LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52 urdhërarreste për trafik droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre! Çmontohet grupi i 'Visit të Pojës' (EMRA+VIDEO)

• Një operacion policor i koduar "Ura" po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. • Sipas raportimeve, në kuadër të operacionit janë lëshuar 52 urdhërarreste në të dy shtetet. • Bëhet me dije se deri tani janë arrestuar tre persona në Durrës, Fier dhe Vlorë. • Një prej të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh, Lingor Çombashi. • Raportohet se urdhërarrest është lëshuar për Ervis Doçin, i cili njihet dhe si "Visi i Pojës. Po ashtu urdhërarrest është caktuar edhe për një avokat në Durrës, Armand Tragaj (ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës), për një ish-punonjës policie, emri i të cilit ende nuk dihet dhe për një person të identifikuar si Orges Molla. • Operacioni i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, po zhvillohet nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë. • Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës. • Bëhet me dije se urdhra për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme janë ekzekutuar gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, ndërsa vlera e tyre arrin në disa milionë euro. • Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

18 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

'Bisha' me 4 nofka drejtonte rrjetin nga Durrësi/ Çfarë tha Dumani për Adi Çoban: Këtu është i njohur si Bazholi! Përmendej në bisedat që kam pasur me Mirin

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
Adi Çoba

TIRANË- Adi Çoba i cili është emër i pa njohur për autoritetet shqiptare u zbulua në kuadër të operacionit "Ura". Gjithashtu Adi Çoba, figoron edhe në dosjen e drejtësisë italiane i cili shfaqet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali. Veprimtaria kriminale e Adi Çoba është zbardhur nga bisedat në SkyECC, por edhe nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Adi Çoba gjithashtu njihet me shumë nofka. Anëtarët e grupit kriminal e njihnin ndryshe edhe si “Bazholi", "Bisha", "I shëndoshi", "Cigani". Nuredin Dumani, deklaron se  “Bazholi" ishte bashkëpunëtor i Mirit (Fatmir Troplini), djali i Xhevdet Troplinit. Domani thotë gjithashtu se Miri i kishte treguar se po kërkonte një person për ta vrarë, një person nga Durrësi por që jetonte në Itali.

Rrëfimi i plotë i Nuredin Dumanit për Adi Çobën

Dumani: “Po, e mbaj mend që e kam parë, po. Ndoshta jam duke gabuar.”

Hetuesi: E ke parë në ambientet kriminale?

Dumani: Për çdo person që them se e kam parë, do të thotë që është njohur në botën e krimit.

Hetuesi: E di me çfarë merrej?

Dumani: “Nuk jam i sigurt nëse mund të them diçka për të. Më vjen keq…”

Hetuesi: Në rregull. Vëre firmën. Të theksohet që fotografia me numrin përkatës i përket Çoba Adi, i quajtur Bazholi, bishë, dhjamxhi.

Dumani: “Tani, me emrin Bazholi po. Këtu është i njohur si Bazholi.”

Hetuesi: Ky është Bazholi?

Dumani: “Po. Tani po e kujtoj më qartë.”

Hetuesi: Çfarë të kujtohet për Bazholin?

Dumani: “Bazholi përmendej në bisedat që kam pasur me Miri.”

Hetuesi: Me kë?

Dumani: “Me Mirin.”

Hetuesi: Miri.

Dumani: “Me Fatmir Troplinin.”

Hetuesi: Miri është pseudonimi?

Dumani: “Miri është forma e shkurtër, një përkëdhelje e emrit Fatmir.”

Hetuesi: Kush është ai?

Dumani: “Miri ishte kontakti im me këtë grup. Ishim shumë miq.”

Hetuesi: Mik për çfarë?

Dumani: “Mik në aktivitetin kriminal që kishim.”

Hetuesi: Ishte i rëndësishëm Miri?

Dumani: “Shumë.”

Hetuesi: Kishte një grup kriminal?

Dumani: “Një grup shumë të madh.”

Hetuesi: Merrej me drogë?

Dumani: “Po. Më ofroi mundësinë për të futur mall nga Ekuadori në Itali, përveç Shqipërisë. Miri, po, po.”

Hetuesi: Flisje me Mirin për Bazholin?

Dumani: “Po. Miri më kishte treguar se po kërkonte një person për ta vrarë, një person nga Durrësi por që jetonte në Itali. Pseudonimi i tij ishte Çaponi.”

Hetuesi: E di se ku qëndronte në Itali?

Dumani: “Nuk dua të gaboj, ma ka treguar (Miri), por nuk e mbaj mend. Çaponi ishte mik i kundërshtarit të Mirit dhe ishte nga Durrësi. Kështu që më tregonte që Bazholi po e kërkonte, donte ta gjente, donte ta lokalizonte Çaponin.”

Hetuesi: Bazholi po e kërkonte?

Dumani: “Po, Bazholi po e kërkonte. Tha që Bazholi po përpiqej të lokalizonte Çaponin.”

Hetuesi: Pse?

Dumani: “Sepse donte ta vriste.”

Hetuesi: Pse donte ta vriste?

Dumani: “Sepse Çaponi ishte mik me armikun e Mirit, Pojën.”

Hetuesi: Pra, Bazholi ishte mik i Mirit?

Dumani: “Sipas Mirit, po.”

Hetuesi: Pra, po e kërkonte (Çaponin) për t’i bërë një nder Mirit?

Dumani: “Po.”

Hetuesi: A e di nëse Bazholi merrej me drogë?

Dumani: “Nuk jam shumë i informuar për këtë.”

Hetuesi: Nuk e di pse Bazholi e njihte Mirin?

Dumani: “Nuk mund të pyesnim shumë, përveç nëse ma thoshte vetë. Sepse përndryshe krijohej një opinion i keq për ty.”

Hetuesi: A e di nëse Bazholi kishte një chat (komunikim online)?

Dumani: “Është normale që kishte, përndryshe si do t’i merrte informacionet? Është logjike.”

Hetuesi: Pra, Bazholi kishte informacion për Çaponin përmes një chati?

Dumani: “Po.”

Hetuesi: Këto ngjarje mes Çaponit dhe Bazholit në çfarë periudhe kanë ndodhur?

Dumani: “Në 2022... jo, më falni, në 2021.”

Dumani: “Nuk e mbaj mend mirë, por në atë periudhë ishte në përdorim Sky (aplikacion komunikimi i koduar).”

Hetuesi: A komunikonte edhe Bazholi me Mirin përmes chat-it?

Dumani: “Është normale që po.”

Adi Çoba është 34 vjeç, lindur më 07.08.1991 në Durrës. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Adi Çoba rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.

Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, në cilësinë e kreut dhe promovuesit të grupit, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të grupit.

3 JAVE ME PARE

"Pas 2013 'filloi' kokainën me tonelata"/ Dëshmia e Nuredin Dumanit për 'Visin e Pojës': Është nipi i Troplinëve dhe shumë i aftë për trafikim!

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
Foto ilustruese

TIRANA- Xhevdet Troplini, i njohur si Poja është kreu i një organizate të fuqishme kriminale që trafikon lëndë të forta narkotike nga Amerika Latine në drejtim të Europës. I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në dëshmitë e tij përballë autoriteteve në Tiranë ka zbardhur rolin e Visit të Pojës dhe lidhjen e tij me Adi Çobën dhe klanet e drogës. Dumani u shpreh se e njihte prej shumë vitesh Elvis Doçin, të cilin e njihte vetëm me emrin ‘Visi i Pojës’, për shkak të marrëdhënies së ngushtë kriminale që kishte pasur më parë me Fatmir Troplinin i njohur si “Miri”, bir i Xhevdet Troplinit dhe kushëri i Elvis Docit. Dumani dëshmoi se ai ishte negociator shumë i aftë për trafikun e heroinës dhe pas disa vitesh për kokainën me tonelata. 

“E identifikoj shumë mirë, e njoh me emrin VISI. E njoh prej vitesh, që kur isha i vogël. Visi është një negociator shumë i aftë për trafikun e heroinës. Më pas, në vitin 2013, e la heroinën dhe filloi me kokainën. Për heroinë nuk e kam dëgjuar më, por për kokainë po. Me tonelata. Të gjithë e quajnë Visi i Pojës. Poja është Xhevdet TROPLINI. Visi i Pojës është djali i motrës së Xhevdet TROPLINI-t të quajtur Poja. Nuk ka ndonjë tjetër Visi," thuhet në dosje.

3 JAVE ME PARE

"‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës"/ Dumani tregon lidhjet me Ekil Nderjakun: Merrnim kokainë nga ai! Kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
 Ekil Nderjaku

TIRANË- Ekil Nderjaku, i cili u zbulua nga dosjet e hetimeve të drejtësisë italiane është një tjetër emër i fuqishëm i krimit të organizuar. Por çfarë tha bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani për Ekil Nderjaku ose "Kili". "Kili" është pjesë e një grupi kriminal me shtrirje ndërkombëtare dhe me lidhje të forta në rrjetin e trafikut të kokainës në Itali e më gjerë.

Gjithashtu Dumani ka thënë se Ekil Nderjaku ose Kiln e njeh pasi merrnin drogë nga ai. Dumani theksoi gjithashtu se nuk kam pasur kontakte me të sepse ai është bërë pjesë e një grupi rival. Më tej Dumani ka theksuar se Ekil Nderjaku ka blerë tre makina të blinduara dhe sipas tij ishte në kontakt me një grup shumë të fuqishëm që operonte përtej Italisë, kishte kontakte në gjithë Evropën.

Nga hetimet e kryera përmes platformës së komunikimit të enkriptuar SKY ECC, ka dalë në dritë se më 7 shtator 2020, Kili kishte marrë porosi për 2 kilogramë kokainë, që u dorëzua në Itali nga bashkëpunëtorët e tij me çmimin 38 mijë euro për kilogram.

“Akil Nderjaku. Unë e njoh si Kili. Merrnim kokainë nga ai. Nuk kam pasur kontakte me të sepse ai u bë pjesë e një grupi rival. U bë shumë i fortë. Bleu tre makina të blinduara. Ishte në kontakt me një grup shumë të fuqishëm që operonte përtej Italisë, kishte kontakte në gjithë Evropën. Kishte ngritur një laborator për përpunimin e saj pranë hotel-restorant Koral”, tha Dumani. 

Biseda mes hetuesve dhe Dumanit:

Dumani: “E identifikoj foton numër dy.”

Hetuesi: Si quhet personi?

Dumani: “Kil, Akil NDERJAKU. E njoh si Kili. Jeton në një zonë të quajtur ‘Plazh’ në Durrës. Në njësinë numër 13. Me emër identifikoj foton numër pesë.”

Hetuesi: Jo, jo prit, prit, kthehemi te fotografia numër dy. Na thuaj gjithçka që di për NDERJAKUN. Çfarë di?

Dumani: “Te Kili merrnim kokainën sepse kishte laboratorin në lokalin e tij.”

Hetuesi: Laboratori në lokalin e tij? Çfarë laboratori?

Dumani: “Laboratori i kokainës.”

Hetuesi: Ku?

Dumani: “Aty pranë hotel-restorantit KORAL, i njohur gjithashtu si RUOTA ROSSA.”

Hetuesi: Pra, kishte laboratorin e kokainës në restorantin e tij?

Dumani: “Jo në restorantin e tij, por pranë restorantit KORAL. Sepse restoranti KORAL është tjetër, janë ngjitur. Janë afër. Emrin e restorantit të Akilit nuk e di, por është pranë hotelit KORAL, në të njëjtin lagje të quajtur RUOTA ROSSA.”

Hetuesi: Në ç’periudhë ke marrë kokainë prej tij?

Dumani: “Kokainën e kam marrë nga ai, nga Akil NDERJAKU, bashkë me vëllain tim sepse ai ishte mik me vëllain tim.”

Hetuesi: Kur e keni marrë?

Dumani: “Ne vitin 2013.”

Hetuesi: Sa sasi?

Dumani: “Merrnim 50 gram, 20 gram, sipas kërkesës.”

Hetuesi: Sa shpesh?

Dumani: “Çdo dhjetë ditë, çdo pesëmbëdhjetë ditë, çdo muaj… nuk kishte ndonjë fluks të madh.”

Hetuesi: Ke thënë që di nofkën e këtij personi?

Dumani: “Kili.”

Hetuesi: E di nëse e quanin edhe Genti?

Dumani: Nuk dua të them gënjeshtra.

Hetuesi: A di nëse ky person ka vazhduar trafikun e kokainës?

Dumani: E di, por unë nuk kam pasur më të bëj me të sepse ai u bë pjesë e një grupi rival ndaj meje.

Hetuesi: Pra, si pjesë e një grupi tjetër, nuk merrje më prej tij.

Dumani: “Jam shkëputur plotësisht.”

Hetuesi: Dhe si e di që ai ka vazhduar me drogën?

Dumani: “Sepse ne gjithmonë interesoheshim për kundërshtarët tanë.”

Hetuesi: Ti bashkë me grupin tënd?

Dumani: Po, po. Në vitin 2019, kushëriri i parë i Kilit erdhi të më takonte. Nuk më kujtohet tani emri, por erdhi dhe më kërkoi të bëja një takim me Kilin.”

Hetuesi: E bëre këtë takim?

Dumani: Jo, nuk u bë, unë nuk pranova.”

Hetuesi: Kur thua nuk pranuam, ti dhe grupi yt nuk pranuat?

Dumani: Jo, unë nuk pranova, unë vetë.”

Hetuesi: A di nëse ka vazhduar me drogën edhe pas vitit 2019?

Dumani: “Është bërë shumë i fuqishëm. Ka blerë tre makina të blinduara. Dy G-Class dhe një Cadillac Escalade fuoristradë.”

Hetuesi: Të blera me çfarë para?

Dumani: “Normale me kokainë, ndryshe nuk i blen dot ato. Sepse ishin makina që kushtonin 500 mijë euro të tria bashkë.”

Hetuesi: A di nëse Kili trafikonte drogë edhe në Itali?

Dumani: “Unë e krijova lidhjen me grupin me të cilin ai kishte kontakt. Ata ishin shumë më të fortë dhe shkonin përtej Italisë.”

 

3 JAVE ME PARE

Emër i njohur për drejtësinë shqiptare, por edhe ndërkombëtare/ Kush është Visi i Pojës që arriti tu shpëtonte prangave të policisë (EMËR+FOTO)

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
Elvis Doçi

TIRANË- Personi që shihni në foto është Elvis Doçi, i njohur me nofkën “Visi i Pojës”. Elvis Doçi ose Visi i Pojës është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, por edhe ndërkombëtarisht. Në banesën e Doçit një vit më parë u zhvilluan kontrolle nga SPAK ku iu sekuestruan rreth 3 milionë euro cash në banesë.

Gjithashtu Elvis Doçi njihet edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, i cili arriti ti shpëtonte prangave të policisë, ndërsa akuzohet për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve.

Ndërsa ditën e sotme autoritetet italiane njoftuan finalizimin e operacionit ‘Ura’, një aksion ku u përfshinë edhe autoritetet shqiptare për ekzekutimin e masave në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Vlorën, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Operacioni i koduar “Ura” është fokusuar në goditjen e një rrjeti të strukturuar kriminal që dyshohet për trafik heroine dhe kokaine nga Ballkani drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

3 JAVE ME PARE

"Biseda të dekriptuara, 118 urdhër-arresti që nga 2018"/ Operacioni ‘Ura’, EUROJUST: U goditën 3 organizata kriminale të trafikut, u bënë 5 mln euro cash pagesa për drogë

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
foto iluistruese

TIRANË- EUROJUST ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin ndërkombëtar “Ura”. Sipas njoftimit të EUROJUST që nga viti 2018 ka pasur goditje të vazhdueshme në mes dy vendeve Itali-Shqipëri dhe në total janë 118 urdhra arresti lë lëshuar për të akuzuar dhe të arrestuar. Nga dekriptimi i bisedave në SKY ECC të gjurmuara që nga 2016 janë zbuluar pagesa cash për blerje droge deri në 5 mln euro.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Shqipëria është një nga dymbëdhjetë vendet jashtë Bashkimit Evropian me një prokuror ndërlidhës në Eurojust. Sipas EUROJUST Hetimet u koordinuan dhe u mbështetën gjithashtu nga zyra e ekspertit të përkushtuar të sigurisë në Ambasadën Italiane në Tiranë.

Njoftimi i plotë i EUROJUST:

“Me ndihmën aktive të Eurojust-it, autoritetet në Itali dhe Shqipëri i kanë dhënë një goditje të madhe tre grupeve të lidhura të krimit të organizuar (OCG) të përfshira në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave. Gjatë një dite aksioni të përbashkët, urdhër-arrestet u lëshuan kundër 52 të dyshuarve, duke përfshirë individë që besohet se ishin në nivelet më të larta në hierarkitë e OCG-ve. Eurojust mbështeti bashkëpunimin midis autoriteteve italiane dhe shqiptare duke ngritur një ekip të përbashkët hetimor (JIT).

Gjatë ditës së aksionit, autoritetet në të dy vendet sekuestruan asete me vlerë të paktën disa milionë euro, përfshirë apartamente dhe kompani, si dhe automjete të ndryshme luksoze. Gjithashtu u sekuestruan sasi të mëdha parash dhe sasi të kokainës dhe heroinës. Një vlerësim i plotë dhe i plotë i sekuestrimeve do të bëhet në ditët në vijim.

Nuk ka asnjë vlerësim të plotë të fitimeve totale të bashkëpunimit midis tre OCG-ve. Megjithatë, informacionet e marra nëpërmjet EPH-së tregojnë se rrjetet kriminale ishin përfshirë në pagesa, shpesh me para në dorë, afërsisht 5 milionë euro dhe trafikim të të paktën 1800 kilogramëve kokainë dhe heroinë.

Hetimet për organizatat kriminale të lidhura u nisën në vitin 2016 nga Prokuroria Publike e Barit dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë dhe Policia shqiptare. Nga ana shqiptare, një OCG, e cila operonte nga Durrësi, ishte përgjegjëse për transportin dhe shpërndarjen me shumicë të sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe kanabisit të trafikuara midis Ballkanit, Evropës Veriore, Amerikës së Jugut dhe Pulias në Itali.

Dy banda kriminale të drejtuara nga Italia kryenin prerjen dhe paketimin e drogave të paligjshme dhe furnizonin kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine dhe Turqia për bandat lokale në organizata në Bari, Brindisi dhe Lecce.

Arrestimet në Itali dhe Shqipëri janë rezultat i një bashkëpunimi afatgjatë nëpërmjet EPH. Kjo përfshinte përdorimin e përgjimeve, vëzhgimin intensiv me video, monitorimin e të dyshuarve dhe analizën e bisedave të koduara. Këto biseda u dekriptuan pas bashkëpunimit intensiv përmes Eurojust-it.

Që nga viti 2020, Eurojust ka mbështetur autoritetet në Itali dhe Shqipëri me JIT. Gjithashtu, Agjencia ka ofruar asistencë në realizimin e kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike gjatë ditës së veprimit dhe ka dhënë mbështetje gjyqësore ndërkufitare. Shqipëria është një nga dymbëdhjetë vendet jashtë Bashkimit Evropian me një prokuror ndërlidhës në Eurojust. Hetimet u koordinuan dhe u mbështetën gjithashtu nga zyra e ekspertit të përkushtuar të sigurisë në Ambasadën Italiane në Tiranë.

Bashkëpunimi gjyqësor ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë është treguar tashmë efektiv vitet e fundit. Ndërmjet viteve 2018 dhe 2021, Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit lëshoi ​​dhe ekzekutoi 118 urdhër-arreste kundër trafikantëve të dyshuar të drogës që vepronin në të dy vendet. Për pasojë, të pandehur të ndryshëm u dënuan deri në 20 vjet burgim.

Operacioni i kësaj jave u krye me kërkesë dhe nga autoritetet e mëposhtme:

Itali: Prokuroria Publike Bari - Drejtoria e Qarkut Antimafia; Drejtoria e Hetimit Antimafia Bari, nen koordinimin e Drejtorise Kombetare Antimafia dhe Antiterrorizmit Rome, me mbeshtetjen e Zyres se Ekspertit te Sigurise prane Ambasades Italiane ne Tirane.

Shqipëri: Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Tiranës; Policia Shqiptare".

3 JAVE ME PARE

Operacioni "Ura"/ SPAK njoftim zyrtar: 52 masa sigurie, sekuestrohen miliona euro në Shqipëri dhe Itali

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
SPAK

TIRANË- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar “Ura”. Operacioni rezultoi me 52 masa sigurimi personale. Konkretisht janë vendosur 29 masa sigurimi nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri, 1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme dhe 22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali. Gjithashtu në njoftim zyrtar SPAK sqaron se në total janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Sipas njoftimit hetimet janë kryer për një periudhë kohore 5 vjeçare, në vitin 2020 -2025, ku janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit të SPAK në Shqipëri janë sekuestruar 2 kompani ndërtimi, 4 shoqëri tregtare dhe restorante, 1 agjenci pasurish të paluajtshme, 1 TV kabllor, automjete luksoze dhe para cash. Ndërkohë më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”. Ndërsa në Itali janë sekuestruar 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari bankare dhe 3 automjete. 

Njoftimi i SPAK:

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Në kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Barit (DDA), me mbështetjen e Eurojust dhe përmes ngritjes së një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ekzekutuan sot, më 21 maj 2025, një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht:

29 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri;
1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme;
22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali.
Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.

Sekuestrimet e pasurive janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:

Në Shqipëri:

2 kompani ndërtimi,
4 shoqëri tregtare dhe restorante,
1 agjenci pasurish të paluajtshme,
1 TV kabllor,
automjete luksoze, para cash, etj.
Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Në Itali:

9 apartamente,
4 kompani,
7 llogari bankare,
3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.
Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.

Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.

Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv.

3 JAVE ME PARE

52 urdhërarreste të lëshuara/ "Bisha, Dino, Seriali", grupi kriminal përdorte në biseda pseudonime për çdo anëtarë, disa prej tyre kishin më shumë se një etiketim

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
Foto

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 52 urdhërarreste në të dy shtetet ndërsa janë zbuluae detaje se si anëtarë e këtij grupi kriminal i drejtoheshin njëri-tjetrit.

Në bisedat e përgjuara zbulohet se anëtarët e grupeve kishin etiketime të ndryshme për anëtarë të ndryshëm të bandës ndërsa disa prej tyre kishin më shumë se një pseudonim. Adi Coba, person që u bë shkak për nisjen e hetimeve etiketohej me emrat, detto “Bazholi”, “bisha”, “i shëndoshi”, “cigani”.

Francesca Caputtim shtetase italine pjesë e këtij grupi njihej me pseudonimin “Gjyshja”, ndërsa ‘halla’ ishte Serafina Palazzo. Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimet “Nuro”, “Pacurri”, “Cigani”, “Blaki” ose “Dino” . Rigels Presi, njihej ndryshe me pseudonimet "Gelsi", “Seriali” ose "Miki". ‘Ati i asaj’ është një tjetër pseudonim i vendosur ndaj një shtetasi italian, pjesë e grupit kriminal, Giovanni Signorile.

Operacioni i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, po zhvillohet nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Bëhet me dije se urdhra për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme janë ekzekutuar gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, ndërsa vlera e tyre arrin në disa milionë euro. Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

3 JAVE ME PARE

Operacioni "Ura"/ Altin Morinës i komunikohet në burg masa tjetër e sigurisë, ishte pjesë e grupit kriminal të goditur

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
altin morina

TIRANË- Një operacion policor i koduar "Ura" po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës.

Në kuadër të këtij operacioni është caktuar masë sigurie edhe për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morinën. Ky i fundit akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me Ekil Ndrejakun.

Morina ndodhet aktualisht në burg pasi u arrestua në kuadër të operacionit "Revanshi"më 3 prill. Sipas dosjes Revanshi, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

3 JAVE ME PARE

DETAJE nga operacioni URA/ Mes tyre dhe një televizion, kush është TV në Vlorë që iu vendos sekuestro

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
Vlora Cable

VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni Ura ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Italisë. Mësohet se deri më tani nga operacioni janë sekuestruar 3 milion euro në para cash, ndërkohë që janë bllokuar dhe disa kompani. 

Mes kompanive që janë sekuestruar është edhe një televizion në Vlorë në pronësi të Nexhmedin Danajt. Vlora Cable është vënë nën sekuestro së bashku me një tjetër biznes të Danajt që është 'Dubai Inn'. 

Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Urdhra për sekuestrimin e aseteve u ekzekutuan gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, në lidhje me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me vlerë prej disa milionë eurosh. Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

3 JAVE ME PARE

Miliona euro dhe disa kompani mes tyre një televizion, kush janë shoqëritë e sekuestruara nga SPAK

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
Foto nga operacioni

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme nga operacioni Ura mes Shqipërisë dhe Italisë, ku u shkatërrua një prej grupeve kriminale më të mëdha në vend. Mësohet se deri më tani nga operacioni janë sekuestruar 3 milion euro në para cash, ndërkohë që janë bllokuar dhe disa kompani. 

Burime bëjnë me dije se nën sekuestro është vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës dhe “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit. Po ashtu nën sekuestro është vendosur dhe “Portside” e Elvis Doçit, "Dubai Inn" dhe televizioni "Vlora Cable" e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Urdhra për sekuestrimin e aseteve u ekzekutuan gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, në lidhje me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me vlerë prej disa milionë eurosh. Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

3 JAVE ME PARE

EMRAT/ Të përfshirë në rrjetin kriminal të drogës, kujt i është prerë urdhër-arresti nga GJKKO

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
Foto Ilustruese

TIRANË- Emrat e disa prej personave të përfshirë ne grupin kriminal të shpërndarjes së drogës nga Shqipëria në Amerikën e Jugut kanë dalë. Mësohet se në ky rrjet kriminal ndërmjetësohej nga Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”) si dhe nga Adi Çoba. 

Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet. 

Emrat:

Gertin Aliu

Adi Çoba

Ervis Deti

Agron Ganaj

Nuredin Kiptiu

Arsen Leskaj

Erigels Presi

Leonard Shakaj

Zenit Shtraza

Genci Telollari

Redi Tusha

Ervis Doçi

Ekil Nderjaku

Indrit Tafili

3 JAVE ME PARE

U arrestua sot, kush është Armand Tragaj, ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës dhe avokat i Nuredin Dumanit

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
Armand Tragaj

TIRANË- Një operacion i përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë ka goditur një grup kriminal për rrjetin e shpërndarjes së drogës. Gjithsej janë lëshuar 52 urdhërarreste në të dy shtetet, ku janë ekzekutuar disa prej tyre. 

Mes emrave të personave të arrestuar është dhe avokati Armand Tragaj, i cili ka qenë dhe sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës. Tragaj si avokat është i njohur për mediat, për shkak të klientëve që ka përfaqësuar në gjyqe.  Një ndër ta Tragaj ka qenë dhe avokat i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. 

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Drogë dhe tufa të shumta me para, dalin pamje nga operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali! 52 urdhërarreste të lëshuara

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
pamje te operacionit

ITALI- Janë publikuar pamje të reja nga operacioni "Ura" i zhvilluar në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar janë lëshuar 52 urdhërarreste, ndërsa janë sekuestruar gjithashtu lëndë narkotike, para dhe pasuri me vlerë miliona euro. 

Për detaje më specifike kreu i SPAK, Altin Dumani do të zhvillojë ditën e sotme, në orën 11:30 një konferencë për mediat lidhur me detajet e operacionit "Ura" që zhvillohet në Shqipëri dhe Itali. I pranishëm në konferencë do të jetë edhe kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. 

Ndërkohë deri tani janë arrestuar tre persona në Durrës, Fier dhe Vlorë. Një prej të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh, Lingor Çombashi. Urdhërarrest është lëshuar për Ervis Doçin, i cili njihet dhe si "Visi i Pojës.

Po ashtu urdhërarrest është caktuar edhe për një avokat në Durrës, Armand Tragaj (ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës), për një ish-punonjës policie, emri i të cilit ende nuk dihet dhe për një person të identifikuar si Orges Molla. Operacioni dhe kontrollet në kuadër të tij vijojnë në disa qytete shqiptare dhe italiane, ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

3 JAVE ME PARE

Dumani, kryeprokurori i Barit dhe drejtori i antimafias italiane sot konferencë për operacionin "Ura"/ Zbardhen disa nga EMRAT për të cilët janë caktuar urdhërarreste

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
operacioni/ altin dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani do të zhvillojë ditën e sotme, në orën 11:30 një konferencë për mediat lidhur me detajet e operacionit "Ura" që zhvillohet në Shqipëri dhe Itali.

I pranishëm në konferencë do të jetë edhe kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. 

"Së pari uroj të jeni mirë! Në orën 11:30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet italiane për operacionin e përbashkët mbi trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Konferenca do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme dhe do t’ju kërkoja të paraqiteni në orën 11:10 qe te mund te hyni dhe te jemi gati per fillimin e perpikte. Për shkak të hapsirave të kufizuara është e pamundur për të pasur me vete kamerat tuaja. Konferenca do të zhvillohet me regji qendrore të RTSH-së nga ku mund të merrni sinjalin ose do t’ju dërgohet nje link, pak para fillimit te konferences. Do të ketë edhe pyetje përgjigje që lidhen vetëm me operacionin", njoftoi SPAK. 

Ndërkohë bëhet me dije se deri tani janë arrestuar tre persona në Durrës, Fier dhe Vlorë. Një prej të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh, Lingor Çombashi. 

Raportohet se urdhërarrest është lëshuar për Ervis Doçin, i cili njihet dhe si "Visi i Pojës. Po ashtu urdhërarrest është caktuar edhe për një avokat në Durrës, Armand Tragaj (ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës), për një ish-punonjës policie, emri i të cilit ende nuk dihet dhe për një person të identifikuar si Orges Molla. Operacioni dhe kontrollet në kuadër të tij vijojnë në disa qytete shqiptare dhe italiane, ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

3 JAVE ME PARE

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohet urdhërarrest për Ervis Doçin, i njohur si "Visi i Pojës"

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
foto ilustruese

TIRANË- Një operacion policor i koduar "Ura" po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës

Raportohet se një urdhërarrest është lëshuar për Ervis Doçin, i cili njihet dhe si "Visi i Pojës". Ndërkohë tre persona janë arrestuar deri më tani në Fier, Vlorë dhe Durrës. Një prej tyre të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh. Ndërkohë detaje më specifike pritet të zbardhen në vazhdim.

3 JAVE ME PARE

Operacioni ndërkombëtar "Ura"/ Tre persona të arrestuar në Fier, Vlorë dhe Durrës, mes tyre administratori i një shoqërie transporti (DETAJE)

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
foto ilustruese

TIRANË- Një operacion policor i koduar "Ura" po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas raportimeve, në kuadër të operacionit janë lëshuar 52 urdhërarreste në të dy shtetet. Tre persona raportohet se janë arrestuar deri tani në Fier, Vlorë dhe Durrës. Një prej të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh. Ndërkohë urdhërarreste janë lëshuar për avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit. 

Operacioni i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, po zhvillohet nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Bëhet me dije se urdhra për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme janë ekzekutuar gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, ndërsa vlera e tyre arrin në disa milionë euro. Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

3 JAVE ME PARE

Trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre/ Lëshohen 52 urdhëarreste në Shqipëri dhe Itali, sekuestrohen pasuri me vlerë miliona euro

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
operacioni ne italoi

TIRANË- Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë, po zhvillohet që në orët e para të mëngjesit.

Operacioni policor, i quajtur 'Ura, solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Urdhra për sekuestrimin e aseteve u ekzekutuan gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, në lidhje me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me vlerë prej disa milionë eurosh. Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

3 JAVE ME PARE

Aksion policor në disa qytete të vendit për goditjen ndaj krimit të organizuar, lëshohen urdhërarreste dhe ushtrohen kontrolle

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52
foto ilustruese

TIRANË- Një aksion policor po zhvillohet në qytetin e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Vlorës. Aksioni bëhet në kuadër të goditjes së krimit të organizuar, raporton Klodiana Lala.

Gjithashtu mësohet se janë kryer kontrolle, ndërsa janë lëshuar dhe urdhërarreste por detajet pritet të mësohen në vijim.

operacioni ura ne shqiperi dhe itali

Sondazh

Poll

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale

Berisha: Rama dha leje për mbi 29 mijë hektarë kanabis me vlerë 10 mld euro në vitin elektoral

"Kanë edhe një bos në hije"/ Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Berisha del nga ambientet e SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini

Berisha: Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij

Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë kandidat që të bëjë transparencë, nuk e kemi standardin e Edi Ramës

Farsa elektorale/ Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor

Berisha: Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme, te segmente të bandës së Shullazit

Berisha: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i "trenit bullgar"

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit

"Do kemi disa seanca intensive!" Peleshi në seancë plenare: Jemi në Parlament, jo në cirk!