LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pakënaqësi edhe te PS-ja për listat e 11 Majit, Naço: Nuk i kam asnjë borxh Partisë Socialiste! Koçi: Kundër listave të hapura në nivel rajonal

• Listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë disa deputetë të cilët kanë shprehur pakënqësitë e tyre. • Këto pakënaqësi nuk janë hasur vetëm në Partinë Demokratike por edhe në Partinë Socialiste. • Deputeti socialist Nasip Naço gjatë fjalës së tij para mediave jashtë Kuvendit ka folur pasi emri i tij ka mbetur jashtë listave të kandidatëve për deputetë. • Naço ka ironizuar situatën, duke thënë se në shtator do të vazhdojë jetën e tij si avokat, pasi vendi ka nevojë. • Sipas tij, pas ngjarjeve të fundit në vend, Shqipëria ka nevojë të theksuar për avokatë, ndërkohë që ka shtuar se nuk i ka asnjë borxh PS-së. • Reaguar ka edhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj listave të hapura në nivel rajonal. • Koçi u shpreh se listat e hapura i kthen zgjedhjet në zgjedhje vendore dhe kryepleqsh. Sipas tij kjo sjell një rrezik për politikën dhe shoqërinë. • Ai është shprehur se listat e hapura në nivel rajonal do të jenë një “varr moral” për politikën shqiptare dhe ka theksuar se nëse ky sistem do të mbetet, ai duhet të aplikohet vetëm në nivel kombëtar, duke i dhënë mundësi zgjedhësve të votojnë për më shumë se një individ. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U la në listë të hapur, Majko: Një burrë nuk lind për të drejtuar, por bën detyrën e tij

Pakënaqësi edhe te PS-ja për listat e 11 Majit, Naço: Nuk
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka komentuar vendimin e Ramës për ta lënë atë jashtë listave të sigurta për deputetë. Me anë të një postimi në Facebook, Majko ka theksuar se firmosi dokumentet e kandidimit për deputetë. Ndërkohë që ka shtuar se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën e tij.

"Firmosa dokumentet e kandidimit për deputet, që të vazhdoj në krah të familjes sime, Partisë Socialiste të Shqipërisë, atë që kemi nisur, edhe pas zgjedhjeve të 11 majit. Jam i bindur se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën. Bufi ushqehet me minj. Votoni shokët dhe shoqet e mia në Listën e Hapur! Unë jam vetëm një prej tyre! Votoni Partinë Socialiste! Do t’ia dalim, bashkë! Shqipëria e fëmijëve tanë është e para!", shkruan Majko.

1 VITE ME PARE

"Mjafton liria"/ Braçe pasi u la në listë të hapur në Tiranë: Ka gjithmonë kohë për gjërat që do

Pakënaqësi edhe te PS-ja për listat e 11 Majit, Naço: Nuk

TIRANË- Deputeti socialist ka reaguar pas vendimit të Ramës që u la në listë të hapur në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Braçe me anë të një postimi në Facebook, shkruan se ka gjithmonë kohë për të bërë gjerat që do. Ndërkohë që ka theksuar se për ketë mjafton vetëm liria.   

"Ka gjithmonë kohë për të bërë gjërat që do. Mjafton liria," shkruan Braçe.

1 VITE ME PARE

Konflikt me Ramën për të qenë në listën e mbyllur?/ "Ka varietete të ndryshme", Gjiknuri: Kryeministri guxon dhe eksperimenton, mund të jetë e suksesshme

Pakënaqësi edhe te PS-ja për listat e 11 Majit, Naço: Nuk
Gjiknuri

TIRANË- Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka folur para gazetarëvë pasi është mes emrave të listuar në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në Vlorë. Gjiknuri u shpreh se ai në 17 vite politikë i ka fituar të gjitha garat.

I pyetur për një konflikt me Ramën që ai të jetë në listën e mbyllur u përgjigj duke thënë se kryeministri guxon dhe eksperimenton. Ai shtoi se kjo formulë mund të jetë e sukseshme. 

"Reforma zgjedhore parashikoi edhe listë të hapur, edhe listë të mbyllur. Damian Gjiknuri në 17 vite politikë, të gjitha fushatat i ka fituar. Për mua, rikthimi në Vlorë është një mundësi e mirë, është një qark që unë kam dhënë shumë, kam lidhje shumë të forta, m’u ndërpre jeta politike atje për shkak të delegimit në Elbasan apo si sekretar i përgjithshëm. E mirëpres dhe i uroj kandidatëve. Lista është e bukur se ka varietete të ndryshme.

Edi Rama guxon, eksperimenton dhe mendoj se kjo formulë mund të jetë shumë e suksesshme dhe pse jo, mund të arrijmë një rezultat më të mirë se sa herët e tjera," tha Gjiknuri.

1 VITE ME PARE

Hoqi dorë nga kandidimi për zgjedhjet e 11 majit, Koçi në Kuvend: Jam kundër listave të hapura në nivel rajonal, do kthehet në varrin moral të politikës

Pakënaqësi edhe te PS-ja për listat e 11 Majit, Naço: Nuk
Koçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj listave të hapura në nivel rajonal. Koçi u shpreh se listat e hapura i kthen zgjedhjet në zgjedhje vendore dhe kryepleqsh. Sipas tij kjo sjell një rrezik për politikën dhe shoqërinë.

Ai është shprehur se listat e hapura në nivel rajonal do të jenë një “varr moral” për politikën shqiptare dhe ka theksuar se nëse ky sistem do të mbetet, ai duhet të aplikohet vetëm në nivel kombëtar, duke i dhënë mundësi zgjedhësve të votojnë për më shumë se një individ. 

"Ti je Sali Berisha, prapa të vjen ligësia. Ti mund të falësh vetëm pasi je hakmarrë, qoftë brenda partisë, qoftë jashtë partisë. Dy fjalë tani për sistemin zgjedhor. Kam qenë kundër listës së hapur në nivel rajonal. Kjo i kthen zgjedhjet në zgjedhje vendore, në zgjedhje kryepleqsh.

Lista e hapur në nivel rajonal do kthehet në varrin moral të politikës. Nuk duhet ta kishit bërë. Nëse do lihen listat e hapura, të lihet me opsion kombëtar dhe zgjedhësi të votojë më shumë se një individ. Kjo mënyrë siç është do i hapë rrugë krimit të organizuar," tha Koçi.

1 VITE ME PARE

"Nuk i kam asnjë borxh PS"/ Nasip Naço: Në shtator do jem avokat, pas ngjarjeve të fundit ky vend ka shumë nevojë

Pakënaqësi edhe te PS-ja për listat e 11 Majit, Naço: Nuk
Nasip Naço

TIRANË- Deputeti socialist Nasip Naço ka folur pasi emri i tij ka mbetur jashtë listave të kandidatëve për deputetë. Duke folur për mediat, Naço ka ironizuar situatën, duke thënë se në shtator do të vazhdojë jetën e tij si avokat, pasi vendi ka nevojë. Sipas tij, pas ngjarjeve të fundit në vend, Shqipëria ka nevojë të theksuar për avokatë, ndërkohë që ka shtuar se nuk i ka asnjë borxh PS-së. 

"Dikush duhet ta kuptojë se vjen një moment kur duhet të ikin. Unë besoj se ka të rinj që do ta vazhdojnë më tej stafetën. Ky vend ka nevojë edhe për brezin e ri, të alternuar. Sigurisht, në shtator do të jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve, ka nevojë për avokat. Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, kisha marrë një mandat në 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva në 2021. As s’i kam borxh, as më kanë borxh. Jam qytetar i lirë", tha Naço.

zgjedhjet e 11 majit nasip naço petro koçi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet