Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Situata mbetet komplekse por stabile për Silvio Berlusconin, i cili është shtruar që prej ditës së djeshme në San Raffaele. • Nata kaloi pa lajme, por ish-kryeministri duket se është në gjendje të qëndrueshme për momentin. • Por situata mbetet komplekse por stabile për Silvio Berlusconin, i cili është pranuar që prej ditës së djeshme në San Raffaele. • Sot, është zbuluar se ish-kryeministri ka një formë leuçemie. • E deri sa të dalë nga spitali, Berlusconi mbetet në terapi intensive. • Po sot, kryemjeku Alberto Zangrillo mund të mbajë një konferencë për shtyp për të ilustruar gjendjen shëndetësore të Silvio Berlusconit.
3 artikuj për këtë temë.
ITALI- Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi iu nënshtrua kimioterapisë së tij të parë. Lajmi u bë me dije nga njoftimit mjekësor nga spitali San Raffaele i Milanos. Sipas asaj që transmetohet nga mediat italiane, Berlusconi kishte një infeksion në mushkëri, që vjen si pasojë e leucemisë.
“Ka shqetësim të madh. Shpresoj që edhe vetë Silvio të jetë i shqetësuar, sepse duhet t'i rezistojë këtij sulmi të fundit që po merr, që quhet leucemia,”- tha ministri italian i Kulturës dhe kritiku i njohur i artit, Vittorio Sgarbi.
Silvio Berlusconi vuan prej disa kohësh nga një gjendje hematologjike kronike. Komunikata është nënshkruar nga profesorët Alberto Zangrillo (mjeku personal i Cavaliere) dhe Fabio Ciccheri.
ITALI- Zëvendëskryeministri italian Antonio Tajani ka folur për gjendjen shëndetësore të Silvio Berlusconit. Ditën e sotme, Tajani u shpreh se i pari i Forza Italia, kishte kaluar një natë të qetë.
“Kam folur sot në mëngjes me profesor Zangrillo dhe ai më tha se Berlusconi kaloi një natë të qetë, gjendja e tij është e qëndrueshme”, tha ai.
Tajani, një aleat prej kohësh i Berlusconit brenda Forza Italia, vuri në dukje se Berlusconi i kishte mbijetuar një sërë problemesh shëndetësore.
"Ne të gjithë duam të jemi optimistë dhe shpresojmë që luani të kthehet së shpejti për të marrë drejtimin e partisë. Ai është lideri ynë politik dhe sigurisht që nuk dorëzohet kurrë. Unë jam i bindur që Luani do të rikthehet në fushë”, u shpreh Tajani.
Lajmi për shtrimin me urgjenvë të Berlucsonit bëri xhiron e botës dhe u transmetua nga mediat kryesore ndërkombëtare. “Ai është shtruar në terapi intensive me probleme të frymëmarrjes”, shkruan Fox news. Tituj të ngjashëm mund të gjenden edhe në faqet online të gazetave të tjera të huaja, nga Washington Post në Guardian, nga Spiegel në France24, nga El Pais në Faz, nga Le Figarò te TV irlandez Rte dhe faqja australiane News.Com.au./Dosja.al
ITALI- Vëllai i Silvio Berlusconit, Paolo, shfaqi optimizëm teksa ishte duke u larguar nga spitali San Raffaele. Dje ishte një ditë shumë e gjatë e shoqëruar nga ankthi dhe shqetësimi i madh për jetën e Berlusconit. Lajmi për shtrimin e tij në spital vjen pas kontrolleve të shumta.
Mësohet se ai nuk është i intubuar. Mungesa e oksigjenit ka vënë stres në sistemet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes të cilat janë në rrezik të infeksioneve, duke përfshirë pneumoninë që mund ta komplikojë. Por situata mbetet stabile dhe nuk e vë në rrezik jetën e ish-kryeministrit.
"Ai është i qëndrueshëm, është një shkëmb. Gjendja e tij? Eshtë e mirë," u tha Paolo Berlusconi gazetarëve teksa po largohej nga San Raffaele. "Ai do t'ia dalë edhe kësaj radhe."
Zyrtarë të lartë të shtetit italian i uruan sh-kryeministrit shërim të shpejtë. Kryeministrja Giorgia Meloni, duke udhëtuar për në L'Aquila, shkroi në Twitter:“Një urim i sinqertë dhe i dashur shërim të shpejtë. Hajde Silvio”.
I njëjti reagim erdhi edhe nga kreu i Ligës, Matteo Salvin: “Hajde Silvio, Italia po të pret!”.
Lajmi për shtrimin me urgjenvë të Berlucsonit bëri xhiron e botës dhe u transmetua nga mediat kryesore ndërkombëtare. “Ai është shtruar në terapi intensive me probleme të frymëmarrjes”, shkruan Fox news. Tituj të ngjashëm mund të gjenden edhe në faqet online të gazetave të tjera të huaja, nga Washington Post në Guardian, nga Spiegel në France24, nga El Pais në Faz, nga Le Figarò te TV irlandez Rte dhe faqja australiane News.Com.au./Dosja.al