LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pas Beogradit dhe Sarajevës/ Drejtori i CIA-s viziton Kosovën, takim 'kokë më kokë' me Vjosa Osmanin

• Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns vizitoi ditën e sotme Kosovën. • Gjatë vizitës në Kosovë Burns u takua me dyer të mbyllura me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë. • Asnjëra palë nuk ka dhënë ende ndonjë hollësi rreth vizitës së Burns, që ndodh në një kohë kur qeveria amerikane ka kundërshtuar vendimet për veriun të kryeministrit Albin Kurti. • Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit. • Para Prishtinës, drejtori i CIA-s, ishte në Sarajevë e Beograd, por lidhur me vizitat e tij nuk pati asnjë detaj.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Haradinaj: Shkaku i bllokadës nga Amerika, shefi i CIA-s nuk e takoi Kurtin

Pas Beogradit dhe Sarajevës/ Drejtori i CIA-s viziton Kosovën, takim
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi vizitën e William Burns, kreut të CIA-së, në Kosovë, duke theksuar se Burns nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti për shkak të bllokadës së vendosur nga institucionet amerikane. Sipas Haradinajt, Burns nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti, për shkak të një bllokade të vendosur nga institucionet amerikane ndaj këtij të fundit. Në këtë rast sipas Haradinajt, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve të Shtetet e Bashkuara, Burns është takuar vetëm me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Tani agjenda, një agjendë e këtillë është krejtësisht e rregulluar shumë kohë më parë, edhe po është praktike një gjë e tillë (të takohet me kryeministrit e një vendi). Mirëpo në rastin tonë kjo ndryshon për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bllokadës që ia kanë bërë institucionet e Amerikës kryeministrit Kurti. Pasi për koincidencë, Kurti s’është këtu, shefi i CIA-s takohet me shefin e AKI-së dhe me presidenten”, ka thënë Haradinaj në Tv Dukagjini.

Aktualisht, Kryeministri Kurti ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike.

1 VITE ME PARE

Vizita e William Burns në Kosovë, VOA: Ndodhi në një kohë që qeveria amerikane ka kundërshtuar vendimet e Kurtit

Pas Beogradit dhe Sarajevës/ Drejtori i CIA-s viziton Kosovën, takim
William Burns,

PRISHTINË- Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, u takua të enjten me dyer të mbyllura me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në Prishtinë, në kuadër të një vizitë në rajon gjatë së cilës qëndroi edhe në Sarajevë dhe në Beograd.

Asnjëra palë nuk ka dhënë ende ndonjë hollësi rreth vizitës së Burns, që ndodh në një kohë kur qeveria amerikane ka kundërshtuar vendimet për veriun të kryeministrit Albin Kurti, i cili këto ditë po merr pjesë në Kuvendin e demokratëve në Çikago.

Zoti Burns arriti në Prishtinë nga Beogradi, por për vizitën e tij atje nuk ka pasur asnjë njoftim.

Të martën zoti Burns ishte në Sarajevë për takime me zyrtarë politikë dhe të agjencive të sigurisë, në një vizitë gjatë së cilës, sipas një zyrtari të qeverisë amerikane, u diskutua lidhur me retorikën përçarëse dhe veprimet e presidentit pro rus të Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Milorad Dodiku gëzon përkrahjen e Rusisë për qëndrimet e tij, ndërsa ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Moska po përpiqet të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, për të zhvendosur të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga agresioni i saj në Ukrainë./VOA

1 VITE ME PARE

Drejtori i CIA-s William Burns mbërrin në Kosovë, takohet me Presidenten Osmani

Pas Beogradit dhe Sarajevës/ Drejtori i CIA-s viziton Kosovën, takim
William Burns

KOSOVË- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ka mbërritur mesditën e sotmë në Kosovë. Mësohet se Burns takimin e parë në Kosovë e ka zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas do të ketë takime të tjera me zyrtarë në vend.  

Por, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari". Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd. Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës.

Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit. Para Prishtinës, drejtori i CIA-s, ishte në Sarajevë e Beograd, por lidhur me vizitat e tij nuk pati asnjë detaj.

william burns vjosa osmani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet