LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Onkologjiku"/ Lihen në fuqi masat për mjekët dhe infermierët, Gashi del me vrap nga dera e pasme e gjykatës, Alketa Pere- gazetarëve: Më nxirrni bukur në foto

• Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e përfshirë në skandalin te spitali Onkologjik pranë Qendrës Universitare Spitalore Nënë Tereza. • Ata akuzohen për "shpërdorim detyre". Pas njohjes me masën e sigurisë, mjeku Edmond Gashi ka dalë nga dera e pasme e gjykatës për të mos u përballur me gazetarët. • Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spitali i QSUT tek klinika e tij private “Megis” tek zona e Astirit. • Një tjetër mjeke e Onkologjikut, konkretisht, Alketa Pere (Ymeri) foli për gazetarët para se të dëshmonte sot në prokurorinë e Tiranës. • Pere u shfaq e revoltuar me gazetarët në nisje të deklaratës, pasi ishte shqetësuar më shumë për fotot "e shtrembëruara" të publikuara në media, sesa për skandalin që bëri bujë. • Ajo tha se nuk ka çuar asnjëherë asnjë pacient tek spitalet private, ndërsa shtoi se gjitha këto spitale duhet të hetohen. • Ajo ka folur sërish për gazetarët, ku tha se në dosjen e hetimeve të prokurorisë për çështjen, sipas saj ka gabime se nuk është ajo që del në përgjime. • Teksa përmendi “3 Alketat” e spitalit Onkologjik, diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin “profesoreshë doktoreshë”. • Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza", ku në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. • Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. • Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar. • Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. • Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Ka gabim në dosjen e Prokurorisë"/ Mjekja e Onkologjikut pas daljes nga gjykata: S’jam unë ajo që del në përgjime, janë 3 Alketa në atë spital

"Onkologjiku"/ Lihen në fuqi masat për mjekët dhe
alketa pere (ymeri)

TIRANË- Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere (Ymeri) pasi u njoh me masën e caktuar të sigurisë dha një version tjetër nga deklaratata që bëri para hyrjes në Gjykatën e Tiranës.

Alketa Pere (Ymeri) tha se në dosjen e hetimeve të prokurorisë për çështjen, sipas saj ka gabime se nuk është ajo që del në përgjime.

Teksa përmendi “3 Alketat” e spitalit Onkologjik, diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin “profesoreshë doktoreshë”.

“Nuk isha unë Alketa, po ishte Alketa administratoja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëër, Alketa Ilo, është administratorja. Janë 3 Alketa në spitalin Onkologjik. Është Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe doktoreshë profesoreshë Alketa Ymeri (thotë për veten),”-u shpreh Alketa Pere (Ymeri) para mediave.

2 VITE ME PARE

Pazar me jetët e pacientëve te spitali i Onkologjikut/ Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë, mjeku Edmond Gashi vrapon të mos përballet me gazetarët (VIDEO)

"Onkologjiku"/ Lihen në fuqi masat për mjekët dhe
edmond gashi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e përfshirë në skandalin te spitali Onkologjik pranë Qendrës Universitare Spitalore Nënë Tereza. Ata akuzohen për "shpërdorim detyre", ndërsa konkretisht bëhet fjalë për: 

Edmond Gashi- mjek në spitalin Onkologjik në QSUNT- masa e sigurisë "arrest shtepie"
Emiljano Lela- koordinator– masa e sigurisë "detyrim paraqitje"
Alketa Pere (Ymeri)- mjeke- masa e sigurisë "detyrim paraqitje"
Brikena Qirjazi - zv/drejtoreshë në QSUNT, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik- masa e sigurisë "detyrim paraqitje"
Halil Gashi– masa e sigurisë "arrest shtepie"
Florian Marku- masa e sigurisë "arrest shtepie". Masa për Drilona Kishtën nuk u ekzekutua dot, pasi ndodhet jashtë shtetit. 

Pas daljes nga prokuroria, mjekja Alketa Pere ka folur për mediat, ku sërish i ka mohuar akuzat ndaj saj, ndërsa mjeku Edmond Gashi ka dalë nga dera e pasme e gjykatës për të mos u përballur me gazetarët. Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spitali i QSUT tek klinika e tij private “Megis” tek zona e Astirit.


Skandali te Onkologjiku

Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

2 VITE ME PARE

Pazar me jetët e pacientëve tek Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi në gjykatë: Unë bëj vetëm punën

"Onkologjiku"/ Lihen në fuqi masat për mjekët dhe
edmond gashi

TIRANË- Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës lidhur me skandalin në spitalin Onkologjik. Para gazetarëve ai nuk pranoi të ndalej që të fliste, ndërsa tha shkurtimisht se ai bënte vetëm punën e tij.

“Unë bëj vetëm punën zotëri”, tha Gashi për gazetarët. Ndaj mjekut Gashi është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi, ndërsa sot në Gjykatë të gjithë personat e përfshirë në dosje do njihen me masat.

Më herët në ambientet e Prokurorisë, për të dhënë dëshminë e tij u paraqit edhe mjekja Alketa Pere e përfshirë gjithashtu në skandal.  Pere u shfaq e revoltuar me gazetarët në nisje të deklaratës, pasi ishte shqetësuar më shumë për fotot " e shtrembëruara" të publikuara në media, sesa për skandalin që bëri bujë. Ajo tha se nuk ka çuar asnjëherë asnjë pacient tek spitalet private, ndërsa shtoi se gjitha këto spitale duhet të hetohen. 

 

 

2 VITE ME PARE

Skandali te Onkologjiku/ Jepet sot masa e sigurisë për mjekët, Alketa Pere e revoltuar me gazetarët: Më keni shtrembëruar fotot, nuk kam çuar pacientë në privat

"Onkologjiku"/ Lihen në fuqi masat për mjekët dhe
alketa pere

TIRANË- Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për mjekët e përfshirë në skandalin te spitali Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Një nga mjeket, Alketa Pere dha një për gazetarët tek prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime. Pere u shfaq e revoltuar me gazetarët në nisje të deklaratës, pasi ishte shqetësuar më shumë për fotot " e shtrembëruara" të publikuara në media, sesa për skandalin që bëri bujë. 

"Unë do të prononcohem pas. Unë jam komplet e pafajshme, do të prononcohem më pas dhe do të sqarohet gjithçka. Në asnjë klinikë private unë nuk punoj. Më keni mërzitur ju gazetarët, sepse më keni shtrembëruar fotot, më keni nxjerrë fotot me sytë, kështu e ashtu.", u shpreh mjekja.

Ajo tha se nuk ka çuar asnjëherë asnjë pacient tek spitalet private, ndërsa shtoi se gjitha këto spitale duhet të hetohen. 

"Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.", u shpreh ajo.

Skandali te Onkologjiku

Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

edmond gashi skandali te onkologjiku alketa pere

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet