Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Përplasjet në Theth po vijojnë edhe ditën e sotme. • Gjatë mesditës banorët kanë hedhur molotov drejt urës së drurit në këtë fshat për ta djegur. • Në këtë moment, autoritetet janë vënë në lëvizje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. • Ndërkohë që banorët që kanë hedhur molotovin, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. • Ndërsa policia sqaron se asnjë mjet fadromë e IKMT-së nuk është dëmtuar nga molotovët e hedhur. • Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. • Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik.
6 artikuj për këtë temë.
THETH- Qëndresa Qytetare ka reaguar pas përplasjes dhe tensioneve mes banorëve të Thethit dhe IKMT-së, pas urdhërit të kryeministri Edi Rama për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Qendresa Qytetare thekson se sksioni i IKMT në Theth dhe protesta e banorëve po nxjerr në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese për menaxhimin e protestave dhe ç’organizimin e organizuar për tu përballur me rezistencën e banorëve.
Sipas qëndresës qytetare ky aksion në kulmin turistik dëshnon qartë se turizimi ka mbetur vetëm në gramafonët e propagandës, pasi realiteti në terren nuk përkon me pritshmëritë që kanë turistët.
Reagimi i plotë
Qendresa Qytetare: Kallashnikovët zvendësuan dialogun në Theth
Aksioni i IKMT në Theth dhe protesta e banorëve po nxjerr dhe njëherë në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese për menaxhimin e protestave dhe ç’organizimin e organizuar për tu përballur me rezistencën e banorëve.
Prania e policëve me kallashnikovë dhe inspektorë të IKMT që ofendojnë banorët janë dëshmia më e qartë e degradimit të instancave ligjzbatuese dhe keqpërdorimit të tyre për interesa të pushtetit.
Qëndresa Qytetare shpreh shqetësim për situatën e rënduar në Theth dhe kërkon që shteti dhe banorët ta gjejnë gjuhën e përbashkët, para se konflikti të agravojë dhe të prodhojë pasoja më të rënda.
Ky aksin në kulmin turistik dëshnon qartë se turizimi ka mbetur vetëm në gramafonët e propagandës, pasi realiteti në terren nuk përkon me pritshmëritë që kanë turistët.
THETH- Situata në Theth duket se po tensionohet akoma edhe më shumë, pas urdhërit të kryeministri Edi Rama, për prishjen e ndërtimeve pa leje. Siç shihet edhe në videon e ardhur në redaksinë e Dosja.al, një situatë mjaft e tensionuar ka ndodhur mes qytetarëve dhe policisë, pasi një nga banorët akuzon policin se ka marrë lek për të lejuar ndërtimin e shtëpive në Theth.
Qytetari: Ju keni marrë lekë, ju jeni hajdutët.
Polici: Ju keni shkel ligjin dhe do penalizoheni për shkeljen e konstatuar.
Ndërkohë që pas akuzave të qytetarit për korrupsion, efektivët kanë tentuar që ta tërheqin atë nga turma me dhunë. Por banorët e tjerë i kanë dalë në mbrojtje dhe nuk e kanë lejuar këtë.
Çfarë po ndodh në Theth?
Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al
THETH- Policia e Shkodrës përmes një njoftimi zyrtar ka sqaruara situatën e tensionuar në Theth, ku IKMT po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësirë publike. Pas raportimit se u sulmua një fadromë me molotov, policia sqaron se nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Konkretisht policia theksoi se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.
Sipas njoftimit të policisë një person ende i paidentifikuar goditi me një shishe me lëndë djegëse një urë druri, dhe tentoi djegien e saj. Gjithashtu bëhet me dije se zjarri u fik menjëherë, por ura mori disa dëmtime. Po ashtu policia është duke kryer veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që tentoi të djegë urën e drurit.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër
Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:
Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.
Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth. Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.
Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
THETH- Dosja.al, ka siguruar momentin kur ura prej druri në Theth qëllohet me molotov nga banorët në Theth. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, molotovi ka bërë disa dëme në këtë urë.
Ndërkohë që në këtë moment, të gjitha strukturat e policisë janë vënë në lëvizje. Të armatosur deri në dhëmbë me armë, efektivët po kontrollojnë zonën.
Çfarë po ndodh në Theth?
Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al
THETH- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur drejt Thethit, pasi fadromat e IKMT janë qëlluar me molotov. Mësohet se molotovi është hedhur nga banorët drejt fadromave, për shkak të shembjes së banesave të tyre dhe strukturave që kanë ngritur për turistët.
Nga gjuajtja e molotovëve fadromat kanë bërë dëme masive.
Çfarë po ndodh në Theth?
Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al
THETH- Një përplasje ka ndodhur në fshatin Theth ditën e sotme, ku disa nga banorët kanë qëlluar me molotov fadromat e IKMT-së. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se nga bombat molotov që janë gjuatur, kanë bërë dëme masive në këto fadroma.
Ndërkohë që ende nuk janë identifikuar personat që kanë qëlluar me molotov fadromat.