Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. • Bëhet me dije se në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvëndëson në këtë pozicion Belinda Ballukun. • Ndërsa, Ferit Hoxha ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtëme. • Besfort Lamallari është larguar si Ministër i Drejtësisë dhe ka marrë postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu është emëruar në krye të Ministrisë së Drejtësisë. • Erjona Ismaili është emëruar Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. • Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi. • Për disa prej Ministrave, Rama vendosi t'i shkarkojë nga postin që kishin, duke u dhënë post tjetër, ndërsa Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin dhe Pirro Vengun i ka larguar përfundimisht nga kabineti i tij.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes ka ngelur pa Ministri ditën e sotme. Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PS-së, Vengu ishte një nga Ministrat që është shkarkuar nga Rama pa marrë asnjë post tjetër.
Por largimi i tij duket se është i paralajmëruar më para, saktësisht në muajin dhjetor. Në atë kohë u raportua se Rama kërkoi dorëheqjen e një prej Ministrave të kabinetit, por emri i tij mbeti i përfolur vetëm nëpër media. Sipas raportimeve, dyshohet se largimin e Vengut si Ministër e kanë kërkuar ‘amerikanët’.
Vengu më parë ka qenë Drejtori i Portit të Durrësit dhe njeriu që firmosi kalimin e këtij Porti në duart e biznesmenit arab Alabbar./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë ndyshime drastike në kabinetin e tij qeveritar. Këto ndryshimet përfshijnë disa poste dhe ministri shumë të rëndësishme.
Ndyshimi prek Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin. Në kuadër të këtyre ndyshimeve, janë bërë të ditura emërimet e 4 ministrave të rinj.
Ermal Nufi emërohet Ministër i Mbrojtjes
Ermal Nufi mbante deri dje pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Zv/Kryeministres Belinda Balluku.
Ai ka përfunduar studimet e nivelit Master në Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2010. Pas diplomimit, Nufi ka punuar si Konsulent Ligjor në sektorin privat dhe atë te organizatave jo-fitimprurëse vendase dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, Nufi ka mbajtur edhe pozicionin e pedagogut të jashtëm ne te drejtën civile dhe tregtare pranë Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve.
Që prej vitit 2013, është licencuar si Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ku ka shërbyer edhe si Anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Nga viti 2021. Nufi ka mbajtur mban pozicionin e Këshilltarit Ligjor të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare, kryesisht nën hijen e Belinda Ballukut.
Më pas, me vendim të Këshillit të Ministrave, ai është emëruar Kryetar i Bordit Menaxhues te Autoriteti Rrugore Shqiptare, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ex-officio kryesoi Bordin e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor.
Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm
Ferit Hoxha u bashkua me Shërbimin e Jashtëm Shqiptar në vitin 1991 dhe që atëherë ka qenë aktiv në fushën e marrëdhënieve me jashtë. Nga viti 1991 deri në vitin 1995 ai mbuloi marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1995, ai shërbeu si Këshilltar në Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Nju Jork. Nga viti 1996 deri në vitin 1998, ai mbajti pozicionin e Drejtorit për Marrëdhëniet Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitet 1998 dhe 2001, ai shërbeu si Ambasador në Bashkimin Evropian, Ambasador në Belgjikë dhe jorezident në Luksemburg.
Nga viti 2001 deri në vitin 2006, ai ishte Ambasador në Francë, duke përfshirë jorezident në Portugali, Algjeri dhe Monako. Midis viteve 2006 dhe 2009, ai mbajti pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pozicioni më i lartë i shërbimit civil. Gjatë kësaj kohe, ai shërbeu gjithashtu si Koordinator Kombëtar për Aleancën e Qytetërimeve dhe ishte Guvernatori i Shqipërisë në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) (2007 – 2008).
Nga viti 2009 deri në vitin 2015, ai ishte Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe Ambasador Jo-Rezident i Shqipërisë në Kubë. Nga nëntori 2015 deri në mars 2018, ai ishte Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Strategjike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Nga marsi 2018 deri në tetor 2021, ai shërbeu si Ambasador dhe Delegat i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO, në Paris. Më 30 shtator 2021, ai u emërua Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe Ambasador Jo-Rezident i Shqipërisë në Kubë.
Enea Karakafi emërohet Ministër Infrastrukture dhe Energjitike
Enea Karakaçi ka qenë administrator i kompanisë OSHEE Group, ndërmarrja më e madhe publike në Shqipëri, me aktivitet shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike.
Karakaçi ka eksperiencë të gjerë në sektorin energjitik. Më përpara ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë pozicion ai kishte për detyrë zhvillimin e politikave dhe strategjive për energjinë në përgjithësi, energjinë e rinovueshme, naftën dhe gazin, mineralet dhe eficiencën energjitike në Shqipëri.
Karakaçi i mori përvojat e para në Entin Rregullator të Energjisë, i cili është një autoritet i pavarur rregullator për sektorin energjitik shqiptar. Më vonë u punësua në Ministrinë e Energjitikës, ku dhe mbajti poste të ndryshme.
Karakaçi u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2009 dhe kreu Masterin për Drejtësi në Universitetin e Amsterdamit në 2010-n, për Ligjin e Bashkimit Europian. Ai gjithashtu është lektor për drejtësi në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.
Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdheniet me Parlamentin
Ajo ka qenë deputete e qarkut të Vlorës, e zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dhe ish-zëdhënëse e grupit parlamentar të Partisë Socialiste./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama vendosi sot ta largojë Elisa Spiropalin nga kabineti i tij. Në vend të Spiropalit si Ministre e Jashtme, është emëruar Ferit Hoxha. Siç duket, Kryeministri nuk ishte i kënaqur nga puna e Spiropalit, pasi edhe në një mbledhje tjetër të mëparshme ka shprehur pakënaqësinë e tij duke e quajtur një dështim drejtimin e Ministrisë së Jashtme.
Në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të PS, në 16 Janar, Rama i tha Spiropalit, se në dikasterin që drejtonte ajo duket sikur punonin vetëm tre veta: ministrja, sekretarja dhe roja.
“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, i tha Rama Spiropalit që sot e gjen veten jashtë kabinetit qeveritar dhe është zëvëndësuar nga Ferit Hoxha./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime mbrëmjen e sotme në kabinetin e tij. Ndryshimet përfshijnë disa poste të rëndësishme, mes tyre Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Brendshme, Drejtësinë, Mbrojtjen dhe Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Rama ka vendosur që disa prej tyre t'i shkarkojë nga postin që kishin, duke u dhënë post tjetër, ndërsa Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin dhe Pirro Vengun i ka larguar përfundimisht nga kabineti i tij.
Ndryshimet në Qeveri:
Ikën Belinda Balluku- Zëvendësohet nga Albana Koçiu
Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- Zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu Ministër Drejtësie- Zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha Minister i Jashtem- Ikën Elisa Spiropali
Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike- Zëvendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes- Ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin- Zëvendëson Toni Gogun/Dosja.al

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka larguar nga kabineti i tij Belinda Ballukun dhe Elisa Spiropalin. Vendin e Ballukut si zv.kryeministre e ka zënë Albana Koçiu, ndërsa si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakafi.
Ndërkohë Elisa Spiropali është larguar nga kabineti, duke u zëvendësuar nga Ferit Hoxha. Kryeministri gjithashtu ka larguar nga qeveria e tij edhe Pirro Vengun, duke e zëvendësuar me Ermal Nufin.
Ndryshimet në Qeveri:
Ikën Belinda Balluku- Zëvendësohet nga Albana Koçiu
Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- Zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu Ministër Drejtësie- Zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha Minister i Jashtem- Ikën Elisa Spiropali
Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike- Zëvendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes- Ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin- Zëvendëson Toni Gogun/Dosja.al

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Bëhet me dije se në postin e zv.kryeministres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.
Ndërsa, Ferit Hoxha ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme. Besfort Lamallari është larguar si Ministër i Drejtësisë dhe ka merrë postin e Ministrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu është emëruar në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Erjona Ismaili është emëruar Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi./Dosja.al