6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryeministri Edi Rama ka bërë për dush të ftohtë kryebashkiakët ditën e sotme në lidhje me mungesën e ecurisë për Paketën e Maleve. • Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Paketa e Maleve po ecën me ritme të ulëta dhe se kjo vonesë është dekurajuese. • Kryeministri kritikoi kryetarët e bashkive për vonesën e treguar në dorëzimin e hartave për zonat prioritare të vendeve. • Në mbledhje, Rama u ka vënë ultimatum të gjitha bashkive të vendit që brenda muajt tetor të dorëzohen hartat për "Paketën e Maleve". • Kryeministri u shpreh se nuk mund të jetë historia, mblidh të ardhura përmes taksave, shpërndaji dhe pastaj kërko më shumë të ardhura, por bashkitë duhen të jenë pararojë për të krijuar të ardhura në ekonomi. • Gjatë fjalimit, Rama është kapur dhe me disa kryebashkiak specifikisht duke kritikuar punën e tyre. • Pre e kritikave të Ramës kanë rënë kryebashkiakët e Kukësit, Shkodrës, Devollit, Pogradecit, Kuçovës, Roskovecit, Tepelenës, Sarandës dhe Dimalit.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm me kryebashkiakët për Paketën e Maleve është kapur dhe me kryebashkiaken e Dimalit. Gjatë fjalës së tij, Rama ka parë teksa Juliana Mema po bisedonte me Ilir Xhakollin, i ka tërhequr vëmendjen.
"Edhe ti s’e ke sjellë, mos i tund kokën atij aty, mos fol me Xhakollin. Unë e di që ti ke trasenë e Leninit që të flasësh me 7 veta, por po them se kjo paketë u bë për ata që duan të investojnë te toka e tyre dhe s’i kanë dokumentet. Vijnë në bashki, shprehin interesin, e presin. Ndaj krijohet mundësia, jepet një kontratë me një çmim një euro, e mundëson kontrata këtë, ai e bën investimin derisa të fitojë edhe të drejtën e tokës në fund të mbarojë proces," i tha Rama-Memës./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri për 'ujë të ftohtë' kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi. Rama i kërkoi Kryebashkiakes që të bënte edhe autokritikë, teksa Bufi e pranoi kritikën, duke premtuar se do realizonte detyrën.
Bufi: Nuk i kam sjellë hartat është e vërteta.
Rama: Mirë pra, po bëj autokritikë…!
Bufi: Po, bëj autokritikë jo vetëm për mua, po për të gjithë ne që s’i kemi sjellë. Ne e kemi filluar punën dhe jemi në proces. Faleminderit që nuk na kritikove më shumë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për "Paketën e Maleve", kritikoi ashpër pothuajse të gjithë kryebashkiakët që nuk kishin dorëzuar hartat e zonave. Gjatë takimit kritikat nuk munguan as për për kryebashkiakët e Devollit dhe Pogradecit. Në fund Kryeministri u vuri një afat, që brenda muajt tetor bashkitë të dorëzojnë të gjitha hartat.
“Më dëgjon ti kryebashkiaku i Devollit. Se i mbylle edhe ato problematikat e karburanteve, se u bë kjo puna e karburanteve, i zgjidhe dhe ato tani… Tani pse nuk i sillni hartat…”, tha Rama.
“Nuk po flas për Pogradecin. Duhet të vijë harta e paketës së maleve, ke pasur Adamin e fermerëve në Pogradec dhe tani duhet të më sjellësh hartat”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët, ka kërkuar përfundimin e procesit për Paketën e Maleve. Rama tha se puna për këtë nismë është nisur prej kohësh, por ritmet nuk janë të kënaqshme dhe ende mungojnë hartat e disa bashkive. Gjatë fjalës së tij Kryeministri u 'kap' edhe me Benet Becin, për mos dërgimin e hartës.
"Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër. Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma. Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për 'Paketën e Maleve' kritikoi edhe kryebashkiakun e Kukësit. Gjatë fjalës së tij Kryeministri i akuzoi se po bëhen pengesë për procesin duke mos dorëzuar hartat e zonave. Rama gjithashtu u la kohë deri në fund të tetorit të zgjedhurve vendorë që të dorëzojnë hartat e zonave.
"Njerëzit mund ta kenë tokën, por nuk kanë marrë dokumentin që i jep me letër atë që ka në zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre mirëpo të gjithë kemi ngritur duart lart se nuk kanë letrat. Bëmë ligjin 20/20 për të adresuar këtë problem. Ne kemi ndërtuar këtë paketw që ti japë mundësi atij që ka tokën që të vijë në bashki e të thotë dua të ndërtoj këtu. As ti nuk e ke sjellë kështu mos pyet Ilir Xhakollin. Po të them për paketën që paketa i jep përgjigje edhe asaj problematike që nuk ia jep ligji 20/ 20. Unë po them të njëjtën gjë. Unë e di që ke kapacitetet e Leninint që të flasësh me 7 veta në të njëjtën kohë.
Ajo që ne kemi pritur është që procesi të ngece, është hapi juaj që të përcaktoni zonat, që në këto zona duam të hapim rrugën e kësaj pakete, duke praktikisht përjashtuar vetëm ato pjesë që janë zona të mbrojtura. Pse nuk bëhet kjo? Çfarë e pengon këtë punë, që njerëzit të rrinë të presin tu hapet rruga. Nuk kemi hartat e zonave të përcaktuara. Do të ju lutesha shumë që të përcaktoni zonat, duke përfshirë sa më shumë territore, përveç atyre pikave që për arsye ligjore është e pamundur të investohet. Më dëgjon ti kryetari i bashkisë së Kukësit, më dëgjon. Më dëgjon?! Por se di nëse më kupton?! Një nga shtysat për këtë paketw kanë qenë kuksianët, ku niveli i interesimit për të investuar është shumë i lartë nga ata që janë në emigracion. Sa herë kam ardhura atje zotrote ka ke ngritur si problem. Ka pesë muaj që i ke në dispozicion, të gjithë instrumentet, e ti koma nuk ke sjellë hartën”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka vënë ultimatum të gjithë bashkive të vendit që brenda muajt tetor të dorëzohen hartat për "Paketën e Maleve". Kryeministri u shpreh se nuk mund të jetë historia, mblidh të ardhura përmes taksave, shpërndaji dhe pastaj kërko më shumë të ardhura, por bashkitë duhen të jenë pararojë për të krijuar të ardhura në ekonomi.
“Duhet të ngrini një Task Force. 500 të parët që do marrin kontratën, për 10 vjet nuk do paguajë asnjë lloj takse. Por duhet t’i ndihmoni që të jenë te 500 të parët. Duhet t’i rrini në gatishmëri. Kriteri i parë, sa do kontribuosh në rritjen ekonomike të vendit. Nuk mund të jetë historia, mblidh të ardhura përmes taksave, shpërndaji dhe pastaj kërko më shumë të ardhura. Bashkitë duhen të jenë pararojë për të krijuar të ardhura në ekonomi.
Ky është një nga instrumentat, rritje ekonomike në nivel vendor. Pastaj kanë kontribut edhe në ekonominë në nivel kombëtar. Kjo vlen për të gjithë, edhe për Benet Becin, që ishte promotor, por nuk e shoh këtu. Nuk ka ardhur akoma harta. Të paktën, edhe Memaliaj, edhe Fushë Arrëzi, nuk na kanë sjellë gjë, ju kanë shpëtuar nga pozita e vështirë. Si majtas, si djathtas, flejnë gjumë. Zgjohuni nga gjumi, brenda muajit tetor, të vijnë hartat”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë Paketa e Maleve po ecën me ritme të ulëta dhe se kjo vonesë është dekurajuese. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes me kryetarët e bashkive në vend, Rama u shpreh se një numër i madh personash kanë shfaqur interes për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve.
Në lidhje me këtë, kryeministri Rama kritikoi kryetarët e bashkive për vonesën e treguar në dorëzimin e hartave për zonat prioritare të vendeve. Sipas tij, kjo vonesë është dekurajuese për ata, të cilët e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces.
"Ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë jashtëzakonisht nxitëse, për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në hapin e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë pati 800 shprehje interesi nga shumica dërrmuese shqiptarë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë. Nga ana tjetër e bëjmë këtë takim, sepse kemi shqetësimin që po ecën me një rritëm shumë të ulët në raport me atë që paketa vetë ka në thelb, shpejtësinë. Kjo vonesë është dekurajuese për ata të cilët tanimë e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër kryebashkiakun e Kuçovës për mosdërgimin e hartës për “Paketën e Maleve”. Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari në përgjigje deklaroi se është duke pritur përgjigjen nga ASHK-ja pasi hartën e ka gati për ta dorëzuar.
Gjatë takimit, Rama i tha krybashkiakut të Kuçovës se nëse po pret përgjigjen nga ASHK, nuk e ke kuptuar ligjin dhe nuk ka kuptuar as paketën. Sipas kryeministrit, Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 vjeçare të njerëzve që e kanë tokën.
Pjese nga debati:
Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Pse nuk e ke dorëzuar, ku e ke dorëzuar?
Kreshnik Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritere ne kryeministër
Rama: Zonat ti i identifikon, i çon te ministri i Pushtetit vendor dhe ministri ja jep tryezës së qeverisë për të dhënë miratimin.
Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjen nga ASHK
Rama: Nëse ti pret përgjigjen nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin dhe nuk ke kuptuar paketën. Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 vjecare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501, ose për shumë arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, por të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat./Dosja.al