LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VIZITA/ Presidenti polak: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE! Begaj: Politika shpërfilli mesazhin tim. Merrni pjesë në zgjedhje

•Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda së bashku me zonjën e parë të Polonisë, Agata Kornhauser-Duda, ndodhet në Shqipëri. •Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një presidenti polak në Shqipëri. •Gjatë konferencës së përbashkët presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda bëri të ditur se vendi i tij ka një nga prioritet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. •Duda tha se bashkëpunimi do jetë në shumë fusha, në ndërtim, turizëm, investimi në infrastrukturë, linja hekurudhore. •Begaj vlerësoi marrëdhëniet e mira politike me Poloninë, ndërsa ceku sfidat dhe interesat që ndajnë dy vendet. •Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për solidaritetin që Polonia tregoi me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19. •I pyetur për zgjedhjet, Begaj shpreson që Politika të mos ia shpërfillë mesazhet e të mos përdorin gjuhë fyese në fushatë. •Kreu i shtetit deklaroi se Ministria e Jashtme i ka dërguar një kërkesë së bashku me relacionin shpjegues për të dhënë autorizim në lidhje me çështjen e detit me Greqinë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Me Ramën jam takuar disa herë..'/ Kufiri detar me Greqinë, Begaj: Kam një kërkesë nga Ministria e Jashtme, po shqyrtohet

VIZITA/ Presidenti polak: Mbështesim integrimin e Shqipërisë
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se Ministria e Jashtme i ka dërguar një kërkesë së bashku me relacionin shpjegues për të dhënë autorizim në lidhje me çështjen e detit me Greqinë. Teksa u pyet ditën e sotme nga gazetarët për çështjen e detit me Greqinë, Begaj e pranoi se ka një kërkesë të tillë dhe se këtë kërkesë është duke e shqyrtuar.

Me Greqinë fqinje kemi një çështje dhe po është e vërtetë që unë kam një kërkesë nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme e cila është e shoqëruar me një realicion shpjegues.

Si President i Republikës në zbatim të detyrimeve kushtetuese këtë kërkesë e vlerësoj me seriozitetin maksimal dhe besoj se është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje. Zgjidhja e saj është e bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, në aktet dhe ligjet ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare, në ligjet e brendshme por edhe në rregullat e fqinjësisë së mirë dhe të reciprocitetit. Greqia është një partner strategjik i yni por është edhe një partner i rëndësishëm ekonomik. Kemi komunitetin shqiptar në Greqi dhe komunitetin grek në Shqipëri, të cilat janë ura të forta lidhëse të kësaj miqësie dhe këtij bashkëpunimi. Me Kryeministrin Rama unë jam takuar disa herë. Çështjet që unë kam diskutuar kanë qenë publike, janë diskutuar tema të lidhura me sigurinë kombëtare, janë diskutuar çështje të lidhura me shërbimin e jashtëm, me ambasadorët. Komunikimi është institucional, është shumë i mirë. Besoj se është pozitivisht mënyra se si takohemi dhe diskutojmë për çështjet”, tha Begaj.

Tirana dhe Athina zyrtare kanë deklaruar se çështjën e detit do ta zgjidhin në Gjykatën e Hagës./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pak ditë para '14 Majit'/ Begaj: Politika e shpërfilli mesazhin tim, ka retorikë denigruese dhe armiqësore në fushatë

VIZITA/ Presidenti polak: Mbështesim integrimin e Shqipërisë
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ndau me qytetarët shqiptarë mesazhin para ditës së zgjedhjeve lokale. Teksa ishte në një konferencë me presidentin e Polonisë, Begaj u shpreh zgjedhjet janë një moment shumë kyç për integrimin europian. 

Po ashtu, ai shpreson që partitë të mos shpërfillin thirrjen e tij, që sipas Begajt ka ndodhur më parë. Begaj thekson se administrata ka shumë rëndësi, në mënyrë që të kemi zgjedhje transparente, të lira dhe të ndershme. 

'Zgjedhjet janë një moment kyç për procesin e integrimi evropian. Vetë zgjedhjet janë tregues i rëndësishëm i maturisë së sistemit tonë demokratik. 14 maji është sfidë për institucionet shqiptare, partitë poklitike dhe për vetë shoqërinë. Zgjedhjet nuk janë të partive politike por të të gjithë shqiptarëve.

Unë shpresoj që partitë të mos shpërfillin qytetarët siç shpërfillën presidentin kur bëri thirrje që retorika të ishte qytetare, jo denigruese, jo armiqësore. Të kishte përplasje idesh dhe mendim dhe jo me retorikë të panevojshme. Unë dua të bëj një thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, si e drejtë kushtetuese por edhe detyrim moral dhe qytetarët për kombin dhe për veten tonë. Çdo qytetar duhet ta ushtrojë të drejtën e votës. Administrata ka shumë rëndësi. Çdo faktor duhet të angazhohet që të kemi zgjedhje transparente, të lira dhe të ndershme. Ky është një detyrim që ia kemi qytetarëve shqiptarë, që ka të bëjë me standardin zgjedhor më të lartë”- tha Begaj.

3 VITE ME PARE

'Një nga prioritetet tona'/ Presidenti i Polonisë: Shqipëria ka mbështetjen tonë për anëtarësimin në BE

VIZITA/ Presidenti polak: Mbështesim integrimin e Shqipërisë
Andrzej Duda

TIRANË-Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda bëri të ditur se vendi i tij ka një nga prioritet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Teksa ishte në konferencë të përbashkët me presidentin Bajram Begaj, ai u shpreh se kur të marrin kryesinë e BE-së në vitin 2025, anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do të jenë prioritet.

'Territori duhet t'i kthehet Ukrainës, kështu duhet të jetë përfundimi i luftës, ju falenderojmë për praninë ushtarake në krahun lindor të NATO-s. Shqipëria është anëtar aktiv i NATO-s, sot ushtarët shqiptarë janë të pranishëm në Letoni, ju jemi shumë mirënjohës, ju luta zotit president që Shqipëria të mbështesë përpjekjet tona për të forcuar forcat. 

Mbështetjen tonë polake, për anëtarësimin në BE, i thashë zotit president se me 1 maj kishit konferencë ku theksuam lidhur me afrimin e kryesimit të Polonisë në BE, që do ndodhë në 2025. I kemi thënë se kush janë prioritetet, do dhe rregullojnë marrëdhëniet ekonomike, kemi folur se do kemi prioritet të dytë, anëtarësimin në BE për Ukrainën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipërinë.'- tha Duda.

Duda tha se bashkëpunimi do jetë në shumë fusha, në ndërtim, turizëm, investimi në infrastrukturë, linja hekurudhore etj. Ai tha se Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike.

“Nuk kam dyshim që përsa i përket mundësisë të zhvillimit janë të gjithanshme, në fushën e turizmit, ku mund të themi që është një nga më të thjeshtat dhe më të shpejta elemente në kuptimin e formave të zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik. Por edhe fusha e ndërtimit, kryeqyteti përreth shikoni në çfarë mënyre dinamike po zhvillohet Shqipëria. Nuk është fjala vetëm për firmat e ndërtimit, por bashkëpunimi në këtë sferë , futet edhe investimi i infrastrukturës, investimi në linja hekurudhore. Është një spektër shumë i madh”, tha Durda.

3 VITE ME PARE

Begaj me homologun polak: Të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO, mirënjohje për kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajon

VIZITA/ Presidenti polak: Mbështesim integrimin e Shqipërisë
Andrzej Duda dhe Bajram Begaj

TIRANE- Presidenti Bajram Begaj, mbajti një konferencë për shtyp me homologun e Polonisë, Andrzej Duda. Në reagimin për mediat nga Presidenca, Begaj vlerësoi marrëdhëniet e mira politike me Poloninë, ndërsa ceku sfidat dhe interesat që ndajnë dy vendet. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për solidaritetin që Polonia tregoi me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19.

Në konferencën për media, Begaj u ndal edhe tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve. Kreu i Shtetit shqiptar nënvizoi ndër të tjera se si dy vende anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional. Në fokus ishte bashkëpunimi në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë. Begaj tha ndër të tjera se ka kërkuar mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Fjala e presidentit Begaj

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike e tradicionalisht miqësore të rikonfirmuara edhe përmes kësaj vizite të mikut Duda në Tiranë. I shpreha mirënjohjen Presidentit Duda për solidaritetin që Polonia dhe populli polak treguan me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të Nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19

Me homologun Duda u ndalëm tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve .

Vlerësuam bashkëpunimin në fushën e turizmit ku një kontribut të madh kanë dhënë lidhjet direkte të fluturimeve mes Polonisë dhe Shqipërisë.

Si dy vende anëtare të NATO-S Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional. Vlerësuam gjithashtu bashkëpunim shumë të mirë në fushën e arsimit dhe shkencës si aspekt tjetër i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe.

Një vëmendje shumë të veçantë ia kushtuam bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë ku shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë. 

 Shpreha mirënjohje për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor. Shpreha mirënjohje për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor. Vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemin e vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kërkova mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

3 VITE ME PARE

Presidenti i Polonisë pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

VIZITA/ Presidenti polak: Mbështesim integrimin e Shqipërisë
Bajram Begaj dhe Andrzej Duda

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka mirëpitur në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, ku pritja e mirëseardhjes është bërë me një ceremonial zyrtar. Begaj dhe Duda do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:20. Më tej dy homologët do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.

Axhenda

11:00-11:20 Pritja e mirëseardhjes me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj     

12:20-12:50 Konferencë e përbashkët për shtyp

16:30-17:15​  Pjesëmarrje e dy krerëve të shteteve në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni. /Dosja.al

andrzej duda ne tirane andrzej duda

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet