LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron: Janë gati për t'u futur brenda në sallë! (Përplasje me Policinë)

• Kuvendi i Shqipërisë kishte nisur punimet e seancës plenare, por paralelisht po mbahej edhe protesta e opozitës me sloganin: Faza e dytë e revolucionit. • Tubimi nisi me tensione dhe me përplasje me efektivëve të Policisë së Shtetit dhe qytetarëve, pasi 8 deputetë të Partisë Demokratike nuk u lejuan që të futeshin në sallën e Kuvendit. Bëhet fjalë për deputetët: Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati, të cilët janë përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë, megjithatë kryedemokrati Sali Berisha u fut. • Bashkë me të edhe Oerd Bylkbashi, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Edi Paloka. • Të tjetër, bashkë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta udhëhoqën qytetarët jashtë. • Portestuesit, në tentativën e tyre për të çarë kordonin e Policisë hodhën tymuese, shashka dhe i vunë zjarrin një pemë, ndërsa Forcat Speciale kanë ndërhyrë duke përdorur edhe spraj lotjsjellës në drejtim të protestuesve. • Megjithatë gjithçka u qetësua me nisjen e Kuvendit, të cilën protestuesit po e ndiqnin me një mur LED. • Ndërkohë, teksa jashtë protestohej dhe brenda në Kuvend zhvillohej seanca plenare, kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrën e tij duke zhvilluar një konferencë për shtyp me kryeministrin e Bavarisë, Markus Sode. • Më pas, ndezi një qiri për viktimat e tërmetit në Siri dhe në Turqi. • Të enjtën do të ketë prapë seancë plenare, e Berisha njoftoi se qytetarët janë gati të hyjnë brenda në sallë dhe të zhvillojnë një grevë urie. • Numri një i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se të gjitha zhvillimet nuk kishin lidhje me çështjen e Charles McGonigal por me hetimet e SPAK për çështjen e Gërdecit dhe të tjera aferave që sipas tij, Berisha dhe familjarët e tij janë të përfshirë. • Rama ende nuk ka bërë asnjë reagim.

44 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Flakadanë, tymnaja e thirrje për 'revolucion'/ Çfarë u pa në protestën e sotme të opozitës, përplasja me policinë para Parlamentit (FOTOLAJM)

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
tensione në protestën e opozitës

TIRANË- Protesta e dytë e zhvilluar sot nga opozita e pasuar nga ajo e 11 shkurtit është shoqëruar me tensione në ambientin para Kuvendit. Qindra protestues janë përplasur fizikisht me policinë në përpjekje për të hyrë brenda oborrit të Kuvendit, duke çarë edhe kordonin që ata kishin krijuar për të ruajtur sigurinë. 

Policia ka përdorur tymuese për të neutralizuar protestuesit dhe për të bërë shpërndarjen e tyre, por këta të fundit kanë bërë rezistencë duke shtyrë në përpjekje për të hyrë në oborrin e Kuvendit. Me pankarta thumbuese ndaj qeverisë e kryeministrit Rama për skandalin 'McGonigal' ku u zbulua edhe emri i tij në aferën me ish-zyrtarin e FBI-së, protestuesit për rreth 3 orë në mbështetje të opozitës kanë qëndruar para Kuvendit ku edhe kanë ndjekur deklaratat e kreut të opozitës Sali Berisha përmes një monitori në Led. 

Pasi kryetari i PD-së ka lënë foltoren e Kuvendit dhe u është bashkuar protestuesve me thirrje për një tjetër organizim për ditën e enjte 16 shkurt për pak minuta ata janë shpërndarë në zona të ndryshme. 

3 VITE ME PARE

'Edi Rama ka frikë ka 3 javë që është zhdukur'/ Zhupa: Nuk vjen se gjithçka që do të thotë do përdoret kundër tij në proceset gjyqësore në SHBA

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila ka marrë pjesë në protestën e organizuar sot para Kuvendit, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka frikë nga drejtësia amerikane, pas aferës së McGonigal. Sipas Zhupës, gjithçka që do të thotë Rama, do të përdoret kundër tij në proceset gjyqësore në SHBA.

“Për kryeministrin që ju e quani me të drejtë kryekrimineli i shqipërisë. Për kryeministrin që kërkon ta zëvendësojë PD-në dhe lobon me paratë tuaja për të zhdukur opozitën. Një zonjë këtu më tha që të them që “buka merret me fletore dhe djathi me vizore”. Kjo maxhorancë nuk do t’ja dijë fare. Liria nuk blihet e nuk shitet. Ju luftoni për një vend që kërkon të jetë anëtar i NATO-s dhe jo të luftojmë marrëdhëniet me SHBA-në. Edi Rama ka frikë, ka tre javë që është zhdukur nga ajo sallë. Nuk vjen dot sepse gjithçka që do të thotë do të përdoret kundër tij në proceset gjyqësore në SHBA dhe këtu. Ne nuk do të ndalemi, ky revolucion do të na çojë në fitore”, u shpreh Zhupa.

3 VITE ME PARE

FOTO LAJM/ Jashtë protestuesit bënë namin, Paloka proteston ndryshe nga Kuvendi, mban para karikaturat e Yuri Kim dhe Ramës

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Edi Palok anga Kuvendi

TIRANË- Me tensione e të papritura është shoqëruar sot protesta e opozitës ashtu edhe seanca plenare e Kuvendit të cilat ishin paralajmëruar të mbaheshin në të njëjtën orë. Teksa në hyrje të Kuvendit 8 deputetët e përjashtuar të opozitës këmbëngulnin të hynin brenda bashkë me kreun e PD-së Sali Berisha, të tjerë duket se janë përgatitur me mjete të tjera thumbuese kundrejt qeverisë dhe kryeministrit Rama për skandalin 'McGonigal'. Deputeti Edi Paloka ka shkuar sot në Kuvend me disa karikatura kundër Edi Ramës dhe ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim. Siç shihet nga foto, disa prej deputetëve i kanë vënë karikaturat mbi tavolinat në vendet ku ulen në kuvend. Edi Paloka u fotografua duke u arrgëtuar me një karikaturë të Kapexhiut kundër Yuri Kim dhe Ramës.

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
karikaturat ne Kuvend
Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
karikaturat në Kuvend
3 VITE ME PARE

Mbyllet protesta, Berisha shkon në selinë e PD. Boshatiset edhe oborri i Kuvendit

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD-së pasi të mbyllet edhe protesta e organizuar para Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij, Berisha tha se beteja kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama do të vazhdojë.

"Parlamenti dëshmoi se çfarë përfaqëson sonte. U detyruan të lënë parlamentin dhe të largohen, sepse e vërteta është se janë shumë më afër me bandat dhe krimin se sa me tempullin e demokracisë. Kjo betejë do të vazhdojë, do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik, mbi monizmin e bazuar në krimin, drogën, e Edi Ramës. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Mbaron Kuvendi, Berisha i drejtohet protestuesëve: Rama do të paraqesë McGonigal si turist seksi. Socialistët s'largohen nga Kuvendi pa lejen tuaj herë tjetër

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Sali Berisha

TIRANË- Mbaron Kuvendi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua protestuesëve. Në fjalën e tij, Berisha tha se kryeministriu Edi Rama po tentonte që ta kthente skandalin e Charles McGonigal në një skandal seksi, por ai nuk do ta lejonte diçka të tillë. Ndaj shtoi se herën tjetër, socialistët nuk do të ikin nga Kuvendi pa lejen e protestuesëve.  

"Së pari, dua të ju falënderoj në mënyrën më të përzemërt, mirënjohje më të thellë. Prania juaj këtu ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme, për ne, për demokratët shqiptarëe kudo që ndodhen. Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë. Sot parlamenti shqiptar ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës. Ajo që Rama kishte planifikuar, kishte planifikuar në mënyrë që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara se, pse unë kisha thënë ditën e premte pse ai kishte bërë orgjira me zyrtarë. Por unë çfarë u thashë? Unë u thashë se, ato janë një realitet dhe sigurisht hetimit do ti jepen. Por ato janë terciare. Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve McGonigal, tradhtar i kombit të madh amerikan dhe Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar. Tani, çështja numër 1 e parlamentit padiskutim që është komisioni hetimor parlament për një problem që ka tronditur botën, Amerikën, Shqipërinë, NATO-n dhe mbarë botën e lirë. Është në përcaktimin tonë, vendosmërinë tonë, që ky parlament ose do të ju japë zgjidhje këtyre problemeve ose nuk do të mund të trajtojë çështje tjetër. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër, do të duhet tu marrin leje ju për tu larguar nga parlamenti. Ndaj ju them, më mirë zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e të cilëve shtypen në parlament. Ne kurrë nuk do të tolerojmë këtë. Rroftë revolucioni, rroftë opozita, rrofshi ju,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'Po tani kush është non-grata kur*vë?'/ Protestuesit ironizojnë SHBA-në me pankarta

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Pankarta

TIRANË- Me pankarta ironizuese në duar, protestuesit e Sali Berishës janë mbledhur jashtë Kuvendit. Një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen është ajo që sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Po tani, kush është non grata kur*ë”, shkruhet në pankartë.

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:

Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

3 VITE ME PARE

Berisha jep PARALAJMËRIMIN: Protestuesit gati për të hyrë në Kuvend

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga salla e Kuvendit dhe i është drejtuar protestuesve. Në dalje të Parlamentit, Berisha dha një prononcim për mediat për akuzat e tij për çështjen “Charles McGonigal” dhe posedimin e videove e mesazheve erotike. Sipas tij, protestuesit janë gati edhe për të hyrë në Kuvend, por sipas tij në mënyrë paqësore, ndoshta dhe për të zhvilluar një revë urie brenda godinës. Ndër të tjera, ai shtoi se parlamenti nuk do të trajtojë asnjë çështje tjetër derisa t’i japë përgjigje skandalit të McGonigalit.

"Edi Rama i damkosur me skandalin McGonigal kishte bindur zonjat se akuzat e mia dhe skandali McGonigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën por disa afera. A kishte turp më të madhe sesa të protestonin për deklaratat që i kam bërë në konferencë shtypi dhe të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar. Unë ua thashë që çdo të dhënë do ua dorëzoj komisioneve hetimore. Në Facebook nuk keni parë asnjë video dhe fotot të karakterit erotike sepse nuk merrem me to. Fakti që reaguan aq fuqishëm më bën të hetoj edhe më shumë në çdo drejtoj. Po të mos kisha fakte mund të bëja deklaratën unë. Ky reagim koletiv i zonjave socialiste më bën mua..dihet ajo, miza pas veshit. Do hetoj 10 herë më shumë për të shkuar pas kësaj piste. Nuk janë të rëndësishme për mua, nuk i konsideroj. Nuk i nxjerr sepse problemi kryesor është Edi Rama nuk janë këto. Nuk janë ngjarjet terciare në pubet e Tiranës. Opozita ja ku e ka popullin dhe do flasë. Jam shumë i kënaqur dhe janë heronj të vërtetë. Do futen në sallë sapo të munden, ne jemi paqësore, mund të futen dhe të rrinë në grevë urie aty. Kjo që dëgjuam sonte është për Guiness. Si ka mundësi që ajo të bëjë një deklaratë të tillë për mikun e Edi Ramës. Rama i përdor për zhurmë. Të enjtën do të vijë prapë. Kërkon Edi Rama ta kalojë çshtjen si turist seksi në Shqipëri po nuk e pranoj kurrë si të tillë. Vula e PD është e PD nuk mund të jetë e kujt tjetër,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'Kanë tmerr nga fjala e opozitës nga e vërteta'/ Meta nga protesta: Policët paguhen keq, shefat e tyre janë në mes të ditës e natës me trafikantë droge

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij para turmës, Meta tha se shefat e policisë bashkëpunojnë me kriminelë.

"Parlamenti është shtëpia e përfaqësuesve. Ju këtu dhe të gjithë ne përfaqësojmë 750 mijë vota për të certifikuar. Kanë tmerr nga fjala e opozitës nga e vërteta. Ky nuk është më parlamenti i shqiptarëve që respekton rregulloren, por është kthyer në institucion që i shërben Ramës. Policët tanë paguhen më keq në rajonin tonë. Shefat e tyre janë të besuar dhe janë në mes të ditës e natës me trafikantë të drogës dhe kriminelë", tha Ilir Meta. 

3 VITE ME PARE

Nikolla ndërpreu seancën, Berisha rikthehet tek "avazi i vjetër", futet LIVE nga Facebook: Jam Sali Berisha unë, s'i them fjalët e Ramës. Censurë fjalëve erotike!

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndërpreu seancën plenare, por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur që të rikthehet tek "avazi i vjetër" dhe është futur LIVE nga Facebook. Në fjalën e tij, Berisha tha se nuk do të nxjerrë asnjë të dhënë nga ato që pretendohet se ka për skandalet seksuale të Charles McGonigal.

"Unë kam cenurë të plotë ndaj videoje dhe mesazhi erotik që vjen tek unë. Ç'kujton ti? Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama. Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast, çdo dokument që unë disponoj dhe do të disponoj, do ti dorëzoj në organet kompetente hetimore. Por përsëri kureshtjen tuaj për skena dhe për gjëra, mos kujtoni se ua plotësoj unë, kurrë. Unë kam një censurë të plotë për çdo video, mesazhi erotik që vjen për tu publikuar, nuk ndodh ajo. Po ku shkoi ajo. Pse çfarë mendon ti, se do të them unë fjalët që thotë kryetari jot, mos e prit atë ndonjëherë. Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama që ndal gratë sa herë shkon në fushatë elektorale. Nuk e bëj unë atë. Nuk jam unë, ai që e di se ç’heqin ministret në mbledhjet e qeverisë me fjalorin prej rrugaçi që përdor dhe fjalorin. Kurrë mos i kërko tek unë. Jam i detyruar të respektoj, pavarësisht se e dua apo nuk e dua, unë nuk mund të fyej publikisht një grua. Nuk dëgjova asnjë, përmenda emra unë aty. Asnjë emër. Po pse u djeg kjo gjë. Çfarë ndodh me këtë. Pse me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Nuk mbulohet me këto. Është e turpshme. Jeni jashtëzakonisht të keqorientuara,"-tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Protestë+Kuvend! Qytetarët gjejnë zgjidhje për të ndjekur Berishën, e nxjerrin LIVE në LED

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Sali Berisha

TIRANË- Protestuesit e mbledhur para Kuvendit kanë gjetur mënyrën e tyre për të ndjekur gjithë çfarë po ndodhte brenda seancës plenare. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, të gjithë debatet i kanë ndjekur me një monitor LED që transmetonte gjithçka që po ndodhte brenda sallës së Kuvendit, bashkë me fjalimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

PAMJET NGA PROTESTA: 

3 VITE ME PARE

'Shikoni ça bëhet për të mbyllur dyert'/ Tritan Shehu në protestë: Korruptojnë dikë larg, për të shpallur dikë non-grata brenda

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Tritan Shehu

TIRANË-  Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është në protestën që po zhvillohet jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij para qytetarëve që ishin mbledhur në oborrin e Kuvendit, Tritan Shehu tha se Rama pagoi agjentin e FBI për të shpallur non grata, kryedemokratin Sali Berisha.

"Ju e provoni çdo ditë në kurriz këto dhe kërkojnë pastaj të korruptojnë dikë larg, për të shpallur dikë non-grata brenda, për të shkatërruar opozitën. Pa opozitë nuk ka Shqipëri demokratike, europiane,"-tha Tritan Shehu.

3 VITE ME PARE

Berisha zë Foltoren e Kuvendit, Gjylameti i kërkon LLOGARI: Ose nxirr VIDEO-t, ose kërkoni ndjesë. Nikolla ndërpret seancën

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Për shkak se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk i dha fjalën, numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha zuri Foltoren. E ndërkohë socialistja Blerina Gjylameti i kërkoi që të nxirrte videot erotike që thuhej se kishte. Por fjala e Berishës nuk u dëgjua për shka të një problemi me mikrofonin ndaj dhe Nikolla ndërpreu për 5 minuta seancën plenare.

PJESË NGA DEBATI: 

Gjylameti: Është në nderin tuaj zoti Berisha, ose të nxirrni videot, ose të kërkoni ndjesë për gjuhën e përdorur. Noka hiqeni atë bilbil nga goja se është e trupshme kjo që po bëni.

Nikolla: Lironi foltoren.

Berisha: *nuk dëgjohet pa mikrofon.

Nikolla: 5 minuta pushim sa të vendoset qetësia në sallë.

3 VITE ME PARE

Noka bën zhurmë në sallë, i kërkon fjalën Nikollës: Po bëni gjithçka që Sali Berisha të mos flasë

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë DEmokratike, Flamur Noka ka tërhequr vëmendjen disa herë me një bilbil për të marrë fjalën për procedurë. Sipas tij, po bëhej gjithçka që të mos i jepej fjala kryedemokratit Sali Berisha. Ndërsa pas tij fjalën e mori Oerd Bylykbashi, i cili tha se socialistet kishin formuar një "çetë" për të sulmuar numrin një të Partisë Demokratike. 

PJESË NGA BISEDA:

Flamur Noka: Kam gjysmë orë që kërkoj fjalën për procedurë
Lindita Nikolla: O zoti Noka ulu në vend dhe sillu siç i ka hije një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.
Flamur Noka: Cicërima që dëgjuam më parë tregon panik dhe tmerr që e ka zënë sulltan Surrelin. Gjithçka që Sali Berisha të mos flasë, ka gjë më të turpshme se kjo që po bëni ju. Procedurë është kjo.
Lindita Nikolla: Janë ligjërime jo etike. Zoti Bylykbashi, fjalën për procedurë.
Oerd Bylykbashi: Do të mbaheni mend si drejtuesja që ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Ajo që është për turp sot është që gratë deputete po përdoren si çetë për të vrarë të drejtën kushtetuese.
Lindita Nikolla: Të të vijë rëndë, të të vijë turp dhe të kërkosh ndjesë. Ta heq të drejtën e fjalës. Zonja Gjylameti.

3 VITE ME PARE

Përshkallëzohet protesta e opozitës në hyrje të Kuvendit, i vihet flaka një peme

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Protesta e opozitës

TIRANË- Protesta e opozitës në hyrje të Kuvendit po përshkallëzohet. Qytetarët e mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë i kanë vendosur flakën një peme, gjë që ka sjellë ndërhyrjen e menjëherëshme të efektivëve të Policisë. Zjarri është shuar në kohë rekord, pa shënuar asnjë të lënduar, e asnjë dëm. 

3 VITE ME PARE

Berisha brenda! Ilir Meta merr drejtimin e protestës së opozitës pranë Kuvendit

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta i bashkohet protestës së opozitës pranë Kuvendit. Kreu i Partisë së Lirisë ka qëndruar jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që ka mbajtur një fjalë para turmës së protestuesëve që ndodheshin jashtë Parlamenit. Bashkë me të ishin sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi. 

3 VITE ME PARE

Denaj do publikimin e VIDEOVE +18/ Berisha: Ty të pëlqejnë ato që thotë Rama po nuk i them kurrë, unë jam soj tjetër dhe kam edukatë tjetër (Ndërhyn Balla)

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kërkesës së deputeteve socialiste për ta përjashtuar atë nga Kuvendi për shkak të gjuhës diskriminuese. Nga vendi, Berisha tha se videot dhe mesazhet që ka nuk do t'i publikojë kurrë, por shtoi se është gati që t'i vendosë në dispozicion të drejtësisë. Por teksa po fliste, ndërhyrje numri një i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. 

PJESË NGA DEBATI: 

Berisha: Me asgjë, me asnjë akt, me asnjë banalitet nuk mund të sfumoni skandalin e tmerrshëm në të cilin jeni përfshirë. Këtu në parlament endet hija e McGonigal, i cili bashkëpunoi jo vetëm me Edi Ramën, por edhe me disa nga këta ministra e ministre, i cili mori përsipër si vrasës me pagesë të sulmojë opozitën, të shkatërrojë opozitën, i cili mori përsipër shumë e shumë veprime për të cilat kryetari juaj, një pjesë e juaj e mirë jeni dhe do të jeni në gjykim, në Shqipëri dhe SHBA. Përsa i përket zonjës! Zonjë do të ju them një gjë unë ty; ty të duket të pëlqejnë ato që thotë Rama, por unë ato nuk i them kurrë, unë jam soj tjetër, edukatë tjetër, kështu që nuk kam si ta kuptoj unë reagimin tënd, përveç një dëshire që të dëgjosh nga goja ime ato që thotë kryetari yt edhe në këtë sallë parlamenti. Por ato nuk do ti plotësoj ndonjëherë.

Balla: Ke video? Po nxirri pra. 

Berisha nga vendi: Ka, ka! 

3 VITE ME PARE

Kryemadhi nuk përmbahet: Rama dhjaks, i mbushi brekët nga McGonigali

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Monika Kryemadhi

TIRANË- Vijon me tensione seanca plenarë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. E ashpër në fjalën e saj ka qenë edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit ka shënjestruar kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ai është i frikësuar nga afera me Charles McGonigal, ndërsa paralajmëroi se të tjera detaje do dalin nga ky skandal.

"Përdorimi politikisht dhe të gënjesh kaq hapur, më vjen keq që Anila ka marrë përsipër një gjë të tillë. Të gjithë e dinë xhentilesën e Berishës ndaj grave. Mos u përdorni në mënyrë primitive. Ai zotëria shqyhet për dhunë fizikë dhe verbale ndaj grave. Tërhiqeni atë gjë se është e turpshme. Ti nuk më ke dhënë të drejtën e fjalës. E di që jeni në presion të madh. E di që jemi në presion nga McGonigal. Të gjithë aty do të dalin, por të zbatojmë rregullin në parlament. Ai nuk vjen se është dhjaks, i mbush brekët, por mos u bëni jashtëqitja e tij se është turp,"-tha Kryemadhi. 

Fjala e plotë në Parlament e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi

Në fakt ndjej keqardhje për kolegët deputetë të Partisë Socialiste dhe aq më shumë për 80% të Qeverisë së zotit Rama dhe për ju që drejtoni këtë Kuvend si gra që jeni. Përdorimi në mënyrën më të tmerrshme nga burrat e degraduar politikisht se moralisht dhe familjarisht nuk është problemi ynë, është problem i grave të tyre nëpër shtëpia, por politikisht dhe të gënjesh kaq hapur, dhe më vjen shumë keq që Anila ka marrë përsipër një deklaratë të tillë, të paktën jo vetëm ne këtu në Parlament por gjithë shqiptarët janë koshientë që Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave.

Vetëm një ka këtu, po s’ka problem për ju se Edi Rama i konsideron burrat e partisë për gra ndërsa gratë e partisë i konsideron për burra kështu që ajo, zonja Nikolla ju lutem shumë mos u përdorni në mënyrë kaq primitive. Ai zotëria shquhet për dhunë verbale, morale, fizike ndaj grave. Ky kryeministër i cili nuk është gjë tjetër veçse një ushtar i krimit të organizuar, mendoj që tërhiqeni atë gjë se është shumë e turpshme. Mos bëni më gafa të tjera siç keni bërë me përjashtimet e deputetëve të tjerë, zbatoni rregulloren e Parlamentit se po të jetë puna ashtu zonjë më ke hequr dy herë të drejtën e fjalës pa më thirrur asnjëherë emrin në sallë. Kam dashur të flas dhe nuk më ke dhënë të drejtën e fjalës, pavarësisht se ka qënë e bllokuar foltorja, do flisja nga vendi.

Prandaj ju lutem shumë zbatoni rregulloren e Kuvendit. Unë e di që jeni nën presion të madh, nuk kemi çfarë t'i bëjmë McGonigal. McGonigal do vazhdojë deri në fund, do t'i  dali 225-çja, pesë milionshja, tetë milionshja, njëqind milionshja, koncensionet, puset e naftës, Taulanti, Damiani të gjitha aty do dalin, por të zbatojmë rregullin këtu në Parlament, të ecim në mënyrë siç është për të ecur. Ai zotëria e dimë që s’vjen se është dhjaks për ketë punë, është njëshi për të mbushur brekët, më falni që po flas me këtë gjuhë, më përjashtoni po të jetë, por mos u bëni dhe ju jashtëqitja e tij se me thënë të drejtën këtë vend e ka shkatërruar.

3 VITE ME PARE

Kërkesa për dënimin e Berishës, Merita Bakiu: Ne nuk e pranojmë ankesën e grave socialiste

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Merita Bakiu

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu pretendon se kolegia Anila Denaj nuk është konsultuar me Aleancën e grave në Kuvendin e Shqipërisë për pretendimet që kanë me kryedemokratin Sali Berisha. Ndaj dhe shtoi se demokratet nuk do ta pranojnë kërkesën e bërë për dënimin maksimal të kryedemokrati Sali Berisha. 

"Thotë që ka marrë një vendim, unë kam qenë e pranishme në seancë dhe nuk do të kursehem asnjëherë nëse do të përdorej gjuhë fyesë. Nuk kemi parë një gjuhë lincuese të tillë e më vjen keq që nuk e kanë kërkuar mbledhjen e Aleancës së Grave. Ne nuk e pranojmë ankesën e grave socialiste,"-tha Merita Bakiu.

3 VITE ME PARE

"Kam video me orgji"/ Anila Denaj kërkon përjashtimin maksimal të Sali Berishës nga Kuvendi i Shqipërisë, mbledh 27 firma: Ose t'i nxjerrë, ose...

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Anila Denaj

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj ka kërkuar dënimin maksimal të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Denaj u shpreh se kërkesa për përjashtimin e Berishës është depozituar në emër të grave deputete të Parlamentit që të merret për procedurë, me pretendimin se Berisha i ka akuzuar se ministrat shihen në clube të Tiranë politikanë në prezencë të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në fjalën e saj, Denaj tha se Berisha ose duhet të bënte publike materialet që thuhet se posedon, ose duhet që të kërkojë falje publike. 

"Sali Berisha nuk shmang asnjë diskriminim, por ka marrë edhe statusin e atij që mund të nxjerrë çfarë të dojë nga goja. Ose të nxjerrë prova, ose të kërkojë falje publike ndaj subjekeve të dhunës së shfrenuar. Gjatë ushtrimit të mandatit, sanksionet e rregullores lidhen me shkeljen e veprimtarisë së Kuvendit.  Kjo deklaratë është depozituar sot dhe e keni marrë sot e kërkojmë që të shqyrtohet menjëherë. Ky tha se ka video për nuk do t’i bëjë publike. Në Kodin e sjelljes së Kuvendit thuhet se kërkohet. Këtë herë janë shtuar edhe emra ambasadorësh. Gjuha linçuese këtu është e patoluerueshme. Sali Berisha jo vetëm nuk shmang asnjë diskriminimin për shkak të gjinisë. Ne kemi bindjen se deputeti Sali Berisha nuk duhet lejuar të marrë pjesë në seancë nëse nuk kërkon falje publike subjekteve. Më vjen keq për kryetaren e Aleancës së gruas, të cilat nuk është hera e parë është deklaratë e përsëritur, kësaj here i është bashkuar emri i ambasadorëve. Kjo është një gjuhë lincuese. Gjuha etike në këtë parlament duhet të jetë e saktë për të gjithë. Për mua është legjislatura e parë, por gjuha etike është për të gjithë."

Kjo kërkesë u prit me revoltë nga deputetët demokratë në sallë që filluan t’i bien tavolinave, ndërsa përgjigjia iu dha nga një anëtare tjetër e lidhjes së gruas në Kuvend, Merita Bakiu, e cila pretendoi se socialistet nuk ishin konsultuar me demokratet lidhur me këtë çështje. 

3 VITE ME PARE

ERDHËN DRITAT! Rinis Kuvendi

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Pas thuajse 30 minutave në terr, rikthehet energjia elektrike në Kuvendin e Shqipërisë. Me të ardhur dritat, punimi në seancën plenara ka nisur si zakonisht, pavarësisht se ka pasur tensione dhe përplasje mes socialistëve dhe deputetëve të opozitës. Sipas Kuvendit, drita nuk kishte për shkak të probleme me pajisjen e UBS. 

3 VITE ME PARE

Protesta e PD para Kuvendit, Albana Vokshi: Bashkohuni me ne, është çështje e pluralizmit politik!

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka folur në protestën e organizuar nga opozita përballë Kuvendit. Në fjalën e saj, ajo ka kërkuar që qytetarët të bashkohen me opozitën në mënyrë që sipas saj kryeministri Edi Rama të japë llogari për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

"Ka para për të rritur pensionet dhe pagat, por i merr dhe ia jep me valixhe McGonigal. Pse u përjashtuam ne sot? Kërkuam interpelancë urgjente. Ne nuk dorëzohemi, sot vuri Gardën dhe Policinë përballë nesh. Ne nuk e kemi me Policinë. Janë bij nënash, një rrogë kanë. Kjo protestë sot nuk është çështje e PD, ndaj bashkohuni me ne është çështje e pluralizmit politik,"-tha në fjalën e saj Albana Vokshi.

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Përshkallëzohet përplasja e protestuesëve dhe Policisë, qytetarët duan të hyjnë në Kuvend 

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
protesta e opozitës

TIRANË- Protesta e opozitës është përshkallëzuar. Në hyrjë te Kuvendit ku paralelisht po zhvillohet dhe seanca e sotme plenare, protestuesit janë përplasur me Policinë të cilët kanë rrethuar zonën pranë Kuvendit në gatishmëri për të mos lejuar protestuesit të çajnë kordonin e sigurisë.

Tubimi nisi me tensione dhe me përplasje me efektivëve të Policisë së Shtetit dhe qytetarëve, pasi 8 deputetë të Partisë Demokratike nuk u lejuan që të futeshin në sallën e Kuvendit. Bëhet fjalë për deputetët: Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati, të cilët janë përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë, megjithatë kryedemokrati Sali Berisha u fut. 

Protestuesit, në tentativën e tyre për të çarë kordonin e Policisë hodhën tymuese, shashka dhe i vunë zjarrin një pemë, ndërsa Forcat Speciale kanë ndërhyrë duke përdorur edhe spraj lotjsjellës në drejtim të protestuesve. Megjithatë gjithçka u qetësua me nisjen e Kuvendit, të cilën protestuesit po e ndiqnin me një mur LED.

Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

3 VITE ME PARE

Kuvendi pa drita/ PD: I fikën sapo hyri në sallë Sali Berisha. Parlamenti: Na u dogj pajisja UPS, do rikthehemi!

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Pamje nga Kuvendi pa drita

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Zyra e shtypit të PD-së pretendon se në momentin e hyrjes së tij në sallë, në Kuvend u ndërpre menjëherë energjia elektrike.

Po ashtu, bëhet me dije se në sallë kanë arritur që të hyjnë edhe deputetë të tjerë të PD-së. Ndërsa nga Kuvendi pretendohet se ndërprerja e energjisë ka ndodhur për shkak të djegies së pajisjes UPS që furnizonte sallën e energji elektrike. E gjithashtu të njëjtat burime pretendojnë se seanca do të rinisë sapo pajisja të zëvendësohet. 

3 VITE ME PARE

Çahet kordoni i Policisë, nis përplasja jashtë Kuvendit 

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Pamje nga përplasja

TIRANË- Nis përplasja mes protestuesëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit të mbledhur jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, protestuesit kanë nisur të hedhin flakadanë me ngjyra mbi kryet e efektivëve të Policisë, ndërkohë që raportohet se janë përdorur edhe mjete piroteknike. 

Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

PAMJET E PËRPLASJES: 

3 VITE ME PARE

Pse ikën dritat në Kuvend? SHPJEGIMI: Na u dogj pajisja UPS

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
ikin dritat në Kuvend

TIRANË- Në Kuvendin e sotëm përpos përplasjeve në nisje të seancës plenare paralelisht me protestën e opozitës është shënuar edhe një incident. Teksa opozitarët po përpiqeshin të hynin me ngulm brenda ambineteve të Kuvendit, kreu i opozitës dhe 8 deputetët e përjashtuar, energjia elektrike ndërpritet dhe Kuvendi mbulohet në terr. 

Shpjegimi lidhur me këtë incident ishte defekti i një pajisjeje. Pas disa minutash, Kuvendi ka rinisur seancën plenare. 

3 VITE ME PARE

Nuk i lanë të hynin në Kuvend, Boçi: Duke të ikur arsyeja, normalisht që ikin dhe dritat

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputetët e opozitës që janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi janë përplasur me Gardën, pasi kërkojnë që të futen në sallë. Deputeti Luçiano Boçi tha se sipas vendimit nuk u lejohet që të mos futen 10 ditë në Kuvend, por të mos marrin fjalën. Më pas ai i ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së opozitës. 

Luçiano Boçi: Masa është disiplinore, jo ndaluese. Masa disiplinore, deputeti nuk merr pagën për 10 ditë, por sipas logjikës së tyre nuk i takojmë as njerëzit për 10 ditë ne.

Albana Vokshi: Nuk ka ndalim fizik. Kanë fikur edhe dritat aty brenda e kupton apo jo.

Luçiano Boçi:  Unë nuk kam të drejtë të kërkoj fjalën.Është në dorën time pastaj nëse e thyej disiplinës. Bien në kundërshtim dhe me rregulloren. Kë të drejtë do të zbatojmë ne. Po është masa disiplinore, nuk është ndaluese. Është parlament policor. Kërkon që të përjashtojë opozitën. Pse bëhet kjo? Faktet kanë dalë dhe dihen, ne do të shkojmë tek njerëzit. Duke të ikur arsyeja, normalisht që ikin dhe dritat. Nuk është se betejën e kemi me ta. E kemi me Edi Ramën dhe me kukullat e tij. Ndalimi është fizik, kam një apel për qytetarët. Bashkojuni protestës të opozitës.

3 VITE ME PARE

PA DATË& PA VULË! Kjo është copa e letrës që la jashtë Kuvendit deputetët e opozitës

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Letra që mban në duar Garda

TIRANË- Kjo që po shihni është letra me emrat e deputetëve të parjashtuar të Partisë Demokratike, që nuk po lejohen që të futen në sallën e Kuvendit sot për seancën plenare.

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:

Siç duket edhe nga fotoja në copën e letrës janë shënuar 10 emrat e deputetëve, të nënvizuar me të verdhë, por nuk kishte asnjë vule të institucionit të Kuvendit. 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Ç'po ndodh? Fiken dritat në Kuvend 

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Fiken dritat në Kuvendin e Shqipërisë. Teksa duket se ka nisur protesta e opozitës, në Kuvend është ndërprerë energjia elektrike për arsye që nuk dihen, ndërkohë që i vetmi ndriçim i përdorur është ndezja e blicave të telefonave të Gardës dhe të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. 


Sot ka seancë në Kuvend, e ndërsa në po të njëjtën orë, ish kryeministri Sali Berisha mban protestën e paralajmëruar “për revolucion”. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk është në Kuvend, pasi do të presë Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder po në atë orë.

Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

3 VITE ME PARE

GARDA bllokon derën e Kuvendit, nxehet Këlliçi, Baçi dhe Noka: Mos e prek Voshkin është femër. Boçi: Më ka marrë malli për Lindita Nikollën!

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Opozita në hyrje të Kuvendit

TIRANË- Tensione mes anëtarëve të opozitës dhe Gardës në hyrje të Kuvendit. Teksa kryetari i PD-së Sali Berisha ka tentuar të hyjë në Kuvend, Garda e ka ndaluar ndërsa kjo e fundit është përplasur një moment me opozitarët Belind Këlliçi, Luan Baçi, Flamur Noka dhe Albana Vokshi.  Deputeti Luçiano Boçi dhe të tjerët të përjashtuar kanë kërkuar të hyjnë në seancë, me argumentin se është përjashtuar nga pjesëmarrja aktive në seancë por sipas tij mund të hyjë fizikisht në Kuvend pasi ka vetëm masë disiplinore dhe jo ndaluese. Por ai dhe kolegët e tjerë, por nuk janë lejuar të hyjnë.

Përplasja me Gardën në hyrje të Kuvendit: 

Albana Voshki: Përgjegjësia është e imja e marrë unë përsipër.

Flamur Noka: Mos e prek se është femër ajo. Mos e prek. Hapu

Albana Vokshi: Nuk më ndalon dot mua.

Belind Këlliçi: O Albana futu. Zoti Spaho lejohet. Të kalojë zoti Spaho. Ore ka edhe pjesë sipër Parlamenti. Po na lënë të hyjmë more, do të na nxirrni të gjithëve?

Albana Voshki: Po ik ore se nuk më ndalon dot ti mua. Është turp kjo që po bëni.

Belind Këlliçi: Lexoni emrat dhe të hyjmë.

Albana Voshki: Ore mos mu lut se do futem. Me një urdhër nuk më ndalon dot mua.

Luan Baçi: Ose se na vdiqët këtu. Nuk na ndaloni dot. Hape rruëgn të thashë.

Luçiano Boçi: Ore jam me mandat, mos më prek. Më do, s'më do shumë.

Luan Baçi: Këta të PS kanë hyrë brenda që në orën 4. E kanë skenar ata mor burrë.

Albana Voshki: Sollët përforcime? Bravo, bravo. Paskeni sjellë 20 veta për të penguar deputetët. Kush jeni ju morë?

Luçiano Boçi: Banditët janë të lirë, pengohet deputetët. Kam qejf të dëgjoj Lindita Nikollën më ka marrë malli.

Luan Baçi: Po i ngjeshët deputetët, i shtypët, paskeni qenë të poshtër.

Albana Voshki: Ne do ju e mbajë mo, dil këtej nga unë se do të të mbroj nesër kur të të hedhin në rrugë. Jo, jo të ishte oficer karriere ti nuk do kapje fermër me dorë.

Luan Baçi: Ju duhet të na jepni fletën ne, e mbajmë ne përgjegjësinë. Nuk na ndaloni dot të hyjmë.

Luçiano Boçi: Mos u bëni mish për top. Bjere vendimin këto. Ma dhe, edhe i mbaj unë përgjegjësitë për penalitetet. Nuk është sekret ai. është vendimi i Gjykatës Politike të parlamentit që ka vendosur pushkatim. Ju njoftoj sot që është vendosur që sekretariati. Është masë disiplinore jo ushtarake. Po fola të marr vendim tjetër. Askund nuk thuhet që nuk më lejohet që të futem në sallën e Parlamentit. Merrni vesh shqip ju se për të shkruar nuk shkruani, por të paktën lexoni. Është masë disiplinore dhe jo ndaluese.

3 VITE ME PARE

'Edi me dash', shkon dot në Shtëpinë e Bardhë?'/ Pankartat thumbuese të protestuesve të opozitës (FOTOLAJM)

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Pankarta

TIRANË- Qindra protestues kanë mbërritur para sallës së seancave plenare të Kuvendit për të nisur protestën e paralajmëruar pasditen e sotme në orën 17:00. Me pankarta në duar ata kanë ironizuar në anglisht skandalin “McGonigal” ku emri i kryeministrit Edi Rama del në korruptimin e ish zyrtarit të FBI-së.

Disa prej pankartave:

“Edi is a brand name in FBI files”

“Edi, FBI ish Watching you”

'Edi Rama, Homo Corruptus'

'Demokracisë i dalim zot'

3 VITE ME PARE

Berisha tenton të hyjë në Kuvend, Garda e ndalon në hyrje 

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Sali Berisha tenton të hyjë në parlament

TIRANË- Kanë nisur tensionet e para të protestës së thirrur pasditen e sotme nga Partia Demokratike, ku kryetari i opozitës Sali Berisha ka tentuar të hyjë në Kuvend por është ndaluar nga Grada e cila ndodhej në hyrje. 

Sot ka seancë në Kuvend, e ndërsa në po të njëjtën orë, ish kryeministri Sali Berisha mban protestën e paralajmëruar “për revolucion”. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk është në Kuvend, pasi do të presë Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder po në atë orë.

Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

3 VITE ME PARE

Protesta nis për pak/ Berisha në këmbë drejt Kuvendit 

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është duke u drejtuar më këmbë drejt Kuvendit, pak minuta nga nisja e protestës së thirrur sot në orën 17:00. Jo më kot është vendosur ky orar nga ana e opozitës për të tubuar drejt parlamentit, pasi paralelisht do të mbahet edhe seanca plenare. 

Vendimi u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

3 VITE ME PARE

Petro Koçi futet në Kuvend: Protesta? Lëvizje e dëshpëruar, Berisha nuk vjen më!

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Petro Koçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi teksa po hynte në Kuvendin e Shqipërisë ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, lidhur me protestën që ka planifikuar opozita para Parlamentit. Në fjalën e tij për "Ora", Petro Koçi e cilësoi protestën si një lëvizje të dëshpëruar të opozitës në krizë. Po ashtu, ndër të tjera, ai tha se kryedemokrati Sali Berisha nuk vjen dot më në pushtet.

"Kjo është një lëvizje e dëshpëruar e opozitës sepse është në krizë, drejtohet nga dy familje që mbajnë përgjegjësi për shumë ngjarje kriminale. Berisha nuk vjen më!,"-tha Petro Koçi. 

3 VITE ME PARE

Berisha: Deputetët e opozitës në parlament janë trajtuar në mënyrë antikushtetuese, janë përjashtuar për të drejtën e fjalës

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:

Berisha: Theksoj se në parimin tonë, aty ku është shtypja, aty do të jetë qëndresa, aty do të jetë fitorja. Ne nisëm një revolucion i cili ka për objektiv madhor, përmbysjen e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, rikthimin e të drejtës së votës së lirë të këtyre qytetarëve si objektivat më madhorë të tij.
Në kushtet e monizmit të plotë një nga institucionet më të goditura është parlamenti. Libri themelor i çdo kombi të qytetëruar që është kushtetuta shkelmohet në parlament, dhunohet në parlament. Deputetët e opozitës në parlament janë trajtuar në mënyrën më antikushtetuese.
Të drejtat e tyre janë dhunuar, janë pjesëtuar si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e parlamentit. Për të drejtën e fjalës deputetët janë përjashtuar nga parlamenti, të tjerë në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull shpallen të përjashtuar nga grupi me urdhër të Edi Ramës.
Por deputetët e opozitës nuk përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por 750 mijë votues të cilët në zgjedhjet e fundit votuan për forcat opozitare. Të injorosh në këtë mënyrë 750 mijë votues, të sillesh me këtë brutalitet, dhe këtë armiqësi të egër ndaj tyre nuk bën gjë tjetër veç se kërkon konfliktin e hapur.
Në këto kushte ne nisëm revolucionin tonë, për ta vazhduar atë në të katër anët e vendit gjer në triumfin e tij. Nuk ka dyshim që parlamenti është një epiqendër jashtëzakonisht e rëndësishme.

3 VITE ME PARE

Ambasada amerikane apel shtetasve të saj në Tiranë për protestën para Parlamentit: Kujdes! Ka potencialin të përhapet

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë sërish apel për shtetasit e saj që të kenë kujdes gjatë protestës që pritet të mbahet pasditen e sotme para Parlamentit. Në reagimin e saj, ambasada amerikane njofton mbi orën dhe vendin e grumbullimi të protestuesve por pa specifikuar se kush e organizon atë. Gjithashtu shtoi se tubimi ka tendecë që të përhapet nga vendi ku do të nisë. 

"Ngjarja: Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kuvendit. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit,"-thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

3 VITE ME PARE

FOTOT- Protesta e opozitës, FNSH vendoset jashtë Parlamentit, s'mungon as autoboti me ujë

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Foto ilustruese

TIRANË- Në orën 17.00 të pasdites pritet të nisë protesta e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që ka nisur marrja e masave nga Policia e Shtetit. Para Kuvendit janë vendosur disa furgona të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, e po ashtu në këtë zonë është vendosur dhe një autobot me ujë, që mund të përdoret për shpërndarjen e protestuesëve. 

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Pamje jashtë Parlamentit
Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Pamje jashtë Parlamentit

Ashtu siç është paralajmëruar nga kryedemokrati Sali Berisha, protesta e radhës do të mbahet në orën 17:00, para godinës së Parlamentit, por ende nuk ka detaje sesi do të zhvillohet skenari i kësaj proteste, ndërkohë që brenda do të ketë seancë plenare. 

3 VITE ME PARE

Gjithçka GATI! Berisha bën lëvizjen e ‘papritur’, mbledh deputetët, socialistët përgatitet për çdo skenar, ikin nga Kuvendi me kanal sigurie. Rama LIVE

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË- Në orën 16.00, kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar në selinë e Partisë Demokratike të gjithë anëtarët e grupit parlamentar, gati një orë para protestës së njoftuar para Kuvendit të Shqipërisë. Në mbledhjen e sotme, pritet që Berisha të mbajë një fjalë edhe në praninë e kamerave, e më pas do t'ju japë edhe direktivat deputetëve, shumë prej të cilëve janë të përjashtuar nga seanca e sotme plenare. 

“Në orën 16.00 mblidhet Grupi Parlamentar i PD. Fjala  e Kryetarit Sali Berisha do të jetë e hapur për mediat,”- njofton zyra për shtyp e Partisë Demokratike.

Kjo lëvizje nga kampi blu vjen një orë përpara protestës përpara parlamentit që pritet të mbahet këtë të hënë, por ndërkohë që Berisha mban fjalën, edhe socialistët kanë "planin e tyre". Po në orën 16.00, është planifikuar që të gjithë deputetët e Partisë Socialiste të futen në Kuvendin e Shqipërisë për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme me demokratët dhe protestuesit e tjerë. 

Gazeta “Si” ka mësuar se socialistët kanë gati skenarin që në rast se protesta merr përmasa të parashikueshme, apo tentohet të bllokohet Foltorja nga deputetët e opozitës. Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Garda e Republikës ka krijuar një kanal sigurie për të nxjerrë deputetët që janë brenda sallës në rast se protestuesit do të tentojnë që depërtojnë në oborrin e Parlamentit.

Ndërkohë, seanca do të ndërpritet nga kryeparlamentarja Lindita Nikolli nëse Foltorja do të bllokohet nga deputetët e opozitës. Por gjithashtu vlen të përmendet edhe mungesa e kryeministrit Edi Rama edhe në seancën e sotme. Po në orën 17.00, kur nis seanca dhe protesta, Rama ka paralajmëruar do të mbajë një konferencë shtypi me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Soder, i cili zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri.

3 VITE ME PARE

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron: Janë gati për t'u futur brenda në sallë! (Përplasje me Policinë)

3 VITE ME PARE

Protesta para Kuvendit/ Meta: Revolta nuk ndalet deri në largimin e Ramës

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën që Opozita pritet të mbajë në orën 17:00 para Kuvendit. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shton se revolta popullore nuk do të ndalet. Sipas Metës, qytetarët duhet të jenë më të vendosur se kurrë për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Metës:

Mirënjohjen më të thellë për dhjetëra mijëra qytetarë që duke sfiduar një ditë të acartë morën pjesë në protestën madhështore të 11 shkurtit, mesazhi i fuqishëm i së cilës për shpresën e fitores së shqiptarëve kundër regjimit më të korruptuar në kontinent jehoi ndërkombëtarisht. “Zhgënjimi” i zëdhënësave mediatikë proregjim për masivitetin dhe qytetarinë e kësaj proteste dëshmon në fakt një përpjekje të dëshpëruar për t'i qarë hallin Kryeministrit në largim dhe Qeverisë. Revolta popullore, ka shpërthyer,  më e vendosur se kurrë dhe ajo nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës. Edi Rama kërkon të asgjësojë Kuvendin, sepse kërkon të asgjësojë pluralizmin dhe llogaridhënien, të agjësojë opozitën që  përfaqëson vullnetin e 750 mijë qytetarëve që i kanë ngarkuar detyrën e shenjtë të kontrollojë në çdo hap veprimet mafioze të kësaj Qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar në çdo qelizë. Bllokimi mafioz i të gjithë projektligjeve të opozitës, i komisioneve hetimore, i interpelancave, i heqjes të së drejtës së fjalës, i largimit nga Këshilli i Integrimit Europian, i përjashtimit të deputetëve, i bllokimit të informacionit që deputetët i kërkojnë Qeverisë janë krime të vërteta ndaj Kuvendit të kryera nga Edi Rama dhe “Rilindja”. Kuvendi po kthehet në një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim, ku mungon llogaridhënia, roli mbikëqyrës dhe kontrollues dhe vetëm miratohen ligjore me porosi kundër interesit publik dhe kombëtar. Ndaj të gjithë sot, në ora 17:00, në protestë para Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare, themelit të demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri!

Berisha ka paralajmëruar nisjen e një protestë në orën 17:00 të pasdites së sotme, kur dhe në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare. Vendimi u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

3 VITE ME PARE

Pak para nisjes së protestës, Berisha mbledh grupin parlamentar, u jep porositë e fundit deputetëve

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Selia blu

TIRANË- Partia Demokratike me në krye Sali Berishën ka mbledhur grupin parlamentar vetëm pak kohë para protestës së paralajmëruar në orën 17:00 te Kuvendi. Në fokus të mbledhjes do jetë protesta e sotme dhe porositë e fundit që do tu japë Berisha anëtarëve të grupit. Deputetët do të diskutojnë për skenarin e protestës dhe veprimet që do të ndërmerren në rast se nuk lejohen të flasin në parlament.

Berisha ka paralajmëruar nisjen e një protestë në orën 17:00 të pasdites së sotme, kur dhe në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare. Vendimi u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama.

Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

3 VITE ME PARE

PROTESTA para Kuvendit/ 1100 efektivë dalin në terren, rrugët që pritet të bllokohen

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Efektivë policie

TIRANË- Rreth 1100 efektivë policie do të jenë të gatishmëri për protestën e opozitës para Parlamentit. Një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve. Do të jenë punonjësit e rendit dhe ato të forcave “Shqiponja” që do të formojnë kordonin përreth protestuesve, kryesisht në derën e Parlamentit. Nuk dihet nëse protestuesit do të tentojnë të hyjnë në Kuvend, por brenda në sallë do të ketë punonjës së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë. Një pjesë do vendosen në bulevardin “Zhan Dark”, pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të parlamentit.

Gjithashtu të pranishëm do jenë edhe forcat RENEA e punonjës të Gardës së Republikës. Të gjithë punonjësit do jenë të pajisur me maska kundra gaz. Forca policore do ketë edhe në kryeministri, në rast se protestuesit do zhvendosen aty.

Rreth orës 15:00 do ketë kufizime në qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe një pjesë e rrugës së Elbasanit.

3 VITE ME PARE

Berisha thirrje për protestë para Parlamentit: Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen me praktikë staliniste, kriminale e të turpshme

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët që t'i bashkohen protestës që oritet të mbahet sot para Kuvendit të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve trajohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste kriminale të turpshme, referuar Opozitës. Ai u shpreh se superskandali Rama-McGonigal, apo siç e quan ndryshe Rama-McGonigal-Gate ka tronditur opinionin publik në SHBA në Europë dhe në Shqipëri. Sipas Berishës, kjo çështje, është e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe duhet zbardhur.

Deklarata e Berishës:

Mirëdita! Jam para jush per t’u bërë thirrje demokratëve dhe demokrateve, qytetarëve dhe qytetareve të Tiranës të bashkohemi sot në ora 5, në një protestë të fuqishme para parlamentit shqiptar. Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor ngritjen e zërit. Revoltën kundër dhunimit, shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë të cilët më datën 25 prill votuan për partinë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve trajohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste kriminale të turpshme. Përfaqësuesit e këtyre 750 mijë qytetarëve shqiptarë që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, kontrollin e qeverisë dhe transparencën nga abuzimet. Përjashtohen, bllokohen, iu mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të krijojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor i parlamentit për të bërë transparencë. Superskandali Rama-McGonigal, apo Rama-McGonigal-Gate ka tronditur opinionin publik në SHBA në Europë dhe në Shqipëri. Në këtë superskandal dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali.

Kjo dosje është historiku i korruptimit të kryezbuluesit të FBI, pagesën e tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Pasojat e këtij korruptimi janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA po heton, dhe ne kemi besim te hetimi i tyre, por natyrisht është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal. Parlamenti nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë agjendë tjetër, përpara hetimit të skandalit Rama-McGonigal. Qytetarë dhe qytetare! Zëri juaj dhe prania juaj ka një rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri. Ajo sot është shndërruar në fiktivitet. Ajo sot është irreale, por duhet secili të qendrojë, duhet të rezistojmë. Duhet të bashkojmë forcat tona për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi që nuk meriton asnjë ditë. Ju e shihini, ata që u strukën në vrima miu në datën 11 shkurt. Ata që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut ku ishin futur dhe tallen me qytetarët. Tallen me protestën e tyre të jashtëzakonshme. Ky është morali i tyre, ky është karakteri i tyre. Ndaj dhe sot në ora 5, ju ftoj të gjithëve para parlamentit, të dëgjohet zëri juaj, në sallë dhe jashtë sallës, zëri i popullit opozitar. Faleminderit!

Berisha ka paralajmëruar nisjen e një proteste në orën 17:00 të pasdites së sotme, kur dhe në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare. Vendimi u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

3 VITE ME PARE

PLANI I MASAVE/ Të gjitha me kundra-gaz, si do ndahet policia për protestën e Opozitës, FNSH futet në Kuvend, Garda vëzhgon jashtë

Protestë&Kuvend, Meta drejton turmën, Berisha paralajmëron:
Kuvend

TIRANË- Zbardhet plani i masave të Policisë së Shtetit për protestën që Opozita pritet të zhvillojë sot në orën 17:00. Një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve. Do të jenë punonjësit e rendit dhe ato të forcave “Shqiponja” që do të formojnë kordonin përreth protestuesve, kryesisht në derën e Parlamentit.

Nuk dihet nëse protestuesit do të tentojnë të hyjnë në Kuvend, por brenda në sallë do të ketë punonjës së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë. Një pjesë do vendosen në bulevardin “Zhan Dark”, pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të parlamentit.

Gjithashtu të pranishëm do jenë edhe forcat RENEA e punonjës të Gardës së Republikës. Të gjithë punonjësit do jenë të pajisur me maska kundra gaz. Forca policore do ketë edhe në kryeministri, në rast se protestuesit do zhvendosen aty.

Rreth orës 15:00 do ketë kufizime në qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe një pjesë e rrugës së Elbasanit.

sali berisha ilir meta protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion