Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Nga shtatori i vitit të shkuar, Partia Demokratike është bashkuar për herë të parë. Pas më shumë se një viti, një përfaqësues i grupit të Alibeajt, Gazment Bardhi u takua për një orë në një kafe me Edi Palokën. Ky i fundit bëri me dije se edhe pala tjetër kishte ardhur në tavolinë me vullnet dhe kërkonte një kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Por nuk u përgjigje nëse Primaret ishin instrument i mbështetur nga ta. • Po sot, Sali Berisha mblodhi Kryesinë, e Alibeaj mbështetësit e tij në Kryesinë e Kuvendit. Pas përfundimit të mbledhjes, Alibeaj tha se nuk mund të kritikohen për procesin e bashkimit të selisë blu, që ka nisur me vonesë, por shton se synimi është i qartë, dalja me një kandidat fitues. Ndërsa Gazment Bardhi tha se nuk preferon të ndajë detaje nga takimi që pati me Palokën. Ai tha se nuk kanë arritur në asnjë përfundim, por që kanë shkëmbyer ide. • Mbi të gjitha, qëllimi është i njëjtë; mundja e Edi Ramës në zgjedhjet lokale që do mbahen në vitin 2023. Pas bashkimit me Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë, kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje edhe për Alibeajn dhe mbështetësit e tij që t'i bashkohen për të mbështetur një kandidat të vetëm në zgjedhje. Parimisht është pranuar diskutimi, pa kushte, e deri më tani duket se gjërat janë në rrugë të mirë për bashkim, ndërkohë që ende Gjykata e Tiranës nuk ka vendosur se kush është drejtuesi i selisë blu, teksa çështja është ende në Apel. • Deputeti Ervin Salianji është shprehur pro procesit të primareve ndërkohë që ka kërkuar dhe bashkimin e demokratëve • Janë zbardhur diskutimet brenda mbledhjes së zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit mes deputetit Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësve të tij në Grupin Parlamentar. Mësohet se disa deputetë janë shprehur skeptikë në lidhje me bashkimin me grupin e Berishës si dhe kanë kërkuar që primaret të mos jenë të njëanëshme. • Ndërkohë Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që procesi i primareve të mbyllet më 4 dhejtor si dhe kandidatët të kenë 2 javë kohë për të bërë fushatë.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja e zhvilluar pasditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit, ku Enkelejd Alibeaj thirri mbështetësit e tij për të diskutuar pas takimit që Gazment Bardhi pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.
Mësohet se disa prej deputetëve, Lefter Gështenja, Arbi Agalliur e Kreshnik Çollaku janë shprehur skeptikë për bashkimin e Partisë Demokratike.
Pjesë nga diskutimet:
Lefter Gështenja: Nuk kemi çfarë i themi bazës. Primaret nuk mund të bëhen në mënyrë të njëanshme .
Arbi Agalliu: Nuk na duhet Berisha, është dëm i demokracisë.
Keshnik Çollaku: Nëse një palë kërkon bashkim dhe pala tjetër thotë më ndiqni mua…është mënyra më e lehtë për ta prishur në gjenezë çdo lloj bashkëpunimi.
TIRANË- Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. Mësohet se afati për primaret është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Si afat për mbylljen e regjistrimeve për kandidatët që do të marrin pjesë, është lënë 6 nëntori dhe për pasojë, kandidatët do të kenë vetëm dy javë kohë për të bërë fushatë.
Nga sot, 18 tetor, deri në 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare.
Më pas Partia Demokratike do të zhvillojë një proces seleksionues për të gjithë kandidatët që duan të bëhen pjesë e primareve. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidatëve që kanë shprehur interes për të qenë në garë për bashkitë. Ndërsa më 4 dhjetor do t’i nënshtrohen votimit nga anëtarësia. Bashkitë që pritet të mbyllen të parat do të jenë Tirana, Durrësi dhe Elbasani, të cilat janë përjashtuar nga datat e mësipërme për shkak të rëndësisë që kanë. Kandidatët për këto tre bashkia do të zyrtarizohen më herët.
Kalendari
18 deri 6 nëntor negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primare
6- 13 nëntor Këshilli Kombetar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare
13 nëntor deri date 27 fushata e primareve
4 dhjetor zhvillohen primaret ne gjithe vendin
Berisha mblodhi sot Kryesinë, ndërsa Enkelejd Alibeaj mbështetësit e tij. Pas përfundimit të mbledhjes, Alibeaj tha se nuk mund të kritikohen për procesin e bashkimit të selisë blu, që ka nisur me vonesë, por shton se synimi është i qartë, dalja me një kandidat fitues. Nga ana tjetër, Gazment Bardhi u takua për një orë në një kafe me Edi Palokën. Ky i fundit bëri me dije se edhe pala tjetër kishte ardhur në tavolinë me vullnet dhe kërkonte një kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Por nuk u përgjigj nëse Primaret ishin instrument i mbështetur nga ta. Ndërsa Gazment Bardhi tha se nuk preferon të ndajë detaje nga takimi që pati me Palokën. Ai tha se nuk kanë arritur në asnjë përfundim, por që kanë shkëmbyer ide.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur pro procesit të primareve në mbledhjen e Grupit të PD të zhvilluar pasditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije Salianji ka propozuar që të ngrihet një grup i përbashkët për zgjedhjen e kandidatëve. Ai ka theksuar se duhet të shmanget rruga e njëanshme. Salianji kërkon gjithashtu ngritjen e disa grupeve pune për drejtimin e procesit të primareve për të garantuar paanshmërinë në votime.
Ervin Salianji: Asnjë demokrat nuk mund të kundërshtojë votën, primaret ose procesin ku anëtarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Procesi 1 anëtar një votë është në statutin e Partisë Demokratike kur ne ishim të bashkuar, primare quhen tani, pavarësisht emërtimit ne si parti i japim peshën votës. Mendimi im është që të votojë kush të dëshirojë se kryetari i bashkisë apo deputeti do përfaqësojë qytetarët! Ajo që duhet diskutuar në kushtet e një konflikti dhe mosbesimi të thellë mes demokrateve, është kontrolli i procesit, shmangia e pilotimit, shmangia e manipulimit. Këtu të gjithë e dimë, por mbase se kemi thënë, listat kur ishim të gjithë bashkë ishin problematike, njësoj do kontestohen me çdo rast. Prandaj propozoj qe në bisedime te propozohen grupe te përbashkëta për drejtimin e procesit, grupe për regjistrimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve, hapjen e procesit te regjistrimit të simpatizantëve dhe vota ta përcaktojë më të mirin! Interesi është ti japim demokratëve kandidatët më të mirë dhe të rikthejmë bashkitë tek qytetarët. Secili të lëshojë nga ego personale që jo vetëm demokratet por demokracia te marrë kuptim në këtë vend! Nëse ka propozime për sondazh apo për zgjerimin e bazës së testimit të kandidatëve edhe me mirë! Të dy pjesët të shmangin konfrontimet dhe ecjen në rrugë te njëanshme.
TIRANË- Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj pati një "përplasje" me gazetarët gjatë fjalës së mbajtur jashtë selisë së Kuvendit pas takimit me mbështetësit e tij. Ai i kujtoi dhe njëherë gazetarëve që është kryetar i Grupit Parlamentar.
Alibeaj tha se nuk mund të qortohen dot sa i përket hapave të ndërmarra për bashkim. Ai tha se duhet dalë një orë e më parë përballë atij që e quan regjimi i Edi Ramës. Ndër të tjera ai tha se duhet një bashkim në bazë dhe duhet gjetur një kandidat që përfshin të gjitha flukset.
Enkelejd Alibeaj: Kërkesa për bashkëpunim ka vajtur njësoj për të gjitha palët. Ka vetëm një palë dhe ajo është PD. Mbledhjet janë një dhe kryetari i grupit është Enkelejd Lufti Alibeaj. Kujtoni thirrjen që grupi i ka bëre deputetëve të PD. Thirrje me tekst dhe përmbajtje për të mbajtur një qëllim. Të paktën për këtë gjë nuk mund të qortohemi. Kemi dashur dhe kemi bërë gjithçka për të qenë bashkë. Ka një interes që është i madh i të gjithë shqiptarëve. Një orë e më parë t'i dalim përballë regjimit të Edi Ramës. Për të bërë këtë duhet të bashkohemi në bazë. Të gjejmë një kandidat që të përfshijë të gjithë flukset, edhe ato të çoroditura, edhe pjesën gri. Kështu do të duhet të përballemi. Të gjithë bashkë dhe me moral.

TIRANË- Deputeti i PD, Gazment Bardhi nuk dha shumë detaje nga takimi i tij me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ai foli jashtë Kryesisë së Kuvendit pas takimit që Enkelejd Alibeaj zhvilloi me mbështetësit e tij.
Bardhi tha se njëanëshmëria është ajo që e minon procesin e dialogut dhe bashkimit. Ai shtoi se duhet gjetur një kandidat fitues teksa tha se takimi i sotëm ishte informal mes dy kolegëve prandaj dhe u zhvillua në një kafe dhe jo në selinë Blu.
Gazment Bardhi: Takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë bashkëpunimi. Asnjë prej të dyve nuk ka pasur qëndrim për asnjë çështje të caktuar. Kemi shkëmbyer thjeshtë mendime. Njëanëshmëria nuk e ndihmon procesin. Çdo rrugë që synon imponimin nuk do të ishte zgjidhje për hallin e përbashkët sesi do mundim Ramën në zgjedhjet e primareve. E kam thënë edhe herën e parë, nuk kam ndërmend që të bëj diskutime para kamerave, sot kam shkëmbyer disa mendime. Kemi diskutuar disa rrugë. Kur flas për njëanëshmëri flas për qëndrime të ngurta. Atëherë bashkëpunimi minohet. Për çfarë qëndrojnë të ngurtë? Ajo që unë po them është shumë e qartë për anëtarët e PD dhe të gjithë ata që duhet të sjellin ndryshimin. Duhet një moment ndryshimi për të gjetur një kandidatat të përbashkët fitues. U takuam në kafe sepse takimin e kishim informal. Më vjen shumë keq se për ju ishte e lodhshme, por ishte takim informal për dy kolegëve.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se nevoja është që PD të dalë me një kandidat fitues në zgjedhje.
Duke folur për mediat jashtë selisë së Kuvendit ku dhe zhvilloi një takim me deputetët që e mbështesin ai u shpreh se synimi është dalja me kandidat të përbashkët ndërsa për detajet nga takimi nuk dha koment pasi tha se do fliste vetë zoti Bardhi.
Enkelejd Alibeaj: Paloka është takuar me Bardhin kanë patur një takim që vetë Bardhi do ua thotë, siç e thatë javën e kaluar se ishin të gatshëm në çdo moment për të diskutuar, tani ndodhi vetëm një informim me të gjithë anëtarët e grupit. Mund t'ju them një gjë me bindje, nevoja dhe intersi është që të dalim me një kandidat fitues. është nevoja për t'i dhënë edhe më shpejt qeverisjes së Ramës. Ky është synimi ynë.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dalë nga mbledhja me Enkelejd Alibeajn, ku po zhvillohen diskutime përsa i përket bashkëpunimit me grupimin e Berishës për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një prononcim për mediat e pranishme jashtë kryesisë së Kuvendit, Duma deklaroi se ajo personalisht është për realizimin e procesit të primareve dhe se një proces i tillë e bën krenare.
"Unë dua të flas më si palë, ne, ata. Po të përdorim këtë gjuhë, atëherë nuk do flasim për bashkim. Shikoj që fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dy individët e tryezës. Padyshim edhe fryma me të cilën e lashë mbledhjen, është një frymë e sinqertë dhe e vërtetë e Grupit Parlamentar të PD-së, me kujdesin më të madh që ata që janë kontributor, anëtarë dhe jo vetëm individët që sot janë në krye të degëve por edhe ata që presin lajmin e madh të bashkimit dhe zgjerimit të jenë pjesë konstruktive e këtij procesi, edhe mënyra si do shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet se kush janë mekanizmat që e maksimizojnë këtë situatë, e quaj një lajm të mirë,"-tha Duma.
Pyetje: A nuk është momenti që të ketë një takim të përbashkët mes deputetëve të grupit parlamentar të PD-së dhe deputetëve të Berishës?
Duma: Mund të zhvillohet në çdo moment, duhet të zhvillohet në çdo moment. Sot nuk është diskutimi se çfarë bënë grupi parlamentar i PD-së, por nëse ajo që bën çon në shkrirjen e krijimin të njëjtës bashkësi reale në strukturat e PD-së. Të gjitha simbolikat se kur u takuan apo ku, janë më të vogla se sa bashkimi. Të jemi të vërtetë.
Pyetje: A janë pengesë primaret e Berishës?
Duma: Që jemi PD dhe diskuton për Primare jam krenare. Listat duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Mos gabohem, ne kemi ditët përpara për të nisur primaret. Do të jem pëër primaret dhe primaret e thella. Se sa thellë primaret do maksimizojnë, varet nga ne se cilat mekanizmat do na çojnë nga listat tek konkurrimi. Të bësh garë reale në një terren ku nuk kandidojnë njerëz me lista të mbyllura por me lista të hapura.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në një takim mbështetësit e tij. Takimi, do të organizohet në orën 16:30 të pasdites së sotme, por nuk ka akoma të dhëna se ku.
Mbledhja jen vetëm pak orë, pas takimit ballë për ballë mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës në një përpjekje për të bashkuar PD-në dhe në nxjerrjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet lokale. Ndërsa pak më parë, Berisha mblodhi Kryesinë e PD-së, ku edhe kërkoi sa më shpejt organizim për protesta.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije se që nesër do të nisë takimet me kryetarët e degëve në Tiranë, për të nisur sa më shpejt me protestat e opozitës. Në fjalën e tij, Berisha tha se tubimet nuk do të shtyhen më për asnjë moment kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
"Tirana futet në 3 vendet me qeratë më të larta në Europë. Se i rrit droga. A e dini ju se në 8 muaj janë prodhuar 3.74 terravat. 100% nevoja e vendit, por këta hajdutë për të mbushur xhepat shesin me çmimet mesatare dhe i blejnë jashtë burse. E kanë shndërruar energjinë në bixhozin më të madh në botë. Imagjino ku kemi. Në krye të vjedhjeve është qeveria. I ka 280 mln euro borxh entit të qeverisë. Sot lajmëronte se prodhuesit do ktheheshin tek taksa e jashtëzakonshme. Atavist. Prodhuesit e energjisë kanë investuar, se kanë fat thotë. Nuk ka njohurinë më elementare. Duhet të nxjerrin investimin njëherë. Njëri me koncepte rudimentare. Fitim mund të kenë ata, por duhet të nxjerrin investimin që kanë bërë në HEC. Të gjithë e dinë se ajo periudhë është jetike. Tani do u kthejë taksat e 46-ës, taksat e jashtëzakonshme. Nesër do takohem me krerët e degëve të Tiranës për të ndarë detyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumëplanëshe. Nuk shtyhen më protestat. Beteja fillon, do marr takim me të gjithë faktorët e frontit për shpëtimin e Shqipërisë. Kasapanës zgjedhore do i dalim përpara. Ju lutem, në të gjitha takimet, 2 do jenë çështjet kryesore. Në zgjedhje do marrin pjesë dhe do fitojmë. Asgjë nuk na pengon për të përmbushur detyrimet ndaj çdo qytetari. Do të zëvëndësojë studentët shqiptarë me të tjerë. Ky është anti-shqiptar, por është krenar madje. Ka një urrejtje patologjike për shqiptarët. Sesi i duken fëmijët e shqiptarëve që u dashkan zëvendësuar, ta shpjegojë ai këtë,"-tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka "shpërthyer" ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama pas takimit të tij me rektorët dhe pedagogët. Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha theksoi nivelin e arsimimit të kryeministrit, duke mos e kursyer edhe ofendimin "injorant" ndaj tij.
"Ne jemi sot në një situatë kritike, situatë e cila kërkon një angazhim të fuqishëm në Primare për t'ju përgjigjur thirrjeve të zemrave të revoltuara për të organizuar protesta të fuqishme në mbarë vendin. Mirëkuptoj të gjithë ata qytetarë që nuk e kanë mirëpritur shtytjen e protestave. Ata që shohin protestat si domosdoshmëri ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, normë dhe standard. Ndaj një qeverie, e cila me aktet e saj vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët shqiptarë. Shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe interesin kombëtar. Nuk mund të vazhdohet më tutje. Një njeri që mashton në çdo gjë. Jeni dëshmitarë për qëndrimin që mban ndaj grevës së universiteteve. Një injorant që mburret që s'ka master as doktoratë. Ndërpreu me 8 vite doktoratuar duke harruar se është komponent jetik për veprimtarinë shkencore të universiteteve. S'ke se nuk ke mend. Je një fatkeqësi kombëtare me injorancën. Gjithë këtë duf ia kthen studentëve dhe pedagogëve,"-tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se aleatët i kanë sygjeruar dhe propozuar kandidatë për zgjedhjet lokale të 2023-it. Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha tha se është i hapur dhe mirëpret çdo propozim që vjen nga aleatët.
'Do të jenë ata që me votën e tyre përcakton qytetarët e parë dhe këshilltarë, kjo risi është një kontribut thelbësor i opozitës shqiptare në demokraci të këtij vendi. Zbatimi i kësaj praktike, merr një rëndësi të vecantë, po të kesh parasysh qëndrimin antidemokratik që është mbajtur ndaj votës. Njerëzit nuk e dinë se në diktaturë votohej cdo 4 vite. Beteja për votën në të gjitha aspketet është një betejë për idealet më të larta të PD, për të vendosur vullnetin e lirë. Janë zhvilluar takime intensive me aleantët tanë për të gjetur gjuhën e përbashkët, kanë sygjerime të drejta, propozime të arsyeshme, mirëpriten të gjitha sygjerimet dhe kandidaturat e tyre.'- u shpreh Berisha.
TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka cilësuar të vlefshëm takimin e sotëm me kolegun e tij demokrat, Gazment Bardhi. Pas një ore në kafe me Bardhin, Paloka u shpreh para mediave të pranishme, se takimi i sotëm nuk mund të cilësohej si i dështuar, pasi nga pala tjetër ishte shfaqur vullnet për të dalë me një kandidat të përbashkët.
"Kur të kemi diçka për ju do ju njoftojmë, nuk keni nevojë të na ndiqni si sot. Nuk mund të quhet i dështuar takimi i sotëm. Ka vullnet për të dalë me një kandidat të përbashkët. Ju lutem, kaq për sot, kur të kemi diçka më shumë, do ua them"-tha Paloka.
Sot, pas më shumë se një viti, një përfaqësues i grupit të Alibeajt, Gazment Bardhi u takua për një orë në një kafe me Edi Palokën. Ky i fundit bëri me dije se edhe pala tjetër kishte ardhur në tavolinë me vullnet dhe kërkonte një kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Por nuk u përgjigje nëse Primaret ishin instrument i mbështetur nga ta. Ndërsa Bardhi nuk dha fare detaje.
TIRANË- Pas 1 ore ka përfunduar takimi i sotëm mes deputetëve Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, në një ambient shumë pranë Kuvendit të Shqipërisë. Pas mbylljes së bisedimeve, i pari që la ambientet ishte deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mbështetës i deputetit Enkelejd Alibeaj. Bardhi nuk dha asnjë deklaratë për mediat, vetëm tha: Diskutimet vijojnë.
Në takimin me Palokën, të deleguarin nga kreu i PD-së, Sali Berisha, u disktua dalja në zgjedhjet vendore me knjë kandidat të përbashkët.
TIRANË- Edi Paloka, nga grupimi i Sali Berishës, dhe Gazmend Bardhi nga grupimi i Enkelejd Alibeajt, po zhvillojnë këtë të martë një takim në një nga lokalet e Tiranës. Siç edhe duket qartë në videon e mëposhtme, Paloka zbret nga makina e tij për t’iu drejtuar vendit ku do të takohet me Bardhin, por surprizohet nga prania e gazetarëve.
"Sikur të gjëmonit edhe tenderat e qeverisë kaq sa në ndiqni ne...Bravo iu qoftë,"-tha në fjalën e tij, Edi Paloka.
Bardhi nga ana tjetër është i mandatuar nga grupi i Alibeajt për të negociuar me grupin e Berishës për të dalë të bashkuar në zgjedhjet lokale. Qëllimi i takimit është gjetja e një konsensusi sesi PD-ja do të bashkohet për të dalë me një kandidaturë të vetme në zgjedhjet vendore të 2023.
TIRANE- Sot pritet të zhvillohet takimi i parë mes dy të mandatuarve për bashkimin e Partisë Demokratike. Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, në orën 11.00., kanë marrë rolin e negociatorëve nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj për të diskutuar në lidhje me bashkimin e partisë përpara zgjedhjeve lokale të 2023. PD ka një frymë optimizmi se bashkimi i partisë do të vijë. Deklaratat e njëpasnjëshme të Berishës apo nënkryetarit Luçiano Boçi, përçojnë mesazhin se baza është gati për bashkim dhe gjuha e përbashkët duhet të gjendet mes deputetëve.
Takimi vjen dy ditë pas mbledhjes së drejtuesve politikë të PD në qarqe me Berishën ku u dakordësua nisja e procesit të primareve. Ndërkohë që që paralelisht, Gazment Bardhi nuk e pëlqeu faktin se PD do të nisë primaret pa dakordësuar fillimisht bashkimin. Edhe deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka i kërkuan grupit Alibeaj të gjejnë kandidatë për të dalë të ndarë në zgjedhjet e 2023-ës në rast se bashkimi nuk ndodhë.
“Disa ditë më parë unë pranova të jem personi që do të kontaktoj me z. Paloka i cili është mandatuar nga grupi tjetër i kolegëve të PD. Dua t’ju sqaroj se kam qenë në komunikim me z.Paloka por nuk jemi takuar për shkak se ai ka qenë jashtë shtetit. Kemi dakordësuar që të takohemi të martën. Fatkeqësisht paralelisht me këtë takim të parashikuar me z. Paloka nga media jam njohur me një mbledhje që do të zhvillohet në PD për nisjen e procesit të primareve. Kjo na bën të jemi përpara një fakti të kryer. Por unë do t’i qëndroj deri në fund vullnetit të shumicës për të kryer çdo diskutim në funksion të daljes me kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore”.-tha Bardhi.
Ndarja e PD u provua fatale në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD humbi 5 bashkitë nga 6 ku u garua për shkak edhe të përçarjes së thellë. /Dosja.al