuk mund të marrë jetë nga praktika juridike, si në rastin Balluku. Rusmali u shpreh se situata e krijuar, ku nuk ka mekanizma kontrolli dhe balance mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, e bën akoma të ndjeshme këtë situatë. 

Përfaqësuesi i Presidencës u shpreh se sistemi kushtetues, i ka hequr ekzekutivit çdo instrument kontrolli mbi gjyqësorin. Në lidhje me këtë ai tha se parashikohen zero instrumente kontrolli nga gjyqësori tek pushtetet e tjera.

“Diskutimi që kemi sot është: ka forcën sistemi gjyqësor që të ndikojë në këtë vullnet politik nëpërmjet mekanizmave procedural këtë besoj do ta zgjidhni ju, duke marrë në konsideratë rastin konkret. Debati ka lidhje me këtë: mekanizmat procedural a ushtrohen dot në instrumente kontrolli dhe balance, nëse shndërrohen në të tilla, ato bëhen problematikë.

Sistemi ynë kushtetues i ka hequr ekzekutivit çdo instrument kontrolli mbi gjyqësorin, zero. Në vlerësimin tonë, parashikohen zero instrumente kontrolli nga gjyqësori tek pushtetet e tjera.

Reforma e pushtetit gjyqësor e soli një mekanizëm të vetëqeverisjes gjyqësorit dhe praktikisht pikat e kontaktit midis pushteteve të tjera dhe gjyqësorit u reduktuan në minimum. Në procedurën e emërimit përfshihen edhe Kuvendi dhe presidenti, por vullneti i tyre është minimal. E drejta për të zgjedhur 1 në 3 kandidatë.

Situata e krijuar, ku nuk ka mekanizma kontrolli dhe balance mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, e bën akoma të të ndjeshme këtë situatë faktin që mekanizmat proceduralë penalë të mos përdoren si instrumente, kur e themi këtë, të mos përdoren fare si instrumente.

Një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta, nuk mund të marrë jetë nga praktika juridike, ky është mendimi ynë nëse biem dakord me parimin e gjësë”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Autorizimi kalon vetëm nga Kuvendi"/ Qeveria: Vendimi i GJKKO ka cenuar veprimtarinë e ministrit

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Herald Jonuzaj

TIRANË- Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se vendimi i GJKKO-së për Ministren Belinda Balluku ka cënuar drejtpërdrejtë veprimtarinë e ministres. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Jonuzaj u shpreh se autorizimi për heqjen e imunitetit apo pezullimin e Ministres duhet që të kalojë vetëm nga Kuvendi.

“Për sa kohë kemi cenim të veprimtarisë së ministrit, i cili është i bazuar në imunitet me deputetin, atëherë autorizimin duhet të merret tek autoriteti përkatës, që e jep edhe për deputetin. Kuvendi mbron të drejtën e ministrit për të ushtruar funksionin e tij. Këtë e mbron Kushtetuta. Kuvendi mbron dhe interesin publik për të garantuar hetimet. Këtë jemi duke kërkuar. Duhet të ndiqet i gjithë kriteri procedural, kushtetuese për të siguruar pezullimin nga detyra të një anëtari të Këshillit të Ministrave”, tha Jonuzaj./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Mandati i Ballukut/ Qeveria: Kryeministri nuk mund të bëjë delegim, nëse do merrte portofolin nënkupton shkarkim defakto

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Sonila Bejtja

TIRANË- Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se kryeministrit nuk ka të drejtë të bej delegim të një ministri në Këshillin e Ministrave. Gjatë fjalës së tij në seancën në Kushtetuese për mandatin e Ballukut, Jonuzaj u shpreh se nëse kryeministri do të merrte portofolin e një ministre ose do e kalonte anë te një ministre tjetër, kjo nënkuptim shkarkim defakto të ministres. 

Gent Ibrahimi: Po flasim për imunitet funksionarët publikë, imuniteti është gur themeli në një demokraci. Duke patur parasysh këta dy komponentë, dhe nenin 103 të kushtetutës, i referohet edhe mos përgjegjësisë edhe paprekshmërisë. Cili do ishte rregullimi ekuivalent

Herald Jonuzaj: Neni 73 parashikon  imunitetin e deputetit brenda sallës së parlamentit, ndërkohë ishte kërkuar masa e arrestit, ajo cfarë del në pah nga vendimi është se garantimi ka të bëjë me funksionin e deputetit dhe janë të njëjtat liri që nuk duhet të cënojnë as ministrin. Dhe këtë e ka rregulluar vendimi 38, që ka vendosur shenjën e barazisë edhe për ministrin jo deputet.

Sonila Bejtja: Thatë se kryeministri nuk mund të propozojë akte, përvec atyre që nuk janë të parashikuara në kompetencat e ministrive. Po zv/ministri?

Herald Jonuzaj: Aktet propozohen vetëm nga ministri

Sonila Bejtja: Nga momenti që Gjykata Kushtetuese hoqi masën e pezullimit, sa projekt akte janë propozuar nga ministrja.

Herald Jonuzaj: Mbi 50 projekt akte.

Sonila Bejtja: A mundet Kryeministri të merrte vendim për të deleguar kompetencat e ministres?

Herald Jonuzaj: Kryeministri nuk mund të delegojë, por duhet që portofoli i asaj ministrie të kalojë te një ministri tjetër, ose të merrte ai portofolin e ministrisë, që nënkupton shkarkim defakto

Sonila Bejtja: Edhe kjo përkohësisht

Herald Jonuzaj: Nuk mund të bëhet përkohësisht.

4 MUAJ ME PARE

Ankimimi në Kushtetuese për Ballukun/ Kryeministria: Ministrin e mbron imuniteti

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i

TIRANË- Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se Ministri njësoj si deputeti gëzon imunitet. Gjatë seancës në Kushtetuese, Jonuzaj ka deklaruar se ministri nuk mund të mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij, pa autorizim nga Kuvendi. 

Sipas Jonuzajt, shkalla e barazisë mes deputetit dhe Ministrit është e e vendosur në Kushtetutë dhe vendimi i GJKKO-së cënon pushtetin ekzekutiv. 

“Duke u bazuar në Kodin e Procedurës Ligjore, neni 22 parashikon se deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij. Kushtetuta vendos një barazi mes statusit të deputetit dhe ministrit: ministri gëzon imunitet për detyrat e tij dhe për sigurinë personale gjatë ushtrimit të funksionit. Nëse shikojmë bazën e Kodit të Procedurës Ligjore, neni 22 i dispozitave kryesore thotë se deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij. Shkalla e barazisë mes deputetit dhe ministrit është e vendosur në Kushtetutë. Deputeti gëzon imunitet për detyrat e tij dhe për sigurinë personale gjatë ushtrimit të funksionit. Ne kemi ardhur para Gjykatës Kushtetuese për shkak të cënimit të pushtetit ekzekutiv. Këtë çështje e kemi trajtuar gjerësisht, duke evidentuar cënimin e kompetencave të Këshillit të Ministrave. Masat e sigurisë, a janë të pakufizuara? A mund të vendosen ndaj kujtdo, apo kanë kufizime?”, tha Jonuzaj./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Kushtetuesja shqyrton pezullimin e Ballukut/ Qeveria: Padia jonë është për ndarje pushtetesh

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Herald Jonuzaj

TIRANË- Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se padia e kryeministrisë në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e dhënë nga GJKKO është për ndarje pushtetesh. Gjatë fjalës në Kushtetuese, Jonuzaj ka deklaruar se vendimi i GJKKO-së ndikon drejtpërdrejtë në veprmtarinë e Këshillit të Ministrave. 

Sandër Beci: Pretendoni se veprimtaria e Këshillit të Ministrave është penguar nga vendimi i pezullimit, kush janë kompetencat deleguese të një ministri.

Herald Jonuzaj: Kompetencat janë të parashikuara në kushtetutë, një nga këto është propozimi i akteve, vetëm ministri mund të propozojë akte dhe asnjë tjetër. Nuk është kryeministri që përcakton cili ministër përcakton akte.

Sandër Beci: A mendoni se neni 242 është i papajtueshëm me kushtetutën

Herald Jonuzaj; Kemi argumentuar se është në përputhje me kushtetutën. Në 31 vjet ai nen nuk është ndryshuar. Nëse shohim bazën ligjore, neni 22 I dispozitave kryesore kushtetuese thoshte deputeti gëzon imunitet. Nuk mundet që një akt ligjor, të krijojë një imunitet të ri. Neni 242 ka qenë ne përputhje me nenin 22.

Sandër Beci: A mendoni se kërkesa juaj është e parakohshme?

Herald Jonuzaj: Kemi ardhur para Kushtetueses sepse kemi cënim të komptencave të KM. Një degë e funksionimit të KM është cënuar prej kësaj mase. Masat janë të pakufizuara, apo ka një kufizim në kushtetutë

Sandër Beci: Keni pretenduar se vendimi GJKKO bie në kundërshtim me kompetencat e Kuvendit.

Kuvendi: Ndala dhe shpjegova momentin kur vendimi i GJKKO, cënon pikërisht kompetencën e KM dhe është këshillimi i ministrave që i është drejtues Gjykatës për zgjidhje. Nëse shohim gjithë procedurën, edhe kompetenca e kuvendit, është cënuar. Akti mbetet i pazbatuar, mbetet një akt formal./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Hetimi mund të zgjasë”/ Kuvendi për pezullimin e Ballukut: Na bllokohet puna nga masa e GJKKO

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Mimoza Arbi

TIRANË- Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi ka deklaruar se pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave krijon bllokadë. Gjatë fjalës së saj në seancën në Kushtetuese, Arbi u shpreh se pezullimi mund të arrijë deri te shkarkimi dhe kështu cënohen kompetencat e institucionit. 

"Vendimi krijon një konfuzion juridik në lidhje me statusin e akteve. Dekreti i presidentit për emërimin e ministrit, janë akte kushtetuese që prodhojnë efekte juridike të plota. Në lidhje me vendimin e GJKKO u bë në mungesës së një baze kushtetuese. Kjo mungesë nuk është zbarazëti ligjore, por zgjidhje e qëllimshme bërë nga Kushtetuta. Pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave krijon bllokadë. Përmes pezullimit, ndalohet pjesëmarrja e ministrit në Këshillin e Ministrave. Kjo gjendje është i ngjashëm si shkarkim. Ky pezullim është pa afat, pasi është i kushtëzuar nga afati i hetimit. Ky mund të jetë i barabartë dhe me një mandat të qeverisë. Duke pranuar që pezullimi arrin deri te shkarkimi, Kuvendi pretendon se cënohet kompetencat e këtij institucioni. Ne mbështesim kërkesën e Kryeministrit drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe pranimin e kësaj kërkese,” tha ajo./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Mandati i Ballukut në Kushtetuese/ Kuvendi: Çdo masë kalon nga ne!

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Mimoza Arbi

TIRANË- Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi ka deklaruar se çdo masë e vendosur nga gjykatat duhet që të kalojë nga Kuvendi. Gjatë fjalës së saj në Kushtetuese, Arbi ka deklaruar se deputeti nuk mund të arrestohet as nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit personal pa miratim paraprak nga Kuvendi.

"Vendimi i GJKKO, ku ka vendosur pezullimin e ministrit janë nxjerrë në kushtet e ndalimit kushtetues. Neni 103, pika 3, parashikon se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e Kuvendit. Deputeti nuk mund të pengohet në ushtrimin e funksioneve. Deputeti nuk mund të kontrollohet, ndalohet apo të ndiqet penalisht pa pëlqimin e Kuvendit. Deputeti nuk mund të arrestohet as nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit personal pa miratim paraprak nga Kuvendi," tha Arbi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Çështja Balluku në Kushtetuese, përfaqësuesja e Kryeministrisë: Nuk është një ankim individual, gjykata penale nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i

TIRANË- Seanca për mandatin e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese ka nisur. Në fjalën e saj përfaqësuesja e Kryeministrisë Jona Qosja ka deklaruar në Kushteuese se ka deklaruar se ankimimi i kryeministrisë nuk ka të bëjë me objektin e procedimit penal por me marrëdhëniet mes tre pushteteve. Sipas Qoses, gjykata penale nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër, pasi është ndërhyrje e një pushteti në pushtetin tjetër.

“Ky nuk është një ankim kushtetues individual, nuk kanë të bëjnë më objektin e procedimi penal, por kanë të bëjmë me marrëdhëniet mes tre pushteteve. A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo, megjithëse argumentet i përkasin çështjes në themel. GJKKO duke pezulluar ministrin ka pezulluar vendimmarrjen e ministrit, pasi nuk mund të propozojë asnjë projekt akt.

Pezullimi e detyron kryeministrin që të propozojë shkarkimin e ministrit të ri dhe të propozojë një ministër të ri. Nuk mund të mohohet se masa e sigurimi penal sjell pasoja në veprimtarin e Këshillit të Ministrave dhe kryeministrit. Nëse këto pasoja janë të devijueshme apo jo, kjo i përket themelit të çështjes”, tha perfaqesusja e kryeministrisë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë

Përfundon seanca në Kushtetuese/ Qeveria & Kuvendi: Anëtari i
Belinda Balluku

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar se nuk do të jetë në seancën plenare publike që zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në njoftim, GJKKO ka sqaruar se nuk legjitimohet të marrë pjesë si palë në këtë proces, duke renditur disa arsye.

GJKKO argumenton se kontrolli kushtetues ushtrohet mbi aktin apo vendimin gjyqësor dhe jo mbi vetë gjykatën që e ka nxjerrë atë. Për këtë arsye, gjykata nuk mund të trajtohet si palë kundërshtare në një konflikt juridik, pasi ajo është vetëm autorja e vendimit që po i nënshtrohet kontrollit kushtetues.

Poashtu theksohet se pjesëmarrja e GJKKO-së do të cenonte parimin e pavarësisë së brendshme të pushtetit gjyqësor. Sipas kësaj, çdo gjyqtar është i pavarur dhe nuk raporton për vendimmarrjet e tij as përpara kryetarit të gjykatës dhe as përpara gjykatave më të larta. GJKKO shprehet se përfshirja e saj si palë në këtë proces do të krijonte idenë se gjykata po mbron vendimin e saj, duke rrezikuar kështu besimin e publikut në paanshmërinë e drejtësisë penale.

Gjithashtu, vendimet e gjykatave të shkallës së parë, i nënshtohen vetëm gjykatave më të larta të juridiksionit të zakonshëm, sepse asnjë organ tjetër shtetëror nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë apo bazueshmërinë e një vendimi gjyqësor. Ndër të tjera, GJKKO thekson se vendimet për caktimin e masës së pezullimit nga detyra janë të ankimueshme në juridiksionin gjyqësor të zakonshëm dhe  përfshirja e GJK bie ndesh me standardet e administrimit të drejtësisë.

Në përfundim, GJKKO njofton se pjesëmarrja e saj si palë në gjykimin kushtetues do të ishte jashtë kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta. Duke qënë se çështja ndaj zv.kryeministres Balluku është ende në proces, gjykata shprehet se në këtë kontekst, nuk duhet të marrë pjesë në procesin kushtetues.

NJOFTIMI I GJKKO:

"Nisur nga pyetjet e vazhdueshme nga ana e gazetarëve dhe interesi i lartë që ka në media dhe në publik seanca plenare publike që do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me: 

Kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Subjekte të Interesuara: Presidenti i Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Objekti: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave…,

Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.

Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Pjesëmarrja e GJKKO-së si palë e interesuar në Gjykatën Kushtetuese do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

Bashkëlidhur gjeni të plotë shkresën nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, nëpërmjet së cilës GJKKO i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese, duke parashtruar arsyet ligjore për të cilat kjo gjykatë nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë."/Dosja.al 

belinda bulluku

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta