Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Partia Demokratike zhvilloi sot një protestë përpara godinës së Kryeministrisë, e cila shënoi edhe nisjen e një serie tubimesh javore që opozita synon t’i shndërrojë në një platformë parlamentare në ambiente të hapura. • Kreu i PD-së, Sali Berisha, iu bashkua protestës së thirrur përpara Kryeministrisë duke dalë drejtpërdrejt nga banesa e tij në këmbë për t’iu bashkuar të pranishmëve. • Në mbërritje, ai u prit nga një grup deputetësh besnikë dhe disa mbështetës të tij të afërt. • Në fjalimin e tij, Berisha prezantoi atë që e quajti “Foltorja 2”, një nismë e cila ka si objektiv shpëtimin e Shqipërisë. • Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka rrethuar Kryeministrinë me forca sigurie, duke thënë se fundi i tij do të vijë nga ky shesh. • Gjatë fjalimit, Berisha përsëriti akuzat ndaj qeverisë për korrupsion, varfëri dhe kapje të institucioneve, ndërsa u rikthye edhe te pretendimet për “vjedhjen” e zgjedhjeve të 11 majit dhe te kundërshtimi i ligjit për barazinë gjinore. • Protesta, e para pas vendimit të SPAK për të marrë të pandehur zëvendëskryeministren Belinda Balluku, u përdor nga Berisha për të paralajmëruar se ‘Foltorja’ do të mbahet çdo javë, deri në dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut. • Tubimi u pasua nga fjalime të deputetëve të tjerë të PD-së dhe të rinjve të partisë. Protesta zgjati rreth një orë e gjysmë dhe në mbyllje, Berisha u zotua se do të rikthehet në të njëjtin shesh për foltoren e radhës.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar në përfundim të protestës se kjo foltore do t'i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton. Gjatë fjalimit të tij përmbyllës para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se kjo do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare.
Kreu demokrat falenderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë protëstë dhe i ftoi të shihen në protestën e rradhës.
"Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme. Kjo është foltore themelore. Themelon kjo foltore atë lëvizje të fuqishme që do i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton. Ndaj dhe le të përshëndesim ne përzemërsisht dhe me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, të gjithë ata që e ndoqën këtë foltore, e cila u garantoj unë ju do shndërrohet në një gurrë frymëzimi. Kjo foltore unike në historinë e vendit do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare. Mirupafshim në foltoren tjetër po në këtë shesh. Tjetrën po në këtë shesh gjer në fitore." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ligji për barazinë gjinore është shpërbërja e familjes dhe se shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë. Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se familja shqiptare do mbetet institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari dhe Edi Rama dhe Belinda Balluku kërkojnë ta shkatërrojnë.
Kryedemokrati tha se kjo protestë është në të vërtetë platforma e një bashkimi të shqiptarëve rreth vlerave më të shenjta të tyre, rreth votës së lirë dhe rreth familjes.
"Edhe njëherë, nderimin më të madh për ju, burra dhe gra që keni 4 vite të angazhuar në çdo betejë, të angazhuar në beteja ndër më të vështirat, por që i fituat, triumfuat mbi çdo të keqe, mbi çdo forcë, mbi çdo armik të pluralizmit politik në Shqipëri dhe qëndroni sot si dëshmitarë, si misionarë të vendosur për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë. Vlerat, familjen. Mos harroni se parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme narkoparlamenti, ligjin Xhorxh Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes. Ligjin, me të cilin ekstremistë të majtë në SHBA, nën ndikimin direkt të Xhorxh Sorosit, ndërmorën fushatën më të paimagjinueshme të ndryshimit të gjinisë. Ligjin, me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin, me të cilin presidentin Donald Trump, formuluan ndaj tij 35 akuza, e gjobitën qindra e qindra milionë euro. Atë ligj votoi parlamenti. Atë ligj, shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë. Sepse ai ligj është shpërbërja e familjes. Po u shpërbë familja, Shqipëria shpërbëhet, kombi shpërbëhet, zhduket, siç janë zhdukur kombet në histori. Ndaj dhe ne sot këtu jemi të betuar se atë ligj nuk do e pranojmë kurrë. Se familja shqiptare do mbetet institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari. Familja shqiptare do mbetet institucioni më i shenjtë i kombit shqiptar dhe Shqipërisë.
Kjo familje, këtë komb e ka sjellë gjer ditën e sotme nga lashtësia. Kjo familje, këtë familje, Edi Rama dhe Lubia kërkojnë ta shkatërrojnë. Kjo familje do mbrohet me çdo çmim. Do mbrohet me çdo çmim. Do mbrohet me çdo çmim. Të gjithë ju dhe ata të cilët nuk janë sot me ne për një arsye apo një tjetër sepse nuk kanë pasur mundësi të vijnë, e keni për detyrë të ulemi me çdo shqiptar. Të ulemi sepse platforma parlamentaro-qytetare është platformë e qytetarëve shqiptarë, demokratë, pa parti, por edhe e socialistëve që e duan familjen, që e duan Shqipërinë, që e duan vendin. Kjo platformë është platforma e një bashkimi më të madh se kurrë të shqiptarëve rreth vlerave më të shenjta të tyre, rreth votës së lirë, rreth familjes. Ndaj dhe nga kjo platformë, që do vazhdojë gjersa Rama dhe Belinda të shporren nga ai vend, do të shndërrohet në uraganin e fuqishëm, në uraganin e shpresës, në uraganin e besimit, në uraganin e fitores. Rrofshi ju. Rroftë opozita. Rroftë Shqipëria!" tha Berisha./Dosja.al
TIRANA- Deputeti Belind Këlliçi kritikoi sot ata që vënë në pikëpyetje këtë aksion të ri të opozitës me protesta, duke adresuar kritikët që dyshojnë te efikasiteti i këtij aksioni opozitar. Gjatë fjalës së tij në protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, Këlliçi deklaroi se qëllimi i protestave është që në fund të përgjegjësohen zyrtarët, duke përmendur emrat e Belinda Ballukut, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Ai theksoi se foltorja e ngritur nga opozita do të shërbejë për të dokumentuar dhe ekspozuar vjedhjet e Tunelit të Llogarasë, si dhe shkeljet dhe pasuritë e humbura që sipas tij qeveria i ka shkaktuar qytetarëve çdo ditë.
"Arsyeja pse foltorja do ja dali, kemi dy precedentë, foltoren e parë në shtator 2021, ku Shqipëria kërcënohej të lihej pa opozitë. Riktheu shpresën në PD dhe ja doli të shpëtojë opozitën brenda 3 muajsh. Nisi me 1/100 të njerëzve këtu dhe përfundoi në Kuvendin e Rithemelimit në Air Albania. Riktheu shpresën qytetarëve. Ka një precedentë të dytë në 14 maj 2023, u organizuar zgjedhjet më të pabarabartë në Shqipëri. Kandidatët opozitës garuan pa fonde, pa minutash mediatik, morën 500 mijë vota. Nisëm protesta para bashkisë Tiranë prill 2024, për 44 javë kemi protestuar, jemi përbaltur, goditur, nuk lënë gjë pa shpifur.
Protesta ja dali që për 11 muajsh Erion Veliajn ta përcillte në burgun e Durrësit. Kush ka pikëpyetje i bëj me dije se përfundimi i aksionit politik Belinda Balluku dhe Rama do shkojnë te miku Erion Veliaj. Nuk e ndalim protestën. Do dalin të vërteta që për 2 muaj na janë mohuar në parlament. na është mohuar mocioni me debat.
Është vendosur një rekord i paprecedent. Është përjashtuar Berisha për një deklaratë të dhe jashtë parlamentit. Ju japim fjalën se njëlloj siç nuk jemi tërhequr në kauzën e bashkisë Tiranë, faktuam atë çka denoncuam në media, sërish me këtë aksion do faktojmë vjedhjen monstruoze të tunelit të Palloshit të BB. Do faktojmë edhe vjedhjen e përditshme ndaj qytetarëve," tha Këlliçi./ Dosja.al
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot foltorja e dytë nuk ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit. Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama është i pashpresë dhe se fundi i tij do të vij nga sheshi ku po zhvillohet protesta opozitare.
"Ndaj dhe e mbylli parlamentin sepse do që këto të mos i thuhen në sy. Do që këto të mos ia marrin vesh qytetarët. Po në qoftë se ti kishe një eksperiencë personale, ai duhej të ishte një detyrim shumë herë më i madh për të bërë për secilin që është i agresuar nga ajo sëmundje, të kishte të njëjtat ilaçe. Natyrisht ajo nuk mund të jetë se ata për ty janë qenie njerëzore, qenie për t’u përçmuar, qenie për t’u vjedhur, qenie për t’u larguar nga Shqipëria. Në këto kushte, u bë e domosdoshme dalja në shesh në një platformë parlamentaro-qytetare. Miqtë e mi, shumë kanë pyetur po çfarë është kjo foltore, çfarë është kjo platformë? U rikujtoj se nuk është një gjetje origjinale e PD-së, as e opozitës. Një platformë e tillë, me një fushë tenisi, transformoi Francën dhe Europën gjatë revolucionit. Parlamenti kontinental transformoi SHBA dhe i bëri ata superfuqinë më të madhe të kohërave.
Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën. Foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën. E ktheu atë në forcë sovrane të shqiptarëve. E ktheu atë në një parti, e cila u përball në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin, me agresionin ndaj saj. Por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë, foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit. Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar pëllëmbë e policë, pëllëmbë e gardistë, pëllëmbë e ushtarë. Edvin, absolutisht je i pashpresë. Fundi yt nga ky shesh do të vijë. Të dashur miq, ne jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë. I cili shtyp opozitën. I cili në të vërtetë është i kalbur nga koka tek këmbët dhe nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë, vendosmëria jonë për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do mbahet në këmbë me Skapin e partisë. Që mendon se do mbahet në këmbë me dhunë, terror, blerje, shitje, pazare. Por idealet janë ideale. Janë më të fuqishme. Janë forcë nukleare e njeriut. Janë forca nukleare e shoqërisë.bn Janë forca, të cilës asgjë nuk i reziston. Ndaj dhe ju ftoj në këtë mision të vazhdojmë betejën tonë si misionarë." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot PD përmes protestave të zhvilluara në 46 javë, e dërgoi Erion Veliajn në burg. Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Kryeministri Rama është i pashpresë dhe se fundi i tij do të vijë nga sheshi ku po zhvillohet protesta opozitare.
"Parlamenti kontinental transformoi Shtetet e Bashkuara dhe i bëri superfuqi. Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën, foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën. E ktheu në forcë sovrane të shqiptarëve. E ktheu atë në një parti e cila u përballë në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin agresionin ndaj saj. Por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë. Foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.
Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar pllëmbë me ushtarë. Edvin je i pashpresë. Fundi yt nga ky shesh do të vijë. Të dashur miq, jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, që shtyp opozitën, i cili në të vërtetë është i kalbur nga koka te këmbët. Dhe nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë vendosmëria për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do mbahet në këmbë me SKAP e partisë, me dhunë terror, pazare. Po idealet janë ideale, janë forcë nukleare e njeriut, e shoqërisë, asgjë nuk i reziston, ndaj dhe ju ftoj në këtë mision, të vazhdojmë betejën tonë, si misionar. Ja ku jemi, gjysma e kaq sa jeni këtu, për 46 javë rresht, Erion Velinë, Lali Vjedhësin e nisëm atje ku e ka vendin. Po.
Ai ishte te bashkia, këtë që kemi këtu Lubinë me Edi Ramën do i nisim te Eiron Velian. Merr jo kaq, se e ka mbush atje, janë nja 500 policë, në anën tjetër 500 të tjerë. Ky është fundi i regjimit, edhe në diktatorë kështu bënin na rrethonin me policë me ushtare. Ikën si minjtë. Edhe këta nuk kanë shpresa." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se qëndrimi i "narkoshtetit" të Edi Ramës kulmoi këtë javë me mbylljen de facto të narkoparlamentit. Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Kryeministri Rama ka frikë nga fjala e deputetëve të opozitës në parlament.
Kryedemokrati tha se në 10 seanca parlamentare, opozita u lejua të debatojë vetëm në një seancë. Ai tha se në këto seanca, u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhjeve, të cilat janë faktuar se janë një farsë elektorale jo vetëm nga PD, por nga komuniteti ndërkombëtar. Lideri i opozitës deklaroi se hodh poshtë kërkesa për komisionin McGonigal, pasi sipas tij Edi Rama është po aq fajtor, po aq i korruptuar sa McGonigal.
"Miqtë e mi, po të ndalemi vetëm këtë javë, nuk javë që paraqet më qartë fytyrën e urryer të narkoshtetit shqiptar. Gjatë kësaj jave, skandalet më të mëdha, vjedhja nga Rama-Lubia 90 milionë eurove në tunelin e Llogarasë. Vjedhja e 140 milionë eurove në aeroportin e Vlorës. Vjedhja e qindra milionë eurove në porte, rrugë dhe vepra të tjera. Kjo javë faktoi se kjo ngrehinë e kalbur po shkatërrohet, po shkërmoqet dhe nuk pret asgjë tjetër vetëm vrullin tonë, zemërimin tonë, vendimin tonë për ta fshirë nga historia. Po këtë javë, në vendin më të sigurt, të supozuar, masakra kur bandat e qeverisë likuidojnë banda të tjera të qeverisë. Por, ajo që kulmoi në qëndrimet e narkoshtetit ishte mbyllja de facto e narkoparlamentit. Edi Rama dhe banda e tij, të dalë nga dhunimi i votës, të dalë nga grabitja e votës, të dalë nga paratë e drogës, nga aferat më të mëdha korruptive, kanë frikë dhe tmerr nga fjala e deputetëve të opozitës në parlament.
Ndaj dhe ata zgjodhën për t’u mbrojtur ndaj jush, të vendosin terrin, të vendosin bllokimin, të vendosin errësirën. Në 10 seanca parlamentare si kurrë ndonjëherë në histori në asnjë vend, opozita u lejua të debatojë vetëm në një seancë. Në 10 seanca parlamentare, qeveria e përbërë nga individë të lidhur këmbë e krye me krimin, e përbërë nga Lubira e të tjerë, u votua për 28 minuta, për të treguar se ai ka frikë, tmerr nga ju. Se ajo nuk del sot para jush. Në 10 seanca, u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhjeve, të cilat janë faktuar një farsë elektorale tashmë jo vetëm nga PD dhe opozita, por nga mbarë komuniteti ndërkombëtar. U hodh poshtë kërkesa për komisionin McGonigal, sepse Edi Rama është po aq fajtor, po aq i korruptuar sa McGonigal. U hodh poshtë interpelanca me ministren e Shëndetësisë, e cila duhej t’u shpjegonte shqiptarëve pse mbeten në kthetrat e vdekjes të sëmurët tanë me sëmundje të rënda, malinje, për shkak të ilaçeve. Zgjidhja ishte të votohej në përmbysje të Kushtetutës, që ajo nuk mund të bënte interpelancën. Dhe dy ditë më vonë, Edi Rama me cinizmin më ekstrem që do ta kishte lakmi çdo njeri i pashpirt dhe çdo diktator, u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para.
A ka krim më të shëmtuar se të pohosh këtë? Sigurisht që para kishte dhe jo aq sa kërkonin ata, por u garantoj ju edhe 10 herë më shumë. Asnjë vështirësi. Dhe nuk ka vend në Europë as Afrikë ku ato të mungojnë. Dhe se mungesa e atyre ilaçeve përbën krim të vërtetë. Por paratë i përdor Edi Rama për t’i depozituar në bankat offshore. Paratë i rrëmben për t’i transportuar me aeroplanin e tij në dispozicion. Paratë i përdor për të udhëtuar me avion taksi 22 milionë euro. Për të ndërtuar këtu pas kryeministrisë Kopshtin e Edenit për të kënaqur sytë e tij dhe për të vjedhur bashkë me autorin e tij. Paratë i përdor për të blerë vetura superluksoze dhe super të kushtueshme. Shishe vere 34 mijë euro. Paratë i transporton ai me avionin e tij. Natyrisht për të sëmurët nuk mbeten para. Për të sëmurët mbetet dënimi i asaj sëmundje. Dhe siç e dëgjuat, duke iu drejtuar këtyre të sëmurëve, u thotë se unë kam edhe eksperiencë të hidhur personale Tani do i them këtu, nuk ka pafytyrësi më të madhe se kjo që bëre ti. Se ajo eksperienca personale që ke ti, dhe unë uroj ta kalojë me sukses të plotë, ka marrë çdo mjekim që ekziston mbi botë. Kurse ata ishin të njerkës, qytetarët e thjeshtë i le në spital pa ilaçe. Dhe ka pafytyrësi të thuash se ke eksperiencë personale. Ke pafytyrësi personale, pamëshirësi të plotë." tha Berisha./Dosja.al

TIRANA- Në protestën e sotme të organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, mbështetësit shfaqën një sërë pankartash me mesazhe të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe figurave të saj. Tubimi u mbajt pas vendimit të SPAK për të marrë të pandehur zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Mes pankartave më të spikatura, protestuesit shënjestronin kryeministrin Edi Rama dhe ministren Balluku përmes epiteteve të ashpra të përdorura në protestë.
Një pjesë e konsiderueshme e pankartave i referohej gjithashtu ligjit për barazinë gjinore, i cili u miratua së fundmi në Kuvend pa diskutim. Protestuesit mbanin mesazhe që shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj këtij ligji, duke përmendur slogane si “Një komb, dy gjini”, “PK–PPSH–PS: tre emra, tre gjini” dhe të tjera kundërshtuese ndaj nismës.





TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se përpjekjet e opozitës për rotacion, u përballën me tonelatat e eurove të drogës. Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe numri dy i qeverisë, Belinda Balluku me vjedhjen plaçkitjen tyre kanë mbjellë skamje në vend, si në asnjë vend tjetër të kontinentit.
Lideri i opozitës tha se kjo protestë është një platformë parlamentaro-qytetar, e cila inagurohet sot para Kryeministrisë, të cilin ai e quan pallati i "krimit".
"Në këtë foltore parlamento-qytetar dhe kudo që jeni, të dashur demokrat, mbështetës të opozitës, parlamentarë. Miqtë emi, liria është si një lumë. Të cilin në asnjë lloj përpjekje nuk mund të ndalësh nuk mund ta përthash. O guxove ta bllokosh ajo do çajë një kanal. Pikërisht, kjo është platforma parlamentaro-qytetar, që inagurojmë sot, para pallatit të krimit. Para pallatit të krimit shtetëror, ndaj shtetit shqiptar. Zëvendësimit të tij me narko shtetin. Para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare.
Para pallatit që me krim monstruoz i zvogëloi dhe i riktheu 100 vite prapa. Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, që me vjedhjen plaçkitjen tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Përpjekjet e opozitës, për zgjedhje dhe rotacion u përballën me tonelatat e eurove të drogës. U përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, terroristë të votës, me të gjithë burimet financiare, njerëzore, logjistike të gjithanshme të shtetit mafioz, të narko shtetit. Vetëm e vetëm se rotacioni largimi nga pushteti i tyre është tmerr nga krimet që kanë kryer", tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kjo protestë është platforma parlamentaro-qytetare që PD inauguron sot para Kryeministrisë. Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se protestuesit ndodhen sot para pallatit të "krimit njerëzor", i cili sipas tij ka larguar qindra qytetarë nga vendi gjatë qeverisjes së tij.
Kryedemokrati tha se përpjekjet e opozitës për zgjedhje dhe rotacion të pushtetit, u përballën me tonelatat e eurove të drogës.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, të pranishëm sonte në këtë foltore parlamentare qytetare dhe kudo që jeni. Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të opozitës, parlamentarë të opozitës. Miqtë e mi. Liria është si një lumë, të cilin me asnjë lloj përpjekje nuk mund ta ndalësh, nuk mund ta përthash. Po guxove ta bllokosh, ajo do të çajë një kanal. Pikërisht kjo është platforma parlamentaro-qytetare që ne inaugurojmë sot para pallatit të krimit. Para pallatit të krimit shtetëror, ndaj shtetit shqiptar, zëvendësimit të tij me narkoshtetin. Para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve, që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare. Para pallatit që në një krim monstruoz ndaj shqiptarëve i zvogëloi ata dhe i ktheu 100 vite mbrapa.
Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, të cilët me vjedhjet, plaçkitjet e tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Përpjekjet e opozitës për zgjedhje dhe rotacion të pushtetit u përballën me tonelatat e eurove të drogës. U përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve. Terroristë të votës. U përballën me të gjithë burimet financiare, njerëzore, logjistike, të gjithanshme të shtetit mafioz, të narkoshtetit vetëm e vetëm se rotacioni, largimi nga pushteti i tyre është frikë, tmerr nga krimet që kanë kryer," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga banesa dhe pritet t'i bashkohet protestës pasditen e sotme. Mësohet se Berisha ka dalë nga banesa dhe i është drejtuar protetesës në këmbë.
Protesta e sotme do të jetë me foltore, ku fjalën i pari do e marrë Berisha./Dosja.al
TIRANA- Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” paraqitet ende e qetë, në më pak se një orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita përpara kryeministrisë. Siç tregojnë pamjet, grumbullimi i qytetarëve nuk ka filluar ende, ndërsa pjesa më e madhe e zonës mbetet bosh.
Megjithatë, përpara godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e foltores, ku pritet të flasin kreu i PD-së, Sali Berisha, si edhe deputetë të tjerë të opozitës gjatë zhvillimit të protestës.
TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pak para nisjes së protestës së paralajmëruar për orën 18:00, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale ku shpjegon arsyet që, sipas tij, kanë nxitur demokratët të ngrihen në protesta kundër qeverisë. Berisha deklaron se këto tubime do të vijojnë pa ndërprerje deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Opozita bëri gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Qeveria bëri gjithçka ta shndërrojë në farsë. Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e ndërkombëtare se me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë. Prandaj nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë”, shkruan Berisha.
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta, e cila do të zhvillohet ditën e sotme është një foltore ku do flasin deputetët dhe qytetarët. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se qëllimi i protestës është të bindin shqiptarët se rruga e vetme për ata, që duan të votojnë të lirë është protesta.
Kryedemokrati tha se PD do të punojë fort për protesta të mëdha, kombëtare dhe të qëndrueshme. Në fund, Berisha tha se protesa nis si një mision, i cili ka si qëllim rikthimin e votës së lirë.
"Jo, nuk ka një plan. Ora është e mjaftueshme. Nuk ka një plan. Kjo është foltore në të cilën do flasin deputetët, do flasin qytetarët dhe qëllimi i saj është të ftojmë shqiptarët dhe të bindim shqiptarët se rruga e vetme për ata që duan të votojnë të lirë është protesta. Nuk është një punë e thjeshtë. Nuk është një moment. Jo. Ne hapim siparin e protestave. Do punojmë fort për protesta të mëdha, për protesta kombëtare, për protesta të qëndrueshme.
Ky është vetëm hapi i parë në këtë alternativë që është e vetmja. Nuk ka një alternativë të dytë. Ndaj dhe ata që vijnë sot, unë i falënderoj me shumë mirënjohje dhe i ftoj të vijnë sepse çelim siparin e një përpjekje të re të madhe në përputhje me idealet tona për rikthimin e votës së lirë, në një mision të ri të vërtetë. Ne nisim një mision të ri të vërtetë. Çdo njeri që vjen do mendojë se është misionar. Siç ishin misionarë ata që nuk u lodhën, por shkuan 46 protesta tek bashkia gjersa Lali Vjedhësi përfundoi aty ku e ka vendin. Edi Rama e ka shumë më tepër vendin atje, por kjo nuk bëhet përnjëherësh." tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Partia Demokratike mban sot protestën para Kryeministrisë. Demokratët kanë njoftuar se aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore, ku pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime.
Kjo është protesta e parë e PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Tubimi para kryeministrisë vjen, pasi zv.kryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK. Kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat.
Kryedemokrati gjithashtu ka deklaruar se opozita është lejuar të flasë vetem një herë në 9 seancat e zhvulluara në parlament dhe zgjidhja e vetem, sipas tij është protesta para kryeministrisë, ku do mbahen fjalime. Ndërkohë, Kryeministria është “blinduar” me mbrojtëse metalike, si masë për protestaën e sotme.
"Për familjen, për ekonominë dhe për demokracinë", është ftesa që PD u bën shqiptarëve për tu tubuar sot në orën 18.00 përpara kryeministrisë./Dosja.al