Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një pengmarrje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë Milot. • 35-vjeçari, Dod Gjoka është marrë peng për rreth një orë në parkingun e një lokali në këtë aks. • Dod Gjoka, banues në Lezhë dhe përgjegjës sigurie pranë një kompanie që po ndërton një HEC në Mirditë, u nxorr me forcë nga makina e tij nga tre persona dhe u dhunua para se të merrej me automjetin e autorëve në drejtim të Milotit. • Pasi ngjarja u raportua në polici dhe autoritetet u vunë lëvizje, autorët e kanë zbritur nga automjeti, 35-vjeçarin. • Ky i fundit aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën. • Ndërkohë, autorët të tre banues në fshatin Tresh, ndodhen në kërkim nga policia. • Pika kontrolli janë ngritur në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit. • Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti. • Hetimet paraprake tregojnë se konflikti mund të lidhet me kundërshtimin e disa banorëve të zonës për ndërtimin e HEC-it.
4 artikuj për këtë temë.
LEZHË - Një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën mesditën e së enjtes, ku një 35-vjeçar u dhunua dhe u mor peng pranë një lokali në superstradën Lezhë-Milot.
Sipas raportimeve të Policisë, Dod Gjoka, banues në Lezhë dhe përgjegjës sigurie pranë një kompanie që po ndërton një HEC në Mirditë, u nxorr me forcë nga makina e tij nga tre persona dhe u dhunua para se të merrej me automjetin e autorëve në drejtim të Milotit. Policia reagoi shpejt duke ngritur pika kontrolli në zonë dhe duke identifikuar tre autorët e dyshuar: K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.
Nën presionin e kontrolleve, autorët e liruan 35-vjeçarin pranë fshatit Rrasfik të Mirditës dhe u larguan. Viktima u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet paraprake tregojnë se konflikti mund të lidhet me kundërshtimin e disa banorëve të zonës për ndërtimin e HEC-it. Policia po vijon kërkimet për arrestimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEZHË- Policia ka reaguar lidhur me pengmarrjen e sotme në aksin rrugor "Lezhë-Milot". Sipas informacioneve tre persona kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin Dod Gjoka, rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.
Rreth një orë pasi ngjarja u raportua në polici, autorët e kanë zbritur nga automjeti, 35-vjeçarin. Ky i fundit aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autorët të tre banues në fshatin Tresh, ndodhen në kërkim nga policia. Pika kontrolli janë ngritur në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në perimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.
Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
LEZHË- Dod Gjoka i cili u raportua se është marrë peng pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot është liruar. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një lokali në këtë aks rrugor.
Ndërkohë policia mësohet se ka identifikuar rrëmbyesit dhe ka gjetur targat e automjetit ku Gjoka ishte futur me forcë nga dy persona. Pika kontrolli janë ngritur për kapjen dhe arrestimin e autorëve. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të pengmarrjes.
LEZHË- Një person është marrë peng ditën e sotme në aksin Lezhë-Milot. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë një karburanti, ku shtetasi Dod Gjoka është futur me forcë në një automjet.
Sipas raportimeve, policia ka identifikuar targat e automjetit dhe rrëmbyesit. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti.