LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD, Felaj: Nuk është njoftim i ri! Rrëzohet kërkesën e Bardhit për 'Zgjedhoren'

•Seanca e sotme nisi me diskutime në lidhje me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. •Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj lexoi një shkresë të Bardhit të paraqitur në Kuvend mëngjesin e sotëm, për një vendim të marrë nga grupi parlamentar i PD, të cilët e njohin atë si kreun e grupit parlamentar demokrat. •Felaj, lexoi shkresën dhe tha se nuk ka asnjë njoftim të ri në këtë shkresë dhe konfirmohet Gazment Bardhi si kryetar i grupit të PD. •Debatet u shtuan nga ana e deputetëve të opozitës. •Berisha, u shpreh i revoltuar, duke akuzuar mazhorancën për lidhje me krimin, teksa tha se mënyra si po funksionon parlamenti është “turp”. •Bardhi kërkoi që të futej në rendin e ditës kërkesa e tyre për ndryshimin e përbërjes së këtij komisioni nga ana e deputetëve të opozitës, teksa shton se arsyeja ka qenë mosfunksionimi i komisionit. •Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, propozoi që kërkesa për ndryshimin e komisionit të diskutohet seancën e radhës pasi shton se edhe grupi që ai drejton mund të ketë nevojë për ndryshime në këtë komision. •Pas diskutimeve, Kuvendi vendosi që të mos ndryshohet rendi i ditës, 43 deputetë votuan pro kërkesës së grupit parlamentar të PD-së, ndërsa 55 të tjerë votuan kundër, duke rrëzuar kështu kërkesën e Gazment Bardhit. •Sipas procesverbalit të Kuvendit, në rend për t’u votuar janë disa projektligje për fondet e pensionit privat, për shtetësinë, për Gjykatën Kushtetuese, projektvendimi për zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore etj. •Pas miratimit të projektligjeve do të ketë diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. •Në këtë seancë plenare nuk do të jetë i pranishëm Kryeministri Edi Rama pasi ndodhet në New York në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

20 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Pensionistë shqiptarë, në gjendje të vështirë ekonomike", Korreshi: Kanë frikë të shkojnë në xhenaze, se s’hedhin dot 2 mijë lekë

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
saimir korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokrratike, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se pensionistët shqiptarë ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike.

Ai u tha se “pensionistët kanë frikë të shkojnë në xhenaze, se s’hedhin dot 2 mijë lekë”, duke hedhur akuza se qeveria u ka ulur edhe pagesën e KEMP.

"I vjen turp të vijë nip e mbesa, se s’ka lekë të blejë karamele, ka frikë të shkojë në xhenaze se nuk hedh dot 2 mijë lekë.Ka frikë të ftojë njeri për drekë se është frigoriferi bosh, kanë frikë të hyjnë në dyqan të pyesin sa bëjnë një palë mbathje, deri këtu ka mbërritur situata e shumicës së pensionistëve shqiptarë. Vriten njerëzit tek posta për të marrë atë të uruar pensioni. Pyetini njëherë kur të bëni ligjin, zgjidhja duhet për të gjithë këtë fashë, ka pensionistë që kanë nevojë për përkujdesje, kanë harruar të vdesin se kanë një fëmijë çyryk në shtëpi, turp i zotit i keni ul KEMP. I gjeni të karbonizuar po u vjen era, i gjen komshija e varros komunalja. Të mos ishin refugjatët, pensionistët do kishin marrë koshat e plehrave të gjithë. Presin të prishen mollët që ti marrin në arka. I keni lënë në diell shi e breshër, vetëm pyeti se si ia dalin në fund të muajit. Ne flemë natën me kondicioneri, por pensionistët nuk marrin dot bukë gruri me kos.”, tha Korreshi.

1 VITE ME PARE

Berisha i përgjigjet Toni Gogut: Pastor, sado të më sulmosh mua, ata nuk të bëjnë kryetar grupi se janë ateistë

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka replikuar me deputetin socialist, Toni Gogu, pasi e quajti kryepensionisti më i paguar.

Berisha iu drejtua Gogut duke e pyetur se ca mendonte për 2.4 miliardë eurot e pensionistëve që janë vjedhur prej skemës së Amant Josifit. 

"Pastor, meqenëse aludove drejt meje, unë kam ktë përgjigje për ty: Kujtohu pak se riti i temjanit ka të bëjë me përzënien e djallit nga Kisha. E shpirtit të keq.
Prandaj mos harro kurrë këtë, kur të dalësh këtu, ta kesh parasysh.
Për Kuranin ka fjalë tjetër, e them edhe atë unë!... Po ky, pastor, Amant Josifi, çfarë na thua ti për të?
A ndjen ti dhembshuri për 2.4 miliardë euro të pensionistëve europianë që janë vjedhur prej skemës së tij?
Dhe nuk lëviz këtu se ishte i vëllai i kryeministrit dhe Olta Xhaçka në skemë.
Mos harro, interesat partiake janë interesa partiake, por njerëzit është e para.
Po të garantoj se sado që të sulmosh Sali Berishën, kryetar grupi parlamentar nuk të bëjnë se nuk kanë besim përfundimtar te ti. Janë ateistë!", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

"Do isha gati të 10-fishoja pensionet"/ Spiropali: Shqipëria ka kushte modeste, lufta ndaj korrupsionit do japë fryte në ekonomi

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Elisa Spiropali

TIRANË-Gjatë diskutimit për projektligjin e “skemave private të pensioneve”, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha gjatë fjalës së saj se do të ishte e gati të “10-fishoja pensionet e nënave tona”, por Shqipëria ka mundësi modeste.

Spiropali tha se kufta kundër korrupsionit ka filluar dhe se do të japë frytet në ekonomi.

“Do isha gati të 10-fishoja pensionet e nënave tona, është e njëjta dëshirë për ne. Por a është e mundur? Shqipëria ka mundësi modeste, edhe pse për 10 vite jemi shumë larg asaj që ishim, lufta jonë e shpallur ndaj korrupsionit ka filluar. Sot dhe nesër do japë frytë në ekonomi. Kur i kishit në dorë e dini se ç’bëtë”, tha ministrja Spiropali.

1 VITE ME PARE

"Kuksianët e kanë ndarë mendjen"/ Berisha i drejtohet Manjës: Je kriminel elektoral! Bën propagandë si Shukriu apo Safeti

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Sali Berisha

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja replikoi fillimisht me deputetin e opozitës për Kukësin, ku u shpreh se për zgjedhjet e pjesshme në Kukës, “kuksianët e kanë ndarë mendjen kë do votojnë”. Pas kësaj, në debat u përfshi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili akuzoi Manjën si 'kriminel elektoral'. 

REPLIKAT:

Ulsi Manja: Kuksianët ditën e djelë keni zgjedhje, kanë dy alternativa ne kemi kandidatin tonë dhe socialistët e Kukësianët e kanë ndarë mendjen do votojë Arben Halilajn. Do mbështesin atë. Jeton aty dhe nuk është emigrant në Kukës. E ndien dhimbjen për Kukësin, si ata atje. Nuk telekomandohet nga Tirana. Priteni ditën e djelë me qetësi. E dinë Kuksianët kë do zgjedhin. Do e shohim kë do mbështesin banorët. Unë e mora fjalën për të thënë mos ja qani hallin socialistëve dhe banorëve të Kukësit, se keni çuar një konditat që premton se do ndaloj shpopullimi dhe do rikthej emigrantë nga Tirana në Kukës. Arben Halilaj është një qytetar që është me rrënjë dhe me degë nga Kukësi, kurse kandidati juaj është në Tirana. Mos na thoni të hënën na vodhët votën se e keni refren këtë.

Berisha: Ai është një kriminel i mirëfilltë elektoral. Ai është një kriminel i damkosur elektoral. Ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale njëlloj sikur të ishte Shukriu apo Safeti. Por ai ka dosjen e vet!

/Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Operacioni ‘Tempulli ishte bllof'/ Balla i përgjigjet Berishës: Prokuroria dhe Gjykata konfirmuan numrat e Policisë

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Berisha dhe Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha për operacionin ‘Tempulli’. Balla tha se shifrat dhe deklarimet e Policisë janë të konfirmuara edhe nga Prokuroria e Gjykata.

“Kam dëgjuar këtu, ‘Non gratën’ e kësaj salle teksa lidhur me operacionin Tempulli thoshte është një gënjeshtër nuk janë të vërteta ato numra. Në këtë rast shumë mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që konfirmuan ato prova që prezantoi Policia e Shtetit, ku plot 213 prej tyre janë sot në burg, 19 janë në arrest shtëpie, dhe këmba këmbës jemi duke kërkuar edhe 40 të tjerë të cilët janë në kërkim dhe natyrshëm që do të gjenden dhe do të vendosen para drejtësisë dhe 23 grupe kriminale sot kanë marrë një goditje. Ka mes tyre dhe drejtues të atyre grupeve dua të ndaj me ju informacionin e Europolit, që sapo është goditur një grupi  madh që ushtronte aktivitetin e tij sa në Spanjë, sa në Shqipëri. Ku njëri që bërtet dhe ka pasur nderin e madh të jetë Ministër i Brendshëm i Shqipërisë duhet ta mbështesë dhe duartrokasë”, tha Balla.

Kujtojmë se Berisha e konsideroi megaoperacionin si një ‘blof’ të Policisë dhe se në fakt nuk ishin goditur ‘baronët’ e drogës./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Tullumbacja me drogë, Balla: Do sjellim në Kuvend për ta klasifikuar oksidin e azotit si lëndë të palejuar

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se do sjellë në Kuvend për ta klasifikuar oksidin e azotit si lëndë të palejuar. Reagimi i Ballës vjen pasi lajmeve se tullumbacja me drogë po shitet lehtësisht në lokale në kryeqytet.

Ai theksoi se i ka kërkuar policisë të identifikojë të gjitha lëndët narkotike, edhe ato që në legjislacion nuk klasifikohen si të tilla.

DEKLARATA E BALLËS:

Dua të informoj Kuvendin se edhe për çështjen që ngriti Gjekmarkaj se prej ditës së parë në detyre i kam kërkuar policisë të identifikojë të gjitha lëndët narkotike, por edhe ato që në legjislacion nuk janë të tilla por që janë kthyer në varësi tek fëmijët.

As rast në fjalë i nderuar deputet nuk po tolerohet. Policia po e bazon veprimin e vet në mungesë të legjislacionit që do e sjellin shumë shpejt në Kuvend për ta klasifikuar këtë formë të oksidit të azotit në një lëndë të palejuar, edhe pse ligji e ka lejuar. Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën.

Duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimit të saj, Është përdorur në klinika dentare për fëmijët e vegjël për të bërë ndërhyrje.

Ta çojmë të gjithë së bashku këtë paketë të sigurisë në shkolla. I rrezikohet të rinjve një e ardhme e mirë.

1 VITE ME PARE

"Skemat private të pensioneve"/ Ministri i Financave prezanton projektligjin: Ulet kufiri i kontributeve deri ne pagën minimale

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
ervin mete

TIRANË-Sot në Kuvend, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete prezantoi projektligjin për “skemat private të pensioneve”. Ky projektligj sipas ministrit adreson një sërë problematikash ndaj dhe janë bërë disa ndryshime, që nga hera e fundit e kalimit në Kuvend.

Mete thotë se ndër pikat më të rëndësishme është rritja e transparencës, e cila parashikon detyrimin e shoqërive private që të ofrojnë akses për anëtaret të cilët duan të kontrollojnë asetet, llogaritë apo lëvizjet e tyre. Një tjetër pikë e rëndësishme e cila prezantohet si risi është ulja e komisionit vjetor të administrimit të fondit. Ministri i Ekonomisë deklaroi se në asnjë rast ky komision nuk mund të kalojë 2.5 përqind të vlerës së aktiveve neto të pensionit.

FJALA E PLOTË E ERVIN METES:  

Projektligji “Për fondet e pensionit privat” që propozohet sot për miratim ka si qëllim përmirësimin e bazës ligjore dhe rregullon tregun e fondeve të pensionit privat, për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e këtij tregu dhe nxitjen e kursimeve për pension. Ky projektligj transpozon në të drejtën e brendshme Direktivën e Bashkimit Evropian (IORP II), si dhe parimet e modelet më të mira në fushën e pensioneve private.

Skemat private të pensioneve janë një instrument i dobishëm dhe i nevojshëm për rritjen e kursimeve për pension duke përmirësur standardin e jetesës përmes ofrimit të një pensioni shtesë, krahas pensionit të përfituar nëpërmjet skemës publike të pensioneve.

Nisur nga stadi aktual i zhvillimit të këtij tregu, lind nevoja e nxitjes së pjesëmarrjes në fondet private të pensioneve, përmes një rregullimi që rrit besimin e investitorit, si dhe përmes krijimit të lehtësive fiskale, apo elementëve të tjerë të domosdoshëm që nxisin kursimin për pension.

Sipas të dhënave për periudhën 30.06.2023, totali i aseteve neto të fondeve të pensionit privat arriti në rreth 6,2 miliardë lekë, ndërsa numri i anëtarëve rezultoi rreth 37,600, me një rritje prej afro 3% krahasuar me fundin e vitit 2022. Me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtyre skemave lind domosdoshmëria e përmirësimit të kuadrit ligjor për të krijuar incentivat e mëtejshme për zgjerimin e pjesëmarrjes dhe për të rritur besimin e anëtarëve dhe investitorëve në këtë treg dhe tek operatorët e tij.

Ligji adreson një sërë problematikash dhe mangësi të ligjit ekzistues, të miratuar në vitin 2009 dhe të pandryshuar apo përmirësuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Efektet që synohet të arrihen nëpërmjet miratimit të këtij akti janë:

1. Mbrojtja e interesave të anëtarëve të fondit të pensionit privat, nëpërmjet vendosjes së standardeve më të larta për mirëinformim dhe transparencë, që nxisin besueshmërinë e investitorit në tregun e fondeve të pensionit privat;

2. Nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet rishikimit të politikës tatimore, me synim krijimin e lehtësive fiskale për anëtarët ekzistues apo të mundshëm, si dhe përfituesit e fondit;

3. Zhvillimi i tregut të pensioneve private dhe nxitje të konkurrencës në shërbim të interesit më të mirë për anëtarët dhe përfituesit e fondit.

4. Forcimi i kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator përmes kërkesave për licencimin, mbikëqyrjen e shoqërive administruese të fondeve të pensionit, përfshirë rregullimin e aktivitetit ndërkufitar, si dhe kërkesat lidhur me zbatueshmërinë e detyrimeve ligjore;

5. Rritja e profesionalizimit në administrimin e fondeve të pensionit privat nga ana e shoqërive administruese, përmes rritjes së kërkesave për qeverisjen e shoqërisë administruese dhe përshtatshmërinë e personelit kyç, krijimin e sistemit të administrimit të rrezikut, përfshirë analizën e vetëvlerësimit dhe sistemit të kontrollit të brendshëm.

6. Krijimi i alternativa të reja për punëdhënësit lidhur me krijimin e skemave private për punonjësit e tyre;

7. Rritje e cilësisë së produktit dhe shërbimit ndaj klientit përmes mirëadministrimit të fondeve të pensionit privat nga ana e shoqërive administruese;
Më tej disa nga risitë që sjell ky projektligj:

Projektligji parashikon dy forma të fondeve të pensionit: “Fond pensioni me pjesëmarrje të hapur” dhe “Fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur”, siç parashikohet edhe në direktivën IORP II të Bashkimit Europian.

Fondi me pjesëmarrje të hapur krijohet nga shoqëria administruese dhe nuk parashikon kufizime në anëtarësim. Anëtarë të këtij fondi mund të jetë çdo individ, i cili zgjedh të kontribuojë në fondin e krijuar nga shoqëria administruese, përfshirë punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Fondi me pjesëmarrje të mbyllur mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit të cilët krijojnë një fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur. Pjesëmarrja në këtë fond është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme.

Krijimi i fondit me pjesëmarrje të mbyllur merr rëndësi të veçantë për zhvillimin e tregut privat të pensioneve në vend, pasi në këtë mënyrë shoqëritë shqiptare nxiten që përmes mundësisë për negocim me shoqëritë administruese të krijojnë fonde pensioni për punonjësit e tyre, duke sjellë rritjen e pjesëmarrjes në këto skema.

Një risi tjetër e ligjit është rritja e transparencës dhe informacionit ndaj anëtarëve të fondit. Në kuadër të rritjes së transparencës është parashikuar detyrimi i shoqërisë:

 t’u mundësojë anëtarëve akses në llogarinë e tyre për të kontrolluar në çdo kohë numrin e kuotave, çmimin e kuotës të asaj dite, vlerën e aseteve në llogarinë personale, datat, shumat e pagesave të bëra nga anëtari, punëdhënësi ose sponsori, kthimin e investimit. Kjo është një risi e rëndësishme e ligjit.
 t’u vendosë në dispozicion anëtarëve prospektin e fondi dhe raportet më të fundit vjetore, si dhe pasqyrat financiare të audituara, sipas kërkesës dhe pa pagesë për secilin fond në anëtarësim;
 të informojë anëtarët 3 muaj përpara daljes në pension mbi vlerësimin e llogarisë individuale dhe opsionet e pagesës së pensionit.

Një tjetër risi e parashikuar në projektligji është ulja e komisionit vjetor të administrimit të aktiveve të fondit. Komisioni vjetor për administrimin e fondit të pensionit nuk mund të kalojë në asnjë rast 2.5% të vlerës të aktiveve neto të fondit të pensioni (nga 3% që parashikon ligji ekzistues)
Projektligji ka parashikuar dispozita mbi veprimtarinë promovuese të fondeve të pensionit dhe publikimin e performancës së fondit të pensionit, duke rritur ndjeshëm kërkesat për transparencë me qëllim mirëorientimin dhe mirëinformimin e investitorëve.

Mungesa e këtyre dispozitave në ligjin aktual, pra ato që rregullonin informimin, marketingun dhe veprimtarinë promovuese të fondit, e bënte më pak të njohur këtë treg për individët dhe punëdhënësit që duan të kontribuojnë për punëmarrësit e tyre. Për këtë arsye, parashikimi i një kapitulli të veçantë në lidhje me veprimtarinë promovuese të fondit të pensionit përbën një tjetër avantazh të projektligjit që propozohet për miratim.

Risi tjetër janë rregullat mbi qeverisjen e shoqërive administruese. Shoqëria administruese duhet të ketë dhe të zbatojë procedura të shkruara, në lidhje me administrimin e rrezikut, auditin e brendshëm, si dhe veprimtaritë e deleguara. Nëpërmjet këtyre rregullave synohet forcimi i qeverisjes së shoqërisë, përmes një sistemi më efektiv drejtimi, kontrolli të brendshëm dhe një sistemi të konsoliduar të menaxhimit të rrezikut.

Më tej, projektligji parashikon politika lehtësuese fiskale për nxitjen e pjesëmarrjes në fondet e pensionit privat, të cilat pritet të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e tregut të pensioneve private. Projektligji parashikon një rritje të kufirit të kontributit të anëtarit që përjashtohet nga tatimi si dhe rritje të kufirit të shpenzimeve që i njihen punëdhënësit kur kontribuon për punëmarrësit e tij. Kufiri maksimal mujor, që për qëllime të lehtësive tatimore përjashtohet nga tatimi, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi.

Projektligji parashikon gjithashtu lehtësi fiskale edhe për pagesat e marra nga anëtari i fondit të pensionit. Sot sipas ligjit në fuqi, pagesat e marra nga anëtari i fondit tatohen me normën e të ardhurave personale 15%, njëlloj si çdo e ardhur tjetër, ndërsa ajo që propozohet dhe parashikohet në projektligj është që pagesat e marra nga anëtari i fondit në mënyrë periodike mujore, në formë pensioni, të zgjatura në kohë, jo më pak se 2 vjet, pra që të zgjatet dhe koha e marrjes së pensionit, tatohen vetëm për kthimin nga investimi me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale.

Ndërsa pagesat e marra në mënyrë të menjëhershme, për të gjithë vlerën e aseteve të akumuluara, do të tatohet me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale. Një parashikim i tillë synon të nxisë pagesa periodike në formë pensioni dhe të realizojë kështu qëllimin kryesor të projektligjit, atë të sigurimit të një pensioni shtesë për moshën e pleqërisë.

Projektligji gjithashtu ofron alternativa për krijimin e një portofoli investimi më të diversifikuar, për të bërë të mundur rritjen e kthimit nga investimi. Kjo synohet të realizohet përmes zgjerimit të listës së instrumenteve financiare, ku mund të investohen asetet e fondit të pensionit, duke përfshirë: tituj borxhi të emetuara nga bankat, që nuk janë të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar, si dhe aksione ose kuota të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike.
Projektligji vendos kufizime për ekspozimin, duke përcaktuar përqindjen e lejuar të aktiveve, që mund të investohen në çdo instrument.

Gjithashtu, në përputhje me kërkesat e direktivës, shoqëria administruese në hartimin e politikës së investimit për fondet e pensionit privat mund dhe duhet të marrë në konsideratë faktorët mjedisorë, shoqërorë dhe qeverisës të shoqërisë, faktorët ESG, risi kjo për tregun e pensioneve private.

Projektligji i është nënshtruar një procesi të gjerë konsultues, me aktorët e tregut dhe palët e interesit. Gjithashtu, është marrë në konsideratë ekspertiza shumë e vlefshme e Bankës Botërore për hartimin e tij.

Projektligji plotëson dhe modernizon më tej kuadrin ligjor për tregjet financiare jobankare në vend, të përafruar në masë të gjerë tashmë me Direktivat Evropiane, kjo e konstatuar dhe e vlerësuar edhe në takimet e mbajtura në Bruksel në kuadër të negociatave.

Dy ligjet e tjera që ky Parlament ka miratuar, ato “Për tregjet e kapitalit” dhe “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, shoqëruar me aktet përkatëse nënligjore, jo vetëm kanë rritur standardet, por edhe kanë sjellë zhvillime të rëndësishme në tregun financiar jo bankar në vend. Për gjitha arsyet e parashtruara më sipër, si dhe me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të tregut të fondeve private të pensionit, si një alternativë shtesë kursimi, do ju ftoja të gjithëve ta mbështesni këtë projektligj.

1 VITE ME PARE

"Nuk po protestojnë për Belerin.."/ Braçe: Qeveria greke t’u japë pensionet emigrantëve shqiptarë ose t’u kthejë mbrapsht paratë

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur se qeveria greke duhet “t’u japë pensionet emigrantëve shqiptarë ose t’u kthejë mbrapsht paratë. Braçe tha se grekët sot janë në protestë për paratë e tyte dhe jo për Fredi Beleri.

PJESË NGA DEKLARATA E BRAÇES:

Nuk mori vëmendje, halli është kush të bëhet kryetar i PD. A thua se nuk është më ai i përjetshmi që është në fakt dhe nuk vlen në fakt.Cilido që ka marrë reformë pensionesh në këtë vend ka menduar për ata që do të dalin në pension dhe jo për ata që janë në pension. 

Këtu ata që kanë pensionin dënohen me pamjaftueshmëri. Të ardhurat nuk dalin, pavarësisht indeksimit. Ata që dalin tani në pension, e kanë më të mirë, kanë të ardhura më të mëdha. Duhet një zgjidhje e re për pensionet.

Për pensionet e emigrantëve, jo të diasporës, ka diferencë shumë të madhe mes tyre. Emigrantët në Greqi ende s’po marrin një të drejtë themelore, kanë paguar shumë më tepër se sa detyrimet ligjore shoqërore, sepse pjesë më madhe e tyre e ndikuar nga një leje qëndrimi që duhet ta marrë atje kanë paguar vetë të gjithë masën e sigurimeve shoqërore, të punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Kjo çështje as nuk diskutohet. Ata njerëz meritojnë një përgjigje nga qeveria greke, ose paratë mbrapsht ose pensionet si gjithë të tjerët që qeveria e Greqisë ua ka njohur gjerësisht nga serbët, e deri tek më i fundit punëtor që ka kontribuar në ekonominë e Greqisë.

Politikën e vendit fqinj nuk e bëjnë dot. Sot në Greqi ka grevë, ata kanë dalë në grevë për paratë e tyre jo për Fredi Belerin sa kohë midis nesh qëndron Fredi Beleri zgjidhjen duhet ta japin punëtorët shqiptarë. Siç punëtorët grekë janë në grevë 1 ditore duke e paralizuar, ashtu edhe punëtorët shqiparë për të marrë paratë e tyre.

1 VITE ME PARE

Kuvendi i rrëzoi kërkesën, Bardhi: Nuk doni zgjedhje të lira, përfshitë Pëllumb Gjokën në fushatë

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
gazment bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat, Gazment Bardhi kërkoi që të futet në rendin e ditës ndryshimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Kuvendi e rrëzoi kërkesën e Bardhit me 55 vota kundë dhe vetëm 43 vota pro.

Pas këtij votimi në Kuvend Bardhi iu drejtua Felajt duke i thënë se nëse do të ishin të interesuar për zgjedhje të lira nuk do përfshinit çdo bandë kriminale dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet në Shkodër. 

“Po të ishit të interesuar për zgjedhje të lira nuk kishit përfshirë çdo bandë kriminale dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet në Shkodër. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në interes të qytetarëve. Ne kërkuam që nesër të mblidhet komisioni i reformës zgjedhore. Ky komision nuk mund të mblidhet se e kemi vendosur gishtin e përgjegjësisë tek anëtaret tanë, që e kanë mbajtur zvarrë për një vit e gjy, dhe e dyta sepse komisioni vepron mbi barazitë për maxhoranëcn dhe opozitën. Në përbërje të komisionin si përfaqësues të opozitës ka deputet që kanë lënë mandatet, ne nuk kemi 9 anëtar, kemi 8. Pse duhet te presim dhe 1-2 jave? Talleni dhe nuk keni interes te bëni reformën zgjedhore dhe te ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E tregoi dhe dosja atje, ku gjysma e këtyre këtu dalin në komunikime me një anëtar të krimin të organizuar. U tallët me reformën zgjedhore, do na mbani dhe një vit e gjys dhe kur te vije 2025 te thoni se bëm dot. Për çfarë duhet të shtyhet”, deklaroi Bardhi.

 

1 VITE ME PARE

Kërkoi ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Kuvendi rrëzon me 55 vota kundër Bardhin, Basha nuk votoi

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
foto nga kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit për ndryshimin e rendit të ditës ku kërkohej votimi për ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. 

"43 vota pro kërkesës për, 55 janë kundër ndryshimit për rendin e ditës."- tha nënkryetarja e Kuvendin, Ermonela Felaj ndërkohë që Lulzim Basha nuk ka votuar as pro as kundër. 

Pas rrëzimit të kërkesës, Bardhi tha se nëse mazhoranca do të ishte e interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të kishte përfshirë në zgjedhjet e 14 majit bandat kriminale në çdo qytet të vendit. Para votimit nga Kuvendi për rrëzimin e  kërkesës së Bardhit, kreu i grupt të PS-së, Bledi Çuçi tha se Kuvendit sot duhet të votojë vetëm shtyrjen e afatit të komisionit dhe në seancën tjetër përbërjen.

1 VITE ME PARE

Bardhi kërkon të votohet për ndryshimet në komisionin për Reformën Zgjedhore/ Çuçi: Të shtyjmë fillimisht afatin

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
bledi çuçi

TIRANË- Ditën e sotme, deputeti demokrat Gazment Bardhi kërkoi në Kuvend që të miratohet vendimi për ringritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Bardhi kërkoi që sot të kryhet votimi për ndryshimin e komisionit për Reformën Zgjedhore.

Por kreu i Grupit Parlamentar, Bledi Çuçi propozoi që të shtyhet fillimisht afati për Reformën Zgjedhore.

‘Ka një nevojë të menjëhershme të fillojë komisioni për Reformën Zgjedhore. Kemi detyrim kushtetues nga vendimi që vjen nga GJK në lidhje me elementë të rëndësishme të Kodit zgjedhor. Është një komision ndoshta nga më të rëndësishmit. Shpresoj që edhe kolegët të kenë durimin dhe të japin konsensusin dhe të ulen pa paragjykime në mënyrë q ëtë bëjnë më të mirën për Shqipërinë. Nuk jemi ne ata që i zgjedhim përfaqësuesit e opozitës në Komision. Asnjë veprim duke nisur që nga kryetarja e Kuvendit, nuk ka adresuar këtë gjë. Meqë kemi një vendim për shtyrjen e afatit të komisionit, nga pikëpamja procedurale ta shtyjmë sot dhe seancën tjetër shkojmë me ndryshimet përkatëse, pasi edhe ne kemi nevojë të bëjmë ndryshime.’- tha Çuçi.

Bardhi insistoi se pas votimit për zgjatjen e afatit, të kryhet edhe votimi për ndryshimin e Komisionit të PD-së për Reformën Zgjedhore.

1 VITE ME PARE

"Bardhi kryetar i Grupit Parlamentar të PD"/ Felaj nuk pranon të lexojë vendimin e 28 deputetëve: Nuk keni bërë asnjë ndryshim

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
ermonela felaj

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së. 28 deputetë të opozitës i kanë dërguar një dokument Kryetares së Kuvendit, ku deklarojnë se njohin Gazment Bardhin si Kryetar Grupi Parlamentar të PD.

Bardhi kërkoi që zëvendëskryetarja ta lexojë dokumentin e depozituar para Kuvendit. Por, Ermonela Felaj nuk e lexoi duke thënë se kryeparlamentarja Nikolla ka mbajtur njëherë qëndrimin mbi këtë çështje. Kjo solli reagimin e Bardhit, i cili i tha se është e detyruar ta lexojë.

Sipas Felajt në këtë rast nuk ka qenë nevoja të njoftohet Kuvendi, sepse nuk kemi të bëjmë me ndryshim të kreut të grupit, por me konfirmim, duke deklaruar se kemi të njëjtat grupe parlamentar, e duke njohur kështu Bardhin në krye të grupit të PD.

“Tani shkresa që i është dërguar kryetares së Kuvendit, nuk është një njoftim për ndryshimin e kryesisë së grupit parlamentar, por më parë se të lexoj atë që keni shkruar, do u lexoj nenin 16, i cili thotë ‘për zgjedhjen e kryesisë dhe çdo ndryshim të mëvonshëm vihet në dijeni kryetari i kuvendit’. Kjo shkresa që mban titullin ‘njoftim’, vetëm njoftim nuk është as nga forma, por është hartim, thotë: grupi parlamentar i PD diskutoi mbi situatën e paprecedentë të krijuar nga ju, lidhur me kryesinë e grupit tonë’. E çfarë do me thënë kjo? Është njoftim? Dhe vazhdojmë: për këtë arsye, ne deputetët anëtarë të grupit të PD, ju konfirmojmë se kryetar është Bardhi, dhe qartësisht konfirmimi nuk është ndryshim dhe s’ka nevojë të bëhet njoftim Kuvendit kur nuk ka ndryshim”, u shpreh Felaj. “Për një çështje të grupit nuk ishte pse të flisnin deputetë që janë jashtë grupit. Kuvendi i gatshëm të veprojmë komform rregullave, ndaj deputetët që janë pjesë formalisht të PD, thirrini arsyes dhe bëjini vetë rregullimin brenda grupit. Nuk mund ta bllokoni kuvendin me çështje të brendshme. Nuk zgjedhim ne grupin tuaj. Ne kemi të njëjtat grupe parlamentare, dhe deputetë jashtë grupeve parlamentare”, u shpreh Felaj.

 

1 VITE ME PARE

“Po tejkaloni cdo imagjinatë në lidhje me shkeljen”/ Paloka ironizon Felajn: Po kërceni lakuriq mbi tavolina

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i ka kërkuar drejtueses së Kuvendit që të lexojë shkresën që i ka ardhur sipas tij nga kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi. Sipas Felaj nuk ka një njoftim të mirëfilltë, teksa tha se nga mënyra sesi është shkruar duket si një hartim. 

DEBATI:

Edi Paloka: Jeni duke tejkaluar cdo imagjinatë në lidhje me shkeljen që po i bëni rregullores. Po e shkelni me vetëdije. E di që jeni po aq e bindur që po e shkelni me vetëdije rregulloren. E dini që nuk vendosin statutet e partive, por një rregullore që e keni miratuar ju. Ju jeni e urdhëruar nga Rama ta bëni këtë, por do u veja para një situate, që ta kuptoni ç’po bëni…

Nëse Rama do u thonte të kërcenit gjithë përpjektë sipër tavolinave lakuriq, jam i sigurt që nuk do e bëni, por ajo që po bëni është e njëjta gjë, kështu që deri sa ta vazhdoni këtë farsë, mendoni sikur jeni duke kërcyer para shqiptarëve lakuriq. Është më e ndershme për ju që të ndryshoni kodin, kërpëratën e keni, merreni dhe bëjeni, bëjeni mo se është me ndershme se shumicën e keni.

Ermonela Felaj: Rregulloren e kemi miratuar baskë dhe s’ka ndryshime të njëanshme. Për formimin e grupeve parlamentare, këto janë të vendosura që në krye të herës, që s’kemi qenë shumë prej nesh në Kuvend.

Ky njoftim se as njoftim s’është se nga mënyra e shkruar është si hartim… ‘ne ju konfirmojmë thuhet se kryetar është Bardhi’, dhe qartësisht konfirmimi nuk është ndryshim dhe s’ka nevojë të bëhet njoftim kur nuk ka ndryshim. Për një çështje të grupit nuk ishte pse të flisnin deputetë që janë jashtë grupit. Kuvendi i gatshëm të veprojmë komform rregullave, ndaj deputetët që janë pjesë formalisht të PD, thirrni arsyes dhe bëjini vetë rregullimit brenda grupit. Nuk mund ta bllokoni kuvendin me çështje të brendshme. Nuk zgjedhim ne grupin tuaj. Nëse bie në 7 numri, do të thotë që nuk ka më një grup. Ne kemi të njëjtat grupe parlamentare, dhe deputetë jashtë grupeve.

Në 17 janar, Bardhi shkruan në ’emër të PD pas vendimeve të kryesisë dhe këshillit të PD ju njoftojmë se në mbledhjen e grupit të PD kryetar është Alibeaj’, dhe këtë njoftim e keni bërë si sekretar i përgjithshëm i PD. Ju lutem shikoni veprimet tuaja.

1 VITE ME PARE

Felaj s’lexoi shkresën e Bardhit/ Berisha akuza ndaj Qeverisë: Po silleni si bandë! Urdhëroheni nga Rama

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga salla e Kuvendit, se maxhoranca po tenton që të futet në punët e brendshme të PD-së. Ai tha se po tentohet që të vendoset për opozitën, në një kohë kur nuk lexohet një shkresë e depozituar nga Kreu i grupit.

DEKLARATA E BERISHËS:

Siç e shikoni, në këtë seancë deputetët e dalë nga krimi, droga dhe vjedhja, përpiqen me çdo kusht t’i imponojnë për opozitë atë që duan ata, të zgjedhin edhe opozitën tuaj dhe të popullit opozitar.
Nuk ka seancë më të shëmtuar, nuk ka skenë më të shëmtuar se kjo.
Nuk ka asgjë më të shpifur kur ju, rregullat elementare në interes të funksionimit të këtij institucioni, i shkelmoni në akt të pastër armiqësor ndaj opozitës, pavarësisht se ajo de facto përfaqëson shumicën e shqiptarëve sot, ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore dhe kushtetuese.

Skena të tilla, inskenime të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti. Ka pasur akte, drama, krime të shëmtuara, por akte të tilla ku ju të përpiqeni të emëroni opozitën, t’u merrni të drejtën deputetëve të opozitës se kush do i përfaqësojë ata në këtë parlament, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, përveçse ndodh me ju.
Ky është një akt i papërgjegjshëm, por unë u them qytetarëve edhe njëherë se ky është një akt armiqësor ndaj jush para së gjithash.

Këta duan me çdo kusht që atë vullnet ndryshe që keni shprehur, t’ua tjetërsojnë, t’ua shkelmojnë këtu në parlament. Këta nuk lënë asnjë alternativë tjetër përveç një parlamenti që funksionon si parlament njëpartiak dhe duhet fshirë nga faqja e dheut sa më shpejt të jetë e mundur. Si mund të ndodhë, ti nuk lexon shkresën e grupit kryesor parlamentar të opozitës. Si mund të ndodhë kjo? Çfarë parlamenti është ky? A keni cipë a keni turp? A keni ndërgjegje politike, a keni ndërgjegje shoqërore? Mbi ç’bazë funksionon një parlament pluralist?
Po tejkaloni çdo ditë çdo limit, po rikthemi standardet më të shëmtuara, po i shkelmoni opozitës të drejtat kushtetuese më elementare. Ju po kryeni krim në parlament, po silleni si bandë, si njerëz që nuk keni minimumin e kulturës ligjore. Ku ka ndodhur në historinë e parlamentit që njëra palë t’i diktojë tjetrës përfaqësimin? Apo se kështu urdhëroheni nga Edi Rama?

1 VITE ME PARE

'Parlamenti po funksionon KOT'/ Nuk lexohet kërkesa e 28 deputetëve të PD, Shehu: Po shkatërrohet demokracia

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu u shpreh në seancën e sotme plenare, se Kuvendi nuk mund të vazhdojë pa demokraci. Duke iu referuar faktit se nënkryetarja e Kuvendit nuk lexoi kërkesën e 28 deputetëve të PD, Shehu tha se të gjitha veprimet po bëhen në kundërshtim me rregulloren. 

'Ka interpretime të ndryshme të rregullores. Nuk ka mundësi të vazhdojë kështu punën Kuvendi. Po shkatërrohet demokracia. Kur u përjashtuam ne nga grupi parlamentar, tha se këtë e kanë sjellur me shkresë, sot nuk lexoni vendimin. Kemi qëndrim të papërputhshëm me rregulloren. Duhet të vendosim rregullat e lojës, sjellim kërkesë për mocion me debat, hidhet në plehra. Të gjitha veprimet bëhen në kundërshtim me rregulloren. Duhet të rivendosen rregullat e lojës, ndryshe ku parlament kot funksionon'- tha ai.

1 VITE ME PARE

Dashnor Sula -Felajt: Në situatë kaotike Kuvendin e keni futur ju, sipas interesave tuaj

TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula i ka replikuar zëvendës kryetares së Kuvendit, Ermonela Felajt pasi akuzoi Grupin Parlamentar të PD-së se ka futur Kuvendin në një situatë të parecedentë. Sula akuzoi maxhorancën si fajtor për situatën në Kuvend pasi janë selektive në interpretimin e rregullores së Kuvendit sipas interesitë tyre.

"Ndjej keqardhje për deformimin që i bëni vetes kur uleni në atë karrige. Per sa i perket situates se paprecedente qe thoni se ne kemi futur parlamentin, nuk e kemi bere ne, por e keni bere ju si maxhorance, e cila eshte selektive totalisht per te interpretuar regulloren e kuvendit apo sipas interesit tuaj. Do deshiroja qe drejtuesja e seances mjafton nje nen i kuvendit ti permbahet rregullores aktit themeltar te funksionit te ketij Kuvendi. Jo me kot kushtetuta ka percaktuar qe vetrregullimi i grupeve parlamentare behet nga anetaret e grupit të deputeteve. Ne deklarojme qe kryesia e grupit parlamentar, sipas nenit 16, cdo grup parlamentar zgjedhj kryesine e grupit te tij. Ne trupa e deputeve te opozites, ne kemi nje kryetar te grupit parlamentar. Mund ti referohem shkreses se grupit parlamentar socialiste kur zgjodhet Bledi Çuçin, u zgjodh nga vete deputetet. Ne kemi probleme me vete, por turpin me te madh e keni ju per problemet qe i keni hapur ketij vendi. " tha Sula.

1 VITE ME PARE

Korreshi nuk ia 'lë mangut' qeverisë/ IRONIA, shkon me bukë misri dhe kos në Kuvend: Kaq mund të përballojnë pensionistët

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi as këtë herë nuk e ka humbur rastin të ironizojë qeverinë, pasi pak para se të futej në Kuvend me vete kishte marrë bukë misri dhe kos. Ai tha se këto ushqime janë të vetmet që mund të përballojnë pensionistët me koston e lartë të jetesës dhe pensionin e ulët. 

“Kam sjellë bukë mistri dhe kos. Bëjnë 1 mijë e 200 lek, janë 63 mijë lekë në muaj. 110 mijë lek merr mamaja ime, mund të hajë bukë mistri dhe kos për një muaj, 100 mijë lek ilaçe ca i ngelen. I ngelen lekë vetëm për letrën higjienike”, tha Korreshi para gazetarëve.

1 VITE ME PARE

'Edhe pse s'ju pëlqen, shkresa duhet lexuar..'/ Bardhi i drejtohet Felajt: Lexoni me guxim njoftimin e grupit të PD

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi nga nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, që të lexojë shkresën e paraqitur nga grupi i PD. Bardhi iu drejtua duke i thënë se duhen lexuar të gjitha vendimet, pavarësisht nëse i pëlqejnë apo jo.

REPLIKAT E PLOTA:

Gazment Bardhi: Nuk ka një miratim të kalendarit të punimeve të Kuvendit, ne jemi kundër një kalendari që nuk cakton datën e shqyrtimit të iniciativave të deputetëve që presin prej 2 vitesh të shqyrtohen në Kuvendin e Shqipërisë. Sa kohë kjo dakordësi, nuk gjente pasqyrimin në kalendarin e punimve, përfshirë ligjin për minimumin jetik, ku qytetarët protestojnë jashtë për t’u miratuar. Duhet të ketë datën kur shqyrtohet. Keni marrë dhe një njoftim dhe nga grupi parlamentar i PD-së. Do të duhej të lexonit vendimin e PD. Nuk mund t’i zgjidhni shkresat, lexohen të gjitha siç vijnë, pavarësisht a ju pëlqejnë apo jo drejtueses së përkohshme të Kuvendit.

Ermonela Felaj: Nuk është e vërtetë që ka pasur një afat për kalimin e tyre në seancë plenare, por janë nxitur komisionet që t’i trajtojmë të gjitha. Të gjitha ishin vënë në lëvizje dhe fjala juaj ka ardhur pasi kolegët kishin votuar, përfshirë edhe ju. Ka pasur dakordësi për kalendarin.

Gazment Bardhi: Kanë pasur 1 javë kohë komisionet që të përgatisin një axhendë se kur do të shqyrtohen në seancë dhe ramë dakord që kjo do të ishte hera e fundit ku nuk shqyrtohen iniciativat e deputetëve. 3 kolegë kanë bërë propozimet e tyre. Kur erdhi propozimi i bërë, ju nuk ratë dakord dhe ne kemi votuar kundër miratimit të kalandarti dhe sipas rregullores, duhet ta hidhni në votim në seancë plenare.

Klotilda Bushka: Kalendari është miratuar, por ka pasur një rezervë për çështjet që lidhen me nismat legjislative të deputetëve, por kemi informacion se të gjitha komisionet i kanë çështjet në shqyrtim dhe kanë marrë përgjigje dhe kemi thënë që nuk mund të përcaktojmë një datë. E rëndësishme që nismat të shyrtohen në komisione, por sapo të jenë gati të futen në seancë plenare. Kjo është një çështje teknike dhe nuk mund të bllokojnë punimet në kuvend përsa kohë që provohet vullneti i të gjithëve për nismat e deputetëve. Kalendari është miratuar me konsensus. Ato nuk mund të jenë pengesa për të marrë kaq shumë kohë ne tani për një çështje teknike.

1 VITE ME PARE

"Aleanca për Ndryshim" ndryshon përbërjen e kryesisë së grupit parlamentar

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
foto nga kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj njoftoi se grupi parlamentar "Aleanca për Ndryshim" ka ndryshuar përbërjen e kryesisë së grupit, ku Dashamir Shehi do të jetë kryetar, Elda Hoti nënkryetare dhe Petrit Doda sekretar.

Gjithashtu, Felaj njoftoi se Kasëm Mahmutaj ka njoftuar largimin nga grupi parlamentar "Drejtësi dhe Integrim".

‘Kasëm Mahmutaj ka njoftuar largimin nga grupi parlamentar për Drejtësi dhe Integrim. Grupi Aleanca për Ndryshim ka ndryshuar kryesinë e tij. Dashamir Shehu, do të jetë kryetar i kreut të grupit, Elda Hoti nënkryetare dhe Petrt Doda sekretar i grupit’- tha Felaj.

1 VITE ME PARE

Reforma Zgjedhore, Bardhi letër Nikollës: Të ndryshojë komisioni, ka qenë joefiçent

Debate në Kuvend/ S'lexohet shkresa e deputetëve të PD,
Gazment Bardhi dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës propozimin e tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.

Bardhi kërkon që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn e Bashës dhe të vendosë Oerd Bylykbashin e Berishës.

"Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.

Bardhi propozon bashkëkryetar të komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashin, ndersa si anëtarë deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili./Dosja.al

seance plenare 21 shtator 2023

Sondazh

Poll

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Mosbindjen civile opozita e ka full time! Unë nuk lëkundem nga ky pozicion

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro!

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama