LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Një prej ikonave të viteve të arta të kinematografisë shqiptare, ndërron jetë në moshën 86-vjeçare aktorja Mimika Luca

• Ndahet nga jeta aktorja Mimica Luca. • Aktorja e madhe e skenës shqiptare është shuar në moshën 86-vjeçare nga ishemia celebrale paraditen e sotme. • Mimika Luca lindi në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937 e gjatë jetës së saj, ajo interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë nga viti 1951 – 1962. •  Ajo ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te filmi Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Laja te “Kur hidheshin themelet”, etj. • Aktorja u martua me artistin e shquar Ndrekë Luca, me të cilin patën dy fëmijë, Gjergjin dhe Rozafën. Djali i saj, Gjergj Luca ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, ku njofton se varrimi bëhet nesër në orën 12:00. • Por sot, në Tiranë, njoftoi se presin dashamirës dhe miq, që duan t'i japin lamtumirën e fundit aktores.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

‘Nuk dua ta besoj’/ Mevlan Shanaj për Mimika Lucan: Kjo ikje ishte hapi yt i vetëm i gabuar në jetë!

Një prej ikonave të viteve të arta të kinematografisë
Mevlan Shanaj dhe Mimica Luca

TIRANË- Pas ndarjes nga jeta të aktores Mimica Luca, Mevlan Shanaj i ka bërë një dedikim për humbjen e mikeshës së tij. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Shanaj e përshkruan jo vetëm si një aktore të talentuar, por edhe bashkëshorte, nënë e gjyshe të përkushtuar.

"Ike Mimi, ike pa u bërë e moshuar! Ja këtu jemi para disa muajsh! Edhe më pas në dlindje na zbukurove mbrëmjen me hirin tënd gjithë mirësi, elegancë si balerina e përjetshme e Ndrekës! Mimi, ke qenë ndër aktoret që rrite emrin e femrës me personalitetin tënd edhe si shkrimtare! Kjo ikje ishte hapi yt i vetëm i gabuar në jetë! Krenar për miqësinë tonë! Lamtumirë Mimika Luca!,"-shkruan Shanaj.

POSTIMI I PLOTË:

 

3 VITE ME PARE

“E shtrenjta nëna ime, mori rrugën për në parajsë”/ Gjergj Luca njofton ku do mbahen homazhet për aktoren e njohur

Një prej ikonave të viteve të arta të kinematografisë
Gjergj Luca

TIRANË- Sot u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Mimika Luca. Aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, ndërsa djali i saj, biznesmeni Gjergj Luca ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, ku njofton se varrimi bëhet nesër në orën 12:00. Por sot, në Tiranë, njoftoi se presin dashamirës dhe miq, që duan t'i japin lamtumirën e fundit aktores.

Sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00 dhe nesër nga ora 08:00 deri në orën 12:00.

Postimi i Gjergj Lucës:

E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë! Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë. Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00. Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00. Varrimi bëhet nesër në orën 12:00. Në Varrezat e Sharrës

3 VITE ME PARE

"Ne putheshim gjithmonë"/ Kush ishte Mimica Luca, HISTORIA e dashurisë me Ndrekë Lucën, PARAGJYKIMET për moshën dhe rolet në skenë

Një prej ikonave të viteve të arta të kinematografisë
Mimika dhe Ndrekë Luca

TIRANË- Aktorja e njohur shqiptare, Mimika Luca është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 86-vjeçare. Për shkak të një ishemie, ajo ka ndërruar jetë paraditen e sotme, por la pas një pasuri në botën e kinematografisë shqiptare por edhe në teatër. Atje ku edhe luajti me aktorin dhe bashkëshortin e saj, artistin e shquar Ndrekë Luca. Disa kohë më parë në një intervistë pë Ani Jaupajn ka bërë me dije edhe detaje që nuk diheshin nga jeta e saj, përfshirë edhe njohjen me aktorin 10 vite më të madh. Ajo ishte balerinë, 16 vjeç, kur u marros pas aktorit 10 vite më të madh në moshë. Dy vitet e para të dashurisë do kalonin nëpër qoshet e dhomave, hijet e errëta të skenës, pas perdeve o nëpër shkallë…derisa u martuan, kur Mimika Luca sapo kishte nisur shkollën për aktrim në Institutin e Arteve, pa dëshirën e të shoqit, por shumë shpejt u bë një figurë po aq e njohur sa edhe ai.

INTERVISTA E PLOTË:

Ju e keni nisur karrierën artistike me baletin, çfarë ndodhi që rrugës u bëtë aktore?

Baletin e kam nisur krejt rastësisht, në moshë shumë të vogël. Dilja nga Pallati i Pionierëve ku isha futur për balet dhe siç duket, rrugës, do kem bërë ndonjë spërkatë, duke luajtur e duke u hallakatur nëpër rrugë, ndërsa kthehesha në shtëpi. Ishte viti 1951, isha 13 vjeç, kur dëgjoj një zë që vinte nga trotuari i bashkisë. “Ej, ti goce me fustan me dantella”. Ishte një fustan i bërë nga mamaja ime me një çarçaf të vjetër, që kishte pasur në pajë. Ishte balerina, Mellani Tërci, kryebalerina e dy baleteve që u vunë për herë të parë në Filarmoni. Ishte bashkë me një zotëri, baletmaestër, sovjetik. Ai më përkëdheli dhe më pyetën të dy nëse kisha dëshirë të bëja një provë, në Filarmoni, për balet. Do shkoja patjetër! Të nesërmen, pa i thënë gjë fare mamasë, krejt vetëm, shkoj në prova. Përshtypjet e ditës së parë janë të pashlyeshme. Muzikë klasike që buçiste në skenë, më poshtë salla e këngëtarët popullorë. Ka qenë Luçie Miloti atëherë. Bëra lëvizjet e domosdoshme, me lehtësi, por pa përvojën e mëvonshme. Ai nuk deshi shumë, hoqi dorën nga balli dhe më tha: ‘nesër do marrësh leje përsëri në shkollë dhe ti fillon punën’. Nuk shtoi më asgjë. Shkova në shtëpi dhe ia thashë mamasë. Ajo nuk e donte këtë gjë, nisi të qante, mirëpo unë isha kaq e dhënë pas baletit sa s’mund ta lija, e doja! Babai im më ka lënë 8- muajshe dhe vetëm njëra-tjetrën kishim, prandaj as qejfin nuk mund të ma prishte.

Nisët punë menjëherë?

Menjëherë, të nesërmen! Së pari, si figurante, derisa arrita të mësoja disa nga lëvizjet që duheshin. Qëlloi që sapo isha bërë pjesë, erdhi urdhri për një turne me këngëtarët popullorë dhe balerinët, në Moskë dhe pas saj në Berlin, për tre muaj. Kjo ishte krejt rastësi, mora pjesë në festivalin e parë të rinisë, me përfaqësues nga e gjithë bota.

Më përcolli mamaja, gjithashtu me lot, por këtë herë qaja edhe unë sepse s’ishim ndarë ndonjëherë. Vallet e tjera që duhet të dija, m’i mësuan balerinat e tjera. Nuk kërcyem në Balshoi Teatër, por pamë shfaqje e shëtitëm si asnjëherë. Bëmë disa turne në fakt, kur isha pjesë e baletit.

Si ndodhi që kaluat në teatër?

Unë gjithmonë e kisha pëlqyer shumë teatrin, aty kisha njohur Ndrekën, mirëpo sapo isha emëruar soliste e dytë në balet, kur ndodhi që një aktore e teatrit, Afërdita Taci, sëmuret dhe drejtoritë u morën vesh me njëra-tjetrën dhe kërkuan që të shkoja unë në Teatrin Popullor. Me urdhër, unë kaloj në Teatrin Popullor, në vitin ’60-të. Me një punë fillestare kolosale, ia dola. Menjëherë, një nga rolet e Afërditës, një vajzë kineze të një familje të madhe, e mësova nga Tirana, me tren, për Pogradec, si tekst. Kur mbërritëm në Korçë, bëmë një provë dhe në darkë dola në shfaqje. Kadri Rroshi, që më trajtonte gjithmonë shumë mirë, pas shfaqjes më tha: Ky është një shkëlqim, nga një rrugë me tren, të mësosh një rol. Mirëpo, unë e ndjeva që ishin lavde të tepruara dhe gjithë sforcimi i shfaqjes në premierë, më krijoi ngërçe një natë më pas. Falë baletit, arrita që të trukoja pjesën kur humbisja batutën. Mos u mërzit, thoshte Kadriu, ke vetëm dy ditë që po punon me këtë… Më pas, të gjitha rolet e Afërditës i mora unë.

Përmendët njohjen me Ndrekën, na tregoni për të…

Jam njohur me Ndrekën që kur fillova të lahesha në pishinën e Teatrit Popullor. Pastaj, në atë kohë, as ne e as ata nuk linim pa parë asnjë shfaqe të njëri-tjetrit. Për mua ishte më i madhërishmi sepse e njihja nga interpretimet. M’u afrua disa herë aso kohe, më thoshte, është me ujë Selite pishina, do marrësh ndonjë të ftohtë se sa ke dalë nga provat…

Në oborrin e teatrit nisi dashuria juaj?

Po, në oborrin e teatrit. Së pari nisi të fliste ai, të më jepte këshilla a të më bënte pyetje ,sepse kuptohet që isha edhe tepër e vogël. Unë thosha me vete, ky njeri, që është kaq, i madh vjen (kishte ardhur një delegacion italian, i cili kishte thënë që pamë një Jago krejt të veçantë) dhe më flet mua! Në moshën 16- vjeçare, i kisha mbushur, unë u marrosa pas tij! Jo vetëm në skenë, por ai ishte aq i madh edhe në jetë. Vishte një pallto ushtarake që i dilnin fijet dhe mua kjo më dukej thjeshtësia më e madhërishme në botë.

Si e mësoi Ndreka marrosjen tuaj?

Si duket duhet të ishim marrosur të dy përderisa ai vinte e më fliste sa herë. Megjithëse unë isha e vogël, por dashurisë ç’mund t’i bëje! Aty, në pishinën e Teatrit, u dashuruam. Me fustanin e një shfaqjeje të Marie Logorecit, u bëra nuse nga grimieri i Teatrit. Nuk kaloi shumë kohë përpara se të martoheshim dhe po atë vit, linda vajzën.

Ndërkaq, ju nuk kishit nisur ende studimet për aktrim?

Shkollën e nisa kur u martova, megjithëse Ndreka nuk ishte dakord me zgjedhjen time, mirëpo unë isha e vendosur. Në vitin e tretë të studimeve, u emërova në Teatrit Popullor deri disa vite më pas, kur me urdhër, u largova si pedagoge në Institutin e Arteve për mjeshtri aktori. Mirëpo, në Teatër ishte Ndreka, ishte jeta ime, kështu që nuk mund të shkëputesha asnjëherë tërësisht, plus që u angazhova edhe në vijim me disa role, në kinematografi më shumë.

Ç’ndodh me një çift të martuarish, që luajnë bashkë në shfaqje?

Po ju tregoj një rast! S’kisha hyrë ende në muajin e nëntë kur më thërret drejtori i Teatrit, për të më thënë se vinte një delegacion kinez dhe se do të jepej një shfaqe e mbyllur, enkas për ta. A do mundesh të marrësh pjesë? Po, i thash menjëherë… Në po atë çast, dëgjohet një ulërimë e Ndrekës, “Çfarë, çfarë?!” ‘Ndrek, do më falësh -i thotë drejtori,- se po flas me Mimikën’! Ai duket e kuptoi që e teproi dhe u tërhoq. Ndreka ishte vëllai im në atë shfaqe. Ishte një moment që djali i shtëpisë duhet ta shtynte dhe vajza rrëzohej përtokë. Vëllai im, Ndreka pra, sapo afrohet ai moment i rrëzimit, bëri një lëvizje rrumbullake dhe doli atje ku do bija unë. Kur unë u rrëzova, rashë mbi të. Kur mbaroi shfaqja, i thashë: ‘O Ndrek, po ti nuk e di që unë i kam mësuar truket që edhe kur të rrëzohem, mos të vritem!?” Një muaj më vonë lindi Gjergji… U bëra edhe me djalë. Po atje, në atë oborr, do isha bërë edhe gjyshe sepse edhe vajza ime lindi shpejt.

Jeni bashkë, si burrë e grua, edhe te filmi “Detyrë e posaçme”…

Po, edhe aty kemi një histori të këndshme. Ndreka vinte nga malet në atë film, pas një kohe të gjatë dhe kur të vinte në shtëpi, duhet të putheshim. Sigurisht, prandaj edhe më kishin zgjedhur mua. Duhet të më merrte në krahë e të më shpinte në dhomë të gjumit. Ai përqafimi i fillimit shoqërohej edhe me një puthje. Unë nuk e kujtoj ekzaktësisht tani, por më duket se nuk jemi puthur realisht. Jo, nuk më ka puthur! Unë isha me një robëdishan, një nostalgjike që i erdhi burri! “Gati!”, thoshte regjisori Kristaq Dhamo. Fillonte kamera, Ndreka afrohej deri në një pikë dhe bënte një farë përshëndetje, më shumë sesa puthje. “Gabim!,-bërtiste regjisori, jeni burrë e grua”. Ndreka prapë mbështeste kokën. U përsërit tri herë kjo skenë aq sa u bë banale. “Të kisha përballë një grua tjetër, e dija unë ç’bëja, por me gruan time intimiteti është i rëndësishëm”, kaq tha Ndreka dhe nuk u zgjat më. Skena me puthje u hoq krejtësisht…

Të gjithë që e kujtojnë, tregojnë se ka qenë burrë pasionant. Aktorët e kanë më të lehtë të shprehen, a e fliste ai dashurinë apo vetëm nënkuptohej?

Ne putheshim gjithmonë! Edhe kur shkonim në punë, edhe kur ktheheshim, putheshim, kemi qenë familje puthësash! Edhe në një rast, kur ishim zënë, ai kishte ngritur zërin, ndërsa kur do largohej, unë shkova ta puth. “Po mirë moj,- më thotë mamaja,- ai sa të shau, si shkon dhe e puth?!” Unë e dija që Ndreka e kishte 5 minuta nervin e tij dhe harronte gjithçka! “O mama, kush i vë re këto!” Kur e kujtoj sot, ende më qeshet. Pas atyre minutave, isha për të më e mira… Megjithatë, në jetë, gjithsej, nja dy herë ma ka thënë! Ishte i kursyer! Më ka thënë në një festë, “më dukesh si fishekzjarr”, unë fluturova.

Po në fillim, kur u njohët?

Ne kishim një diferencë 10 vite e gjysmë dhe siç thatë, ai shquhej për temperamentin e tij pasionant, megjithatë ka pasur gjuhë tjetër nga kjo e sotmja. Ai ishte burrë dhe nga jashtë dukej natyrë e egër, mirëpo nëse unë nuk qaja kur shihnim filma, ai përlotej. Unë isha më e kontrolluar.

A ka pasur xhelozira mes jush, në punë?

Teatri i krijon lehtë këto situata. Asnjëherë! Tregoheshin barsoleta atëherë në teatër, “të largohet një çikë Mimika…”, mirëpo jo! Unë kam qenë shoqe e tij…

Është profesioni pak ngacmues, pavarësisht marrëdhënies…

Siç ju thashë, unë barsoletat i di, edhe zëkzëket që janë të pranishme në art, janë të pashmangshme.

Ju keni shkruar edhe drama, jo pak. Disa prej tyre kanë shkaktuar edhe reagime politike…

Nisa të shkruaj drama në kohën kur në Teatrin Kombëtar pjesët e huaja nuk ishin më të mirëpritura dhe iu dha përparësi dramës shqipe. E kujtoj si tani ministrin e asaj kohe, që erdhi na përcolli fjalën në një mbledhje, se ishte marrë një vendim për të forcuar dramaturgjinë tonë. Atëherë vlonte dramaturgjia, megjithatë ai kështu ishte porositur. “Edhe ju, mundohuni si ata të parët tuaj, ta forconi!” Mua m’u duk një gjë shumë e bukur dhe shkrova menjëherë, që në atë javë, pas asaj bisede, në ato kabinat tona të ngushta. Sapo isha bërë me një fëmijë dhe ikja dy orë përpara shfaqjes për të shkruar. Të mos kisha mamanë, nuk do t’ia kisha dalë.

3 VITE ME PARE

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktorja Mimica Luca

Një prej ikonave të viteve të arta të kinematografisë
Mimica Luca

TIRANË- Ndahet nga jeta aktorja Mimica Luca. Aktorja e madhe e skenës shqiptare është shuar në moshën 86-vjeçare nga ishemia celebrale. Djali i saj, biznesmeni Gjergj Luca ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, ku njofton se varrimi bëhet nesër në orën 12:00.

Mimika Luca lindi në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937. Ajo interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë nga viti 1951 – 1962. Më 1962, ajo u pranua si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te filmi Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Laja te “Kur hidheshin themelet”, etj.

Ajo ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë, por shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë.

Viktimat e Tivarit (1996)
Treni niset më shtatë pa pesë - (1988) ....Nëna e Etlevës
Botë e padukshme - (1987)..................Leni, bashkëshortja e Iliazit
Përrallë nga e kaluara - (1987)............Nëna e Marigosë
Rrethimi i vogël - (1986)..................Shega
Të shoh në sy (Film TV)(1985)..............Nëna e Gjergjit
Shi në plazh - (1984) .....................Nëna e Alberit
Taulanti kërkon një motër - (1984).........Edukatorja
Nxënësit e klasës sime (1984)..............Drejtoresha e shkollës
Zambakët e Bardhë - (1983).................Drita, sekretare partie
Në shtëpinë tonë - (1979)..................Nëna e Anës
Kur hidheshin themelet - (1978) (TV).......Laja
Kryengritje në pallat - (1972)
Detyrë e posaçme - (1963)

Aktorja u martua me artistin e shquar Ndrekë Luca, me të cilin patën dy fëmijë, Gjergjin dhe Rozafën. 

mimica luca vdes mimica luca

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale