LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë ku do flasin deputetët dhe qytetarët", Berisha konferencë për mediat: Nuk do e bojkotojmë Paramentin

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme për shtyp ku akuzoi mazhorancën qeverisëse për shkatërrimin e parlamentarizmit dhe paralajmëroi nisjen e një faze të re të veprimit opozitar, hapjen e një platforme parlamentaro-qytetare përpara ndërtesës së Këshillit të Ministrave. • Berisha tha se narkomazhoranca ka kaluar në ekstrem’ duke e përjashtuar opozitën nga debati parlamentar. • Sipas kryedemokratit Sali Berisha, ky është një shkelmim i Kushtetutës dhe i vetë rendit demokratik të vendit, ndërsa deputetët e opozitës do t’i drejtohen qytetarëve përmes fjalës dhe debatit të lirë përpara Kryeministrisë. • Kryetari i opozitës njoftoi gjithashtu se protestat kombëtare janë të vonuara, duke paralajmëruar se shumë shpejt Partia Demokratike do shpallë protestën e parë kombëtare. • Sipas tij, qeveria ka përdorur të gjithë potencialin shtetëror, financiar, logjistik dhe mediatik për të ndikuar dhe deformuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhje. • Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se, me ligjin e miratuar mbrëmë në parlament, për identitetin gjinor iu vu kazma familjes shqiptare. Berisha akuzoi mazhorancën se e ka kaluar ligjin pa debat, në mes të natës dhe në pabesi duke shkelur marrëveshjen për ta diskutuar në mënyrë transparente. • Ai paralajmëroi se PD nuk pajtohet me këtë ligj dhe do të përdorë të gjitha mjetet ligjore dhe kushtetuese për ta anuluar, përfshirë edhe inicimin e një referendumi kombëtar. • Ai theksoi se kjo është një betejë për mbrojtjen e familjes tradicionale shqiptare, në bashkëpunim me çdo besimtar dhe çdo prind që kërkon që fëmija i tij të edukohet në përputhje me gjininë me të cilën ka lindur.

8 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e të dielës/ Berisha: Një regjim që nuk pranon votën e lirë, është një regjim që duhet të rrëzohet sa më parë

"Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se një regjim që nuk pranon votën e lirë, është një regjim që duhet të rrëzohet sa më parë.

"Tani, jam në prag të zgjedhjeve, por ti i di konsideratat e mia për regjimin. Një regjim që nuk pranon votën e lirë, është një regjim që duhet të rrëzohet sa më parë," tha Berisha./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

Platforma parlamentare para kryeministrisë/ Berisha: Do krijojmë hapësirën tonë mediatike

"Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD do të krijojë hapësirën e saj mediatike. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se PD do të vendos platformën e saj parlamentare para kryeministrisë.

"Të gjitha do jenë objekt diskutimi, por foltorja... Dje për shembull, pesë deputetë tanë kishin përgatitur fjalimet pasi kishin marrë kontakt me zgjedhësit në zonat e tyre, që nuk mund të mbyllej kurrë parlamenti. Ia mbylli ai, e ka dyqan ai. Ndaj dhe ne nuk mund të rrimë, do krijojmë hapësirën tonë mediatike. Pse para kryeministrisë? Sepse Edi Rama është autori i saj, këta janë instrumente. Niko dhe Taulanti janë instrumente. Ndaj dhe aty do fillojmë betejën tonë," tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Të mos citojmë një njeri që nuk e meriton të citohet"/ Berisha: Dumani është personi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia

"Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se Kreu i SPAk, Altin Duamni është personi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, dhe kjo agjenci ka të gjithë autoritetin shtetëror për të shqyrtuar çdo transaksion të dyshimtë në Republikën e Shqipërisë.

Berisha tha se kjo agjenci ka shqyrtuar të paktën 5 herë gjatë këtyre viteve, çdo transaksion të familjarëve të tij.

"Deklarata e Altin Dumanit, është një skandal. Një skandal i vërtetë. Shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, dhe kjo agjenci ka të gjithë autoritetin shtetëror për të shqyrtuar çdo transaksion të dyshimtë në Republikën e Shqipërisë. Kjo agjenci ka shqyrtuar të paktën 5 herë gjatë këtyre viteve dhe e përgëzoj, çdo transaksion të familjarëve të mi. Dhe unë i përgëzoj, gjëja më normale. Kjo agjenci, nuk mund të them se ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, por nuk mund të përjashtoj se e ka bërë këtë. Nuk mund të them që nuk e ka bërë. Por ka një gjë në themel që unë e kam denoncuar me dhjetëra herë para jush. Altin Dumani është përgjegjësi kryesor, për mos zbatimin e ligjit antimafia. Këtu qëndron gjithë problemi. Se në qoftëse Altin Dumani zbaton ligjin antimafia, ai konstaton se pronat e klanit Xhafaj, vijnë nga droga e Gerondit, dhe jo nga djersa e tyre. Por Altin Troplini nuk e bën këtë se është peng. Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, ja ku është hoteli 70 mln euro gjer tani i familjes Rama dhe Redi Mollës që e nxorrën nga burgu se është i teta Ollgës. Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, le të lexojnë Ola Xamën, një gazetare kurajoze, e cila bëri një hetim që Altini nuk e bëri. Dhe kjo gazetare i tha opinionit publik, se këto kulla, monumente të drogës dhe korrupsionit, vetëm 20% të parave i kanë nga bankat. Dhe kjo mjafton për Altin Troplinin që tu vë drynin atyre kullave, me para të pista. Por ai mburret se kam sekuestruar 63 mln euro. Gjë më të qesharake, në një kohë kur perandoritë e klaneve janë me miliarda. Kjo është.

Ai tani ka marrë mision të dalë nëpër studio dhe të mashtrojë. I thotë publikut se për herë të parë tre zv/kryeministra, ky quan zv/kryeministra ata që kanë qenë. Por gjer sot, siç mashtron ai, se ka një zyrtarë shumë të lartë të dënuar. Asnjë zyrtar shumë i lartë nuk është i dënuar për korrupsion. Asnjë për korrupsion. Dhe për sqarim për publikun. Këta që duan të ua fshijnë memorien ju dhe tu hedhin trutë e atij që s’po e them, ju thonë ju se nuk ka ndodhur ndonjëherë, ministri në detyrë. U them unë ju, nga viti 2008-2010, kanë lënë imunitetin dhe janë paraqitur para prokurorit dhe gjykatësit, zv/kryeministri në detyrë dhe dy ministria në detyrë, jo ish-ministrin, por në detyrë. Ka dhënë dorëheqjen Ilir Meta në mënyrë absolute, bazuar në një dokument të falsifikuar nga Edi Rama me Filip Çakullin, i cili doli nga analiza e institutit italian më prestigjioz se ishte falsifikuar në 28 segmente.  Por ai e kishte atë burrni. Më erdhi në zyrë dhe më tha se, nuk shkoj te prokurori për tu hetuar si zv/kryeministër, por do shkoi tek ai të hetohem si qytetar i thjeshtë. Për hir të vërtetës, të njëjtën gjë, absolutisht ka bërë Fatmir Mediu, të njëjtën gjë ka bërë Lulzim Basha. Se këta që duan ti hedhin publikut trutë e atij dhe mendojnë se publiku do besojë mashtrimet, jo mor. Ky quan zv/kryeministër Arben Ahmetajn të cili i lëshoi mandat arrestin, në një kohë që ai ishte larguar prej kohësh nga detyra dhe vetëm kur mori dokumentet e pllakave të banjës së ish-bashkëshortes nga i mori. Pra, një propagandë vulgare, neveritëse. Por edhe ata gazetarë të cilët qëndrojnë, ky është problemi ‘fact checking’. Gazetarë të cilët pranojnë mashtrime, bëhen bashkëpunëtor në mashtrim, nëse nuk bën ‘fact checking’. Shifni, lexoni mediat amerikane dhe mediat e tjera. Absolutisht të nesërmen e deklaratave të paraqesin ‘fact checking’. Ka rëndësi të madhe, se në këtë mënyrë mund të kthjellojnë hapësirën komunikative-mediatike të vendit. Del ai thotë, për herë të parë. Ç’për herë të parë. Mirë është të mos citojmë një njeri që nuk e meriton të citohet," tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Kërkesa e PS për 30 ditë përjashtim nga Kuvendi, Berisha: PD platformë para zyrës së narkodiktatorit të parlamentit

"Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokartike, Sali Berisha ka deklauar sot PD është bllokuar gjatë 9 seancave në paralement, përveç njërës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se D-ja do të krijojë platformën e saj, para zyrës së "narkodiktatorit" të parlamentit. 

"Qëndrimi im është ky që shpreha këtu. Unë shpreha qëndrimin. Partia Demokratike u bllokua në 9 seanca përveç njërës. PD-ja do të krijojë platformën e saj, para zyrës së narkodiktatorit të parlamentit. Kjo është përgjigja," tha Berisha./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

Berisha: PD do bëjë çdo gjë për anulimin e ligjit për barazinë gjinore, do rikonsiderojmë edhe referendumin

"Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD do të bëjë çdo gjë për anulimin e ligjit për barazinë gjinore. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se PD nuk pajtohet me këtë ligj dhe se do rikonsiderojë referendumin dhe çdo gjë të mundshme dhe të nevojshme për anulimin e këtij ligji.

Kryedemokrati tha se ky ligj përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar, pasi rrëzon të paktën 4 nene të Kushtetutës. 

"Në këto rrethana, PD nuk pajtohet me këtë ligj. Ajo do ndërmarrë të gjitha hapat kushtetuese, do rikonsiderojë referendumin dhe çdo gjë të mundshme dhe të nevojshme për anulimin e këtij ligji, i cili në fakt përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar pasi rrëzon të paktën 4 nene të Kushtetutës. Pasi rrëzon Kodin e Familjes. Rrëzon Kodin Civil. Kodet, pra, të cilat përbëjnë bazën juridike të shtetit. Kjo përpjekje do bëhet në bashkëpunim të ngushtë me çdo shqiptar që e ka familjen sa hyjnore, aq edhe tokësore. Me çdo besimtar që i konsideron librat e shenjtë të besimit të tij fetar si kodin moral të familjes së tij.
Me çdo prind që në përputhje me Kushtetutën e vendit, do që fëmija e tij të marrë edukimin fetar të familjes së tij. Në përputhje me gjininë, me të cilën ka lindur.

Pra, të gjitha këto kërkojnë një përgjigje të fuqishme nga qytetarët dhe ne nisim këtë betejë me bindjen më të thellë se pavarësisht nga mbështetja e këtij narkoshteti, ky narkoshtet nuk ka legjitimitet. Se pavarësisht nga mbështetja e këtij narkoshteti, raporti i ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 11 majit rrëzoi legjitimitetin e kësaj qeverie. Se pavarësisht nga të gjitha mbështetjet, Shqipëria është rrezik kryesor me eksportin e kriminalitetit në Ballkan dhe në Europë. Dhe se kartelet shqiptare të drogës, degë të karteleve të Amerikës Latine, janë sot kartelet më të rrezikshme për Europën. Ne e bëjmë këtë betejë jo vetëm për fëmijët tanë dhe veten tonë, por e bëjmë edhe për miqtë tanë dhe partnerët tanë." tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Berisha: Ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini, në parlamentin e votës së vjedhur i vihet kazma familjes shqiptare

"Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ligji për barazinë gjinore i vuri "kazmën" në themel shtyllës më kryesore të ekzistencës së kombit shqiptar, e cila është familja. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se familja shqiptare është ajo që ka mbartur ekzistencën e këtij kombi dhe mbijetesën e tij në kushte të jashtëzakonshme.

Lideri i demokratëve tha se ndonëse Gjykata Supreme e SHBA, 9 vite pas gjykimit të Gjykatës Supreme të Francës, sanksionoi dy gjini dhe përjashtoi njohjen e çdo gjinie tjetër, në parlamentin e vendit votohet ligji në të cilin gjinia zëvendësohet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore. Në fund, Berisha tha se ky proces kaloi pa debat, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur dje paradite, gjë e cila sipas tij ishte pabesi. 

"Së dyti, duhet të rikthehem edhe njëherë ligjit që i vuri kazmën në themel shtyllës më kryesore të ekzistencës së kombit shqiptar, që është familja. E them këtu, e përsëris, e thashë edhe dje në parlament, është familja dhe mbi të gjitha familja shqiptare, ajo që ka mbartur ekzistencën e këtij kombi, mbijetesën e tij në kushtet më të jashtëzakonshme. Në të njëjtën ditë kur Gjykata Supreme e SHBA, 9 vite pas gjykimit të Gjykatës Supreme të Francës, sanksionon dy gjini, mashkull, femër, burrë, grua dhe përjashton njohjen e çdo gjinie tjetër, në parlamentin e dhunës, të votës së vjedhur, votohet ligji në të cilin gjinia zëvendësohet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore.

Zëvendësohet me identitetin gjinor me diversitet të gjerë. E gjitha kjo kalon pa debat në pabesi, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur po dje paradite që ligji të afrohet dhe debati të zhvillohet jo pas orës 1 të natës, por në një kohë kur qytetarët mund ta ndiqnin. Dhe ata e votuan, por kur e kuptuan se ata nuk mund të mbronin para shqiptarëve ligjin që shkonfiguronte shtyllën kryesore të ekzistencës së kombit, familjen, vendosën ta votojnë pa debat, morën pushim gjersa i mblodhën në të katër anët deputetët që nuk i kishin dhe realizuan votimin siç e patë mbrëmë," tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Parlamentin nuk do e bojkotojmë"/ Berisha: Së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare!

"Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se së shpejti opozita do të komunikojë para qytetarëve protestën e parë kombëtare. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, por do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit.

Kryedemokrati tha se opozita do të komunikojë shumë shpejt një protestë kombëtare, ku i ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen për të luftuar për votën e lirë, kundër një regjimi, i cili sipas tij e ka konfiskuar. Në fund, Kreu i demokratëve deklaroi se qeveria, programi i saj dhe buxheti u miratua pa debat, ndaj për këtë arsyeje PD do të hap platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave.

"Kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, jo. Por kjo do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit. Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë dhe kësaj dhune të pandërprerë, kësaj mbyllje goje të opozitës në parlament, ajo do i përgjigjet me mjete adekuate, si në komisione, ashtu edhe në sallën e parlamentit. Së pari. Së dyti, kjo është opozita e votës së dhunuar. Kjo është mazhoranca e zgjedhjeve të vjedhura. Protestat kombëtare janë tejet të vonuara dhe së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare dhe pastaj në vazhdim, ku ftojmë të gjithë ata qytetarë që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kundër një regjimi që e ka konfiskuar atë, e ka vjedhur atë.

Kundër një regjimi që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, shtetëror, financiar, logjistik, mediatik për të blerë, për të influencuar, për të ndikuar dhe për t’u marrë votën shqiptarëve. Përpjekja jonë për të transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, në banditizmin e paprecedent parlamentar në historinë e vendit. Qeveria u miratua pa debat. Programi i saj pa debat. Buxheti dje pa debat. Të gjitha pa debat. Atëherë ne do hapim platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave si hap i parë. Por ne ndaj këtij regjimi jemi të vendosur të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe forcën tonë. Ne nuk nënshtrohemi." tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Berisha: Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë ku do flasin deputetët dhe qytetarët

"Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë, ku do flasin deputetët dhe qytetarët. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se gjatë 9 seancave të zhvilluara në parlament, opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë. Sipas tij ky është një rast i shkelmimit të  Kushtetutës, rregullores së parlamentit dhe rendit kushtetues të vendit.

Lideri i opozitës deklaroi se nisur nga ky rast, PD do të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, ku deputetët e opozitës dhe qytetarët do të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet. Në fund, nga zyra e selisë blu Berisha tha se ky është një hap i domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, dhe të shkelmimit të ligjeve në funksionimin e këtij institucioni.

"Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem. Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit. Çka do të thotë shkelmim i Kushtetutës, rregullores së parlamentit, rendit kushtetues të vendit. Çka do të thotë mohim i të drejtave të opozitës.
Plas çdo skandal, jo tanimë kryeministri, por as ministrat nuk paraqiten në interpelancë.

Në këto kushte do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet. Pas 9 seancash, opozita është lejuar të debatojë vetëm një ditë në parlament. Atëherë ne kalojmë në debat me qytetarët. Kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, shkelmimit të ligjeve, të Kushtetutës, në funksionimin e këtij institucioni." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha projektligji per barazine gjinore

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje