LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Normaliteti kthehet në Kuvend, por jo pa debate/ Sula quan marrëveshjen fake, Dogjani-Gogut: Je dele e Edi Ramës

• Ditën e sotme kanë nisur seancat e radhës në komisionet parlamentare në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. • Edhe pse në dukje është kthyer normaliteti me prezencën e opozitës, komisionet janë shoqëruar me debate të forta mes palëve. • Debatet më të shumta kanë qenë në Komisionin e Ligjeve ku në rendin e ditës është diskutuar një marrëveshje arsimore me qeverinë e Kosovës. • Fillimisht ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Sula që e ka quajtur marrëveshjen mes PS dhe PD "fake". • Më pas ka qenë deputeti i PD Saimir Korreshi që ka ironizuar arsimin në vend, duke thënë se të ardhurat që japin për bursë bashkitë, studentëve nuk u dalin as për udhëtimet universitare. • Debat i ashpër ka qenë ai midis deputetëve Asllan Dogjani dhe Toni Gogu, ku deputeti i Partisë Demokratike e ka quajtur Gogun "dele të Edi Ramës". 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno

Normaliteti kthehet në Kuvend, por jo pa debate/ Sula quan
Foto ilustruese

TIRANË-Një debat i ashpër ka ndodhur në Komisonin e Ligjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Ka qenë deputeti i opozitës Asllan Dogjani që ka debatuar me deputetin e mazhorancës Toni Gogu në lidhje me çështjet e ditës. Gjatë debatit depuetët ia janë drejtuar njëri-tjetrit me fyerje. 

Pjesë nga debati:

Tonin Gogu: Ju vini nga një aksion i mahnitshëm opozitar, për të cilin falënderoj vetëm Bardhin, i cili shkoi, ju gjeti, ju mori, ju solli dhe bëri shumë mirë që ne të debatojmë.

Asllan Dogjani: Je dele e Edi Ramës ti, more vesh apo jo.

Gogu: Zoti Dogjani, s’të përmenda. Mund të më thuash cila ishte fyerja ime? Të lutem! Fyerjet po i zë ti në gojë. Kujdes! Me shumë kujdes!

Dogjani: Ore vazhdo me procedurën, s’ke punë me ne

Gogu: Të lutem mos më dhuno, jam në hapësirën time rregullative për të diskutuar. Pse kërceni?! Ne ju dëgjojmë. Shumë që keni ardhur, të debatojmë.

2 VITE ME PARE

Kundër aktit normativ për rishikimin e buxhetit, Bardhi: Është antikushtetues dhe nuk reflekton problemet e ekonomisë

Normaliteti kthehet në Kuvend, por jo pa debate/ Sula quan
Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë takimit të zhvilluar në në Komisionin e Çështjeve ligjore ka kundërshtuar aktin normative të qeverisë që rishikon buxhetin. Bardhi gjatë fjalës së tij e ka cilësuar si antikushtetues dhe ndërhyrje që nuk shkon për problemet e ekonomisë.

Ai më tej ka shtuar se ky është një abuzim me të drejtën që ka Këshilli i Ministrave për të miratuar në kushte nevoje dhe urgjence masa të përkohshme me akt normativ.


“Ka një praktike disavjeçare, që ndërhyhet dy apo tri herë, me akt normative në buxhetin e shtetit. Ky është abuzim me të drejtën që ka Këshilli i Ministrave për të miratuar në kushte nevoje dhe urgjence masa të përkohshme me akt normativ. Mirëpo ky nuk është rasti. Ndaj gjykoi se pikësëpari bie ndesh me kushtetutën dhe është qartësisht marrje e kompetencave nga ana e Këshillit të Ministrave të kompetencave të Kuvendit”, tha ai.

Bardhi më tej ka denoncuar parashikimin e fondeve për Portin e Durrësit, ku shqiptarët duhet të paguajnë 400 milion euro ku sipas tij kjo ndodh për shkak se Edi Rama i fali portin një kompanie private.

“Qeveria ka deklaruar kur u miratua ligji korruptiv i Portit të Durrësit që nuk do paguhet asnjë lek nga buxhet, tani na thotë do paguajmë 400 milion euro. Qeveria ka gënjyer Parlamentin”, shtoi ai.

“Nuk ka asnjë garanci dhe ndërhyrje në këtë akt normative sa i përket sektorëve të rëndësishëm ekonomik. Kemi biznesin fason që po falimenton dhe po krijon qindra të papunë. Shifra që qeveria synon për këtë sektor nuk e është e mjaftueshme,” u shpreh Bardhi.

2 VITE ME PARE

Komisioni i Çështjeve Europiane/ Spiropali prezanton projektligjin "Për sigurinë kibernetike", Tabaku: A po kërkon qeveria të kontrollojë sigurinë e SPAK?

Normaliteti kthehet në Kuvend, por jo pa debate/ Sula quan
Jorida Tabaku

TIRANA- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Çështjet Europiane, nën drejtimin e deputetes së opozitës, Jorida Tabakut ku mungonin deputetët e PD-së së vulës. Në Komisionin për Çështjet Europiane, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali prezantoi projektligjin "Për sigurinë kibernetike".

“Ligji është i përafruar dhe është konsultuar me një shumësi institucionesh. Sa i takon çështjeve kushtetuese, këtu nuk ka vend për diskutime. Sepse nuk bëhet fjalë për akses në institucion, por për alertin e sigurisë kibernetike”, tha Spiropali.

Drejtuesja e Komisionit, Jorida Tabaku ngriti pyetjen se mos me këtë ligj për sigurinë kibernetike, maxhoranca mund ta kërkojë që të kontrollojë sigurinë kibernetike të SPAK-ut.

“Znj. Spiropali, kam dy shqetësime që lidhen me fjalën tuaj. Së pari, ju thatë që ka pasur një konsultim gjithëpërfshirës dhe ju referuat njëkohësisht përafrimit të plotë, por dhe drejtori me stafin e Komisionit kanë qënë në kontakt dhe ligji nuk është përafruar plotësisht. Ligji është i përafruar, jo në nivelin maksimal as i plotë. Por gjithsesi ne në këtë fazë nuk kemi detyrën për ta përafruar të plotë, kjo është një çështje tjetër.Shqetësimi im me një çështje që nuk është përafruar lidhet me nenin 3 në fushën e zbatimit, njëkohësisht me nenin 7 për të cilët kanë qënë në kontakt dhe stafet.

Në ligjin e mëparshëm por dhe direktiva e BE-së, përjashton fusha që lidhen me sigurinë kombëtare, sigurinë publike, mbrojtjen ose zbatimin e ligjit duke përfshirë parandalimin, hetimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që kanë rëndësi të veçantë dhe që janë një pushtet i pavarur. Ndërkohë që ju i keni përfshirë këto në infrastrukturë kritike dhe nuk janë të përjashtuara. Me pak fjalë, në të gjithë infrastrukturën që ju po ngreni për sigurinë kibernetike, institucionet e pavarura të drejtësisë, SHISH-i dhe çdo institucion tjetër është pjesë e kësaj infrastrukture tashmë. Ky është një problem kushtetues dhe problem për ruajtjen dhe kontrollin e pushteteve.

Unë kam kontaktuar me disa prej institucioneve sot të cilët më kanë thënë që nuk janë konsultuar, si psh Byroja Kombëtare e Hetimit, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme. Që në momentin e parë që kam marrë ligjin, këtë punë të parë kam bërë, a janë konsultuar këto institucione? A siguron ky ligj që të ketë një pavarësi të hetimit dhe që të dhënat mos të cënohen? Ka qënë dispozita në ligjin e mëparshëm, është hequr dhe ndërkohë është një dispozitë tjetër që i përjashton këto fusha në ligjin europian. Përse e kemi ndjekur këtë standard dhe i keni përfshirë këto fusha tek infrastruktura kritike”, tha Tabaku.

2 VITE ME PARE

“Një pyetje personale zv/Ministre ku keni punuar”/ Korreshi ironizion arsimin te Ligjet: Ju dhe lekët e bursës i ndani gjysmë, as lekët për të shkuar në Tiranë su dalin studentëve

Normaliteti kthehet në Kuvend, por jo pa debate/ Sula quan
Saimir Korreshi

TIRANË-Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demokratike ka folur paraditen e sotme në Komisionin e Ligjeve lidhur me çështjen e diksutimit mbi bashkëpunimin shkencor të arsimit midis Kosovës dhe Shqipërisë. Korreshi ka dalë nga korniza e diskutimit të rendit të ditës dhe ka rënditur disa problematikat që sipas tij janë reale në arsim.

Deputeti ironizoi portalin e mësuesve duke thënë se të gjithë sipas tij, emërohen nga partia dhe nga ana tjetër Korreshi merr shembull disa drejtorë shkollash në Lushnje që sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me arsimin. 

Korreshi: Ky është universiteti që ju ofroni? E dini ju sa degë janë mbyllur dhe sa lëndë janë mbyllur. Ju folët për bursat. Bursat se u hapën disa këtu dhe folën për portalin. Portali nuk ka funksionuar asnjëherë dhe i fut të gjithë partia. Të gjithë drejtorat në Lushnje të arsimit janë me shkollë fiskulture. Bursa është pika më kulminante. A e dini ju sa lekë japin për studentët bashkitë? 80 mijë të vjetra. Zakonisht ngaqë kemi shumë ekselent ju i ndani gjysmë. Ka ca fëmijë vipash, që skanë dhënë asgjë andej, edhe nuk vinë asnjëherë aty. A llogaritet kjo pjesë ? Këto i keni në panoramë, kur i thërrisni në 5 pasdite në organizatë socialiste, se janë kapur mësuesit në mbledhje partie.

2 VITE ME PARE

"Një normalitet i rremë", Sula kundër marrëveshjes së PD-së me PS-në: Ndryshuat rregulloren e Kuvendit! Nëse ndodh një protestë qytetare, përjashtohet deputeti

 

Normaliteti kthehet në Kuvend, por jo pa debate/ Sula quan
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve  u shpreh se ndihet i lumtur për rikthimin e normalitet. Sula më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se ky rikthimi i normalitetit sipas tij gjatë 5 muajsh kanë ndodhur shumë gjëra për cenimin e demokracisë.

Sula tha se nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë në 5 muaj, duke sjellë në vëmendje ndryshimet në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore si dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.

Deputeti shtoi se kjo marrëveshjë është fallco dhe se ndryshuan rregulloren e Kuvendit. Ai më tej shtoi se në rast se opozita zhvillon një protestë, deputetët rrezikojnë mandatin duke u përjashtuar.

“Mbas 5 muajsh për të folur për procedurë është shumë normale. Për rikthimin e normalitetit ndihem i lumtur, por më shumë sesa i lumtur. Të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë për 5 muaj dhe të vijmë këtu e të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë, kur në fakt kanë ndodhur shumë gjëra për cenimin e demokracisë. Do të mundohem që t’ua bëj të qartë të gjithëve që ky kthim në normalitet është diçka që duhet të kishte ndodhur që më 5 tetor, gjë që mazhoranca e bëri me dhunë dhe kokëfortësi.

Kjo marrëveshje është një fake i pastër, sepse çfarë marrëveshje ka arrit PS me PD, atë që i takon opozitës sipas rregullores dhe Kushtetutës. Çfarë bëri mazhoranca? Bëri atë që ndryshuat ligjin dhe ne sot kemi një ligj që s’ka asnjë lloj vlere për t’u ngritur dhe hetuar. Nuk mund të rri dhe të jem hipokrit. Ky është një normalitet i rremë. Ndryshuat rregulloren e Kuvendit dhe kjo do të thotë se nëse nesër ndodh një protestë qytetare, i hiqet mandati deputetit duke e përjashtuar.


Në 5 muaj keni kaluar ligje pa diskutime, përfshirë dhe buxhetin. Shkaku ishit ju për shkak të sjelljes së dhunshme që me forcën e kartonit i ndërprerët të drejtën opozitën, ndaj unë nuk do i lejoja vetes të isha indiferent. Marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan”, tha Sula.

komisioni ligjeve

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion