Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Zyrtarët e lartë, prokurorë, biznesmenët dhe personat e njohur të krimit përfunduan në pranga për shkak të ç'kodimit të mesazheve në aplikacionin 'Sky' dhe 'Encro'. •Pas përgjimeve që u zbuluan, u bë e mundur firmosja e urdhërarresteve në kuadër të një megaoperaconi të nisur dje. •Të arrestuarit: Xhevahir Lita (prokuror), Oltion Bistri (ish-kreu i Operacionales), Pëllumb Gjoka (biznesmen), Ardit Hasanbegaj (ish-shef krimesh), Edmond Preka (shoqëruesi i biznesmenit Gjoka), Astmer Bilali (i dyshuar si pjesë e grupit Bajri).•Të shpallur në kërkim (disa prej tyre): Ervis Martinaj, Elion Hato, Behar Bajri. •SPAK ka renditur akuza 12 vepra penale si dhe ka kontrolluar 26 ambiente. •Nga dosja hetimore, është zbuluar se Pëllumb Gjoka ka kërkuar tek Behar Bajrajt vrasje të shumë personave, mes tyre edhe Kleanth Musabelliun që e plagosi më parë në këmbë. •Po ashtu, është zbuluar se Ervis Martinaj ka lidhje me biznesmenin Pëllumb Gjoka, shoferin e këtij të fundit Edmond Preka dhe Behar Bajrin në vrasjen e Gjin Ndoj Boriçit, ngjarje e ndodhur në 9 Gusht të 2020. •Vrasja e Ndojit, është kryer nga Denis Brahovic dhe Behar Bajri. Pas vrasjes së Gjin Ndojit ne 2020 te dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim. • Nga ana tjetër, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita ndërhynte në proceset ndaj Bajrajve duke u pushuar akuzat apo mbyllur hetimet por duke ndërhyrë edhe tek procese të tjera që nuk i kishte vetë. •Sipas SPAK, janë zbuluar komunikime të Oltion Bistrit me me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione në lidhje me aksionet që bëheshin për kapjen e tij.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Sot, Policia e Shtetit ka nxjerrë pamjet e aksionit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i koduar "Metamorfoza", ku 9 persona me precedentë penale u shpallën në kërkim. Më shumë sesa numri i personave që u vunë në pranga nga agjentët e SPAK, RENEA, FNSH-të, Operacionalja, etj. Në Shkodër ndodhi "rrjedhja" më e madhe e personave në listë për t'u vënë në pranga, e duket se Policia ka zbuluar "padashje" përse ka ndodhur diçka e tillë.
Nëse sheh me vëmendje videon e Policisë, dallohen pamje të një dhome ku transmetoheshin pamjet e marra nga kamerat e sigurisë të shpërndara nëpër lagje të ndryshme në qytet, psh: Skënderbeg; Drobraç; Unaza, e zona të tjera gjithashtu. Mesa duket i gjithë aksioni i organizuar nga Policia është parë nga kamerat e sigurisë, për të cilat u zhvillua aksion pak kohë më parë. Në janar të këtij viti, në Shkodër u hoqën dhjetra kamera sigurie, të vendosura në shtylla elektrike dhe jo vetëm, ndërsa Policia mori në pyetje anëtarët e fisit Lici edhe Bajri, por asnjë nuk ndihmoi hetuesit në identifikimin e personave përgjegjës për vendosjen e këtyre kamerave.

Por mesa duket pas përfundimit të operacionit 7 muaj më parë, kamerat janë rivendosur, e ndoshta kësaj herë përveçse për të monitoruar grupet rivale, janë përdorur për t'u ruajtur edhe nga Policia. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dje hodhi dyshime për një dekonspirim të operacionit, duke shpjeguar në këtë mënyrë dështimin në prangosjen e disa personave me rrezikshmëri të lartë. Por ndoshta nëse kanë mundur që të rivendosin pa u vënë re kamerat e sigurisë, nuk kanë pasur nevojë për asnjë fjalë nga asnjë efektiv Policie. Mesa duket, pamjet kanë 'folur' vetë...
TIRANË- Fotot e Behar Bajrit dhe Elion Hatos, të cilët janë shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë bërë publike. GJKKO ka firmosur më 23 korrik masën e sigurisë arrest me burg për anëtarin e bandës së Bajrave në Shkodër, Behar Bajrin.
Po ashtu të njëjtën masë është kërkuar dhe për Elion Haton, mikun e Ervis Martinajt, i cili është i zhdukur prej vitit të kaluar.
SPAK përmbylli mbrëmjen e djeshme fazën e arrestimeve. Në total janë 14 masa sigurimi, ku disa prej tyre janë ekzekutuar nga policia, ndërsa disa janë shpallur në kërkim. Akuzat janë për “Vrasje me parmanedim” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ”Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerje e sekretit hetimor”.

TIRANË- Detaje të reja rreth operacionit të SPAK, që vunë në pranga disa personazhe të njohur të botës së krimit e jo vetëm. Ishin përgjimet ato që bënë të mundur arrestimin e tyre.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Gjon Boriçi u vra nga grupi i Bajrave për llogari të Ervis Martinajt, teksa ky i fundit nuk do jepte para për vrasjen e Gjon Boriçit, pasi do vriste si këmbim Kleant Musabelliun.
Oltion Bistri rezulton se ka biseda telefonike me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa ai i ka toleruar këtij të fundit shkelje në biznesin me lojëra fati. Në mes të kërkuarve në dosje del edhe emri i Prekë Kodrës, i skeduar edhe si personi që dyshohet se do vriste Albin Kurtin.
Përgjimet fundosën grupin kriminal që u godit dje nga SPAK dhe u arrestuar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasannega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.
Të arrestuar: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Oltion Bistri, Xhevahir Lita.
Të shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato./Dosja.al
TIRANË-SPAK dha detajet e këtij megaoperacioni të zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim me Eurojust dhe Europol për të çmontuar lidhjet e eksponentëve të njohur të krimit të grupit të Bajrave në Shkodër me zyrtarë të lartë. Në pranga mes 15 personave janë dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish drejtori i Forcës operacionale në Polici Oltion Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka si dhe ish shefi i krimeve të Beratit e Shkodrës, Ardit Hasanbenga.
Mes të kërkuarve edhe Prek Kodra, u akuzua se do vriste Albin Kurtin në 2021
EMRAT:
1.Behar Bajri (Brahoviç)
2.Ervis Martinaj
3.Pëllumb Gjoka
4.Denis Bajri (Brahoviç)
5.Edmond Preka
6.Klaudio Haka
7.Prek Kodra
8.Astmer Bilali
9.Aleks Ndreka
10.Bardhyl Marvraj
11.Elion Hato
12.Arsat Bashli
13.Ardit Hasanbegaj
14.Oltion Bistri
15.Xhevahir Lita.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambiente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës./Dosja.al
TIRANË- Detajet të reja janë zbuluar nga operacioni i SPAK, ku u arrestuan 6 persona, ndërsa 9 persona vijojnë në kërkim. Për sa i përket Oltion Bistri, sipas dosjes së SPAK, i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione. Informacion rezulton se është dhënë tek Martinaj edhe për aksionet që bëheshin për kapjen e tij.
Ndërkohë për sa i përket vrasjes së Gjin Ndojt rezulton se Pëllumb Gjoka ka komunikuar me Ardit Hasanbegaj duke e pyetur nëse ka prova.
BISEDA:
Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo që ndodhi mbrëmë?
Arditi: Ja po hetojmë…
Pëllumbi: Keni gjetur prova.?
Arditi: Po disa, të vogla…
Pëllumbi: Lëre mos u merr më me të.
Ndërkohë për sa i përket Prokurorit të Kukësit, mësohet se pikërisht Pëllumb Gjoka komunikonte me të. Ndërsa prokurori Xhevahir Lita ndërhynte në proceset ndaj Bajrajve duke u pushuar akuzat apo mbyllur hetimet por duke ndërhyrë edhe tek procese të tjera që nuk i kishte vetë./Dosja.al
TIRANË-SPAK ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që çoi në pranga 8 persona, mes tyre prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita, ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka. Në njoftim thuhet se është bërë e mundur dokumentimi i 4 ngjarjeve kriminale.
Zbulohen emrat për të cilët gjykata ka firmosur më 23 korrik masën e sigurisë arrest me burg.
-Behar Bajri - Anëtar i bandës së Bajrave në Shkodër
-Ervis Martinaj- I shumëkërkuari, bosi i lojërave të fatit.
-Pëllumb Gjoka- Biznemeni i plazhit 'ADA' në Velipojë
-Edmond Preka- Shoqëruesi i biznesmenit Pëllumb Gjoka
-Ardit Hasanpapaj- Ish komisari i Beratit
-Astmer Bilali- Anëtari i Bajrave, ish boksier i Vllazënisë
-Elion Hato - Miku i Ervis Martinaj
-Oltion Bistri - Ish shefi i Operacionales
-Xhevahir Lita - Prokurori i Kukësit
-Denis Brajoviç - Dyshohet se është anëtar i grupit të Bajrave
Përgjimet kanë fundosur të arrestuarit në kuadër të një megaoperaconi të nisur dje me arrestimin e disa zyrtarëve të lartë, biznesmenë por dhe eksponentë të krimit. Sipas hetimeve, biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte koordinuar planin me Behar Bajrin për të vrarë Kleanth Musabelliun në vitin 2020, ndërsa Ervis Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit. Pas vrasjes i shkuan edhe në varrim./Dosja.al
TIRANË- SPAK ka dalë në një njoftim për megaoperacinin e djeshëm ku lëshoi 15 urdhër-arreste, ku mes të arrestuarve janë zyrtarë të lartë policie, por dhe një biznesmen dhe një drejtues prokurorie.
NJOFTIMI I PLOTË I SPAK:
Më datë 16.01.2023 Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar procedimin penal Nr.9 i vitit 2023, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Fallsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra këto të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende europiane. Po ashtu është hetuar edhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019 – 2022.
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:
• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj. B., ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.
• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit T. P., ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.
• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit K.M., ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.
• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve D. D., I. L. dhe G. T., ndodhur gjatë vitit 2020.
Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, është bërë e mundur të dokumentohet se persona me precedent kriminal, të dënuar për vepra të rënda penale, kanë kryer edhe ngjarje të tjera kriminale për të cilat vijojnë hetimet.
Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publik, punonjës të policisë së shtetit të nivelit drejtues, punonjës të policisë të shtetit të nivelit të lartë drejtues, si dhe prokuror, të cilët cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.
Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.94, datë 23.07.2023 ka miratuar masat e sigurisë personale “arrest në burg”, për 15 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale. Konkretisht për shtetasit B.B., E.M., P.Gj., D.B., E.P., K.H., P.K., A.B., A.N., B.M., E.H., A.B., A.H., O.B. dhe Xh.L.
Gjithashtu me vendimin nr.314, date 24.07.2023 ka miratuar kërkesën për lejimin e kontrollit të 14 ambjenteve të ndryshme.
Më datë 27.07.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kanë ekzekutuar urdhërat për ekzekutimin e vendimit penal nr.94, date 23.07.2023, për 6 shtetas, konkretisht shtetasit P.Gj., E.P., A.B., A.H., O.B. dhe Xh.L.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrance 2 shtetas të tjerë, S.T. dhe N.F., si të dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës:
Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizmin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.
Falenderim i veçantë për Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.
TIRANË- Dalin detaje të reja rreth operacionit të SPAK të një dite më parë ku u vunë në pranga disa persona. Mes tyre ishte edhe Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales.
Ky i fundit, raportohet se komunikonte me bosin e lojërave të fatit Ervis Martinajn. Gjatë hetimeve janë zbuluar komunikime të Oltion Bistrit me me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione në lidhje me aksionet që bëheshin për kapjen e tij.
Përgjimet kanë fundosur të arrestuarit në kuadër të një megaoperaconi të nisur dje me arrestimin e disa zyrtarëve të lartë, biznesmenë por dhe eksponentë të krimit. Sipas hetimeve, biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte koordinuar planin me Behar Bajrin për të vrarë Kleanth Musabelliun në vitin 2020, ndërsa Ervis Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit. Pas vrasjes i shkuan edhe në varrim./Dosja.al
TIRANE- Detaje të reja janë hedhur në dritë nga dosja e SPAK, ku Pëllumb Gjoka i ka kërkuar Behar Bajrit të vrasë dhe Kleanth Musabelliun. Gjoka ka kërkuar ekzekutimin e Musabelliut pasi e kishte plagosur më parë. Nga hetimet rezulton se Kleanth Musabelliu është ndjekur, fotografuar, por vrasja nuk u krye.
Pëllumb Gjoka ka kërkuar tek Behar Bajrajt vrasje të shumë personave, mes tyre edhe Kleanth Musabelliun që e plagosi më parë në këmbë. Ndërkohë vrasjen e Gjin Ndojt e ka porositur Ervis Martinaj. E kanë kryer Denis Brahovic dhe Behar Bajri. Viktima i kishte sharë dhe këto e kanë masakruar me plumba. Këto biseda janë bërë edhe në aplikacionin Sky.
Pëllumb Gjoka njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton edhe Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë.
“Jep sa para të duash, veçse të vritet”. Ky është një ndër mesazhet e zbërthyera nga hetuesit, pas përgjimeve që kanë fundosur grupin kriminal që u godit dje nga SPAK, në lidhje me ekzekutimin e Gjin Ndojit. Pati një valë arrestimesh, ku implikoheshin një sërë personazhesh me poste të larta.
Në pranga ranë ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasannega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë. Biznesmeni Pëllumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje.
Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi te tjera për të realizuar vrasjen, por me vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare, raporton “BalkanWeb”. Në përgjimet që janë kryer, flitet për shumat që do të paguheshin për vrasjet. Në bisedë Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen, vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020, të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.
100 - 110 mijë euro për vrasjen
Kanë qenë ekspertë ftancezë të cilët në bashkëpunim me ato shqiptarë, kanë arritur të çkodonin mesazhet ku flitej deri edhe për vrasje me para dhe shumat e tyre. Bëhet fjalë për shuma nga 100 – 110 mijë euro që elementë kriminalë jepnin për të kryer vrasje me pagesë. Pazaret bëheshin në “ecro” ose sky që është zbërthyer nga autoritetet franceze dhe autoritet shqiptare.
Çkodimi i mesazheve kanë nxjerrë zbuluar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar, për të cilët janë firmosur urdhër-arrestet në kuadër të një megaoperaconi të nisur dje. Deri tani flitet që janë firmosur 15 urdhër arreste nga të cilët për 6 është firmosur dhe ata janë në burg ndërkohë që ende janë në kërkim 9 të tjerë.
Gjin Ndojit alias Gjin Boriçi u ekzekutua me armë zjarri më 8 Shtator të 2020-s, në Shkejzë të Vaut të Dejës. Ndoji u gjet i pajetë gjatë orëve të mëngjesit, në rrugë, pranë makinës së tij të marrë me qira. Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë të djegur, që dyshohej se ishte përdorur nga autorët e krimit. Në atë kohë, pista kryesore e ngritur nga autoritetet ishte ajo e hakmarrjes. 27-vjeçari ishte person me precedentë penale. Ai jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë.
TIRANË- Një hetim i SPAK për akuzat e vrasjes dhe korrupsionit çoi në qeli ditën e djeshme 6 persona mes tyre emra të rëndësishëm të policisë, prokurorisë dhe biznesit. Po ashtu, 9 të tjerë u shpallën në kërkim.
“Ora News” ka mësuar se një letërporosi e mbëritur nga Drejtësia Franceze, ka sjellë një volum të madh bisedash të kryera përmes aplikacionit “Sky” dhe “Encro”, të cilat tregojnë se personazhe të këtij grupi si Enver Bajri, Ervis Martinaj, Elio Hato, Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë flasin me njëri-tjetrin për vrasje dhe plane ekzekutimesh të emrave të ndryshëm në Shkodër.
Emrat e Ervis Martinaj, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës, dyshohet se dalin në ngjarjen e ndodhur në 9 Gusht 2020 në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, ku mbeti i vrarë Gjin Ndoji alias “Boriçi”. Vrasja është kryer me 4 plumba pistolete, ndërsa viktima ishte një personazh që në Shkodër, njihej si anëtar i grupit “Bajri”.
Boriçi ka qënë njeri i afërm me grupin Bajri, ndërsa pas hetimeve të SPAK del se vetë drejtuesit e kanë ekzekutuar ushtarin e tyre. Gjin Boriçi është dyshuar si njëri nga autorët e vrasjes në Shkodër të Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahimit. Arma tip pistoletë “Scorpion” e përdorur në këtë vrasje të ndodhur në 2018, dyshohej se ishte përdorur disa vite më parë dhe në një ngjarje tjetër nga Gjin Boriçi.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, rezulton të jetë arrestuar nga SPAK pas dyshimeve për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dyshohet se Gjoka ka siguruar automjete në planin për të vrarë Ibrahim Licin, një emër jo i panjohur nga policia Shqiptare.
Njëherësh dy njerëzit që kontrollojnë lojrat e fatit në Shqipëri, Pëllumb Gjoka dhe Ervis Martinaj, dyshohet se janë impenjuar për të vrarë, ish-punonjësin e policisë së Burgjeve, Kleant Musabelliu.
Një emër tjetër mjaft i njohur në botën e krimit që është shpallur në kërkim nga SPAK është dhe Asmer Bilali, i cili dyshohet se dyshohet për tentativën e vrasjes së Dorjan Dulit, Ibrahim Lici dhe Genci Tafilit. Në luftën mes bandave, Bilalit i është vrarë në të njëjtën ditë, babai dhe xhaxhai i tij.
Në planin për të vrarë Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin, dyshohet se ka marë pjesë dhe oficeri i policisë në Shkodër, Ardit Hasanbega. Duli është vënë në dijeni të planit për vrasje dhe ka kërkuar takim direkt me Ardit Hasanbegën, të cilit i ka bërë të qartë planin që ishte kurdisur për vrasje.
Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë siguria nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar në dosjen ku ka zyrtarë e prokurorë, është dhe Elion Hato, që fillimisht u shpall në kërkim për vrasje në paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepaj, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Shkurt 2021.
SPAK përmbylli mbrëmjen e djeshme fazën e arrestimeve. Në total janë 14 masa sigurimi, ku disa prej tyre janë ekzekutuar nga policia, ndërsa disa janë shpallur në kërkim. Akuzat janë për “Vrasje me parmanedim” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ”Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerje e sekretit hetimor”.
Ndërsa shumë persona, mes të cilëve Safet Bajri, Ilir Bajri, Erogen Vaso alias (Brajoviç) etj, janë shoqëruar në ambjentet e policisë, të cilët pasi janë marë në pyetje më pas u lënë të lirë./Dosja.al