LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake", konstituohet Komisioni i Dezinformimit, Braçe: Nuk do të përndiqen individë apo organizata

• Sot është konstituuar Komisioni i Dezinformimit teksa afati të cilin ia vendosi opozitës për të zënë vendet në komision mbaroi, dhe kryetari Erion Braçe nisi punën pa ta. • Mbledhja nisi rreth orës 09:00.• Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se burimet dhe influencat mediatike mundet që të jenë rrezik real për institucionet e demokracisë. • Nikolla theksoi se ndihet e keqardhur për mosprezencën e opozitës. • Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe, tha se ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata. • Braçe shtoi se qëllimi i Komisionit është të njohë, të mbledhë të dhëna dhe analizojë gjetje dhe të organizojë një masë kritikë shoqërore të institucioneve publike dhe private për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë, të organizuar, një lufte të organizuar të shteteve jo mike dhe qëllime të tyre malinje. • Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi shprehu keqardhje për mospraninë e opozitës, ndërsa shtoi se puna e këtij komisioni nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës. • Çuçi tha se dëzinformimi sot është një shqetësim që lidhet më së shumti edhe me zhvillimin e teknologjisë e që bota demokratike duhet t'i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Konstituimi i Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, Braçe: Nuk do të përndiqen individë apo organizata

"Nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake",
Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin

TIRANA- Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin është konstituuar ditën e sotme me votat e mazhorances, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë. Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe, tha se ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata.

Braçe shtoi se qëllimi i Komisionit është të njohë, të mbledhë të dhëna dhe analizojë gjetje dhe të organizojë një masë kritikë shoqërore të institucioneve publike dhe private për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë, të organizuar, një lufte të organizuar të shteteve jo mike dhe qëllime të tyre malinje.

“Ky komision është ngritur me vendim të Kuvendit dhe përbërja e tij është miratuar po me vendim të Kuvendit. Kuorumi është i plotësua për ditën e sotme, me anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues, kam nderin që në mbledhjen e këitij komisioni është dhe Lindita Nikolla.

Përtej vendimeve formale  të Kuvendit, ngritja e këtij komisioni mbështet në dokumente të rëndësishme. Dua të theksoj se ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata, por do të njohë, të mbledhë të dhëna dhe analizojë gjetje dhe të organizojë një masë kritikë shoqërore të institucioneve publike dhe private për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë, të organizuar, një lufte të organizuar të shteteve jo mike dhe qëllime të tyre malinje, të shtuara dhe për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndaj Shqipërisë si një faktor kyç pro perëndimor stabiliteti në Evropën juglindore anëtare e NATO-së dhe në negociata me BE”, tha Braçe.

 

 

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, Nikolla: Ka raste kur burime informacioni mund të çojnë drejt dhunës dhe konflikteve

"Nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake",
Komisioni i Dezinformimit

TIRANA- Sot është mbledhur Komisioni Posaçëm për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit. Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe ka hapur fjalën, ndërsa theksoi se është plotësuar kuorumi për këtë mbledhje.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se burimet dhe influencat mediatike mundet që të jenë rrezik real për institucionet e demokracisë. Nikolla theksoi se ndihet e keqardhur për mosprezencën e opozitës.

“Mjetet e komunikimit shpërndajnë lajme dhe informacione mbi atë që ndodh në botë. Distanca në këtë botë, është e vogël. Këto transformime janë shumë të mira, por ka raste që këto burime informacioni mund të dezinforojnë dhe mund të çojnë drejt dhunës dhe konflikteve. Ndërkohë, në disa raste këto burime dhe influenca janë rrezik real për institucionet demokratike”, tha Nikolla.

2 VITE ME PARE

Konstituohet Komisioni i Dezinformimit, PD nuk merr pjesë, Çuçi: Nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake

"Nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake",
Komisioni i Dezinformimit

TIRANA- Komisioni i Dezinformimit është mbledhur ditën e sotme dhe opozita nuk është paraqitur për të marrë pjesë. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi shprehu keqardhje për mospraninë e opozitës, ndërsa shtoi se puna e këtij komisioni nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës.

“Pa u zgjatur do të doja që të uroja punë të mbarë këtij komisioni, sepse është nga ata komisioni që nuk duhen parë në këtë pikë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës dhe më vjen keq që kolegët e opozitës, me gjithë ftesën e vazhdueshme nga kryetarja e Kuvendit, ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në këtë komision...

Vërtet është nga ato komisionet që nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës. Me vjen keq që kolegët e opozitës ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur. Dizinformimi është një fenomen historik prej Egjipit të lashtë dhe deri më sot, madje deri në atë pikë sa kanë deformuar fakte historike. Ajo që na ul sot në këtë komision është shqetesimi që ka bota perëndimore demokratike se ky fenomen mund të cënoje vlerat tona demokratike", tha Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij, Çuçi tha se dezinformimi sot është një shqetësim që lidhet më së shumti edhe me zhvillimin e teknologjisë e që bota demokratike duhet t'i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.

"Besoj se ky komision është gjeja më e domosdoshme që parlamenti shqiptar duhet të bëjë një orë e më parë. S'duhet të ketë asnjë paranoje që ky komision do të ngrejë mazhorancën kundër lirisë se medias. Ne jemi këtu për të parë se si Shqiperia do ti' përgjigjet këtij shqetësimi", tha ai.

2 VITE ME PARE

Konstituohet sot Komisioni i Dezinformimit, mungojnë anëtarët e PD-së, Braçe drejton mbledhjen

"Nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake",
Foto ilustruese

TIRANA- Sot konstituohet Komisioni i Dezinformimit teksa afati të cilin ia vendosi opozitës për të zënë vendet në komision mbaroi, dhe kryetari Erion Braçe do ta nisë punën pa ta. Mësohet se mbledhja e parë e konstituimit do të mbahet sot në orë 9:00, me praninë e 6 anëtarë të mazhorancës dhe 2 përfaqësues të grupeve të vogla parlamentare.

Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin do të funksionojë për një afat kohor 1-vjecar, dhe synon të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike duke nisur nga fushatat e dezinformimit nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publike dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile.

Ngritja e Komisionit erdhi si propozim i socialistëve me firmat e 7 deputetëve, kërkesë që sipas tyre ndjek të njëjtën linjë me vendet perëndimore dhe parlamentin evropian në luftën kundër dezinformimin dhe ndërhyrjen nga vendet e huaja.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është i vendosur të mos marrë pjesë në këtë komision, pavarësisht thirrjeve së përsëritura për tu ulur në tryezë. Ndërkohë, ftesës i janë përgjigjur vetëm Mesila Doda, ndërsa grupi “Aleanca për Ndryshim” ka konfirmuar se do të përfaqësohet me Fatmir Mediun.

komisioni i posaçëm për dezinformimin

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë