Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për zgjedhësit brenda vendi. • Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga KQZ, numri total i zgjedhësve në listë ka qenë 3.467.962, ndërsa kanë votuar 1.458.251 persona, duke e çuar pjesëmarrjen në 42.21%. • Nga këto, 1.402.820 vota janë konsideruar të vlefshme, ndërsa 55.334 janë shpallur të pavlefshme. • KQZ njofton se procesi për votat nga jashtë vendit është ende në zhvillim, ndersa deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave të ardhura nga emigrantët. • Gjithashtu KQZ bën të ditur se numërimi ka përfunduar plotësisht vetëm për qarkun Kukës. • Sipas të dhënave të publikuara nfa KQZ, Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese, duke grumbulluar 775,226 vota ose 52.3%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare. • E dyta renditet Koalicioni PD-ASHM me 503,593 vota vota ose 33.9%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 56,036 vota ose 3.8%. • Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 48,352 vota ose 3.3% vota dhe partia Mundësia me 45,766 vota ose 3.1% ndërsa Lëvizja Bashkë 22,311 vota ose 1.5%
14 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u ka kujtuar grupeve të Numërimit të Votave dhe të KZAZ-ve se cënimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.
Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”. Celibashi shton se ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.
Kryekomisioneri thotë se çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore. Ai thekson se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.
POSTIMI:
Për anëtarët e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve
Duke falënderuar të gjithë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave dhe të KZAZ-ve që po e kryejnë detyrën me profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së, dëshirojmë të sjellim në vëmendje të të gjithëve:
Cënimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.
Në këtë kuadër, rikujtojmë se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”. Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.
Çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.
Ilirjan Celibashi
Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar deri tani 5213 qendra votimi, ose 99.8% të totalit për votimet që u realizuan brenda vendit, teksa numërimi pothuajse është mbyllur.
Partia Socialiste kryeson me 52.17% të votave. Nga votat e diasporës të numëruara deri tani (rreth gjysma), Partia Socialiste ka 54.24% të votave. Deri tani PS ka 52.27% të votave gjithsej, ose 83 mandate, sipas tabelës së KQZ-së.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore është e dyta, me 34.26% të votave brenda vendit dhe 28.38% të votave të emigrantëve. Deri tani Partia demokratike ka 50 mandate.
Partia Social Demokrate është forca e tretë më e madhe me 3 mandate, duke marrë 3.26% të votave gjithsej, deri tani.
Partia Mundësia ka dy mandate, me 3.08% të votave gjithsej.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ndonëse është e treta për numër votash, pas PS e PD, ka deri tani vetëm një mandat për shkak të shpërndarjes së votave në të gjitha qarqet. Kjo parti ka marrë 3.5% të votave të brendshme dhe 8.47% të diasporës, ose 3.78% të votave gjithsej.
1 mandat ka dhe Lëvizja Bashke, me 1.5% të votave në total.
Si është votuar brenda vendit në 2021 dhe 2025
Kur janë numëruar gati 99% e qendrave të votimit, gjithsej (përfshirë dhe votat e pavlefshme) kanë votuar rreth 1.46 milionë persona në vend (pa përfshirë votat e emigrantëve), nga 1.66 milionë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, ose rreth 200 mijë persona më pak, me një rënie prej 12%, kryesisht si rrjedhojë e emigracionit, ku vlerësohet se vendit i ikin rreth 50 mijë persona në vit, nga të dhënat indrekte nga Eurostat.
Ikja masive, vetëm në 2022-2023, gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së, sipas Eurostat
Partia Socialiste, ndonëse numri i votuesve ka rënë me rreth 200 mijë, ka arritur të ruajë elektoratin e vend, duke marrë deri tani 733 mijë vota, nga 768 mijë në zgjedhjet e kaluara, ose rreth 35 mijë vota më pak. Megjithatë sistemi i ri proporcional rajonal i jep kësaj partie shumë më tepër mandate se në 2021-n, kur me të njëjtin numër votash mori 74 mandate.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, një koalicion mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera, përfshirë dhe Partinë e Lirisë (ish LSI), ka shënuar rënien më të madhe në raport me zgjedhjet e 2021-t, kur PD ishte në koalicion me 13 parti në tjera me siglën Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim, ndërkohë që LSI ishte më vetë në atë kohë.
Në vitin 2021, Partia Demokratike me aleatët e saj mori 622 mijë vota, ndërsa në 2025-n, koalicioni i PD-së ka marrë rreth 482 mijë vota, ose 140 mijë vota më pak, me një rënie prej 22%. Në vitin 2021, aleanca e PD-së mori 59 mandate.
Ndërkohë në 2021-n, LSI si e vetme kishte marrë 107 mijë vota dhe 4 mandate.
Partia Socialdemokrate ka marrë rreth 48 mijë vota në zgjedhjet e 2025-s, me një rritje prej 33%, por numri i mandateve ka mbetur i njëjtë si në 2021, me 3 të tilla.
Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet ka shënuar rritjen më të madhe në raport me vetveten, (në 2021 kandidoi si Nisma Thurje). Brenda vendit Nisma Shqipëria bëhet ka marrë gati 50 mijë vota, ose pesë herë më shumë se në 2021-n, kur mori 10 mijë vota. Megjithatë kjo parti ka deri tani vetëm një mandat.
Partia Mundësia, një parti e re e krijuar nga Agron Shehaj, që më parë ishte anëtar i partisë Demokratike ka marrë mbi 43 mijë vota dhe dy mandate në Tiranë.
Lëvizja Bashkë, një tjetër parti e re e Arlind Qorrit ka marrë 20.2 mijë vota dhe një mandat.
Partia Koalicioni Euroatlantik, e krijuar nga Lulzim Basha, ish kreu i partisë Demokratike ka marrë rreth 19 mijë vota, por pa arritur të marrë një mandat.
Katër partitë e tjera (Koalicioni Djathtas për Zhvillim; Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare; Lëvizja Atdheu; Partia Aleanca Demokracia e Re) kanë marrë së bashku rreth 11 mijë vota.
Deri tani kanë rezultuar rreth 55.4 mijë vota të pavlefshme, me një rënie prej 33% në krahasim me 2021-n, kur kishte 83 mijë vota të pavlefshme./ Monitor
GJIROKASTËR- Partia Socialiste në Gjirokastër nxjerr dy deputetë nga lista e hapur. Drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro siguron një vend në Kuvend duke qenë se është në listë të mbyllur.
Ndërsa dy deputetët nga lista e hapur janë ish-kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi me 9468 vota dhe Pirro Dhima me 6902 vota.
Ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët që kanë marrë vetëm 1 mandat në këtë qark, nxjerrin deputet nga lista e mbyllur vetëm Tritan Shehun.
Deputetët e PS për qarkun Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Tërmet Peçi
Pirro Dhima
Deputeti i PD-ASHM për qarkun Gjirokastër
Tritan Shehu
TIRANA- Në Tiranë vijon numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi. Partia Socialiste ka marrë 19 mandate, dhe kjo përkthehet në faktin se do të përfshijë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur. Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe Fatmir Xhafaj më pas radhiten Erion Braçe, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn. Jashtë listës fituese deri tani janë Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Nga ana tjetër Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka rreth 208 vota më shumë se Jorida Tabaku, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit.
Partia Mundësia do të fusë në Kuvend, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani. Përfaqësues për Lëvizjen Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend Albana Pëllumbin.
Lista e PS- 19 mandate:
Edi Rama (listë e mbyllur)
Ogerta Manastirliu (listë e mbyllur)
Elisa Spiropali (listë e mbyllur)
Lindita Nikolla (listë e mbyllur)
Taulant Balla (listë e mbyllur)
Adea Pirdeni (listë e mbyllur)
Albana Koçiu (listë e mbyllur)
Igli Hasani (listë e mbyllur)
Delina Ibrahimaj (listë e mbyllur)
Ilva Gjuzi (listë e mbyllur)
Iris Luarasi (listë e mbyllur)
Erion Malaj (listë e mbyllur)
Blendi Gonxhja 8085
Ervin Hoxha 4317
Fatmir Xhafaj 3803
Erion Braçe 3753
Ornaldo Rakipi 2807
Antonela Dedej 1976
Anila Denaj 1403
Lista e PD- 13 mandate:
Sali Berisha (listë e mbyllur)
Flamur Noka (listë e mbyllur)
Albana Vokshi (listë e mbyllur)
Belind Këlliçi (listë e mbyllur)
Tedi Blushi (listë e mbyllur)
Jozefina Topalli (listë e mbyllur)
Fatmir Mediu (listë e mbyllur)
Edi Paloka (listë e mbyllur)
Erisa Xhixho (listë e mbyllur)
Mesila Doda (listë e mbyllur)
Klevis Balliu (listë e mbyllur)
Besart Xhaferi (listë e mbyllur)
Ilir Alimehmeti 4287
Mundësia- 2 mandate:
Agron Shehaj (listë e mbyllur)
Erald Kapri (listë e mbyllur)
PSD 1 mandat:
Albana Pëllumbi (listë e mbyllur)
Nisma Shqipëria Bëhet- 1 mandat:
Adriatik Lapaj 988 vota
Lëvizja Bashkë- 1 mandat:
Redi Muçi (listë e mbyllur)
DURRËS- Vijon procesi i numërimit të votave edhe për kandidatët për deputetë në qarkun e Durrësit ku PS ka mundur të marrë 8 mandate ndërsa PD-ASHM 6 mandate. Momentalisht në listë janë shumica e kandidatëve të listave të sigurta.
Por nga ana tjetër 4 kandidatë të listave të hapura kanë mundu të futen mes fituesve paraprak. Bëhet fjalë për Arkend Balla nga PS me 9984 vota, Ani Dyrmishi nga PS me 6098 vota, Arian Ndoja nga PD-ASHM me 4835 dhe Ilir Ndraxhi nga PS me 3643 vota.
Kandidatët:
Arkend Balla - PS - 9984
Ani Dyrmishi- PS- 6098
Arian Ndoja- PD-ASHM- 4835
Ilir Ndraxhi- PS- 3643
Igli Cara- PD-ASHM- 0
Artan Luku- PD-ASHM- 0
Aurora Mara- PS- 0
Milva Ekonomi- PS- 0
Oerd Bylykbashi- PD-ASHM- 0
Klodiana Spahiu- PS- 0
Skënder Pashaj-PS- 0
Manjola Luku- PD-ASHM- 0
Gent Strazimiri- PD-ASHM- 0
Loer Kume- PS- 0

KUKËS- Qarku i Kukësi ka mbyllur procesin e numërimit duke i dhënë fitoren Partisë Demokratike. Në Kukës Partia Demokratike ka arritur të sigurojë dy mandate, ndërsa Partia Socialistevetëm 1 mandat. Sipas rezultatetve të KQZ, rezulton se kandidati Shkëlqim Shehu ka marrë 7493 vota, ndërsa Isuf Cela 7060 vota.
Megjithatë nuk janë numëruar ende votat preferenciale të Diasporës, dhe vetëm nëse në ato vota Cela nuk ka një diference me më shumë se 430 vota, mandatin e merr Shkëlqim Shehu.
Në këtë qark PS nuk ka marrë asnjë vend në Kuvend për kandidatët e listës së hapur, duke çuar në Kuvend vetëm drejtuesin politik, Eduard Shalsi.
Lista e PD- 2 mandate
Flamur Hoxha (listë e mbyllur)
Shkelqim Shehu 7493 vota
Lista e PS- 1 mandat
Eduard Shalsi (listë e mbyllur)

SHKODËR- Qarku i Shkodrës vijon numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri, dhe deri më tani janë numëruar 405 kuti nga 267 të tilla në total. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike ka siguruar pesë mandatete teksa ndiqet me 4 mandate nga Partia Socialiste dhe 2 të tjera për Partinë Socialdemokrate.
Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet, ku sipas rezultave në Kuvend futet ish-kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. PS-ja në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini.
Lista e PD- 5 mandate
Luçiano Boçi (listë e mbyllur)
Kliti Hoti (listë e mbyllur)
Greta Bardeli (listë e mbyllur)
Ramadan Likaj (listë e mbyllur)
Bardh Spahia- 6216 vota
Lista e PS- 4 mandate
Marjana Koçeku (listë e mbyllur)
Onid Bejleri (listë e mbyllur)
Xhenis Çela (listë e mbyllur)
Bujar Rexha (listë e mbyllur)
Lista e PSD- 2 mandate
Tom Doshi (listë e mbyllur)
Sabina Jorgo (listë e mbyllur)
LEZHË- Në qarkun e Lezhës, deri më tani janë numëruar 109 kuti votimi nga 245 gjithsej sa i përket votave preferenciale. Partia Demokratike ka marrë 4 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur.
Ndërsa nga lista e hapur deputetët demokratë që pritet të futen në Kuvend janë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, duke mbetur jashtë ish-deputetja Lindita Metaliaj.
Ndërkohë Partia Socialiste që ka marrë 3 mandate, në Kuvend fut dy deputetë nga lista e mbyllur, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Nga lista e hapur futet Pranvera Skana.
Lista e PD- 4 mandate
Agron Gjekmarkaj (listë e mbyllur)
Elda Hoti (listë e mbyllur)
Gjin Gjoni 4318 vota
Aleksandër Lala 2817 vota
Lista e PS- 3 mandate
Ulsi Manja (listë e mbyllur)
Ermal Pacaj (listë e mbyllur)
Pranvera Skana 3768 vota

ELBASAN- Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 270 nga 508 kuti votimi të votave preferenciale në Elbasan. Sipas rezultateve Partia Socialiste e cila ka marrë 10 mandate do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur. Gjithashtu më e votuara deri tani rezulton Sara Mile.
Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici, ndërkohë që jashtë kanë mbetur deputetët Shkëlqim Bullari, Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.
Ndërsa Partia Demokratike, e cila ka marrë 4 mandate do të fusin vetëm katër nga pesë deputetët e listës së mbyllur, Tomor Alizoti,
Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja dhe Blendi Himçi.
Lista e PD
Tomor Alizoti (listë e mbyllur)
Edmond Haxhinasto (listë e mbyllur)
Klodiana Çapja (listë e mbyllur)
Blendi Himçi (listë e mbyllur)
Lista e PS
Arbjan Mazniku (listë e mbyllur)
Bora Muzhaqi (listë e mbyllur)
Ermal Elezi (listë e mbyllur)
Adi Qose (listë e mbyllur)
Evis Kushi (listë e mbyllur)
Sara Mila 9117 vota
Saimir Hasalla 5707 vota
Olsi Komici 4732 vota
Aulona Bylykbashi 4258 vota
Agron Gaxho 2894 vota
VLORË- Ka përfunduar numërimi i votave brenda vendit në qarkun e Vlorës. Sipas rezultateve të PSZ, Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, vetëm 3 mandate.
Sipas rezultateve nga KQZ, 9 deputetët e PS në këtë qark janë, Bledar Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili dhe Pirro Vengu, të cilët ishin në listë të mbyllur. Ndërsa nga lista e hapur kanë arritur të sigurojnë mandat Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini.
Gjithashtu nga këta deputetë, 5 janë emra të rinj në PS, si Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini. Ndërkohë, nga lista e hapur kanë mbetur jashtë Parlamentit të ri shtatë kandidatë.
Ndërsa PD-ASHM në qarkun e Vlorës ka arritur të sigurojë vetëm tre mandate nga katër që kishte caktuar në listë të mbyllur. Deputetë në Kuvendin e Shqipërisë do të jenë serish vetëm Bujar Leskaj, Vangjel Dule dhe Ina Zhupa, ndërsa Atird Hoxha, i cili gjithashtu ishte në listë të mbyllur, nuk arriti të sigurojë një mandat. Nga kandidatët në listë të hapur nuk mundën të fitonin një mandat dhe 12 kandidatë të tjerë.

BERAT- Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 271 kuti votimi nga 275 kuti në total për votat preferenciale. Në këtë qark, Partia Socialiste kanë nxjerrë tre deputetë nga lista e hapur, ndërsa Partia Demokratike ka nxjerrë dy deputetët e listës së mbyllur.
Vota preferenciale në Berat ka konfirmuar mandatin për Fadil Nasufin nga Partia Socialiste si dhe Hatixhe Konomin.
Deputetët e PS
Ervin Demo (listë e mbyllur)
Enriketa Jaho (listë e mbyllur)
Hysen Buzali 8153 vota
Fadil Nasufi 6241 vota
Hatixhe Konomi 3366 vota
Deputetët e PD
Eno Bozdo (listë e mbyllur)
Zija Ismaili (listë e mbyllur)

SHQIPËRI- 5209 kuti votimi janë numëruar deri më tani nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Sipas të dhënave të publikuara nfa KQZ, Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese, duke grumbulluar 775,226 vota ose 52.3%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.
E dyta renditet Koalicioni PD-ASHM me 503,593 vota vota ose 33.9%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 56,036 vota ose 3.8% Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 48,352 vota ose 3.3% vota dhe partia Mundësia me 45,766 vota ose 3.1% ndërsa Lëvizja Bashkë 22,311 vota ose 1.5%
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 775,226 vota – 52.3%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 503,593 vota – 33.9%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 56,036 vota – 3.8%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 48,352 vota – 3.3%
Partia Mundësia – 45,766 vota – 3.1%
Lëvizja Bashkë – 22,311 vota – 1.5%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 19,993 vota – 1.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,728 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 3,189 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 2,163 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,084 vota – 0.1%
TIRANË- Janë numëruar plot 79,409 zarfe nga 194889 në total për votat e diasporës. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, PS kryeson me 42,492 vota. Ndërsa PD-ASHM ka marrë 22,481 vota.
Rezultatet:
Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM – 22,481
Lëvizja Bashkë – 2,067
Lëvizja Atdheu-LA - 108
Partia Socialiste e Shqipërisë-PS – 42,492
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet-NISMA-SHB - 6,670
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH - 457
Partia Aleanca Demokracia e Re-ADR - 40
Koalicioni Djathtas për Zhvillim-DZH - 207
Partia Mundësia – 2,781
Partia Socialdemokrate PSD - 880
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për zgjedhësit brenda vendi. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga KQZ, numri total i zgjedhësve në listë ka qenë 3.467.962, ndërsa kanë votuar 1.458.251 persona, duke e çuar pjesëmarrjen në 42.21%.
Nga këto, 1.402.820 vota janë konsideruar të vlefshme, ndërsa 55.334 janë shpallur të pavlefshme. KQZ njofton se procesi për votat nga jashtë vendit është ende në zhvillim, ndersa deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave të ardhura nga emigrantët. Gjithashtu KQZ bën të ditur se numërimi ka përfunduar plotësisht vetëm për qarkun Kukës.
Njoftimi:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:
• Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.
• Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.
• Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.
Procesi i votave nga jashtë vendit vijon
Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.
Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.
Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur.