LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Pas 3-vjeçarit gjendet edhe trupi i pajetë i 39-vjeçares, Gjykata e Shkodrës lë në burg Ergys Arrazin

• Pas 4 ditësh kërkime në ujrat e Bunës janë gjetur trupat e pajetë të nënës dhe tre fëmijëve të saj. • Gjetja e trupit të vajzës 9-vjeçare solli zbulimin e një ngjarje tronditëse ku më pas rezultoi se nëna kishte marrë aktin për tu hedhur në ujrat e Bunës me tre fëmijët e saj të mitur. • Në lidhje me ngjarjen e rëndë është arrestuar Erdgys Arrazi i cili akuzohet për dhunë në familje dhe si pasojë shkaktimin e vetëvrasjes të bashkëshortes së tij Alma Arrazit dhe mbytjes së fëmijëve të tyre në lumin Buna. • Ditën e sotme gjykata e Shkodrës la në fuqi masën e sigurisë me burg ndaj 31-vjeçarit ndërsa po sot u gjetën trupat e pajetë te djalit 3-vjeçar dhe nënës, Alma Arrazi. • Në kujtim të dy vogëlusheve të cilat ishin nxënëse në klasën e dytë të shkollës publike “Ndre Mjeda” janë kryer homazhe. • Bashkëmoshatarët e Ergesës dhe Grejsit kanë shkuar sot në shkollë me lule në dorë. • Prindërit e fëmijëvë kanë treguar se sa e vështirë ka qenë t’i shpjegojnë fëmijeve se pse sot, duhet të shkojnë në shkolle me lule në duar. • Gjithashtu sot është zbardhur dëshmia e një prej kushërirave të Alma Arrazit e cila tregoi se nuk e kishte parë kurrë të mërzitur 39-vjeçaren dhe as fëmijët e saj. • Për ngjarjen ajo u shpreh tepër e tronditur duke thënë se nuk ka mundur t’ja shpjegojë vajzës së saj që i kishte në klasë dy vogëlushet trupat e të cilave u gjetën të pajeta.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO nga operacioni/ Tragjedia në Shkodër, Balla: T’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Pas 3-vjeçarit
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish lidhur me tragjedinë në Shkodër, ku nëna së bashku me fëmijët dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna. Ai thotë se duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Balla apelon sërish, që çdo grua të denoncojë çdo lloj forme të dhunës. 

Ai shtoi se kishte falenderuar Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit dhe shprehu mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë.

Reagim i Ballës:

Fatkeqësisht dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve. Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë.

Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.

Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falenderoj polumbarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre. Sapo kam falenderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira.

2 VITE ME PARE

“Fëmijët t’i mbajnë, vajzën time do e varros në Durrës”, babai i Alma Arrazit: Nuk dua të dëgjoj më për Shkodrën...

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Pas 3-vjeçarit
Nëna me tre fëmijët

DURRËS- Babai i Alma Arrazit kërkon që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pranë nënës së saj, dhe jo në Shkodër. Në Shkodër do të prehen fëmijët e saj. Në një intervistë për Top Channel, babai i Almës së ndjerë tha se ajo nuk ka vend atje sepse nuk ka njeri në Shkodër.

“Unë do këmbëngul deri në fund që vajzën time, se dëgjova dhe deklaratën e kunatit të Almës që tha se kemi bërë katër arkivole, fëmijët e vet t’i mbajnë, ndërsa vajzën do e marr dhe do e varros në Durrës afër nënës së saj. Ajo s’ka njeri në Shkodër, se një burrë pati. Nuk dua ta dëgjoj më atë fjalë Shkodër, se ajo Shkodër i hëngri kokën vajzës time. I lutem shtetit që me këtë hall që kemi ne, dua që të na ndihmojnë që ta sjellim fëmijën këtu e ta varrosim në Durrës”, tha ai.

Ai shtoi se ishte munduar si prind për të bërë më të mirën dhe se i kishte thënë asaj që të ndahej nga bashkëshortin.

“Unë jam munduar, si prind, për të bërë më të mirën. I jam lutur fëmijës tim, i kam thënë që ta lejë atë burrë sepse jeta ‘juaj ka marr fund'. Me zor nuk rrihet. Të thotë nuk të dua. Ik je e lirë. Martohu që nesër. Çfarë pret më? Fëmijët nuk i le dot’ më thoshte. Pastaj ka marrë këtë vendim që ka flijuar jetën e vet dhe të tre fëmijëve”, tha babai.

2 VITE ME PARE

"Humbi logjikën", vëllai i Alma Arrazit: E mori bashkëshortin me dashuri, motra pa videon e të dashurës 18-vjeçare

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Pas 3-vjeçarit
Nëna me tre fëmijët

SHKODRA- Tragjedia e ndodhur në Shkodër, ku nëna së bashku me 3 fëmijët e saj u hodhën nga ura e lumit Buna, ku gjetën dhe vdekjen ka shokuar mbarë opinioni publik. Sot janë gjetur dhe 2 trupat e fundit të pajtë, të djalit 3-vjeçar dhe të nënës. Vëllai i Alma Arrazit tregoi sot për News24 mbi konfliktet e të motrës dhe çfarë ndodhi atë dite.

"Alma duket se ka kuptuar tradhtinë bashkëshortore. Alma e ka marrë bashkëshortin me dashuri. Motra ime është tërbuar kur ka parë burrin e saj me 18-vjeçaren. Ajo ka shtangur dhe besoj se ka humbur logjikën", tha ai.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Shkodër/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep detaje nga operacioni

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Pas 3-vjeçarit
Foto ilustruese

SHKODËR- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar pas gjetjes të katër trupave të mbytur në lumin Buna, të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj. Në një postim në rrjetet sociale, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin, ndërkohë që i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për tragjedinë.

Postimi i plotë:


Sot pas tre ditësh ka përfunduar operacioni i kërkimit të qytetarëve të mbytur në lumin Buna.
Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 automjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësia e Sigurisë Publike, DVP Shkodër dhe DRKM, si dhe banorë të Administratës Dajç. Drejtori i Qendrës Rajonale të Mbrojtjes për Veriun, z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren duke koordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”. Në këtë moment të dhimbshëm, i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të afërmve.

2 VITE ME PARE

Dhuna barbare shkaktoi vetëvrasjen e gruas dhe fëmijëve/ Gjykata e Shkodrës lë në burg Ergys Arrazin

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Pas 3-vjeçarit
Ergys Arrazi

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e arrestit me burg për Ergys Arrazin, bashkëshortin e 39-vjeçares që u vetëflijua së bashku me fëmijët. Arrazi akuzohet nga Gjykata për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Arrazi dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij dhe të fëmijëve të çiftit.

Nëna Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur nga ura e Bunës në lumë, për shkak të dhunës barbare që këta pësonin nga bashkëshorti dhe babai Ergus Arrazi. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, më pas i vajzës së dytë, ndërkohë që sot është gjetur dhe trupi i djalit dhe i nënës 39-vjeçare Alma Arrazi. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

2 VITE ME PARE

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçares në Shkodër

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Pas 3-vjeçarit
Foto nga kerkimet

SHKODËR- Trupi i Alma Arrazit, nënës së 3 fëmijëveqë u vetëmbytën në lumin e Bunës është gjetur ditën e sotme. Trupi i nënës që është viktima e katër u gjet nga polumbarët e forcave RENEA në fshatin Pentar të njësisë Dajç. Me gjetjen e trupit të Arrazit kanë përfunduar dhe kërkimet në lumin Buna. Sot më parë u gjet dhe trupi i djalit 3-vjeçar, ndërsa kufomat e dy vajzave u gjetën të parat.

Nëna Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur nga ura e Bunës në lumë, për shkak të dhunës barbare që këta pësonin nga bashkëshorti dhe babai Ergus Arrazi. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, më pas i vajzës së dytë, ndërkohë që sot është gjetur dhe trupi i djalit dhe i nënës 39-vjeçare Alma Arrazi. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Me kapuç dhe i heshtur, momenti kur Ergys Arrazi paraqitet në Gjykatën e Shkodrës

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Pas 3-vjeçarit
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur Ergys Arrazi është paraqitur në Gjykatën e Shkodrës për tu mësuar me masën e sigurisë. Siç shihet nga videoja, Arrazi ka vendosur një kapuç në kokë dhe i shoqëruar me masa të rrepta policie është futur në ambientet e Gjykatës së Shkodrës. Deri më tani janë gjetur 3 trupat e pajetë të fëmijëve, ndërkohë që ende po vijojnë kërkimet për trupin e 39-vjeçares Alma Arrazi.

 

Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur nga ura e Bunës në lumë. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

 

Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i djalit të mitur që u mbyt me nënën dhe motrat

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Pas 3-vjeçarit
Foto Ilustruese

SHKODËR- Trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar që është vetëmbytur së bashku me nënën Alma Arrazi dhe 2 motrat e tij është gjetur mëngjesin e sotëm. Mësohet se trupi i djalit të mitur është gjetur nga polumbarët në lumin Buna. Ndërkohë që deri më tani janë gjetur dhe trupat e dy vajzave të tjera 8 dhe 9 vjeçe. 

Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

2 VITE ME PARE

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve, gjykata e Shkodrës cakton sot masën e sigurisë për Erdgys Arrazin

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Pas 3-vjeçarit
erdgys arrazi, alma arrazi dhe femijet

SHKODËR- Ditën e sotme gjykata e Shkodrës do të caktojë masën e sigurisë ndaj 31-vjeçarit Erdgys Arrazi. Ai akuzohet për dhunë në familje dhe si pasojë shkaktimin e vetëvrasjes të bashkëshortes së tij Alma Arrazit dhe mbytjes së fëmijëve të tyre në lumin Buna.

Në orën 12:30, Arrazi do të dalë përpara gjyqtarit Sokol Shehu ndërsa prokuror i çështjes është Ledion Tema. Në dëshmitë e tij në polici ai ka mohuar se ka ushtruar ndaj 39-vjeçares apo 3 fëmijëve ndërsa ka deklaruar se Alma Arrazi merrte medikante për shkak të depresionit dhe stresit herë pas here.

Deri më tani janë gjetur vetëm dy prej trupave, të dy vajzave 8 dhe 9 vjeç. Policia në bashkëpunim me Forcat e Armatosura dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet  për gjetjen e dy trupave të tjerë, nënës dhe djalit 4-vjeçar. Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. 

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Shkodër/ Fëmijët vendosin lule në bankën e shoqeve të klasës, e afërmja e Alma Arrazit: Nuk ia shpjegoj dot vajzës çfarë ndodhi

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Pas 3-vjeçarit
Fëmijët me lule në dorë

SHKODËR- Ndryshe nga ditët e tjera mësimi në klasën e dytë të shkollës publike “Ndre Mjeda” nuk mund të zhvillohet normalisht. Pas ngjarjes tragjike që u regjistrua në Shkodër banka e Ergesës dhe Grejsit, që deri pak ditësh kishte libra sot ka lule në ndër të tyre. Bashkëmoshatarët e dy vajzave që humbën jetën në lumin Buna kanë shkuar sot në shkollë me lule në dorë.

Prindërit e fëmijëvë tregojnë se sa e vështirë ka qenë t’i shpjegojnë fëmijeve se pse sot, duhet të shkojnë në shkolle me lule në duar. Drejtuesit e shkollës, jashtë kamerave u shpreh se mësimi nuk do të zhvillohet normalisht por me nxënësit e klasës se dy vogëlusheve do të zhvillohen orë argëtuese për të ndryshuar gjendjen emocionale të fëmijëve.

“Vajza i ka pasur në klasë të dyja vajzat. Ishte shumë e vështirë, vajzës i thashë keni humbur dy shoqe sepse mami i la në Shirokë. Nuk mund t’ja shpjegoja ndryshe. Një fatkeqësi, nuk kam fjalë, gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin kurrë. Shumë e dhimbshme, ngushëllime familjarëve, nuk kam fjalë. Vajza është e vogël për t’i kuptuar këto gjëra, u desh t’i anashkaloja disa gjëra” u shprehën disa prej prindërve.

Mes të tjerash, një prej kushërirave të Alma Arrazit u tregoi se nuk e kishte parë kurrë të mërzitur 39-vjeçaren dhe as fëmijët e saj. Për ngjarjen ajo u shpreh tepër e tronditur duke thënë se nuk ka mundur t’ja shpjegojë vajzës së saj që i kishte në klasë dy vogëlushet trupat e të cilave u gjetën të pajeta.

“Kemi qenë shoqe, si tip kushërirash bashkë, por çfarë të bëjmë, deri këtu e paska pasur të shkruar. Nuk e di çfarë të them është një ngjarje shumë e rëndë. Vajzat i kemi pasur në një klasë, vajzës time nuk ia kam shpjeguar dot, u kam thënë që nuk i ke më shoqet në klasë. Kemi shkuar shumë mirë, kam pasur shumë marrëdhënie të mira, nuk e kam parë kurrë të shqetësuar apo të stresuar. Fëmijët po ashtu nuk kanë pasur stres, nuk i kam parë të qajnë në shkollë, kanë qenë shumë mirë” u shpreh ajo.

Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur që ditën e djeshme edhe në Malin e Zi. Vajza 9-vjeçare, Ergesa Arrazi, u gjet e pajetë në lumin Buna pasi dyshohet se u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë. Vogëlushja u përcoll dje për në banesën fundit ndërsa vijon kërkimi për nënën dhe vëllain e saj 3-vjeçar. Gjithashtu dje u gjet trupi i pajetë i vajzës 8-vjeçare.

zhdukja e nënës me fëmijët e mitur

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën