LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni "Ura"/ Nga përplasjet te tregtia, dalin bisedat në SKY ECC mes anëtarëve të organizatës së trafikimit të narkotikëve

• Nga hetimet e SPAK-ut kanë dalë transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC. • Këto të fundit që tregojnë lidhjet e ish-efektivit Altin Morina me trafikun ndërkombëtar të drogës. • Në bisedat e zbuluara në dosjen e siguruar nga Dosja.al, vërehet Morina i raporton Ndërjakut për sasitë e drogës në dispozicion. • Morina përmend se kokaina që vinte nga Ekuadori dhe që duhej transportuar drejt Spanjës, Gjermanisë dhe Holandës duke kërkuar ndihmë për sigurimin e marinarëve dhe kontakteve të besueshme për të kryer dërgesat e paligjshme. • Më tej, Morina raporton në biseda të tjera se ndodhej në Tiranë për të mbledhur borxhet për grupin kriminal. • Gjithashtu më poshtë parashtrohet një pjesë nga dosja e SPAK për operacionin "Ura" ku një vend të rëndësishëm zënë përgjimet në SKY ECC mes anëtarëve të organizatës ku nuk mungojnë as përplasjet mes tyre.

16 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

"Ore nuk ja kemi bo me hile!" Operacioni "Ura"/ Nuk u pagua droga e blerë tek Ekil Nderjaku, Orges Mollakërkon llogari në SkyECC, biseda...

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
Foto ilustruese

TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike pas zhvillimit të operacionit "Ura" në Shqipëri dhe Itali. Në dosjen e SPAK janë zbardhur gjithashtu veç komunikimet edhe mosmarrëveshjet anëtarëve.

Rasti i mëposhtëm parashtron një mosmarrëveshje mes Orges Mollës, me Gëzim Thartorin, të cilët kanë diskutuar lidhur me 10 kilogram lëndë narkotike e dyshuar “hashash” të marrë nga një magazinë e Ekil Nderjakut .

Pjesë nga dosja:

Në datën 05.02.2021 në orën 10:34 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC HIQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81S3CB i identifikuar si Gezim Thartori, në lidhje me episodin e pasqyruar më lart ku arrihet në konkluzionin se këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre kanë siguruar dhe trafikuar 10 kilogram lëndë narkotike e dyshuar “hashish” dhe konkretisht shtetasi Orges Molla ka organizuar sigurimin, blerjen e kësaj lënde narkotike te shtetasi Ekil Nderjaku, i cili e kishte të magazinuar në një adresë në Romë, për të marrë këtë ngarkese ka shkuar shtetasi Gezim Thatori bashkë me shtetas të tjerë të paidentifikuar akoma, gjithashtu biseda vijon për faktin se shtetasi Gezim Thartori nuk i ka shlyer ende paratë e lëndës narkotike:

H1IQJ2-mir e vlla mir…

81S3CB-poti as nuk don me besu se nuk me punonte karikuesja e makines…

H1IQJ2– ore ca te hyn besimi ktu… kto vazhdo qe mrom i tall karin. cova 10 kile tbardhe as 20 min al vonoj lekt tjeter ti per 10 kile cokollat, shi ca bon

Në datën 07.02.2021 në orën 15:03 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC HIIQI2, I Identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e ScyECC 8IS3CB i identifikuar si Gezim Thartori, në lidhje me episodin e pasqyruar më lart shtetasi Orges Molla është i shqetësuar pasi për lëndën narkotike më lart prej 10 kg çokollatën që ka marrë përdoruesi SkyBCC 8153CB shtetasi Gezim Thartori në Romë, rezulton që është marrë nga ngarkesa e kilit që është shtetasi Ekil Nderjaku (përdorues i Sky ECC SPNNS9 me nickname plate net) dhe Orges duhet ti dërgojë paratë.

HIIQJ2-me kilin po fol shok Chats Attachment” [“from” “Plate net”, “mag” “Ok”). (“from”: “buri bari”, “mag”: adren”. (“from” “bari bari”, “mag”: “me thuaj”), (“from” “bari bari”, “img”: “kur tjet gati ai cuni ..vlla sdu me pas probleme me kto

8153CB-okne s’jemi nisur per probleme fare kjo eshte situata ska ktu per probleme

HIIQJ2: o vlla a me kupton

81S3CB-ne spo mashtrojne njeri po skam une asgje per te keq, hajde vet ktu prezent aq me mire kili se ka per here te pare qe punon me ty…apo seshte se mik te njef mire…te vine ta morin se nuk kam shofer se skom lek me e pagujt me ner familje… 30 euro kam ne xhep

HIIQJZ0: o Gzim, tkam shok tkam vlla me kupton mu apo jo….kaq me thuaj po ose jo kupton poziten time me kto o vlla…

8IS3CB: Ore nuk ja kemi bo me hile, shpjegoja situatën tamom

HIFQJ2: o lal kur sme kupton ti, as ai sme kupton me kupto qart…..

3 JAVE ME PARE

"Ee na bon dom k*****!" Operacioni "Ura"/ Zbardhen pjesë nga dosja, ja si u kapën 275 kg drogë me stampën e “Dragon Ball” në Rimini

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
Foto ilustruese

TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike pas zhvillimit të operacionit "Ura" në Shqipëri dhe Itali. Në dosjen e SPAK janë zbardhur komunikimet e pesë viteve më parë, ku autorët flasin hapur me njëri-tjetrin, duke përdorur edhe disa kode për llojin e drogës, me epitete si “Dragon Ball”, ku shoqërohen edhe me foto.

Në dosje thuhet se në analizë të bisedave në aplikacionin SkyECC, në datën 03 dhjetor 2020, në orën përdoruesi i SkyECC, i identifikuar si Ekil Nderjaku zhvillon një bisedë me një përdorues të paidentifikuar, të cilin e informon se ai disponon lëndë narkotike, e cila ndodhet ne Rimini, Itali si dhe i dërgon fotografi ku stampuar imazhi i Gokut, personazhi vizatimor i Dragon Ball.

Pjesë nga dosja:

“5PNNS9—Shok mpate pyt iher per cokollat ne it ti mu….Kam ne rimni…Aha….Ardala kam…4…Ta lej iqet me 4.3…4.3….Ok…Jojo… Folti…

Po në datën 03 dhjetor 2020, në orën 18:51 përdoruesi i SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku zhvillon një bisedë me përdoruesin e SkyECC QAEJ40, i paidentifikuar, ku Ekil Nderjaku i dërgon një fotografi në dukje lëndë narkotike, ku stampuar është imazhi i Gokut, personazhi vizatimor i Dragon Ball:

“5PNNS9--foto…
QAEJ40-–Me sa eshte kjo shok…
5PNNS9-–Me 4 shok…4.3 hiqet…Ardala…
QAEJ40-–Po spo gjej dot nji shofer”.

Në datën 04 dhjetor 2020, në orën 19:02, përdoruesi i SkyECC QAEJ40, i paidentifikuar, komunikon me përdoruesin e SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, ku ky i fundit e informon se i është sekuestruar një sasi lënde narkotike:
“QAEJ40—O shok…Ca bon…Po me gjet nji shof na nimon dot me na nji 10 pa likujdim…
5PNNS9-–O shok mi kapn mrom gjith 150 coko e 150 bar…Ne rimini…
QAEJ40-–Boh ca te paskan bo mer shok..Prapp…
SPNNS9–Po i q… ropt…”.

Biseda vijon në datën 05 dhjetor 2020, në orën 14:43 përdoruesi i SkyECC HPUTP2, i paidentifikuar i dërgon fotografi përdoruesit të SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, me përmbajtje të një lajmi në lidhje me sekuestrimin e një sasi lendë narkotike në Itali prej 275 kg drogë me stampën “Dragon Ball”, si vijon: “HPUTP2— Foto
5PNNS9-— He shok….He shok…Po na u kap ne rimn…Parmrom….
HPUTP2-–A i q… ropt…
SPNNS9-–Ee na bon dom kurvat… Leje mo shok as vet spo e kuptoj…”.

3 JAVE ME PARE

"Sa kemi qe njifemi ne"/ Operacioni "Ura", zbardhen mesazhet në SKY ECC të Orges Mollës me Emri Hysenaj: Kisha me ja futë një plumb në kokë!

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e përgjimeve të rrjetit kriminal që u ç’montua nga operacioni "Ura". Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet midis Orges Mollës dhe Emri Hysenaj. Nga mesazhet në SKY ECC Molla dhe Hysenaj kanë folur në lidhje me lekët që Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike. 

Gjatë bisedës të kanë përmendur edhe emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë grup. Po ashtu ata kanë biseduar në SKY ECC për kalimin në port dhe nëse kanë gjetur njerëz të besueshëm apo jo. 

Pjesë nga dosja:

Me llafin… H1IQJ2 ——-me the që do i marrë borxh me shqipt të martën maksimumi ja mbyllim te gjitha…. un me ty sa kam një njefim njefet si motra qe kemi j jet bashkë…. ku kal flejt dhe ku kal hongër kal barku kal ardh ke bari….

LBG3TC — Buk… Bashk….

H1IQJ2 — Dhe nuk…. ka kal hongër buk dhe kal flejt un kur kam ardh ne bari….

LBG3TC — Dhe nuk….

H1IQJ2 — sa kemi qe njifemi ne….e du….

LBG3TC — Me ofendime…. Ke un ke Kent… Nejt…. Se ti nuk….

H1IQJ2 — o erme sa kemi qe njifemi dhe mos gaboj kemi dimu e 8 vjet…. apo me shum….i sekont se te shkruj un….

Në datën 19.12.2020 në orën 11:14 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të llojit kokainë si dhe shtetasit shqiptarë që kanë emër të bashkëpunëtorëve të tjerë siç është Gëzim Thartori:

H1IQJ2 — shokona gazi me… a ka gazi…

LBG3TC — U t’shashe gjo, thashë sa të foli me Gëzim ai më tha qe telefonii i Gëzimit më çante dhe Damin për atë Daminin ishim tu fol dje, ai e thirri nga telefoni i Gëzimit.

Si të dha me Gëzimin ti, po mos qe nga telefoni i Gëzimit kishte mujt me thirr se po kisha me ja fusë një plumb në kokë. I thashë atij Daminat i kishte ne Gravina ke ai lokali i vjeter” …

H1IQJ2 — po mora me t’njejtin kamion kam bo 3.500 thashë un me 1 dit…. kto ma muabetet….

Në datën 23.12.2020 në orën 07:27 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe shkëmbëjnë foto të parave që do ti dërgojë :

IMG-1610655415512 … Deri tani isha tek porti nuk gjeta njeri te besum kam pas ndërrmen te vi te ti sot vet Po nuk i mbolla ditlughe kujtova se do i merrja te gjinha sot ca te mare edhe nesër do te dergoj ose do nisim vet Po ti i mbllo te gjitha leket….

IMG-1610656618692 ….. vijon biseda në datë 14.01.2021 ora 19:08 — Se 7 buke te kuece kam hum po mi japin nga pesqind euro po i nxer se i kapon gocat qe i kam dhe thash po ky nuk eshte problemi jot ti do marish leket e tuja…. Po do vi vet se s’ben….

(Bari), e transportuar nëpërmjet kamionçinës Nissan Cabstar me targë CS520NH.

Dorëzimi është bërë në rrugën Giovanni Falcone n.60 në Noicattaro (Bari) një personi të paidentifikuar i cili i ka dhënë shtetasit Agron Ganaj shumën prej 76.000 (shtatëdhjetë e gjashtë mijë euro) për lëndën narkotike. (Episodi i datës 07 shtator 2020).

Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë, janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

II.2. SEKUESTRIMI I 400 KG LËNDË NARKOTIKE TË LLOJIT “HASHASH”

Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion për sekuestrimin e mbi 400 kg lëndë narkotike të llojit “hashash” të fshehur mes hudhrave e qepëve spanjolle dhe arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, në Noicattaro (BA).

Vlera e lëndës së sekuestruar shkon në një shumë shumë të lartë në një vlerë prej një milion eurosh, e cila u dërgua në një lokal në periferi të qytetit shqiptar Flamur Gjin dhe Nuel Gjinaj. Droga ishte ruajtur nga njësitë hetuese të policisë në një magazinë frigoriferike në Noicattaro, në mes të një ngarkese me etiketë në gjuhën spanjolle, mes thesëve me qepë.

Në kontrollin inspektues të kryer më datë 20.11.2020, u sekuestruan gjithsej 399 pako hashash të konfeksionuara me presim industrial, sipas policisë pjesët e ndara të peshës me hashash të ngjashme me të cilat janë mbushur në vendet e fshehjes dhe rezultati i lëndës ka qenë i njëjtë.

Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, në lidhje me këtë episod shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

II.3. SEKUESTRIMI I 275 KG LËNDË NARKOTIKE, (160 KG TË LLOJIT “HASHASH” DHE 115 KG TË LLOJIT “MARIJUANË”).

Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion për sekuestrimin e 275 kg droge nga policia italiane në datën 04.12.2020, ku janë arrestuar tre shtetas me origjinë shqiptare. Lënda narkotike është kapur në Rimini, ku 160 kg ishin hashash dhe 115 kg marijuanë. Shtetasit shqiptarë janë kapur në momentet që po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të cilën e kishin fshehur pas paletave të detergjentëve, brenda një kamioni. Mbi paket e marijuanës është gjetur i stampuar imazhi i Gokut, personazhi vizitimor i Dragon Ball. Dyshohet se kjo është një metodë e përdorur për të dhënë informacion të koduar në lidhje me marrësit e dërgesës së drogës.

Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr. 36 viti 2019 ka dërguar një kërkesë për ndihmë juridike nr.L597 prot., datë 13.12.2024 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Republikës së Italisë. Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.4313/2 Prot. datë 24.12.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Republikës së Italisë.

3 JAVE ME PARE

"Dalin gazetat sot! Vdekshin ishalla mot***.../ Operacioni "Ura", zbardhen bisedat e Orges Mollës në SKY ECC për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë në Itali!

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e përgjimeve të rrjetit kriminal që u ç’montua nga operacioni "Ura". Në një pjesë të dosjes flitet për arresimin e dy vëllezërve nga Elbasani Marjo Ndini dhe Gasper Ndini, të cilët ranë në prangat e autoriteteve italiane më datë 18 shkurt të vitit 2021 për transport dhe shitje të lëndëve narkotike.

Nga përgjimet e SKY ECC rezulton se dy vëllezërit furnizoheshin me lëndë narkotike nga Orges Molla, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe nga një person i paidentifikuar. Pas arrestimit të dy vëllezërve Orges Molla ka komunikuar në SKY ECC me një person të paidentifikuar, i regjistruar në platformë me emrin “FXG13J”.

PJESË NGA DOSJA: 


Ne analize të bisedave në aplikacionin SkyECC, më datën 18.02.2021, 10:05 përdoruesi i SKYEÇ “H11QJ2”, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin FXG13J  i paidentifikuar, në lidhje me arrestimin e dy vëllezërve, të cilët ishin duke transportuar lëndë narkotike, dhe ishin nisur nga Bergamo.

Biseda e pasqyruar si më poshtë:

H11QJ2: o shpirot mjes

FXG13J:Tu mush teli

H11QJ2: he me lal ca u bo.. po lal hajde pim kafe ke shpia ime poshtë…perballe tatimeve jam

FXG13J: ja se po vi… i kan kap

H11QJ2: mosss

FXG13J: ja dalin gazetat sot

H11QJ2: pfff

FXG13J: Dy vëllezër dhe pakot

Përdoruesi i SKYECC FXGI3J, i paidentifikuar, në ditën 20.02.2021, rreth orës 21:45 i dërgon përdoruesit të SKYECC “H11QJ2” identifikuar si Orges Molla, fotografi nga lajmi për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë nga policia italiane. Biseda e pasqyruar si më poshtë:

FXG13J (dërgon fotografinë e lajmit të sekuestrimit)
H11QJ2: Vdekshin ishalla motërq*mat

3 JAVE ME PARE

"O vlla thuj se skam shumë lekë me vete"/ Operacioni "Ura", Zbardhen bisedat në SKY ECC! Artur Shkoza dhe Orges Molla negocionin për kokainën në Bari

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e përgjimeve të rrjetit kriminal që u ç’montua nga operacioni "Ura". Përmes përgjimeve në SKY ECC janë zbuluar rolet dhe bashkëpunimet  mes Artur Shkozës dhe Orges Mollës. Sipas përgjimeve Shkoza dhe Molla diskutonin në mënyrë të detajuar për blerjen, shitjen dhe shpërndarjen e sasisë së madhe të lëndëve narkotike, të dyshuara si kokainë dhe heroinë.

Gjithashtu në dosje theksohet  se droga që trafikohej nga Artur Shkoza dhe Orges Molla, shpërndahej në zona të ndryshme brenda Italisë, në provincën e Barit dhe më gjërë. Gjithashtu, bisedat tregojnë se pjesëtarë të tjerë të rrjetit janë të përfshirë, duke përfshirë edhe persona si Ervin Zeqiri  ose me nofkën “Harley Davidson”, Emri Hysenaj, dhe Indrit Tafili, të cilët ndihmojnë në pagesa, transport dhe shpërndarje.

Po ashtu anëtarët e bandës kriminale i bënin dërëzimet në adresa të fshehta dhe të koduara, “Vila”, “shpia e shokut të dajës”, “oficina”, “shtëpia bosh”. 

PJESË NGA DOSJA:

Veprimet e personit nën hetim Artur Shkoza në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike:

Në datën 17.09.2020 në orën 16:03 e në vazhdim, përdoruesi i SkyEÇ H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyEÇ Q72K7U i identifikuar si Artur Shkoza, në lidhje me një ngarkesë lënde narkotike prej 25 kilogram, të cilën si fillim do bëjnë pagesën vetëm për 10 kilogram si dhe do e marrin në adresën që i ka dërguar më parë me mesazh shtetasi Ervin Zeqiri përdorues i SkyEÇY4K1Y5 me nickname (Harley davidson), si dhe përmendin edhe shtetasin Emri Hysenaj që do marrë 2 kilogram pasi shtetasi Artur Shkoza thotë që do e marri lënden narkotike me automjetin Touran të Emrisë. Pra evidentohet lidhja, njohja dhe përfshirja e këtyre shtetasve ndërkohë që po për këtë dërgesë (një ditë më parë shtetasi Ervin Zeqiri ka biseduar me shtetasin Indrit Tafili, biseda e datës 16.09.2020 përdoruesi i SkyEÇAB31FE):

H1IQJ2—kur te shkosh te kto cunat…o vlla thuj se skam shum leke me vete thuj nuk esht italioni te shpia…ti jap kto qe kam nxhep thuj….neser tjerat….se un i thash per 10 kile ati thuj…po nuk po na punon sky me u mor vesh…nuk po i puno italionit thuj aty ku maj lekt….meser po ashu tvi ti siell thuj…tjerat…e ik meri te denis…lekt…

Q72K7U-Ti jap kto 1250€…..

HIIQJ2-po kto iam nthep thuỷ 1250 euro thuj spo i piano sky italionit thuj skam si merem vesh… po te duet nje me makin tse shon po te duet nje me makin ty…not.

Q72K7U-Ok po tani kto sa do mjapin sa Ax H1IQJ2-se tani me 6:30. do e morsh…

Q72K7U—Ku ta gjej mak vila. Esht larg adresa.

HIIQJ2-se di ma japi…

Q72K7U-Prob esht qe do coj dhe 3 se pllum E arreTi ke thon machum…

HIIQJ2-Chats Attachment… “[[“from” “Harley davidson”, “may” “San tomoo daquing”), (“from”: “Harley davidson”, “msg”: “Per 20 min”)) adresa po mere eshte i shokut dajes thuj…

Q72K7U-O vlla se apo mor vesh sa do japi ku tani…

H11QJ2-praa jan tonat jepi 5 pllumit 25 cope dhe 2 emre 25. cope kay jan te hujat thujsa larg e ke adresn…vila…

Q72K7U-20 min me mak…. H1IQJ2okknisi

Q72K7U-Ti them ktit time coj der te pllum vk… Ma jep nr…E atyne

HIIQJ2-po vje amahu me tmor…do tshkruj ehstap…ku je ti atni tanio vila…..

Q72K7U-Ok ok. H1IQJ2-thuj atyne ca ngjyre esht… esht thuj na lekt per 5 thuj mjep 5 tja coj e vij i mor neser tjerat thuỷ qe tiki tja tregoj…

Q72K7U-Hajd se po ik iteadresa…

H1IQJ2-me ca makine jeni….e vllatit them

Q72K7U-Po I fhem imi japi teriha HUQJ2ore fole vete…

Q72K7U-Me tuoran….. Emrex… HIIQJ2-thu skam kas i amr thuj…. se nuk kam njeri nshpi…Q72K7U-Ok ok H11QJ2-per sa shkon te adresa ti

Q72K7U-10 min.

HIIQJ2ok heje larg

Q72K7U-5 min IMG-1600360841472

H1IQ12—-ene e rregullojm mrapa coja me mathun ati pilum lene aty tgjith….

Q72K7U-IMG-1600360856879 H1IQJ2-boje ap sy foton tja coj ati…

Q72K7U-Nk vje dot machu Fola. E gjeta… HIIQJ2 ok fol bete…

Q72K7U-O shok po ky ishe ai qe I dhash te kuqen e vlla dje… Gelzi…. Ky me dha

H1IQJ2aaaa jo re jo…po fol vete…e vlla. jeni shoke vete tani hahaha Q72K7U-E mora Folim pasaj…

H1IQJ2-mi boj tfala…

Në datën 30.09.2020 në orën 10:42 e në vazhdim, përdoruesi i SkyEÇ

HIIQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyEÇ

Q72K7U i identifikuar si Artur Shkoza, në lidhje me sigurimin dhe trafikimin e lëndës narkotike të dyshuar kokainë, si dhe shkëmbejnë foto të kësaj lënde narkotike dhe cmimin për kilogram:

HIIQJ2-IMG-1601462551590…me 35 ma lej mu…

Q72K7U-Ka e her po nuk ka forc e zeza qe mora ke ty tani sot mjes e hona…

HIIQJ2-IMG-1601462378216 tani do me e kthy mrapsh ti…

Q72K7U-Jo me po te fhem se eshte kot fare nuk ja vien fare un e bona tani ca muabetesh bo…

H1IQJ2 hahahaha

Q72K7U-Tani sa e provava H1IQJ2 bij tjetercke…

Q72K7U-Ahhahaahha HIIQJ2 po fol per thardhen

Q72K7U-Po do fol. HIIQJ2 ok

Në datë 19.10.2020 në orën 20:41 e në vazhdim, përdoruesi | SkyEÇ Q72K7U i identifikuar si Artur Shkoza komunikon me përdoruesin e SkyEÇH11QJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me cmimin dhe trafikimin e një kilogram lënde narkotike e dyshuar kokainë:

Q72K7U-O cim me duet e bardha ke munci ti e di se un skom lek ne do do me presesh dy jav boet gjo…???….. vijon biseda më sipër në datë 20.10.2020 në orën 06:48 c 75

në vazhdim:

H1BQ12 po ti them lande gerositas hij 1

QTIKTU-Mjes Pome char cnimi afrsisht…

HIIQ-38.5 HIIQ12-2 has pro

Q72K7U-Ame pret at se ne do ta she’s me 100

Në datën 26.30.2100 në orën 13:11 e në vazhdim, përdoruesi i SkyBÇ H1IQJ2, i identifikuar si Orges Moilla komunikon me përdoruesin e SkyBOC Q72K7U i identifikuar si Artur Shikuza, në lidhje me sigurimiin dhe trafikimin e lëndës narkotike të dyshuar kokainë, si dhe shkëmbejnë fotografi të kësaj lënde narkotike

H1IQJ2-far e dome to pra

Q72K7U-Po te dish nje gjo un ty mit te frillig…

HIIQN-mus fliig vetlen…se mu sme some filig villa…

Q72K7U-Du sa te ve komet me sok Kena punu bashik te kom mejt korrekt dhe ti e di kete gjo….. du te me nimosh. Du sa te kap klijentet dhe mrapa shije ti ca boj…

HIIQ-Chues Atachment “[“from”:”Lapo”,”mag”:”o zemra”,”type”:0}. (“from”:”Lapo”, “mag”:”esit ta a myill gith europa”,”type”:0},{“from”:”Lapo”,”mag”:”esia mall”, “type”:0).(“from”:”Lapo”,”mag”:”dhe mydhen kafit”,”type”:0).(“from”:”Lapo”,”mug”:”talia a myll s”,”type”:”

Q72K7U-Do ma bish nje kile faj

H1IQJ2-po i sekont BMG-1613718678709…

Në datën 28.10.2020 në orën 17:28 e në vazhdim, përdoruesi i SkyBOC HIBQ, i identifikuar si Orges Molla komumikon me përdoruesin e SkyBÇ Q72K7U i identifikuar si Artur Shkoza, në lidhje me një sekuestrim lënde narkotike një mikut të tyre të përbashkët, si dhe diskutojnë për ti dërguar gjithsesi një kilogram lënde narkotike të dyshuar kokainë shtetasit Artur Shkoza:

H1IQJ2-u kap pardje 2 buke

Q72K7U-AH1IQJ2 ne barivik po e conim ne gravina

Q72K7U-Mos Pse…

HIIQJ2-a ai bledi ai tironci…ge pim birr…e tyge erdh me landin.. ai cuni qe kshte fabriken e kynuce.. men

Q72K7U-Jo Praotin HIIQJ2-ai ge erdhi me landin e burr…ge püm hürra te oficina jote…

Q72K7U-Praotin. Ai ishmoshti…

HIIQJ2-pooniksi hol me ate bencin e ci meir blu …

Q72K7U-Ah. Po e mor vesht…

HIIQJ2-ate kupem…

Q72K7U-Se kom pa bencin un ku kan andh mrena kaq. HIIQJ2-vlja te getoset situat ta morim vesh si qysh teke ta sjellim i buk

Q72K7U-Nuk e di Te hard… Po bjere mos e bofsh pike e hairit Ahahahahah…

HIIQJ2-ose i gjys….se me duen lekt…po per thuge a ke nanji ta heq i bukose i gjys…per trasporit e te barit hahahahaha astuu eve

Q72K7U-Po bjer o dreq se jena keq.

H1IQJ2-hahahah.

Q72K7U-Qofise don trasport ta boj un…..

Në datën 28.10.2020 në orën 17:56 e në vazhdim, përdoruesi i SkyEÇ H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyEÇ Q72K7U i identifikuar si Artur Shkoza, në lidhje me lëndë narkotike të referuar si “të kuge karamelo” e dyshuar heroinë si dhe cmimin, njëhkosisht kanë shkëmbyer fotografi të kësaj lënde narkotike:

H1IQJ2-a ta bij ate thugen neser. IMG-1603907816991ky oshe molli

Q72K7U-Karamele Qofse don przis e kom robin kau tani e rdhi

HIIQJ2- jo sehst karamelo…

Q72K7U–Me sa eshte kjo…..

H1IQJ2me 18…

Në datën 01.11.2020 në orën 11:46 e në vazhdim, përdoruesi i SkyEÇ H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyEÇ Q72K7U i identifikuar si Artur Shkoza, në lidhje me një ngarkesë prej 10 kilogram lënde narkotike e dyshuar kokainë si dhe shkëmbejnë fotografi të lëndës narkotike:

HIIQJ2 po kom pru 10 kile…a i do ngjitha hahahaha ske nevoj per prove fare ske besim te un ti.. molli pojes esht per kok tplakex esht suepr 4 iken dhe dje… 41 majt i shok 2 do vij ti mori njoni i shoku jone nga parma po ashu maj 1 tipo i them ati imori 1. o beqir po ske besim te un faree ecepti sikur po jep leke….hahahahaah e po ta fiakam un… se kohtu kaj dal llafet ma ku fit al i venave…

Q72K7U-Nuk eshte puna ke besimi po duet me e pa vlla po ku ti maj ke shpija ime ja flas me burrin e uj dhe te them……

HIIQJ2 po sqe te besimi esht qazimi… hahahahahaha ose te zybers

Q72K7U—Po leje ate e burr se po flasim gjona serjoze. Me sjaro pak sa dit do ti lesh preciz se te flas un tani…

HIIQJ2 po serice praa. IMG-16042316988224 dite burr…e sjell neser aty kjo esht hume

Q72K7U-Po ca Jan kto a lefanda kshu

Në datën 20.01.2021 në orën 10:35 e në vazhdim, përdoruesi i SkyEÇH11QJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin SkyEÇQ72K7U i identifikuar si Artur Shkoza, në lidhje me një provë “bar” lënde narkotike e dyshuar hashish si dhe shkëmbejnë foto të lëndës narkotike:

H1IQJ2 IMG-1611138951377 IMG-1611138963423

Q72K7U-Ocimo… Nga Je…

HIQJZ-cimo kam leviz lale….kur rvi anej te shkruj

Q72K7U-Oke. O cimo. Do ma bish ate proven barin. Se me ka ardh nje shok…

HIIQJ2o v lla prit pak…

Q72K7U-Po te prea edhe pak dhe po iki shpi se qenka flofet po qe shifna neser. Dosh ate barin se fola me nje shok…

HIIQJ20 vlla ja ti them atyne se kam ne modugno…

Q72K7U-Do Kalosh ti neser kne…

HIIQJ2 po normla mer burr….

 

3 JAVE ME PARE

"E kanë kapur me siguri!" Operacioni "Ura"/ Zbardhen pjesë nga dosja e SPAK, ja bisedat mes trafikantëve pas humbjes së kontakteve me shoferin që kishte drogën

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
Foto ilustruese

TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike pas zhvillimit të operacionit "Ura" në Shqipëri dhe Itali. Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit, të cilët komunikojnë lidhur me një sasi lënde narkotike.

Sipas dosjes hetimore, ata e kishin nisur për t’ua çuar drogën  ‘klientëve’, por mjeti me të cilin po transportohej u kap nga policia italiane. Gjithashtu në këtë pjesë të dosjes, bëhet fjalë për sekuestrimin e 2 kg të llojit kokainë, ndërsa në bisedat në Sky Ecc, Molla dhe Elezi shprehen të shqetësuar teksa nuk po komunikojnë dot me shoferin.

Në dosje shkruhet se Suel Elezi së bashku me persona të tjerë paidentifikuar kanë patur rolin e porositesit dhe financuesit per blerjen e lëndes narkotike. Sipas SPAK, Orges Molla ka patur rolin e pjesëmarrësit në grupin e strukturuar kriminal, organizimin e punës si dhe atë të ndërmjetësit për krijimin e kontaktit për blerjen e lëndës narkotike.

Pjesë nga dosja:

11 EPISODI I SEKUESTRIMIT TË 2 KG LENDE NARKOTIKE E LLOJIT “KOKAINE”

Përmes këqyrjes dhe analizimit të të dhënave te administruara nga kërkesa për ndihmë juridike, është bërë e mundur administrimi i kopjes së dosjes hetimore Nr. 478814/20 prot e. Njësisë të Policisë Ekonomike Financiare Bari, ku sqarohet se: Në datën 26.10.2020, në Canosa (BT), pranë daljes së vend pagesës në autostradë, rreth orës 13:25, një patrullë shërbimi të kontrollit ekonomik në territorin “117” i finalizuar për parandalimin dhe shtypjen e shitjes së lëndëve narkotike dhe psikotrope nënshtruan ndaj kontrollit të policisë drejtuesin e automjetit Lancia Delta me targë DY019NB, identifikuar si shtetas shqiptar Bledar Kacerri, lindur më 23.11.1979, në Tiranë, pasi bënte lëvizje të pazakonta e te dyshimta në autostradë, duke lëvizur me shpejtësi të ulët, më pas ndjekur nga një gjendje agjitimi të pa motivuar si pasojë e detyrimit të ndalimit nga ana e policisë. Një kontroll i menjëhershëm në Sistemin Informativ Interforze bëri të mundur të vërtetoheshin një sërë precedentësh penal/policie, edhe duke shkelur Ligjet për narkotikët, në ngarkim të Kacerri; arsye për të cilën u shoqërua në ambientet e Guardia di Finanza në Barletta për një kontroll më të hollësishëm të automjetit në fjalë, ndihmuar edhe nga njësia e antidrogës e Trupės.

Për këtë arsye, pasi mbërritën në selinë e policisë në Roën 15.30, automjeti Lancia Delta me targë DY019NB iu nënshtrua kontrollit në bazë të nenit 103 DPR 309/90 me ndihmën e një putrulle tjetër të Njësisë PEF dhe njësive të antidrogës, pjesë e Grupit të Gatshëm në Bari. Kontrolli rezultoi pozitiv, në pjesën e pasme të djathtë të pasagjerëve dhe të bagazhit.

Analizimi i zonave të raportuara mundësonte gjetjen e një ndarjeje të krijuar me profesionalitet në zgavrën e pasme të djathtë të automjetit, brenda të cilës ishin fshehur 2 “pako” që mbanin figurën e një “koke luani”, të veshur me qese celofoni dhe shirit transparent, me peshë të përgjithshme bruto për paketim 2,3-48 kg (dy presje treqind e dyzet e tete) lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë me erë të fortë. Kjo sasi iu nënshtrua narkotestit të shpejtë (me kit ALERE) e cila rezultonte positive ndaj kloridratit të Kokainës.

Per sa më sipër, edhe me ndihmën e personelit të Grupit te Guardia di Finanza në Barletta. u vijua me veprimet e tjera të policisë gjyqësore, hartimin e akteve të procedurave dhe rilevimeve foto-daktiloskopike pranë ambientit të Komisariatit të Policisë së Shtetit në Barletta.

Thënë sa më sipër, ënda narkotike, dy telefona celularë dhe automjeti injete ndihmëse për veprën penale) iu nënshtruan sekuestrit në ngarkim se shtetasit Bledar Kacerri (me gjeneralitete e mësipërme) pasi burime prove të veprës penale parashikuar dhe ndëshkuar nga veni 73 dhe 80 se DPR 309/1990

Refinar procesverbalit të peshimit, kampionimit dhe dorëzimit të provës materiale, lidhur ma kërkesën për verifikim teknik, lidhur me sekuestron e lëndës prezumuar si lende narkotike në ngarkim të shtetasit Bledar Kacerti ka proceduar me peshimin dhe kampionimin e provës materiale si vijon:

Pako A)-çantë letre ngjyrë kafe që përmban

Prova A1: 2 (dy) qese pelietileni transparente e retizuar që përmbuzic gjithashtu pako me Unde kompakte ngjyre bezhë, me peshe bruto totale 2.398 gram secila, mbështjellë me shtresë polietileni transparente, shirit ngjitës transparent dhe plastik se zi, ne forme paralelopipudi drejta ndesh me kitnde se mprehta (përmasa: 22 me gjatësi x 13.8 gjerësi 4.5 trashësi), të gjithë mbanin në një sipërfaqe me hapësirë më të madhe, figurën e një koke hani mbi qese, e nižjta gjehet e shënuar edhe mbi një nga sipërfaqet e të dy pakove.

“Pesha nete në origjinë barabartë me 1988,7 gram (1,9887 kg) nga të cilat 1988,5908 gram (1,9885 kg) neta në derëzim.

Referaar raportit të analizës teknike mhi lindën e promuar narkotike të sekuestruar ne bazë të nenit 73 DPR 309/90 ndaj Bledar Kaceri, lindur në Tirant (Shqipëri) me 23/11/1979, prova materiale At ka rezultuar se: Përbërës aktiv: “Kokaine”; Pesha mesatare në % është 77,84 %; Përbërësi aktiv i pastër gr:1532,1608 gr. Nr.dora: 1 0214: Lloji Endës: “Kokainë”;

Per interesa të dokumentuara të këtij fakti të mësipërm, janë këqyrur dhe analizuar komunikimet e këqyrura në aplikacionin SkyECC 1 dërguara nga Autoritetet Italiane në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Nga hetimet e deritanishme është analizuar pjesërisht paketa e SKYECC HIIQJ2, identifikuar si përdorues Orges Molla, i datëlindjes 25.10.1987, i cili në kontakt me 81 SKY PIN te tjerët, dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, të vendosur në Shqipëri, duke promovuar, financuar, organizuat një grup kriminal të themeluar dhe të qëndrueshme, të aftë për se importuar/eksportuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut, Shqipëria dhe Evropa Qendrore.

Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC midis datave 25.10.2020 deri në 28.10.2020 dhe më konkretisht bisedave të zhvilluara mes shtetasve Orges Molla (H11QJ2), Sueld Eleri (081003), përdoruesi i SkyECC 302001, paidentifikuar, del në pah bashkëpunimi ndërmjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal.

Me konkretisht roli i secilit prej te dyshuarve ne kryerjen e veprave penale ishte si me poshte:

* Sueld Elezi se bashku me shtetas te paidentifikuar kane patur rolin e porositesit dhe financuesit per blerjen e lendes narkotike.

* Shtetasi Orges Molla ka patur rolin e pjesemarresit ne grupin e strukturuar kriminal, organizimin e punts si dhe ate te ndermjetesit per krijimin e kontaktit per blerjen e lendes narkotike.

* Perdoruesi i SkyBCC 3D20D1 ka pusur rolin e furnitori te lendes narkotike prej 2

kg si dhe organizuesin e transportit te lendes narkotike.

Nga hetimet e deritanishme lidhur me kete episod, rezulton se:

Ne këtë episod, referuar bisedave n& daten 25.10.2020, ne orën 08:29 e ne vazhdim te perdoruesi i SkyECC H11QJ2, i identifikuar si Ogers Molla, komunikon me përdoruesin e SkyECC 0810G3, i identifikuar si Sueld Elezi, ne lidhje me sigurimin, transportin dhe trafikimin e një sasie lende narkotike.

Bisedat konsistone ne lidhje me shitjen e lendeve narkotike te dyshuar si heroine dhe kokaine.

Ne këtë episod flitet për sigurimin dhe transportimin e një sasie prej 2 kg, e cila eshte sekuestruar:

H1IQJ2: e shok..

0810G3: E vlla…E mora

H11QJ2: ok do vij moni do i japesh ate giysmen e tkuqes

HIIQJ2: vlla..

0810G3: Duhe te shkosh atje.. Kur do vi ai..

HITQJ2: po ti them tvi aty…ta mor…pra

0810G3: Po aty ne modugni… Po duhet ti them a ka gati ai se se man nahpi ai

HITQJ2: plpo shkrë…pllumit…ku esht

0810G3-Nk po pgi

H11QJ2: e mir..

0810G3: Tgej na linji te iki…Se ska as busa as tren sor…Po i prov te bardbe kam ku giej tja paguj…Ose fol ver kur te arris me ate…

HIIQJ2: te enten gien dot nai makin ti me i me mar i buk ne brindsi….se sta mo mga bari… ik takoje…o te enjer o te dielen… bohet…fol e me thuj.pyr pilumin..

0810G3–Te shof via na i mak do flas… Ok.si tia bojm bojm thëj…

H11QJ2–e me kihe pgi…

0810G3—Ok.. O vila jam kru me ker shokun ge rri esht noni me kesh per bardh jam kiu hajd mer lekt thot vec do me e pa…Esh shoku bledit policoro. Se e maj men un…Po gelloj ge e rjika dhe ky shoku im… Dhe inthas ku tkam pa… Filloj tu mol pasaj.

HIIQJ2: ca doni tbardh..IMG-1603623412597..IMG- 1603623424363…

0810G3: Po..IMG-1603623548046..Ka ardh nga policoro sot ktu .

H11QN2: kush i al…

081OG3-.-Ta cova.. Esht e mir thot vlla..

H1IQJ2—molli osht papreo…me tridhjet e nent ta siell ty te sipia..leja sa te dush ati…

0810G3—Esht shum thot jan tu ta mor me lek ne dor dy cop…..mer nga dy ne jav…

HIIQJ2–shif e shruj… vete…shko mere…se do shofert 500 leke.me 38.5.. vec duen kesh..

0810G3–Po pra kesh

HHIQJ2.-me 38.5…e funit. ta mori te sipia jote.. ska pazar tjeter. ik giej ti me lire thuj…

0810G3–Ok. Ne rregull thot.

HIQJ2–nuk e mor munimin me ta pru kot der aty.spo punojm sot. po shifi niri kafen tuj se ska ku gien mall me aq ai un ta lash ty aq..

0810G3..E kuptoj jan shoker e ktit un rri atje me leket shof bje gion mer leker e iker…Ne gravina vila e bjen dot tbi adresen un atje do jem e un tu e prit..Afer altamura..5 km larg altamura..

HIIQJ2—i sekont..sa don 1..apo

20810G3—2..

H1IQJ2-mi nis me foto

Në datën 26.10.2026, në orën 13:24, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, identifikuar si Orges Molla i dërgon mesazh përdoruesit të SkyECC 3D20D1, i paidentifikuar, duke e pyetur në lidhje me shoferi, i cili po transporton lëndën narkotike prej 2 kg, dhe nga ana e përdoruesit te Sky ECC 3D20D1, nënkuptohet qartë shqetësimi i përdoruesit të SkyECC 3D20D1 senga ana e shoferit nuk po kthehet përgjigje dhe ai i dërgon Ogers Mollës komunikimet me të, pa përgjigje, konkretisht:

H1IQJ2-a o larg shoferi po pyaim kto cumt.

JD28D1-prit te pergjigjet se nuk esht larg

HIIQJ2-evila

3D20D1-amon mie spo mlexon…prit mer vila

HIIQJ2-mirvila

3D20D1-Chats: “mbone merak pe”, “notype” (01) pritmik po mizon

H1IQ2-po i shkojn vila ska gjorri i get do jet tu ngju muzik…

3D2001-Josi shkojn mo kto te funit.

HIIQJ2-a me mou shalla pa qeder do zoti moll e shok

302001-nuk lexon eka fik… boft zoti mir…

H11Q12-ik me shirujo zemra je mir ti vet tpaksen e keni par te besishem kteshoferin

3D2001– zemra

HIIQJ2-kujdes hap syr…

3D2001-ca shoferi esht at shoku im po hik thermle

HIIQJ2– more nal lajme shok..apo su pgi 3D20D1-e kan kap siguro…

H1IQJ2-ful avokat vlla

3D2001-se hap as numrin qe ka navigator…ka telin e grus…nuk pergjigjet

HIIQ12-mooxs ja qifsha robt ma donte fare…e vlla ca u bo si shkoi puna shokut

3D20D1-e kam kap

HIIQJ2-e kan kap siguro e…e qija robt po si ku mundsi rastësisht apo ca

3D2001-se din vec ge e kon kap.

HHQJ2-qija robe…xu do te fare ja qifisha robt

3D20D1-amon se edi si jam

HIIQJ2: e di e vila ta besoj vilai

3D20D1-ngjohena neser.

Në datën 26.10.2020, rreth orës 14:18 e në vazhdim zhvillohen biseda në lidhje e vonesën e mbërritjes së shoferit si dhe interesin e një shtetasi italian në lidhje me këtë lëndë narkotike që është dërguar, si vijojne:

H1IQJ2—skan as vul telefonat na ka lujt mene kari spo dim as ne tuni

0810G3T: mar vesh e vila… Tmor vesh e vila

0810G3: Pa dalin e keq me kie seaht problemi tek ne ishalla se ka gjet gio se ne presim sesht problem.

HIIQJ2-ka aps trafik rruges keni nai progam qe e shifni.

0810G3-Jo shemi ka e ahofim… A u perg njeri vila Pu mthott ësht tu rrejt E vlla talioni. Tinot jam trafik me that Vje nji or

HIIQJ2: O shok sjena nga ato burra thuj atine kena haitin tjeter ai ka hall jeter

081063—Lash pun te rencishme thot se lash takimin me ju ja nje or me von thot.. E mor vesh.

HIIQJ2: shok sjena kalamoje sjan pune me u tall kico jun pune skak arsye me rrejt the ati karitse kom nja 200 vete ndit si ai. dija me thone edhe skum minel me ju maru pune skam pse me ju rrejt juve thuj po shexim nag 40 huk nalt…IMG 1603722689784

0810G3-Ka qen orari e vlia se ehst tu nejt me lek ktu ka 3-4 or se dhe kai me i kalu njeel ktu ku esite

HIIQJ2-IMG-1603722695934. IMG-1603722662938 edhe po pati al sk ca tum un do hum…e mor vesh po nuk po shkojm ne supermaket do zoti ishall dha gjo shoferi… edhe vertetoet cdo gjo rrejm ne apo jo kshu ting at

0810G3-Makinen a e ka pas me ven. Besoj

HIIQJ2o normal e shok…se spo punojm sot.

0810G3… Per ja nje or esht mor na i pgg e vlla. Se kemi blloku komplet burrat e huj

HIIQJ2-po supgi dhe dys ore. do shefin lajemt pastaj po do zoti joti se e kemi shok shum shoferin ka dhe fabrik ne tralle no shkatrroet edo gio me ner familje

0810G3: Mora vesh shok Llafet ge mthot itlaioni ta di te pres nje or dy or vec ta di…

H1IQJ2-po ishalla osht mir ijo exit me e rendsishmia…

0810G3-Ppo presim e ella se nsr nk na pret mo shko vend tjeter ishalal zotit eshte mir HIIQJ2se jeta vazhdon pe shoferin se e kan shok spo ma rruet kari te malii jo

0810G3–Po mos te jet knej e vlla e spo na gie Shif ku jena duke nejt IMG-1603723902170 (a fotografi tregohet ambienti ku shtetasi talian dhe perdoruesi (Sky ECC

0810G3 jonë duke pritur për mbrritjen e shoferit me lenden narkotike). Kemi & or kou mren me burrin e huj

HIIQJ2–se ska dal ne jet sot po do shkrute mer burr.spo emorim vesh fare do e karikote.muk esht budalla me nejt aty do e karikate telfonin.

0810G3-Nuk i shkijn mesaHet fare mo

HIQJ-Chats Attachment muk pg te personal.Chats Attachment perderiasa, mik pgi te ne personal ka problem…

0810G3–Boooo mer ëila

HIIQJ: vk na fai thuj ai shokut po qeka ven i terset atyneisense do flasim…sa te sistemojem gjonat tona…se nuk i diet. ther

081063-Sa pa fat vila ishalla ska gjoon Mos presim ma…

HIIQJ2-siguro e kan kap…skena ca presim kot sa shofim le karmet tani vimka ik zuri tant…per zotin e moll

0810G3-A te rrim dhe scik i indr Her

HIIQJ2-po rrini sa te dont ju…po at dueh tkishte arrit para 3 oresh

081063–Po tant nuk esht linj vlla. Un leviza vila… Po al shoku tjeter ca thot..

HIIQJ2-co thot ba tym dhe at… metzit shum vlla

081063-Na lajmero pasaj vlla. Mos ka pas nai shkarkim dhe ven

HIIQJ2—po jo mo vlla jo.

0810G3: Na lajmro po qe vlla… E mor vesh… E luta italionin vlla mprit dhe neser tmorim vesh ca esht bo me shokun. O zot ishalla Jo

H11032: vlla ske pse e lua do vazhdoj puna.

0810G3-Dhe nsr do me presi vila i thahs Na lajmero gitiksesi..

HIIQJ2-thjehst na nodhi problem ne

0810G3-E kupto shoka po ishaall jo me dom te modh. Ishalla esht mir shoku.

HIIQJ2—ska ku maru filmi tani…perderiansa nuk pg

0810G3– Presim te pgj vlla. E villa asi lajm..

3 JAVE ME PARE

"Ej bishë në traget punohet, e vënë mbi një mbi një"/ Operacioni "Ura", dalin pjesë nga dosja e SPAK! Adi Çoba dhe Gertin Aliu pika të forta në porte, kishin njerëzit e tyre...

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
foto ilustruese

TIRANË- Pas operacionit "Ura" zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, tashmë kanë dalë edhe bisedat në SKY ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike. Në dosje tregohet marrëdhënia mes trafikantëve me njëri-tjetrin, bisedat për ngarkesat e lëndëve narkotike deri të përplasjet dhe qejf mbetjet mes tyre. Gjithashtu në dosje theksohet se që në fillim Adi Çoba, Erigels Presi dhe Gertin Aliu kishin pika të forta në porte ku kishin njerëzit e tyre në tragete dhe porte.

Po ashtu në dosjen e SPAK theksohet se nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë. Ndër të tjera theksohet se Aliu dhe Çoba kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.

Pjesë nga dosja:

Gjatë këtij hetimi janë përdorur metoda speciale të hetimit në Shqipëri dhe në Itali, ku kanë rezultuar dhe dokumentuar disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe të qarkullimit të parave të përftuara nga trafikimi i narkotikëve, si dhe është dokumentuar pastrimi i produkteve të veprave penale të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Në vijim po pasqyrohen në mënyrë të hollësishme të gjitha rastet/episodet e trafikimit, sekuestrimit të lëndës narkotike si dhe episodet që lidhen me veprat e tjera penale që i janë atribuuar shtetasve nën hetim:

Rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale kanë dokumentuar faktin se shtetasi Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.

Shtetasi Arsen Leskaj në datën 22 dhjetor 2021 duhet t’i dorëzonte Erigels Presi edhe 3,360 kg lëndë narkotike e llojit "heroinë" e pastër, të transportuar në mjetin Fiat Iveco Eurocargo, me targë shqiptare AA268AN, kontrolluar nga Karabinierët në Fasano (BR) që gjetën sasinë si më sipër të lëndës narkotike.

Pas sekuestrimit të lëndes narkotike është arrestuar në flagrancë, Arsen Leskaj, gjatë fazave të kontrollit është kontaktuar disa herë nga një farë "Tani nga Fieri" dhe nga "Nardi".

Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë ndonjë herë duke u ndihmuar nga operatorët portualë që e mbanin me vete për të shmangur kontrollet për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve kur ishte në mjetin e lundrimit "per ta futur, ma tha edhe Gerti (..) më tha " po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget" (...) punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget. Rrethanë e konfirmuar edhe nga Adi Çoba vetë Erigels PRESI: "Unë e pyeta Adin dhe I thashë: Po si?... këtu e aty... mu përgjigj: ej bishë në traget, punohet në traget, e vënë mbi një mbi një me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!".

3 JAVE ME PARE

"Është bërë ortak, këta kanë blerë në Turqi!" Operacioni "Ura"/ Zbardhen pjesë nga dosja e SPAK, kush është Pirro Capi dhe roli i tij në trafikun e drogës

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
Foto ilustruese

TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike pas zhvillimit të operacionit "Ura" në Shqipëri dhe Itali. Në dosjen e SPAK sqarohet përmes disa përgjimeve roli i personazhit të quajtur, Pirro (Spiro) Çapi.

Prokuroria e Posaçme thotë se ai del si organizatori i trafikut të heroinës nga Turqia për në Itali, përmes Shqipërisë. Për të vërtetuar këtë rol SPAK jep përgjime, jo vetëm të SKY ECC por edhe ato ambientale nga autoritetet italiane.  

Gjithashtu në dosje thuhet se transporti dyshohet se kryhet në rrugë tokësore në linjën Turqi-Kosovë-Shqipëri nëpërmjet kamionëve që Spiro ka në pronësi. Sipas dosjes, ai zotëron dy kamionë dhe ne mbërritjen e lëndës narkotike të llojit "heroinë" në Shqipëri, ato ngarkohen në kamiona, të cilave i bëhen vende të posaçme me qëllim fshehjen e lëndës.

Sipas SPAK, më pas ato imbarkohen në traget në Portin e Durrësit me destinacion Italinë. Në dosje shkruhet se për shfrytëzimin e këtyre dy kamioneve dyshohet se ai përdor një ndër bashkëpuntorët e tij, Arian Tola (alias Lani). 

Pjesë nga dosja:

Më datë 12.05.2022, Visi merr një telefonatë nga numri celularë 0684409148, në përdorim të shtetasit Pirro Çapi (alias Spiro). Bëhet fjalë për të njëjtën periudhë, pra kur Visi ndodhej në Itali ku ka diskutuar dhe me Gertin me anë të bisedave telefonike, të cilat u pasqyruan më sipër. Për këtë fakt ngrihen dyshime se Pirro Çapi (Spiro) mund të shërbejë në rolin e organizatorit, financuesit dhe koordinatorit mes lidhjeve të tij në funskion të transportit, magazinimit dhe shkëmbimit të lëndëve narkotike në Turqi-Shqipëri-Itali. Transporti dyshohet se kryhet në rrugë tokësore në linjën Turqi-Kosovë-Shqipëri nëpërmjet kamionëve që Spiro ka në pronësi. Ai zotëron dy kamionë me targë AB963EF dhe AB465EH. Me mbërritjen e lëndës narkotike të llojit "heroinë" në Shqipëri, ato ngarkohen në kamiona, të cilave i bëhen vende të posaçme me qëllim fshehjen e lendës narkotike dhe më pas imbarkohen në traget në Portin e Durrësit me destinacion Italinë. Për shfrytëzimin e këtyre dy kamioneve dyshohet se përdor një ndër bashkëpuntorët e tij, shtetasin Arian Tola (alias Lani). (Për këtë fakt është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Në bisedën telefonike me Visin, Spiro prezantohet si shoku i Gesit. Visi e njeh personin me cilin po flet dhe i përgjigjet qe jam knej jasht (në Itali). Spiro e pyet Visin se kur do kthehesh, ndërsa Visi I përgjigjet "nga java tjeter.....nëqoftese te duhem une, ke plakun në shpi". Spiro I thotë me pas Visit "po më duhesh".

Më konkretisht është përgjuar biseda telefonike e datës 12.05.2022, ora 13:06, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

...566 (Visi)

148 (Spiro)

566- alo... 148- ku je, ku je?...566 alo... 148 o shoko ku je re?...566 kush je me se ssss... 148-shoku Gesit jam...566-o he vlla, ca je tu bo ti, un jam knej jasht...148 - ne gjum i qive ropt e?...566-jo tashi sa u ulem, ca bo ti?...148 - kur do vish?...566 - po nga java tjeter vi...148 ehe...566 te duhem un?...148 po po...566 po ke plakun atje ne shpi...148 po c'ti bej plakun un?...566 po neqoftese do te duhet them un, shko te plaku... 148-po te plaku re?...566-po... 148 ma co numrin i her?...566 - po re ta coj un

148-hajd

Bisedë me interes, midis Visit dhe Spiros, e përgjuar më datë 24.05.2022, ora 11:16, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

….566 (Visi)

….148 (Spiro)

566- he bosi...355684409148 (Spiro) 148- ku je e burr?...566 po iki i cik te ai shoku jot...148 po iku ai, iku, se me ate isha une...566-eh...148 eh, iku deri ne spital, per ja gjys ore shko ke ai, trecerek ore. Ku je tashi?...566 une sa po dal nga parkexhi, ktu ke Xhixhi...148 - te pres ktu ke shpia ime une?...566 po re...148 - ktu ke rrethi...566 - erdha direkt, hajd...148-hajd

Bisedë me interes midis Visit dhe Spiros e përgjuar më datë 26.05.2022, ora 13:42, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

148 (Spiro) - he me te doli rakia?...566 (Visi) - doli rakia, ti rash shpar po ishe i zonem...148 - (qesh) ca po bon?...566 - hic e mire, ca bon ti?... 148 - hic e knej, po ik vazhdo ti e vlla se ti jap une se po haj i cap buk, pa merak...566 po han buk? eee mire...148 ee po haj i cap buke edhe........vazhdo punen ti, c'ke ti...566 okei, hajd...148 mir e?...566 hajd...148-per 700 me tha, kaq dal une per zot, per tjerat se di...566 - si?...148 - per 700 te dal une per zot them...566 eh okei...148 - ne vazhdim shife vet...566 - hajd ciao.

Roli i shtetasit Pirro Çapi (Spiro), si person i përfshirë në këtë rrjet kriminal, ashtu si në rastin e Gesit, rezulton në ambientalet e përgjuara nga partnerët Italianë në automjetin e Genci Telollari, ku ky i fundit po zhvillonte një bisedë me Gertin Aliu. Për Spiron flitet që është bërë ortak dhe lendën narkotike e gjen në Turqi. Fragment nga ambientali i datës 01.06.2022:

Gerti....... tha që kanë ardhë në shtëpine time. Kontroll në shtëpi... Genci: si ka mundësi që ai është kthyer në Shqipëri?...Gerti: ai u kthye sepse ishte pa dokumenta. Nuk kishte dokumenta...Genci: e di...Gerti: si?...Genci: maskarenjt, kane filluar me rënë në sy. Shkojnë dhe pyesin a don, a don, a don.....edhe te Masimo.......Gerti: ah... Gesi?...Genci: jo, kta.....don, don......Gerti: e kanë marrë, është bërë ortak....kta kanë blerë në Turqi, i ka marrë ky Spiro. Ky Spiro i p.... motrën... Genci: jo.....flasin budalliqe... Gerti: jo, e di unë... Genci: Gerti kaq shtrenjt......me 20... Gerti: po kta nuk janë të parët....ky Gesi tregon hordhiqet... Genci: pikërisht... Gerti: une e kuptoj o Genci...Genci: pastaj Gesi të çan k** se kërkon lekët, lekët.......

Për sa më sipër, kuptohet qartë lidhja midis Gertit(Gertin Aliu)-Gesit(Orges Molla)-Visit (Ervis Deti)-Spiros (Spiro Capi), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mundësojnë lëndën narkotike nga Turqia duke e sjellë në Shqipëri dhe më pas e dërgojnë në Itali nëpërmjet korrierëve të ndryshëm. Në shtetin fqinj janë persona të tjerë të cilët e presin dhe më pas e shpërndajnë. Nga analiza e mësipërme, dyshohet se janë pikërisht Gerti dhe Visi ato te cilët merren me dërgimin e lëndës narkotike në Itali dhe më pas shpërndarjen, ndërsa Gesi dhe Spiro kanë rolin e personave të cilët gjejnë dhe garantojnë lëndën narkotike (të llojit heroinë), kryesisht duke e sjellë atë nga Turqia.

Duke ju referuar rendit kronologjik të ngjarjeve na rezulton po ashtu se më datë 05.06.2022. Spiro bashkë me Arjan Tola kanë bërë një udhëtim një ditor nga Shqipëria në drejtim të Turqisë. Ky fakt konfirmohet nga këqyrja e të dhënave hyrje-dalje në sistemin TIMS si dhe nga bisedat telefonike që personat në fjalë kanë kryer me familjarët e tyre. Po ashtu, nga këqyrja e sistemit Tims rezulton një udhëtim tjëtër i kryer nga Spiro dhe Lani me destinacion Turqinë. Ato kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë më datë 27.07.2022, me linjën ajrore "Pegasus-Stamboll 769-770" dhe janë kthyer në Shqipëri më datë 30.07.2022, ora 00:50. 

Për të dokumentuar lidhjet midis Visit-Spiros-Gesit dhe personave të tjerë të përfshirë, nga janë mbajtur në përgjim telefonik numrat celularë që I korrespondojnë shtetasve të lartpërmendur. Visi pasi kthehet nga Italia, më datë 10.06.2022, kontakton Spiron dhe Gesin, ku gjatë bisedave që ato kryejnë rezulton të jenë takuar me njëri-tjetrin.

 Më datë 12.06.2022, ora 22:58, Gesi mer në telefon Visin dhe I thotë hajde te shpia meri pjesë pjesë (lekët): "214 (Gesi)-O Viso....566(Visi)-he bosi....214-a do vish ti morësh pjesë pjesë?....566-te vi ti mor?.....214-hajd......".

3 JAVE ME PARE

"Këtu në Durrës me ne sillet si k*r*ë, me ate si burrë"/ Operacioni "Ura"! Ja si komunikonin në SKY ECC anëtarër e bandës kriminale! Presi: Të gjithë e dinë që Adi po punon me Visin e Pojës...

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
foto ilustruese

TIRANË- Pas operacionit "Ura" zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, tashmë kanë dalë edhe bisedat në SKY ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike. Në dosje tregohet marrëdhënia mes trafikantëve me njëri-tjetrin, bisedat për ngarkesat e lëndëve narkotike deri të përplasjet dhe qejf mbetjet mes tyre.

Roli i "Visi i Pojës"  kryesisht është i zbardhur përmes përgjimeve në SKY ECC. Sipas mesazheve në SKY ECC 'Visi i Pojës' në bashkëpunim me dy grupe kriminale të drejtuara nga Adi Coba dhe Erigels Presi, aktiviteti kriminal i të cilave është dokumentuar nga autoritetet italiane. Në dosjen e SPAK thuhet se Adi Çoba për trafikun ndërkombëtar të drogës mbështetje fuqishëm në kontributin e Visit të Pojës dhe grupit kriminal të lidhur me të.

Pjesë nga përgjimet: 

Erigels Presi: Këtu në Durrës është bërë kurvë... në çfarë kuptimi... ky është me ata (...) ky nuk sillet kështu si sillet me mua dhe me ty. Me ata ai (ADI) sillet si burrë (...) Tani, këtë punë e bën edhe i shëndoshi (Çoba), është në kontakt me këta (...) në kuptimin që është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen.

Ndërsa me të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është ke e bardha, apo jo? (...) Ai (ADI-ship.) qëndron me këta për të kuqen, merr edhe diçka tjetër se këta kanë edhe të bardhë (...) duke qenë me ata vepron si ndërmjetës... 

Erigels Presi: Të gjithë e dinë që Adi po punon me VISIN e POJËS (...) ata janë djem të jashtëzakonshëm. E kupton? Duhet më thënë atë që është (...) kanë kapital, nuk mund t'u thuash asgjë. Nuk janë te aksionit, harroje, por kanë kapital (...) 

 

3 JAVE ME PARE

Operacioni "Ura", dalin bisedat në SKY ECC mes anëtarëve të organizatës së trafikimit të narkotikëve: Kur të thërrasi në telefon, hape, thuaji hajde në filan vend me u sqaru

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
Foto ilustruese

TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike pas zhvillimit të operacionit "Ura" në Shqipëri dhe Itali. Më poshtë parashtrohet një pjesë nga dosja e SPAK, të bisedave mes Gertin Aliut dhe personi të identifikuar si “Indriti”, ku flitet për një anëtër, i cili mbetet mister. Në komunikimet e paraqitura më poshtë "Bazholi" është Adi Çoba, kreu i grupit në Itali, i cili organizonte pjesën e trafikut atje.

Pjesë nga përgjimet të pasqyruara në dosje:

Indriti: o me...

Gerti: o Indrito...

298: o me ca bone?...

Gerti: hic ne mire...

Indriti: si je?...

Gerti:hajd mo ashtu jam, nuk jam dhe fort mire jo...

Indriti: s’je fort e?

Gerti: po për zotin...

Indriti: s’ke laft fare fare...

Gerti: jo me, m’ka liru i cik kshu po di gjo une, zorret e burr, më dhemb stomaku, ftof or burr

Indriti: po pra po të prish...

Gerti: ja isha cik te Taku...

Indriti: e pra, për atë Bazholin se çme ngatërroi

Gerti: po mer burr, po s’merret vesh Taku e burr, i ka fut lekët si ka fut lekët, ku di gjë unë

Indriti: po pra mo, the ma i herë, ai i ka myll i kam bo, do t’ja them un këtij, dje i kam çu prap llafe që t’i dal borxhit, ku di gjo, ik o drejq kape kape, ç’është ai kalamo b*thqir, ene ai s’ka njeri mrapa hiç, kërko het, kot mo, llafe kot mo, ai non rezistence...

Gerti: hajde kture cun i her, ko, co llafe kot me kot me i dhon rendesi tjetrit, hajde i Ledio hajde i her, kur te therrasi ne telefon, hape telefonin, thuji haide ne filan vend me u sqaru

Indriti: tashi ca të thena ne lale, i ke çu llafe, i kam çu llafe, jo jo s’pjerdh se më tha Eni që ai s’pjerdh për Bazholin, po nëqoftëse s’pjerdh për Bazholin ku di gjo un, unë tashi s’e di, kur tjetri s’pjerdh për Bazholin, ç’a me i shkru për Bazholin, ku di gjo ç’a i thon këtij t rriten Bazholi...

Gerti: po pra...

Indriti: ç’a bone ti, në shpi je?...

Gerti: hic, jam në shpi, po hy në shpi, tashi direkt...

Indriti: mirë se kisha në mendje se jam në autostrad...

Gerti: po unë jam me Takun dola, vetëm për atë e burr...

Indriti: e di pra, e di, të kuptoj...

Gerti: një minutë sa e takova, për ty kam, i ca i thash be do iki në shpi se s’po rri dot...

Indriti: mirë pra, hajd se më dëgjove, sa jam në autostrad hajd...

Në bisedat e bëra nga vetë Adi Çoba, ai prezantohet pikërisht si Bazholi, biseda si vijon:

Liri: alo Liro ca bone vlla?...

Liri: mir…

Adi: Bazholi jam...

Liri: o Bazholo...

Adi: he vlla...

Liri: po ti, po do me kujtohesh mer burr, pse harrove?...

Adi:o harrova dhe un, tashi qe me kujtoi ai cuni se vetem ato kan ngel....

Liri: tashi un neser ne mjes, qe me ka bo ajo tjetra ose te veshtiri, se ika, se ika me te pelqish...

Adi: e kuptoj, degjo ti, tashi te pyeta se naqe Bajrom per zotin, thash mos...

Liri: neser ne mjes ne oren tet ta thjes, ta bej tet veshtira po, tashi, une po te vi te ejn gisys po vi neser atje, mir e?..

Liri: ok vlla, fiks fare...

3 JAVE ME PARE

"Mirë të morsha të keqen, hajde shpirto hajt"/ Operacioni "Ura", dalin mesazhet mes bandës kriminale! Ja si bashkëpunonte Gertin Aliu me Adi Çoban, Orges Molla dhe Ervis Deti

 

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
Gerti Aliu dhe Ervis Deti

 

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura". Bisedat e zbardhura Në SKY ECC mes anëtarëve të organizatës së trafikimit të narkotikëve kanë zbuluar rolin aktiv të Gertin Aliut. Sipas dosjes hetimore Gertin Aliu bashkëpunonte me persona si Adi Çoba i njohur me pseudonimin “Bazholi”, Orges Molla (Gesi) dhe Ervis Deti.

Në komunikimet e përgjuara, dalin detaje të qarta për porositë, pagesat, vendtakimet dhe transportin e lëndës narkotike, duke përfshirë edhe rrugët përmes tragetit Durrës–Bari dhe dorëzimet tek anëtarët e grupit në Itali që drejtohej nga Adi Çoba.

Nga përgjimet e telekomunikimeve rezulton një lidhje e drejtpërdrejtë e Gertin Aliut me Ervis Deti. Gjatë bisedave që kanë zhvilluar me njeri tjetrin, rezulton se ata janë takuar së bashku, ku Gertin Aliu i thotë Ervis Detit: "masdite do vi të takoj se s'kam qenë në Durrës kto dit prandaj...se kam një muhabet për të konsumar"

Pjesë nga dosja

Rezulton se Gertin Aliu jo vetëm ka njohje me Adi Çoba, por i referohet “Bazholit” si emër që ka një rëndësi. Gertin Aliu rezulton të ketë njohje dhe me Orges Mollën. Ky i fundit rezulton në përgjimin telefonik, përshkruar më sipër, por dhe nga përgjimet ambientale të pergjuara nga Autorietet Italiane, si person i dyshuar në gjetjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit "Heroine". Nga transkripti i bisedës së përgjuar ambientale të datës 01.06.2022, ora 17:45, kryer nga Autoritetet Italiane në automjetin e Genci Telollari, rezulton biseda më interes midis Gencit dhe Gertin Aliut, si vijon:

Gerti: i thashë, dëgjo, zbrit sepse nuk i kam paratë! Nuk është se nuk i kam paratë por për herë parë po sforcohem, herën e dytë nuk merkaosem më. Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro. Tani Gesi më tha kështu: "këtë herë merre më para! Sepse mua mi kanë marrë..... më duket se kunati i tij ka ikur" ....

Genci: ku ka ikur?...

Gerti: i kanë hyrë në shtëpi kunatit të Gesit, ai që takuat ju...

Genci: Çfarë po thua?...

Gerti: Po! Më tha (Gesi), "Unë i kam bërë tashmë në gjashtë e gjyëm 1 me 4"...

Genci: "nuk e ndjej"...

Gerti: Si...

Genci: jo, nuk e ndjej...

Gerti: nuk do marrim atë, do marrim vetem këto të dyja........ biseda vijon.

Gertin Aliu-ca bone me.

Ervis Deti: hic me, ca bon ti?..

Gertin Aliu masdite do vi te takoj se s'kam qen ne Durres kto dit, prandaj, ik se s'ashtu, mir vilai jot?...

Ervis Deti-mir mir jo kot, un mora me shum per merak se ca esht...

Gertin Aliu-jo jo po se kam nje muhabet per te konsumu, hajd, kam nje muhabet per te konsumu, mir te keqen mir, ciao.

Bisedë tjetër me interes e përgjuar më datë 08.05.2022, ora 10:49, në bazë të vendimit mr.315, datë 19.04.2022, vendimit nr.333, date 05.05.2022, re Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Ervis Deti-he...

Gertin Aliu-si ja kalove? Ku je me?...

Ervis Deti-mir me, un tashi sa po sa po leviz i cik ktu te..

Gertin Aliu-ku?

Ervis Deti-isha ke

Gesi, sa po leviz, ku tak, ku te pres?..

Gertin Aliu-ku ku, me makine je?...

Ervis Deti me makine e villa...

Gertin Aliu direkt un nga Vila Zogut po zbres aty te

Kjo bisedë e zhvilluar më datë 08.05.2022, ora 10:49 vërteton takimin e Gertit dhe Visit, direkt pasi ky i fundit kishte zhvilluar një takim me Gesin. Po në të njëjtën datë, duke ju referuar hyrje-daljeve të sistemit Tims, rezulton se Ervis Deti është nisur me linjën e tragetit "Rigel Duni" në drejtim të Barit, Itali dhe është kthyer në Shqipëri me datë 20.05.2022 me të njëjtën linjë trageti. Bisedat e mëvonshme telefonike midis këtyre subjekteve datojnë më 10.05.2022-13.05.2022, periudhë në të cilën Visi ndodhej në Itali.

Të dy bisedojnë për një takim që Visi duhej të bënte me disa të njohur të përbashkët me qëllim lidhjen e kontakteve dhe dorëzimin e lëndës narkotike te disa persona që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ende të pa identifikuar. Dyshohet se roli i Visit është marrja dhe dorëzimi i lëndës narkotike (korrier) në emër dhe për llogari të Gertit apo Gesit.

Më konkretisht bisedat zhvillohen si më poshtë: Bisede me interes e përgjuar më datë 10.05.2022, ora 10:57, në bazë të vendimit ar. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

Ervis Deti - ho me zemra

Gerti Aliu (Gerti) - ca bone ti me?

Ervis Deti-Hic tu bo xhiro, tu nejte.

Gerti Aliu-t'rujt zoti, tashti ti ktu je?...

Ervis Deti- Jo une jam ktu (i referohet Italisë)..

Gerti Aliu - E mire, jo sepse e kemi mik te perbashket prandaj po them a m'nigjon?...

Ervis Deti Ca problemi ka?...

Gerti Aliu ate shokun tim e kemi mik te perbashket, kshu qe e zgidhte vete me ty ai, kjo eshte ideja...

Ervis Deti- E zgjidh vete me mu ai?..

Gerti Aliu-Eee...

Ervis Deti-ku ku esht qe si e zgjidh me mu ai

Gerti Aliu-e pra tashi, kur t'jesh ktu pastaj te flas une pra ca t'them une ty tashi, se di si me ta shpjegu...

Ervis Deti-Po mire mo, maroje ti ca problemi ka?...

Gerti Aliu-Mire pra mire, jo jo se e maroj une e maroj une nuk e kam problem fare ate pjese, se kam fare problem me vila jo, une do ta maroj, nuk e kam problem une ate po e kom lone per sot ne darke pranej...

Ervis Deti Po mire mo edhe mu neser m'duhesh, po qe se shkon, shko me plakun neser...

Gerti Aliu Mire ik se e zgjidhim vete tashi, ik se s'ashu dot me teper hajd...

Ervis Deti Hajd...

Gerti Aliu A m'nigjon?...

Ervis Deti - Po pra po te degjoj...

Gerti Aliu-Mire te morsha te keqen, hajde shpirto hajt, t'njifte vete me pranaj po te them t'njifte vete...

Ervis Deti-Po mire mo po pastaj...

Gerti Aliu-Jo jo, shyqyr me mu bo qejfi qe te njifte vete (qesh)Ervis Detie pra, hajd...

Gerti Aliu-hajde ciao ciao

Bisede me interes e përgjuar më datë 11.05.2022, ora 12:43, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Ervis Deti- he zemra

Gerti Aliu-he me te keqen...

Ervis Deti-ca do boj un?...

Gerti Aliu-si ja kalove ti?...

Ervis Deti-hic e mir, ja knej tu llogarit

Gerti Aliu-marshalla, tashi kupton, si esht thelbi apo jo?...

Ervis Deti jo un mora vesh qe ti do vish ktu me i llaf apo jo?..

Gerti Aliu po pra e, e aq do vi un aty edhe, jan miq te perbashket, kshuqe nuk kam lidhje mo un, ne kuptimin e asajt se ata flasin vet a me kupton e? Neqoftese esht po i njejti, se te njofin mir, a me kupton Gertin, kjo esht ideja, maroi filmi...

Ervis Deti-po mir pra ti kur vjen ktu se un se kam iden se sssss....

3 JAVE ME PARE

"Ke ty vij se ti je kapo modh!" Operacioni "Ura", "përplasje trafikantësh" në bisedat e përgjuara: U zhgënjeva shumë! Nuk jam kaq i pabes! Kam bo gabim e burr...

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
Foto ilustruese

TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike pas zhvillimit të operacionit "Ura" në Shqipëri dhe Itali. Më poshtë parashtrohet një pjesë nga dosja e SPAK për operacionin. Ky fragment tregon një përplasje mes trafikantëve Pirro Çapi dhe Orges Molla.

Pjesë nga përgjimet të pasqyruara në dosje:

Pirro Çapi (Spiro): he shok, alo...

Ervis Deti: o bosi...

Pirro Çapi: he

Ervis Deti: un me verte kam bo gabime e burr...po nuk jam kaq i pabes a kupton...

Pirro Çapi: u zhgenjeva shum sot... u zhgenjeva, po do te them me shum sot...

Ervis Deti: U zhgenjeve ke Gesi?...ma mir, un ktu te lagja jam e burr, ti ke Gesi je zhgenjy per gjona tjera jo prej meje...

Pirro Çapi: amon e burr, pac nerin...hajde hajd se posht jam ke shpia im, hajd pi...hajd pi nji teke raki...

Ervis Deti: Ke ty vi un se ti je kapo modh he me rop shpie he...

3 JAVE ME PARE

"Mrena ksaj jave me i llaf"/ Operacioni "Ura", zbardhen bisedat në SKY ECC mes shqiptarëve! Ervis Deti ndërmjetësi për kalimin e trafikantit në mënyrë të paligjshme nga Porti i Durrësit drejt Italisë

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura". Në dosje është zbardhur edhe roli i efektivit të kufirit në portin e Durrësit Naim Beluli, i cili akuzohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Italisë një prej trafikantëve të drogës Edison Gjoka (Cukaj), ndërsa ndërmjetësi është Ervis Deti. Sipas dosjes hetimore në emër të tij, është personi Bexhet Mema që organizon skemën dhe i kërkon policit kalimin e Edison Gjokës në mënyrë të paligjshme.

Pas shumë bisedave në telefon, mes anëtarëve ku është dakordësuar edhe pagesa prej 3 mijë eurosh, të cilat janë të gjitha të përgjuara dhe dokumentuara në dosjen e SPAK, Ervis Deti vihet në lëvizje për të ndërmjetësuar kalimin e trafikantit nga Porti i Durrësit në Itali në mënyrë të paligjshme.

Pjesë nga përgjimet

Edisoni: alo... Ervis -o villa ca bone? Edisoni -hic ca bone ti?...566- un sa piva kafe me ate... 

Edisoni po... Ervis tashi mrena ksaj jave me i llaf, mos neser, pasueser, domethon... 

Edisoni - si the vlla?... 

Ervis: mrena ksaj jave a kupton?... 

Edisoni - aaa okei mir...

Ervisi:  do te lajmeroj un nje dit perpara... 

Edisoni - a ja, a ja shpjegove vlla?... 

Ervisi:  po s'ka nevoj car, ja shpjegova tashi un, ne rregull... 

Edisoni -a okei... 

Ervis: i thash me i llaf kshu kshu, tashi pres t'me thot ai e te lajmeroj direkt, po mrena ksaj jave me i llaf esht e marume... 

Edisoni -okei vlla se kam dal keq qija ropt, mu mu ma shum se un se jam demtu un s'esht demtu njeri ktu... 

Ervis: hajd hajd se flasim, t'na therrasi ky e takojm pastaj mir?... 

Edisoni: ik vlla, ciao...566 hajd ciao.


Pjesë nga përgjimet

Edisoni - o vlla, ma shpjego dot nje muhabet... 

Serxho - po ca te keqe ka qe thot jo te piceria mer vlla?... 

Edisoni -o vila nuk e di ky o shoku jot e vlla, s'ka besim ky ke ti nuk e di un ca eshte, ku o problemi. Ti pse nuk ma sqaron ne moment, pse ma sqaron....le per....te lutem vlla (dikush i flet aty ne afersi) pse ma le per moment te fundit vlla?... 

Serxho -o vlla i thash mer vila, do flas me tha e do te them, leji e vlla aty ke piceria s'ka na i gjo te keqe... 

Edisoni - po ca me nxjerr nga shpia tashi mu, me u tall me.....o villa nuk e kuptoj per ca me nxjerr nga shpia?.. 

Serxho: o vlla thuji ti lesh aty e te ikesh e te marosh pun e burr, mo na bo derrci verrci...

Edisoni - o shok na zgjidhe muhabetin me shokun tan e vlla, un s'kam ardh me te than, me ke than me duhen tot lek nuk kam pyt o vlla as ma ul as ma ngre, te kam than sa lek do m'ke than tot e vlla po ta mar e ke robin ktu, neqoftese un ty te kam ardh pa lek okei je ne rregull.

3 JAVE ME PARE

"Si e ke situatën me fugonin?" Operacioni "Ura", dalin bisedat në SKY ECC mes anëtarëve të organizatës së trafikimit të narkotikëve: Jam me këto italianët e punës

 

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
Foto ilustruese

TIRANA- Pas operacionit "Ura" zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, tashmë kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike. 

Në pjesën e dosjes, paraqitur mëposhtë, janë dokumentuar të dhënat për veprimtarinë kriminal e të këtij grupe që merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE.

Gjihashtu dosja zbulon biseda të përgjuara mes trafikantëve shqiptarë, një episod si më poshtë mes Gerti Aliut dhe Orges Mollës.

Pjesë nga përgjimet të pasqyruara në dosje:

Gerti - o zemra ime...

Orges- mirëmëngjes...

Gerti - po ku je mer vlla, ca ke fillu me blejt qumësht e...?

Orges- po thash jam tu dal...

Gerti - e po ca psh...i je në ndal te pensioni e vlla...

Orges- mos e ki kam? Gerti jam e Gerti...

Orges- po e mora vesh e mora...

Gerti - hehehe me thash e keqen qat ko...

Orges- hic per zotin, po nejta non vjem mormi i cik...

Gerti - mire lali mire, ca bon ti?...

Gerti - ca bohet ni naj e bukur?...

Orges- ku je?...

Gerti - mire re marshal, shtyme me tu mar fryme, ca do bejme, shyqyr zotit na lan zotit kshu siq jemi pastaj...

Orges- une jam ne taksi per ja gjyis ore da old, po ashtu e pim nje kafe...

Gerti - jo, une jam me kto italianët e punes...

Orges- po...

Gerti - po si e ke situaten me fugonin, e me fugonin ta fusim ne pune?...

Orges- po e shtu ne ate...

Gerti - e me tallsesh ai...

Orges- po e, eshtë dhe kamionin dhe fugonin...

Gerti - ca thon ata...

Orges- po per zotin, iken, ci do kot...

Gerti - mire mire ashtu, nigjo une...

Orges- i t’rosh per zotin...

Gerti - une ne momentin e pare qe më do mndesia sepse jam lidh me ni firme tjeter qe do me bojn, dun Barleta, dun fugonin e vet, do ta blej une dhe ose bleje ti e ble e ta transportin përgjys, a kupton Gerti tin?...

Orges- skehu e ardh, ngarko te mu, shkarko te ato, ngarko te ato, shkarko te...

Orges- tani po blejm tjeter vari lesht, blejm nje tjeter e fillojm pune herë...

Gerti - hehehe me thash e keqen qat ko...

Orges- hajd se do vi, kismet masdite kur te lirohem...

Orges- ok vllai...

Gerti - i pim nje kafe...

3 JAVE ME PARE

"Ohoho nëna ime çfarë copash!" Operacioni "Ura", dalin bisedat në SKY ECC për trafikim të lëndëve nakotike edhe drejt Gjermanisë: Paketoja paratë në qese me vakum

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
Foto ilustruese

TIRANA- Pas operacionit "Ura" zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, tashmë kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike. Në pjesën e dosjes, paraqitur mëposhtë, protagonist është Ervis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, teksa flitet për trafikun e 8 kg kokainë nga Gjermania për në Itali pas porosisë që bën Adi Çoba. Ky i fundit bie dakord me çmimin që ka vendosur Doçi, duke pranuar se malli që do t’i dërgohet është i cilësisë së parë. Pritësi italian, i identifikuar si Angelo Zanzarelli, përgëzon furnitorët për mallin.

Pjesë nga dosja:

"Duke konfirmuar atë që Zanzarelli vuri re në lidhje me vështirësinë në gjetjen e lëndëve narkotike të cilësisë së mirë, Adi Coba shpjegonte se, në atë periudhë, në Holandë ishte e lehtë të gjeje kokainë të prerë me cilësi të dobët, duke i dërguar sërish dy fotografitë të cilat në vend të kësaj portretizonin bllokun me "ERKING" "kallëp" që do t'ia kishte dhënë: 

"E di vlla se e di si funksionon në Hollandë marrin 7 kilogramë, bëjnë 10 dhe i shesin, por një që kupton e sheh që nuk bën."

Pasi merrte fotografitë e kokainës, Zanzarelli shprehte vlerësimin e tij: 

"ohhohho nena ime cfare copash, si tha shoku aah si akull ah ah ah".

Në këto rrethana, Adi Coba shkëmbente disa mesazhe me trafikantin e drogës që përdorte kodin PIN C3289B, të cilat dokumentonin pa mëdyshje rrethanën e kryerjes së furnizimit me kokainë falë kontributit të dhënë nga një grup i organizuar kriminal që i atribuohet përdoruesit të PIN C3289B. Në veçanti, dilte se shtetasi Elvis Doci përdoruesi i C3289B ishte nga ana e tij në kontakt me një furnizues me qendër në Gjermani, nga i cili mori 8 kilogramë kokainë atë ditë (3 gusht 2020), e cila më pas do te dërgohej në Itali. Dy ditë më vonë, më 5 gusht 2020 në vijim, i kryer nga një korrier në bordin e një makine ("shoferi").

Më pas ata do të duhej t'ia dorëzonin paratë këtij të fundit si pagesë të pjesshme të së njëjtës. Në fakt, kjo është ajo që Elvis Doci i shkruante Adi Coba, duke filluar nga ora 17:08 e datës 3.8.2020, i cili duke dhënë udhëzime për mënyrën e dorëzimit të parave dhe në lidhje me vendndodhjen e preferuar për shkarkimin e lëndës narkotike, këshillonte gjetjen e një vendi të përshtatshëm me një oborr dhe jo një garazh: 

"Sot është dita që duhet të ngarkojë dhe të them (...) është në Gjermani, shoh (...) 8 copë, i kemi bashkë (...) 4 + 4 (...) pasnesër do të vijë ke ty (...) jepi shoferit paratë çfarë ke (...) mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera (...) dhe vendos një shenjë (...) ose të paktën një oborr privat (...) përveç garazhit".

Në mënyrë të përmbledhur, u konstatua se 8 kilogramë kokainë në fjalë mbërritën në Itali në bazë të marrëveshjeve të bëra në një bisedë të koduar mes Adi Coba dhe Elvis Doci i njohur si "Visi i Pojës", përdorues i PIN-it C3289B, i cili nga ana tjetër, për shkak të përkatësisë së tij në një grup të organizuar kriminal, mundi ta gjente atë dhe të organizonte dërgimin e lëndës narkotike nga Gjermania në Itali.

3 JAVE ME PARE

"A kemi ndonjë shok që ka të bardhë se do ortaku im..." Stërviste RENEA-n dhe 'drejtonte' trafikun ndërkombëtar të drogës/ Bisedat e Sky ECC nxjerrin zbuluar ish-efektivin Altin Morina

"Paketoja paratë në qese me vakum!" Operacioni
Altin Morina

TIRANA- Nga hetimet e SPAK-ut kanë dalë transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC. Këto të fundit që tregojnë lidhjet e ish-efektivit Altin Morina me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në bisedat e zbuluara në dosjen e siguruar nga Dosja.al, vërehet Morina i raporton Ndërjakut për sasitë e drogës në dispozicion.

Morina përmend se kokaina që vinte nga Ekuadori dhe që duhej transportuar drejt Spanjës, Gjermanisë dhe Holandës duke kërkuar ndihmë për sigurimin e marinarëve dhe kontakteve të besueshme për të kryer dërgesat e paligjshme. Më tej, Morina raporton në biseda të tjera se ndodhej në Tiranë për të mbledhur borxhet për grupin kriminal.

1 UNICQ – “me shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 10 copë paska …e lan mallin ky shok … ky me thotë co ndonjë ti shohi ams (nep. Amsterdam)… me e pa mallin shok po me thot …co ndonjë shok po desh me e pa… do tak ne shok se po vij për durres…

1UN9CQ–fola pak me një shok në giermani ka bërë një dalje … edhe mund tënnisem unë andej … kemi rob ta heqi aty? … hamburg ose frankfurt? …SPNNS9 -Se di nigjojm cmimet iher … Qe tfolim me ropt…”.

Në një mesazh të 29 dhjetorit 2020, Morina tregon për një anije të gatshme për transport në Spanjë dhe kërkon marinarë për operacionin që përfshinte një njohur të tij në Ekuador.

IUN9CQ -me shkrujti nje shok qe kam ne ekuador … qe kishte hipje dhe dalje andej…ne spanje …e ta hedhi ne det …por i duhet nje marinar…

5PNNS…- Marinar
ku atje ne ekuador…

1UN9CQ-ne spanje…

5PNNS9 —Shok folim Nga afer….

1UN9CQ-ne hollande kemi nai shok … qe ka te bardhe… se do ortaku im 20 buk…

5PNNS9–Me tbardh…

1UN9CQ — te bardhe…

SPNNS9—-Se di sjam ngatrru mo ….Se di shok …Po do pys.

operacioni ura

Sondazh

Poll

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale

Berisha: Rama dha leje për mbi 29 mijë hektarë kanabis me vlerë 10 mld euro në vitin elektoral

"Kanë edhe një bos në hije"/ Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Berisha del nga ambientet e SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini

Berisha: Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij

Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë kandidat që të bëjë transparencë, nuk e kemi standardin e Edi Ramës

Farsa elektorale/ Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor

Berisha: Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme, te segmente të bandës së Shullazit

Berisha: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i "trenit bullgar"

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit

"Do kemi disa seanca intensive!" Peleshi në seancë plenare: Jemi në Parlament, jo në cirk!