LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacioni “Coast to Coast” i SPAK dhe autoriteteve italiane! Zbardhen PËRGJIMET, kodi i drogës 'veza', 20 në pranga

• Zbardhen përgjimet e trafikantëve që ishin pjesë e grupi kriminal që transportonin lëndëve narkotike nga Siria në Shqipëri e më pas në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. •Transporti i drogës bëhej me kamion, teksa përmes përgjimeve telefonike dhe atyre ambientale janë arritur të finalizohen të gjitha episodet e këtij grupi kriminal. • Gjatë përgjimeve janë zbuluar se kodi i drogës ishte 'veza' ose 'batanijet'. • Artur Sulaj i thoshte Sulo Pajos se në Turqi kishte shumë punë. •Sulaj siguronte heroinë dhe kokainë në Shqipëri nga Jani Çavo.  •Gjatë këtij hetimi janë vënë në pranga 20 persona, janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Trafik droge nga Siria e Turqia në BE përmes Shqipërisë, GJKKO lë në arrest me burg 19 trafikantët

Operacioni “Coast to Coast” i SPAK dhe autoriteteve italiane!
GJKKO

TIRANË- GJKKO ka lënë ditën e sotme në masën 'arrest me burg' 19 trafikantët që ishin pjesë e grupit të trafikut të drogës nga Siria e Turqia në BE përmes Shqipërisë. Sonila Sula është lënë në masën 'Arrest shtëpie'.

Ditën e djeshme u ndaluan 20 persona që ishin pjesë e këtij grupi kriminal. Një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro.

Personat ndaj të cilëve ka urdhërarrest janë:

1-Endrit Bakiu
2-Suko Pajo
3-Artur Sulaj
4-Arian Tola
5-Fadjon Çami
6-Viron Lekaj
7-Artan Agalliu
8-Shpëtim Pjeshka
9-Jani Çavo
10-Kudret Rustemaj
11-Besnik Ruçi
12-Pirro Çapi
13-Jani Meçja
14-Edmond Kabashi
15-Tomi Hila
16-Leonard Nergjoni
17-Artin Kurti
18-Astrit Miska
19-Ervis Çvilo
20-Mirash Gjoni
21-Sonila Sula (arrest shtëpie)

3 VITE ME PARE

“E di sa punë paska Turqia!”/ Përgjimet e reja mes trafikantëve: S’të lënë me marrë frymë

Operacioni “Coast to Coast” i SPAK dhe autoriteteve italiane!
Foto

TIRANË- Të tjera përgjime nga operacioni 'Breg pas bregu'. Kjo është një nga bisedat e zbardhura mes trafikantëve të drogës, të cilët u çmontuan pas një aksioni të SPAK, Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të huaja.

Ky moment tregon biseda mes trafikantëve që flasin për trafikun e drogës, që në këtë episod është Turqia.

PERGJIMET

A: Ku me tokë mo?!
B: Me këtë jooo. Nuk e di nuk e di vlla, prandaj e kam lanë kaq kohe pa punë, sa të largohet i cike ajo pjesa edhe mos të rrezikojmë ma. E ke parasysh ka lënë targat ai eeee. Po lërë ca ka lënë ai….
A: Po mirë mo mirë këtej me tokë jam dakord unë! Unë habitem me ty njëherë, unë po të ishte në emrin tim do prija targat e reja tak fak në sekonda
B: Po normal o burrë se s’bahen ma ato gabime.
A: E makinën, mos e ngacmo më bythq***, se e di unë me 100 %, qe ja di vendin unë edhe atij
B: Eeee se mos të thotë ty që po të ngacmoj, vetëm te ai qe s’ka besë!
A: Po më ngacmoi me ngacmon këtej ky, jo me tokë!
B: Po pse pak është anej, po mirë pse do vuaj unë me tokë kur kaloi në Vlorë rehaet. Apo s’quhet? E praaa…ik o burrë i dheut…
A: Shiko mua dhe këtej rehat jam, të them një gjë unë për 200 km që bëj me shume!!
B: S’ka lidhje o burrë lodhesh më shumë!!

Biseda më datë 01/06/2021, ora 18:45:00, kamioni me targë “X”, shtetasi Sulo Pajo, i cili është folësi A, bisedon në kamion me shtetasin Artur Sulaj, i cili është folësi B, nga përgjimi ambiental rezulton se biseda ka këtë përmbajtje:

B: Nuk e di. hajde t’i japim nja dy tre duar te mira me ate Ivekon, e blejme dhe një makine ne, e prapë vazhdojmë ta bajmë për qejfin tonë makinën pastaj të dalin në punë makina
A: Jo kur te mbarojë pune, kur te behet!
B: Ore kur të bohet komplet o vlla ai ca ka mangut… ca ka i fut dhe i kontroll nga fillimi deri ne fund të greku a ku te duam ne, edhe i hyp e del pastaj, për qefff… ore Daf ashtë i mire por edhe skania nuk është e keqe eeee!
A: Jo nuk është ashtu, por do te them njëë gjë, atje nuk bëhet, po qëlloi Scania nuk behet
B. Eee aty thu ti, aty vetëm po të kapën do digjesh!
A: Vetëm po u kap ky b*thq**, se ky do tregojë me vend, do u tregojë shokëve; e di unë vendin, e di unë vendin kam unë një shokun tim
B: Vari k*** s’kam ca i bej! Uuu duhet ba siguracionin
A: Mua më mori ai shoku, ai që më ka 5 mije euro, do të marri që andej ta bjeri poshtë!
B: Nga ku?
A: Nga Turqia
B: Nga Turqia? O shok e di sa punë paska Turqia! Sëte lene me marre fryme! S’po dimë kujt me ja ndreq e kujt me ja prish me nji makinë, kjo ka qëllu pak me difekt e po na prish punë po na humb kohe ke parasyshe dhe po punojne robi, po i q*** robt, me toke kenaqesh a shok për tre dite iken e vjen!. Sa t’ja lidhim ngarkesen këtij ne atje Turqi qe ta këtë fikse ke parasysh, se kjo ka një të mirë se e ke bosh ikjen se ke plot!
A: Edhe këto se çajne byt*ën shumë!

Ditën e djeshme u ndaluan 20 persona që ishin pjesë e këtij grupi kriminal. Një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Ulu poshtë, prangat”/ PËRGJIMET- Momenti kur trafikantët kapen në doganë, 'Pjeshka'-policit: M** kam në pako

Operacioni “Coast to Coast” i SPAK dhe autoriteteve italiane!
Pergjimet

TIRANË- Zbardhen të tjera detaje nga operacioni i koduar “Nga bregu në breg”. Në shumicën e episodeve të zbardhura nga bisedat mes anëtarëve të grupit, bie në sy fakti se droga quhet vezë, dhe se trafikantët përdorin këtë term mes njëri-tjetrit kur flasin për oraret e kalimit, sasinë apo vendin ku është fshehur.

I tillë është ky episod i zbardhur nga biseda mes Artur Sulajt dhe Besnik Ruçit.

Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?

Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?

Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!

Besnik Ruçi: Po s’ja çoj dot unë?

Artur Sulaj: Po ja ta marr… po qe aty

Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.

Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shtetasit Shpëtim Pjeshka, trafikant dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.

Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë, çfarë ke futur.

Polici 2: Çfarë janë këto pako?

Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur

Polici 1: M*t???

Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!

Polici 2: O Nadir, prangat, prangat!

Polici 1: Ulu poshtë, ulu!

Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë!

Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt!

Polici 2: E pe skanerin Berti?

Polici 1: Nuk!

Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!

Polici 1: Sa kile janë?

Shpëtim Pjeshka: 15…

Polici 1: Po mirë!

Ditën e djeshme u ndaluan 20 persona që ishin pjesë e këtij grupi kriminal. Një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Hë se të **"/ Përgjimet mes trafikantëve para shpërndarjes së mallit: S’i ke mbledh akoma vezët?

Operacioni “Coast to Coast” i SPAK dhe autoriteteve italiane!
Foto ilustruese

TIRANË- Një ditë më parë, SPAK shkatërroi një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri e Greqi dhe më pas drejt Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për persona që janë implikuar në trafikun e kanabisit, kokainës dhe heroinës sipas Prokurorisë së Posaçme. Ata u vunë në pranga pas vëzhgimeve dhe përgjimeve. Gazetarja Glidona Daci ka siguruar pikërisht disa nga këto përgjime.

Nga raportet e vëzhgimit, ka rezultuar se Artan Agalliu ka udhëtuar me një makinë tip Puegeot së bashku me Spiro Çapin. Ky i fundit ishte shoferi. Ata kanë udhëtuar paralel me rrugën e doganës dhe kanë parkuar te një parking përballë terminalit të pasagjerëve.

Në orën 14:31 të asaj dite rezulton se Artan Agalliu ka komunikuar me Artur Sulajn. Ky i fundit i flet për sasi lënde narkotike, që mes anëtarëve të grupit flitej për “vezë”.

Artur Sulaj: He mo. Ke vezë këtu sot?

Artan Agalliu: Jo jo akoma të shikojmë.

Artur Sulaj: Eeeee.

Artan Agalliu: Lëre të shofim….

Artur Sulaj: S’i ke mbledh akoma e?

Artan Agalliu: Jo akoma s’i kam mbledh!!

1 orë e 30 minuta më vonë, Agalliu ka folur sërish me Sulajn, ku kësaj here e lajmëron që të merrte “vezët”.

Artur Sulaj: He?

Artan Agalliu: Hajde merr vezët.

Artur Sulaj: Hajt erdha.

Sipas SPAK lënda narkotike fshihej në kamione në vende të posaçme apo edhe në kova me përmbajtje të tjera. Për këtë ata kanë siguruar një përgjim mes Artur Sulajt me Arian Tolën, bisedë e kryer në një kamion.

Artur Sulaj: He të q* nanën! Pse u sillen karabinierët aty!

Arian Tola: Ju ka ra në sy se….

Artur Sulaj: Ka bo dy xhiro ai!!  A të q* robt. Na ngeli hape ajo!!

Arian Tola: Do hy unë ta mbyll, kur të shkarkosh.

Artur Sulaj: Duhet me i vu i pjastër që del tej përtej… sa janë ato?

Arian Tola: Sipër o burrë. Nji e dhjetë.

Artur Sulaj: Kanë qenë në ndjekje këto o burrë!

Arian Tola: Ëëë?

Artur Sulaj: Se nuk ishte ai që erdhi radhës tjetër.

Në një bisedë në Nëntor të vitit 2021, ata flasin për frikën se mos kapen dhe për kamerat në zonë.

Artur Sulaj: S’ka mundësi, se kanë kapë!

Arian Tola: S’ka mundësi…

Artur Sulaj: S’ka se po të ishte do ishte ba alarmante aty në zone!! Njiqind makina….

…ora 07:31:50;

Artur Sulaj: Pse e ka çu ke veni?!

Arian Tola: Po ka kamera…

Artur Sulaj: Ka kamera?

Arian Tola: E ka kamera.

Artur Sulaj: Kamerave ja kam frikën!

Arian Tola: Pse?

Artur Sulaj: Tregojnë o burrë se filmojnë, ja ti marri nokush kamerat. Anash rruge nuk ka kamera, kontrollova unë, aty te gardhi ka kamera….

Arian Tola: (Nuk kuptohet.)

Artur Sulaj: Pikërisht se ishte e kthyme te rrugica ku kalojshin kamionat te rrugica e pe!

Arian Tola: (Nuk kuptohet)

Ditën e djeshme u ndaluan 20 persona që ishin pjesë e këtij grupi kriminal. Një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro./Dosja.al

operacioni nga bregu ne breg

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet